Desha ta di a e kam pėr borxh tė agjėroj Ramazanin
a jo?
Pyetja:
Selamu
alejkum!
Desha tju pyes njė pyetje. Unė punoj nė lokal dhe aty
pihet duhani me tė madhe, ka shumė punė dhe lodhem
shumė, nuk mund tė pėrqendrohem nė punė, harroj porositė
e klientėve. Desha ta di a e kam pėr borxh tė agjėroj
Ramazanin a jo?
Pėrgjigjja:
Falėnderimet i takojnė Allahut, paqja
dhe bekimet e Tij qofshin mbi tė Dėrguarin e Tij
Muhamed, mbi familjen e tij,
mbi
shokėt
e tij
dhe mbi
tė gjithė ata qė ndjekin rrugėn e tij
deri nė Ditėn e Gjykimit.
Agjėrimi i Ramazanit ėshtė njė nga kushtet thelbėsore tė
Islamit, prandaj lėnia e kėtij kushti nuk lejohet nė
asnjė mėnyrė, pėrveē disa rasteve specifike, sikurse i
sėmuri me sėmundje qė nuk do ta pėrballonte agjėrimin,
ose plaku shumė i moshuar, etj. Mirėpo edhe nė kėto
raste specifike agjėrimi nuk bie si obligim, por duhet
tė kompensohen ditėt e lėna pa agjėruar atėherė kur
shėrohet i sėmuri, ndėrsa plaku duhet ti kompensojė
ditėt duke ushqyer pėr ēdo tė ditė tė lėnė pa agjėruar
njė tė varfėr.
Nė rastin tuaj, nuk ėshtė arsyetim ajo qė ju pėrmendni
pėr tė mos e agjėruar Ramazanin. Mendojmė se pėr kėtė
situatė keni zgjedhje dhe rrugėdalje tė shumta. Kėshtu
qė ju mund ta merrni pushimin nė kėtė muaj ose tė
kėrkoni nga pronari t`ua ndėrrojė vendin e punės, etj.
Sido qė tė jetė, nėse ju i pėrmbaheni dispozitave tė
Allahut dhe i pėrmbaheni agjėrimit, atėherė Allahu i
Plotfuqishėm do t`ju ndihmojė tė gjeni zgjidhje. I
Dėrguari i Allahut, lavdėrimi dhe paqja qofshin mbi tė,
thotė: Kush braktis diēka pėr Allahun, Ai (Allahu)
ia kompenson atij me diēka mė tė mirė se ajo qė e ka
lėnė. (Albani e cilėson tė saktė hadithin). Allahu
e di mė sė miri!