A
lejohet sipas Islamit qė ta fal mė vonė njė namaz
qė nuk e kam falur gjatė ditės?
Pyetja:
Kur jam nė
shkollė, nė diasporė, nuk mund ta fal shpesh namazin e
drekės, disa herė edhe tė ikindisė.
A lejohet sipas Islamit ta fal mė vonė njė namaz qė nuk
e kam falur gjatė ditės, pėr shembull kur tė vijė prej
shkollės? Nėse po, kur?
Pėrgjigjja:
Falėnderimet i takojnė Allahut, paqja
dhe bekimet e Tij qofshin mbi tė Dėrguarin e Tij
Muhamed, mbi familjen e tij,
mbi
shokėt
e tij
dhe mbi
tė gjithė ata qė ndjekin rrugėn e tij
deri nė Ditėn e Gjykimit.
Nuk lejohet tė vonohet falja e namazit nga koha e
pėrcaktuar. Allahu i Plotfuqishėm thotė: "Pra
shkatėrrim ėshtė pėr ata qė falen, Tė cilėt ndaj namazit
tė tyre janė tė pakujdesshėm." (El Maun, 4-5)
Bejhakiu nė Sunenin e tij transmeton se Sad ibn ebi
Vekasit ka thėnė: "E kam
pyetur tė Dėrguarin e Allahut salallahu alejhi ue selem
pėr fjalėn e Allahut: "Tė cilėt ndaj namazit tė tyre
janė tė pakujdesshėm", i Dėrguari (alejhi salatu ve
selam) tha: "Janė ata tė cilėt e vonojnė namazin nga
koha e vet." (Kėtė hadith Hakimi e bėri tė sahih).
Prandaj ju kėshillojmė qė tė keni kujdes dhe mundohuni
ta falni namazin nė kohėn e tij dhe mos neglizhoni nė
kėtė, qoftė edhe nėse i falni vetėm farzet dhe pėr kėtė
nuk ju nevojiten vetėm se ca ēaste. Gjithashtu, nėse nė
disa raste specifike nuk arrini ta falni nė kohėn e
pėrcaktuar, atėherė lejohet ta bashkoni drekėn me
ikindinė dhe ti falni sė bashku nė kohėn prej hyrjes sė
kohės sė namazit tė drekės deri nė fund tė kohės sė
ikindisė. Por duhet ta keni parasysh qė kėtė mos ta bėni
praktikė tė vazhduar. Me fjalė tė tjera, ju sė pari
duhet tė tentoni t`i falni namazet nė kohėn e tyre,
qoftė nė pushimet ndėrmjet orėve, sė paku farzet. Nėse
nuk keni mundėsi (edhe pse besoj se nėse e jepni mundin,
do ta arrini), atėherė bashkojeni drekėn me ikindinė nė
kohėn e drekės apo ikindisė dhe kjo ėshtė zgjidhja qė
mund ta bėni. Allahu e di mė sė miri!