Hytbe

Shkencore
Urtėsi

Ėndėrrat

Ligjėrata

Ilahi

Faqja juaj

Faqja kryesore

Kuran

Hadith
Akide

Fikh

Tefsir

Tema

Pyetje

 

www.albislam.com
 
www.fjalaebukur.com
 
www.ankebut.com
 
www.krenaria.com
 
www.dritaebesimit.com
 
www.audionur.com
 
www.pertymoter.net
 
www.islamgjakova.net
 
www.ilahi-ks.com
 

 
 
 
 
 
 
 
 
Ēfarė mendimi keni rreth rastit qė ėshtė shfaqur nė internet tė fėmijės nga Dagestani?

Pyetja:

Selam alejkum e nderuara redaksi!
Desha t’ju drejtohem me njė pyetje. Ēfarė mendimi keni rreth rastit qė ėshtė shfaqur nė internet tė fėmijės nga Dagestani me shkrime kuranore nė trupin e tij. Jam rrėqethur dhe sinqerisht ju them se mė ka ardhur tė qaj, duke pasur parasysh fuqinė e Allahut xhele shanuhu, pa e kuptuar njerėzimi ende ēfarė ėshtė nė gjendje tė bėjė Ai. Allahu na mėshiroftė.
Selam alejkum ue rahmetullah!


Pėrgjigjja:

Falėnderimet i takojnė Allahut, paqja dhe bekimet e Tij qofshin mbi tė Dėrguarin e Tij Muhamed, mbi familjen, shokėt dhe tė gjithė ata qė ndjekin rrugėn e tij deri nė Ditėn e Gjykimit!

Ėshtė mė se e saktė se kjo video ka bėrė njė sensacion kur doli, posaēėrisht te muslimanėt, tė cilėt pothuajse u ndanė nė dy qėndrime; ata qė mohonin kategorikisht dhe ata qė e pritėn me gėzim, magjepsje dhe plot emocion. Pėr shkak tė rėndėsisė do tė flasim rreth kėtij lajm dhe lajmeve tė ngjashme nė pika:
1. Qėndrimi i besimtarit nė lidhje me kėtė ndodhi si dhe ndaj lajmeve tė kėtilla duhet tė jetė e mesmja nga dy skajshmėritė e pėrmendura mė lart. Me njė fjalė, besimtari nuk e mohon kėtė ngjarje kategorikisht, pasi ėshtė e mundur tė ndodhė, ashtu si ndodhin shumė mrekulli e fenomene tė ndryshme nė botė. Por, gjithashtu ėshtė shumė e mundshme tė jetė njė lojė e radhės me tė cilėn tentohet tė mashtrohen njerėzit, pa marrė parasysh kush ėshtė ideatori i kėtij mashtrimi. Prandaj duhet tė jemi tė pėrmbajtur dhe tė mos lėshohemi nė njėrin qėndrim duke u munduar ta ndihmojmė atė duke kritikuar tė tjerėt qė kanė mendim tjetėr.

2. Kėshtu duhet tė jetė metodologjia jonė, jo vetėm nė lidhje me kėtė lajm, por nė pėrgjithėsi karshi lajmeve tė natyrave tė kėtilla tė cilat kohė pas kohe pėrhapen ndėr njerėzit. Allahu i Lartėsuar nė Kuran thotė:
“O ju qė keni besuar! Nėse ndonjė njeri i pandershėm ju sjell ndonjė lajm, sigurohuni mirė (nė ėshtė i vėrtetė), pėr tė mos I bėrė dėm ndokujt padashje, e tė pendoheni pastaj pėr atė qė keni bėrė.” (Huxhurat, 6)
Pra me kėtė ajet Allahu i Madhėruar na porosit qė tė mos nxitojmė nė sjelljen e gjykimeve nė lidhje me informacionet tė cilat i marrim para se t’i vėrtetojmė, se a janė tė vėrteta nė fakt apo jo, pasi me konkluzionet tė pėrshpejtuara mund t`u bėjmė dėm tė tjerėve.

3. Ngjarjet e kėtilla nuk duhet tė trajtohen si bazike nė nxjerrjen e ndonjė dispozite apo pohimin, respektivisht mohimin e ndonjė gjėje. Na mjafton Libri i Allahut (Kurani) dhe fjalėt e Muhamedit, lavdėrimi dhe paqja qofshin mbi tė, si paralajmėrues dhe pėrkujtues. Nė kėto dy burime kemi mjaft pėrkujtime dhe tėrheqje vėrejtjeje, ndėrsa gjėrat e tjera, tė cilat nuk janė tė sakta dhe nė tė cilat kemi dyshime, nuk duhet tė merren pėr bazė pėr tė vėrtetuar fuqinė e Allahut, ashtu si do ta komentonte dikush kėtė ndodhi. Kemi mjaft argumente pėr ta vėrtetuar madhėrinė dhe fuqinė e Allahut dhe nuk ka nevojė tė pėrdorim me kėso lloj lajmesh tė pasigurta. Mund tė paramendohet se nė ēfarė pozite e vėmė veten duke u marrė me lajme tė kėtilla dhe duke bėrė thirrje qė njerėzi t’i besojnė madhėrisė sė Allahut dhe fuqisė sė tij me kėto argumente, kur pas njė kohe del nė shesh se kjo e tėra ishte mashtrim dhe gėnjeshtėr.

4. Nė disa pėrgjigje tė mėhershme rreth problemeve tė kėtilla kemi dhėnė disa pėrgjigje, prandaj mund tė lexoni aty se ēfarė vėshtrimi u kemi dhėnė edhe atėherė atyre ndodhive:
- Nė Rusi kishin dalė dy sy nė qiell
- Na dėrgoni ndonjė informacion nėse ėshtė apo jo e vėrtetė?
- A mund tė mė dėrgoni njė informacion me fakte dhe fotografi?

5. Gjithashtu para njė kohe mė rastisi tė lexoj njė temė tė pėrkthyer nga hoxha Sedat Islami, me titull: “Feja jonė nuk ka nevojė pėr gėnjeshtra”. Nė kėtė temė shkruesi tregon se si ėshtė futur nė disa forume qė kanė si objektiv sulmin e Islamit dhe mėsimeve tė tij dhe ai tregoni se ka njerėz tė cilėt qėllimisht shpikin trillime tė ndryshme dhe me to i pėrqeshin muslimanėt tė cilėt i pėrpijnė shumė lehtė ato gėnjeshtra. Ndėr kėto trillime janė edhe disa pėr tė cilat kemi folur edhe ne dhe kemi sqaruar se janė mashtrime, sikurse lajmi rreth njė vajze e cila ėshtė shndėrruar nė njė qenie tjetėr pasi ia ka marrė Kuranin nėnės nga duart dhe ia ka hedhur nė tokė, etj.
Ndėr gėnjeshtrat e pėrhapura ai i pėrmend edhe kėto:

Gėnjeshtra: Historia e djaloshit, varrin e tė cilit e hapen pėr obduksion tė kufomės pas tri orėsh dhe e gjetėn tė djegur nga zjarri i varrit.
Realiteti: Nė realitet, fotoja ishte e kufomės sė njė vajze, e cila qe djegur nė njė aksident.

Gėnjeshtra: Fotoja e njė xhini, tė cilin njė i ri nga Emiratet e Bashkuara Arabe e kishte fotografuar nė njė shpellė, me ē'rast kishte vdekur menjėherė pas kėtij fotografimi.
Realiteti: Xhini, i pėrshkruar nė foto, nė realitet ishte njė skulpturė e gdhendur nė njė shpellė, sytė e sė cilės (skulpturė) ishin tė lidhura me njė ēelės elektrik pėr ndriēimin e syve me poē elektrik tė kuq.

Gėnjeshtra: Fotoja e njė kopshti gjerman ku rrėnjėt e pemėve ishin lidhur e formėsuar nė tė dy anėt si dėshmia: La ilahe il-la Allah Muhammedun Resulullah!, duke mos fshehur edhe atė se kopshti nga autoritetet gjermane ėshtė mbyllur.
Realiteti: Fotoja ishte njė pikturė e njė artisti, emri i tė cilit qe fshirė nga piktura.

Gėnjeshtra: Nė njė spital amerikan njė aparat kishte fotografuar zemrėn e njė pacienti nė tė cilėn shkruante emri ALLAH!.
Realiteti: Fotoja ėshtė pėrhapur nga njė forum ēifut qė tė pėrqeshet Islami.

Gėnjeshtra: Majkėll Xheksoni bėhet musliman.
Realiteti: Majkėll Xheksoni ka shpallur se ka respekt pėr kėtė fe dhe mohon se ėshtė musliman e: "Allahu nuk ėshtė i nevojshėm pėr njerėzit". (Ali Imran, 97)

Gėnjeshtra: Fotot e dy haremeve, Qabesė dhe Xhamisė sė Pejgamberit alejhis selam, tė cilat nga incizimet e bėra me satelit shndrisin gjatė natės.
Realiteti: Fotoja ėshtė punuar me Fotoshop (program). Ėshtė marre fotoja gjatė ditės, i janė fshirė objektet qė i rrethojnė e mė pas ėshtė bėrė punim artistik me tė. Ndryshe, nuk ka tė vėrtetė kėtu.

Gėnjeshtra: Njė foto nga NASA qė paraqet hėnėn me njė vijė nė mes duke vėrtetuar kėshtu faktin e ēarjes sė Hėnės nga Muhamedi alejhis selam.
Realiteti: Edhe kjo foto ėshtė prodhim i Fotoshop-it. Pra, nuk ėshtė e vėrtetė ngase kėtė lajm askund nuk e kemi hasur nė burimet e NASA-s.

Gėnjeshtra: Pema e bekuar, e zbuluar nė Egjipt, nė tė cilėn ėshtė gdhendur emri mė i madh i Allahut.
Realiteti: Gdhendja ėshtė bėrė nga dora e njeriut dhe nuk bėhet fjalė pėr tjetėr gjė.

6. Nė pėrmbyllje themi se besimtari duhet tė jetė i vetėdijshėm dhe tė mos pranojė tė lėshohet nė lajme tė kėtilla, duke i pėrhapur pa u siguruar mirė vėrtetėsinė e tyre. Por edhe nėse diēka nga kjo ėshtė e saktė, atėherė ai gjithashtu duhet ta kuptojė se argumentet e qarta dhe mė bindėse gjenden nė Librin e Allahut dhe Sunetin e tė Dėrguarit tė Tij, lavdėrimi dhe paqja qofshin mbi tė dhe fatkeqėsia mė e madhe e myslimanėve ushte atėherė kur ata filluan t’u japin pėrparėsi gjėrave tė tjera nė llogari tė kėtyre dy burimeve. Allahu e di mė sė miri!

 

Alaudin Abazi
13.12.2009

                                             www.klubikulturor.com