Hytbe

Shkencore
Urtėsi

Ėndėrrat

Ligjėrata

Ilahi

Faqja juaj

Faqja kryesore

Kuran

Hadith
Akide

Fikh

Tefsir

Tema

Pyetje

 

www.albislam.com
 
www.fjalaebukur.com
 
www.ankebut.com
 
www.krenaria.com
 
www.dritaebesimit.com
 
www.audionur.com
 
www.pertymoter.net
 
www.islamgjakova.net
 
www.ilahi-ks.com
 

 
 
 
 
 
 
 
 
E pavendosur pėr njė ēėshtje

Pyetja:

Selam alejkum! Jam njė vajzė me shkollim tė lartė qė e kam njė ofertė pėr martesė.
Djemtė qė mė pėlqejnė mua e qė zakonisht i njoh nė fakultet, qytet, internet, mė ofrojnė zina. Kurse djemtė qė nuk mė pėlqejnė dhe me shkollim tė ulėt (edhe mė herėt, edhe tani pėr momentin e kam njė ofertė tė tillė) e qė i njoh pėrmes tė njoftuarve, mė ofrojnė martesė. Unė e kam tė vėshtirė qė tė vendosi tė martohem nė kohėn e sotme, sepse shumica e tė rinjve po preferojnė zbavitjen (zinanė) nė vend tė martesės, po shkojnė sipas sistemit evroperėndimor.
Dy herė kam falur namaz istihare sa i pėrket kėsaj oferte qė kam. Unė e di se zinaja ėshtė mėkat shumė i madh, prandaj po i shmangem vazhdimisht. Por mė intereson tė di se a ėshtė mėkat nėse e marr kėtė djalė, por me mendimin paraprak se pas disa muajsh ose pas njė kohe do ta lė sepse nga pėrshtypja ime nuk ka gjasa tė mė pėlqejė dhe tė jem e kėnaqur me tė ndonjėherė. Pra ta bėj kėtė vetėm pėr tė mos rėnė pre e zinasė dhe t'i bėj punėt e caktuara (shfryrjen e epshit) nė mėnyrė tė ligjshme?
Pra, a bėn qė ta marr kėtė djalė me prapamendime negative dhe ai djalė tė mos e kuptojė kurrė, duke shpresuar se jeta e pėrbashkėt do t'i ndryshojė gjėrat dhe duke pasur parasysh se fundin e gjėrave e di vetėm Allahu xh.sh.?


Pėrgjigjja:

Falėnderimet i takojnė Allahut, paqja dhe bekimet e Tij qofshin mbi tė Dėrguarin e Tij Muhamed, mbi familjen e tij, mbi shokėt e tij dhe mbi tė gjithė ata qė ndjekin rrugėn e tij deri nė Ditėn e Gjykimit.

Motėr e nderuar, nga parashtrimi i pyetjes suaj kuptojmė se ju vazhdimisht krijoni shoqėri e kontakte me meshkuj tė huaj dhe pėr ju kjo nuk shkakton pengesė. Vėrtet kjo nė vetvete ėshtė problem. Pėrzierja pa pengesė, lirshėm, mes dy gjinive dhe futja nė biseda duke shprehur ndjenjat e emocionet e ndėrsjella ėshtė njė veprim i ndaluar. Nė Islam ēdo lloj kontakti i panevojshėm dhe ēdo shoqėrim nė mes dy gjinive tė kundėrta ėshtė i papranuar. Shoqėria me mashkull tė huaj shkakton probleme tė shumta pėr arsye se secili nga ata dy, mashkulli e femra, nuk mund t’u kundėrvihen ndjenjave tė tyre, qė tashmė i kanė kultivuar me kontakte, biseda, shikime, etj. Prandaj kontaktet e kėtilla janė rrugė me tė cilėn shejtani e fut besimtarin nė mėkate hap pas hapi, Allahu i Lartėsuar thotė: “O ju tė cilėt besuat, mos shkoni gjurmėve tė djallit, sepse kush ndjek gjurmėt e djallit ai urdhėron pėr tė shėmtuara e tė irituara…” (Nur, 21)

Prandaj, sė pari ju kėshillojmė qė t’i verifikoni sjelljet qė manifestoni dhe tė kuptoni se kėto forma kontaktesh nuk janė sipas dispozitave islame. Pėr kėtė kemi folur shumė herė, prandaj mund tė shikoni disa pėrgjigje tė mėhershme nė kėtė faqe.

Ndėrsa nė lidhje me zgjedhjen e burrit tė ardhshėm dhe se ēfarė kriteresh duhet tė plotėsojė ai, themi se ėshtė e natyrshme qė tė pėrcaktoni nė vetvete disa parime rreth burrit tuaj tė ardhshėm, por ta dini se nė kėtė botė nuk ka njerėz tė pėrsosur nė tė gjitha pikėpamjet. Pėr kėtė, le tė jetė te ju kriteri primar qė personi i cili kėrkon dorėn tuaj tė jetė njė besimtar i devotshėm, i cili fillimisht ėshtė i drejtė me Krijuesin e tij dhe ėshtė mirėnjohės ndaj Tij dhe ta dini se ai do tė jetė mirėnjohės dhe respektues edhe ndaj gruas sė tij. Nėse nė kėtė kriter nuk lėshoni pe, atėherė ta dini se tė gjitha tė tjerat mund tė vijnė pas kėsaj, por nėse kėtė e shpėrfillni, atėherė dijeni se do tė bėni zgjedhje tė paqėlluar.

Gjithashtu dijeni se martesa, ashtu si ėshtė rrugė pėr tė shpėtuar nga rėnia nė mėkate, siē e kėrkoni edhe ju, ėshtė edhe pėrgjegjėsi dhe nuk ėshtė provim i fatit (ta provoj se si do tė shkojė kjo lidhje e imja me kėtė burrė). Prandaj duhet ta keni tė qartė se me martesė lindin edhe pėrgjegjėsi tė ndryshme dhe duhet tė jeni e gatshme pėr kompromise, ballafaqim me probleme dhe detyra tė reja.


Alaudin Abazi
8.3.2009

 

                                             www.klubikulturor.com