Kohėt e fundit mė tėrheqin vėmendjen disa figura,
disa fytyra tė ēuditshme
Pyetja:
isha njė pyetje. Nuk e di si mund tė shpjegohet, por
shpresoj ta tregoj sa ma mirė qė mundem. Kohėn e fundit
mė sė shumti, nėse shikoj ose lėshoj shikim nė mure ose
kudo qė drejtoj shikimin, mė tėrheqin vėmendjen disa
figura, disa fytyra tė ēuditshme. Nuk e di, ndoshta
xhinė, nuk kuptoj pse mė dalin, pse i shoh. Shpresoj tė
mos kem gabuar ndokund qė mė shfaqen kėto pamje.
Shpresoj tė keni pėrgjigje pėr kėtė rast dhe mundėsisht
si t’i largoj kėto pamje. Kam frikė se ndoshta mos ndodh
diēka mė shumė se kaq. Zoti ju shpėrbleftė!
Pėrgjigjja:
Falėnderimet i takojnė Allahut, paqja dhe bekimet e Tij
qofshin mbi tė Dėrguarin e Tij Muhamed, mbi familjen e
tij, mbi shokėt e tij dhe mbi tė gjithė ata qė ndjekin
rrugėn e tij deri nė Ditėn e Gjykimit.
Motėr e nderuar, ėshtė vėshtirė t`ju japim ndonjė
pėrgjigje tė drejtpėrdrejtė duke e pasur parasysh vetėm
pėrshkrimin e problemit qė bėni nė letrėn tuaj. Sido qė
tė jetė, themi se problemi juaj mund tė jetė njėra nga
kėto dy gjėrat:
1. Problemi juaj ėshtė thjesht psikik dhe ju
ballafaqoheni me halucinacione. Halucinacionet janė
perceptime tė sendeve dhe dukurive qė nuk ekzistojnė
realisht nė mjedisin e jashtėm. Kemi dy lloje
halucinacionesh:
- Pamore (vizive), qė ndahen nė tė thjeshta dhe tė
ndėrlikuara, kur personi shikon kafshė, figura e gjėra
tė tjera, si nė rastin tuaj.
- Dėgjimore (auditive), tė thjeshta, kur dėgjon zėra tė
papėrcaktuar si zile, krisma, zėra njerėzish dhe tė
ndėrlikuara, qė kanė simptoma tė veēanta.
Prandaj ndoshta do tė ishte e nevojshme tė bėni njė
vizitė te psikologu apo psikiatri e tė bėni njė bisedė
me tė dhe pa dyshim kjo do t`ju ndihmojė nė evitimin e
problemit.
2. Ėshtė e mundur tė keni problem me magji ose me xhinėt
dhe nė kėtė rast gjithashtu ju kėshillojmė qė tė
vizitoni ndonjė hoxhė e tė bisedoni me tė rreth
problemit pak mė konkretisht dhe kėshtu do tė mund tė
gjenit ndonjė pėrgjigje adekuate, pėr gjėrat qė i
shihni. Njėkohėsisht ju kėshillojmė tė keni kujdes nga
shkuarja tek ata tė vetėquajturit hoxhallarė, tė cilėt
merren me mashtrimin e njerėzve, duke pretenduar se
shėrojnė, madje edhe me gjėra tė ndaluara.
Nė fund, ju kėshillojmė qė ta keni parasysh se mbrojtja
mė e mirė pėr besimtarin ėshtė qė ai tė jetė nė
pėrputhje me mėsimet tė cilat na ka porositur Islami dhe
i Dėrguari i Allahut, lavdėrimi dhe paqja qofshin mbi
ne. Prandaj, motėr e nderuar ju kujtojmė qė ta keni
parasysh faljen e namazit me rregull, pasi arma mė e
fortė e besimtarit ėshtė qė ai tė jetė sa mė afėr
Krijuesit tė tij dhe kjo mė sė miri arrihet duke i kryer
obligimet ndaj Tij dhe duke u larguar nga ndalesat e
Tij. Lus Allahun e Lartėsuar t`ju mbrojė nga cytjet dhe
tendencat e qėllimkėqijve, qofshin ata nga njerėzit apo
xhinėt dhe t`ju shpėrblejė me tė mira nė kėtė botė dhe
nė botėn tjetėr. Amin!