Dua
tė pyes se si ėshtė puna e atij qė ėshtė larguar
nga shoqėria pėr hir tė Allahut?
Pyetja:
Es-selamu alejkum. Doja tė bėja njė pyetje dhe shpresoj
inshallah se do pėrgjigjeni sa mė shpejt. Dua tė pyes
pėr punėn e hijes sė Arshit, kur dy vėllezėr duhen mes
vete pėr hir tė Allahut. E kam dėgjuar njė hadith tė
Resulullahut alejhi selam: "Nėn hijen e Arshit do tė
jenė dy vėllezėr qė duhen pėr hir tė Allahut...", kėshtu
diēka mė duket, nėse nuk gaboj.
Pyetja ime ėshtė: Unė e kam dashur njė vėlla musliman
pėr hir tė Allahut njė kohė tė gjatė, por ai tėrhiqet
nga shoqėria dhe dashuria pėr hir tė Allahut. Dua tė
pyes se si ėshtė puna e atij qė ėshtė larguar nga ajo
shoqėri dhe si ėshtė puna e atij qė ende vazhdon ta dojė
vėllanė e vet vetėm pėr hir tė Allahut ende e do... Ju
lutem tė pėrgjigjeni sa mė shpejt tė jetė e mundur. Es-selamu
alejkum! Allahu ju shpėrbleftė me xhenetin Firdeus!
Pėrgjigjja:
Falėnderimet i takojnė Allahut, paqja dhe bekimet e Tij
qofshin mbi tė Dėrguarin e Tij Muhamed, mbi familjen e
tij, mbi shokėt e tij dhe mbi tė gjithė ata qė ndjekin
rrugėn e tij deri nė Ditėn e Gjykimit.
Mė lejoni t`ju pėrgėzoj pėr interesimin
tuaj dhe dertin qė ju preokupon, pasi po pyesni pėr njė
shpėrblim qė po synoni. Kėtė shpėrblim do ta
dėshirojnė shumė njerėz Ditėn e Gjykimit, por nuk do ta
kenė vetėm se shtatė lloje njerėzish.
Profeti, lavdėrimi dhe paqja qofshin mbi tė, ka thėnė: “Janė shtatė grupe qė Allahu do t’i fusė nė Hijen e Arshit tė Tij nė Ditėn e Gjykimit, ditė nė tė cilėn nuk
do tė ketė hije tjetėr veē Hijes sė Tij:
1) udhėheqėsi i drejtė,
2) i riu qė ėshtė rritur duke adhuruar Allahun e
Plotfuqishėm,
3) njeriu qė zemrėn e tij e ka lidhur me xhamitė,
4) dy njerėz tė cilėt janė dashur pėr hir tė Allahut, qė
janė takuar pėr kėtė dhe janė ndarė pėr kėtė,
5) ai burrė qė ėshtė thirrur nga njė grua e bukur dhe me
pozitė (pėr tė kryer marrėdhėnie me tė), por thotė: ‘I
frikėsohem Allahut’,
6) personi qė jep pėr bamirėsi dhe e fsheh, saqė dora e
tij e majtė nuk e di se ēfarė jep e djathta dhe
7) personi qė e kujton Allahun nė vetmi dhe sytė e tij
lotojnė”. (Shėnon Buhariu dhe Muslimi)
Vėlla i nderuar, mė herėt, para disa kohe, derisa e
lexoja kėtė hadith mė lindte nė vete njė pikėpyetje pėr
tė cilin kaloja kohė tė shumta duke medituar e thelluar
qė t'i gjeja pėrgjigje. Mendoja se si tė gjitha kėto
veprime janė tė rėnda tė praktikohen pėr njerėzit dhe
duhet mund i veēantė qė tė pėrmbushet secila prej tyre,
pėrveēse nuk arrija ta kuptoja pėr njėrėn prej tyre se
pse tė shpėrblehet kaq shumė kur nuk tė jep tė kuptosh
se duhet ndonjė mund i veēantė pėr ta pėrmbushur. I bėja
nga njė vėshtrim secilit veprim:
1) Udhėheqėsi qė tė veprojė drejt: Sundimtari nė kėtė
botė ėshtė zotėruesi dhe ai i merr nė pyetje dhe i
gjykon tė tjerėt, ndėrsa ai nuk u jep llogari tė tjerėve
pėr veten e tij. Pra, veproi drejtapo nuk veproi nė
kėtė botė, ai nuk i jep llogari askujt, prandaj edhe
shumica dėrmuese e sundimtarėve janė mizorė dhe tiranė.
Por njė pakicė e vogėl e sundimtarėve, tė cilėt gjatė
kohės kur do ta kenė nė dorė sundimin, do tė jenė tė
vetėdijshėm pėr mbikėqyrjen e Sundimtarit Absolut,
Allahut tė Madhėruar dhe do tė jenė tė drejtė, jo pse ia
patėn frikėn ligjit apo njerėzve, por pėr shkak tė
Allahut tė Madhėruar. Tė tillėt pra do ta arrijnė kėtė
gradė tė lartė tė shpėrblimit Ditėn e Gjykimit, tė jenė
nėn hijen e Arshit tė Tij.
2) I riu qė ėshtė rritur duke adhuruar Allahun e
Plotfuqishėm. Edhe kjo nuk ėshtė e lehtė tė pėrmbushet,
pasi i riu i cili ėshtė nė moshėn mė tė mirė tė jetės sė
tij, kur ai ka nė zemėr jetėn dhe i hapen tė gjitha
dyert e kėnaqėsive dhe dėfrimeve tė kėsaj bote... tė
paktė janė ata tė rinj qė do tė jenė nė gjendje qė ta
stopojnė veten pas kėtyre gjėrave dhe tė jenė tė
pėrkushtuar nė maksimum, me tėrė qenien e tyre ndaj
Allahut dhe tė jenė nė kėtė ashtu si duhet gjatė rinisė
sė tyre.
3) Njeriu qė zemrėn e tij e ka lidhur me xhamitė.
Nevojitet njė mund i veēantė qė njeriu gjatė tėrė jetės
sė tij deri nė momentin e fundit, tė jetė prezent nė
xhami pesė herė nė ditė nė ēdo kohė dhe nė ēdo rrethanė,
prandaj edhe e meritoi kėtė shpėrblim.
4) Ai burrė qė ėshtė thirrur nga njė grua e bukur dhe me
pozitė (pėr tė kryer marrėdhėnie me tė), por thotė: ‘I
frikėsohem Allahut’. Mendoj se nė kėtė ėshtė qartė e
vėrejtur se pse Allahu e shpėrblen me kėtė shpėrblim
kėtė person.
5-6) Personi qė jep pėr bamirėsi dhe e fsheh, saqė dora
e tij e majtė nuk e di se ēfarė jep e djathta dhe
personi qė e kujton Allahun nė vetmi dhe sytė e tij
lotojnė. Nuk mendoj se kėto tė dyja kanė nevojė tė sqarohen,
pasi ėshtė e qartė se veprimet e kėtilla nuk ka mundėsi
t'i bėjė ēdokush, por vetėm ata qė kanė grada tė larta tė
besimit dhe tė sinqeritetit.
Por nuk arrija ta kuptoja se pse “dy njerėz tė cilėt
janė dashur pėr hir tė Allahut, janė takuar pėr kėtė dhe
janė ndarė pėr kėtė”, ta arrijnė kėtė gradė tė lartė.
Pėrsiatja se ēfarė i bashkon ky veprim me gjashtė tė
tjerat, qė Allahu, Ditėn e Gjykimit, t'i bėjė sė bashku
kėtė kategori me tė njėjtin shpėrblim me kategoritė
e tjera. Mendoja nė vete se shoqėria me njė shok dhe
vėllazėrimi me tė, duke e dashur vetėm pėr hir tė
Allahut, edhe pse ėshtė njė veprim shumė i vlefshėm,
ndoshta jo edhe aq qė kėrkon sakrificė qė tė barazohet
me veprimet tjera pėr zbatimin e tė cilave siē pamė
vėrtet kėrkohej mund dhe sakrificė!?
Me kalimin e kohės dhe me leximin e komenteve tė
dijetarėve ndaj kėtij hadithi, kam kuptuar se
vėrtet Allahu nė radhitjen e kėtij grupi sė bashku me
gjashtė grupet e tjera na jep tė kuptojmė se kjo nuk ėshtė
lehtė tė bėhet. Pra, edhe realizimi i kėtij veprimi
ėshtė i vėshtirė dhe kėrkohet mund e flijim, sikurse
kėrkohej pėr veprimet e tjera.
Ėshtė e vėrtetė se pėr tė krijuar njė lidhje vėllazėrore
pėr hir tė Allahut fillimisht nuk ėshtė vėshtirė, por
detyrimisht ėshtė mė se e vėshtirė qė ky vėllazėrim dhe
kjo dashuri pėr hir tė Tij tė mbahet ashtu pa u cenuar e
pa u prishur, pėr kohė tė gjatė, derisa tė jenė ata dy
nė kėtė botė. Pėr kėtė edhe Allahu i Madhėruar e ka
kushtėzuar arritjen e kėtij shpėrblimi me mosprishjen e
kėsaj derisa ata tė ndahen nė mes vete, pra me vdekje.
Kjo ėshtė kėshtu pėr faktin se mbajtja, kultivimi dhe
vazhdimi nė kėtė vėllazėri kėrkon flijime tė
jashtėzakonshme, gjėra tė mundimshme tė cilat i bėjnė
kėta dy tė vėllazėruar qė ta arrijnė shpėrblimin i cili
vjen si rezultat i mundit dhe sakrificės sė ndėrsjellė
qė kanė dhėnė pėr ta ruajtur kėtė bashkim pėr hir tė
Allahut.
Prandaj, vėlla i nderuar, dije se pėr ta arritur kėtė
shpėrblim ėshtė e nevojshme tė sakrifikosh shumė dhe tė
mundohesh. Bėji vetes njė shqyrtim se a je munduar mjaft
qė ta shpėtosh atė qė ndoshta e ke pasur njė herė nė
dorė. Mendo se ēfarė ishte arsyeja qė ai tė heqė dorė
nga ky vėllazėrim. A e ke kėshilluar veten se ėshtė e
nevojshme qė t'i kthehesh edhe njėherė vėllait tėnd, pėr
tė cilin je i bindur se e do, jo pėr ndonjė interes
tjetėr por vetėm pėr hir tė Allahut dhe t'i kėrkosh falje
pėr gabimin qė ndoshta, e ka bėrė ai, por t'i i kėrkon
falje nė vend tė tij, se ke nevojė pėr tė dhe ke plane
qė tė presin me tė.
Ne ju kėshillojmė qė tė mos ndaleni kėtu ku jeni
ndalur, por ndėrmerrni diēka qė ta shpėtoni nga rrėnimi
atė qė e keni ndėrtuar sė bashku, pasi siē e pėrmenda mė
herėt dhe si kuptohet nga hadithi, kushtėzohet qė pėr ta
arritur shpėrblimin, asnjėri mos tė heqė dorė nga kjo
dashuri dhe vėllazėrim pėr hir tė Allahut. Lusim Atė qė
me dijen e Tij i pėrfshin tė gjitha gjėrat t`ju ndihmojė
ta pėrmirėsoni lidhjen tuaj sa mė shpejt dhe qė vėrtet
Allahu t`ju gradojė me shpėrblimin qė pėrmendet nė
hadith. Amin!