Hytbe

Shkencore
Urtėsi

Ėndėrrat

Ligjėrata

Ilahi

Faqja juaj

Faqja kryesore

Kuran

Hadith
Akide

Fikh

Tefsir

Tema

Pyetje

 

www.albislam.com
 
www.fjalaebukur.com
 
www.ankebut.com
 
www.krenaria.com
 
www.dritaebesimit.com
 
www.audionur.com
 
www.pertymoter.net
 
www.islamgjakova.net
 
www.ilahi-ks.com
 

 
 
 
 
 
 
 
 
Desha t’ju pėrshėndes dhe t’ju pyes pėr njė pyetje qė mė mundon prej dy vitesh

Pyetja:

Selamu alejkum vėllezėr!
Desha t’ju pėrshėndes dhe t’ju pyes pėr njė pyetje qė mė mundon prej dy vitesh.
Radhazi po mė vinė, po s’po di qysh t’i largoj veset tė cilat s’po mė lėnė rehat tė jetoj jetėn prej muslimani dhe tė kėnaqem me bashkėshorten time. Ju lutem tė mė pėrgjigjeni nė kėtė pyetje sa mė shpejt! Kėto vese janė kėshtu: natėn kur bie tė fle, shoh disa njerėz qė unė i njoh, po s’kam qejf tė mendoj pėr ta dhe kurrė nė mendje pėr ta mė herėt s’mė ka rėnė, por tani po mė bie. E kjo a ėshtė prej shejtanit? Kur flas me gruan, nuk e njoh, mė duket si dikush tjetėr. Qysh t’ia bėj vėllezėr, kallėzomėni se s’po mundem. Shumė mė kanė lodhur, qė dy herė qė mė vinė tė njėjtat vese, a mos e ka gjetur shejtani pikėn time tė dobėt? Allahu ju shpėrbleftė!
Selam alejkum dhe Allahu ju ruajttė!


Pėrgjigjja:

Alejkum selam ue rrahmetullahi ue berekatuhu!

Falėnderimet i takojnė Allahut, paqja dhe bekimet e Tij qofshin mbi tė Dėrguarin e Tij Muhamed, mbi familjen e tij, mbi shokėt e tij dhe mbi tė gjithė ata qė ndjekin rrugėn e tij deri nė Ditėn e Gjykimit.

Nuk ka dyshim qė shejtani mundohet t’i largoj njerėzit nga rruga e drejtė dhe t’i shpjerė nė telashe dhe sidomos qėllimi kryesor ėshtė tė ndajė burrin prej gruas sė tij.

Kėto vesvese i ke pa dyshim prej shejtanit, pėr t’u mbrojtur prej tij duhet t’u pėrmbahesh kėtyre gjėrave:

1. Pa tjetėr tė falėsh 5 kohėt e namazit, shejtani nuk ka mundėsi t’i afrohet njė besimtari.

2. Tė jesh gjithmonė me abdest.

3. Tė bėsh dhikrin e mėngjesit, mbrėmjes dhe fjetjes.

4. Ta lutėsh Allahun xh.sh. tė ti largojė kėto dyshime dhe vese.

5. Tė lexosh Kuran, sidomos suren El Bekare, nėse nuk di tė lexosh, atėherė duhet ta dėgjosh kėtė sure.

6. Kur tė vinė kėto dyshime, tė pėshtysh (tė pėshtysh pa pėshtymė) tri herė nė anėn e majtė dhe tė thuash “Eudhu bilahi minesh-shejtanirr-rraxhim”.
Nėse u pėrmbahesh kėtyre gjėrave, inshallah nuk do tė ketė mundėsi shejtani tė tė afrohet mė.

 

Eroll Nesimi
5.7.2009

                                             www.klubikulturor.com