A
kam bėrė gjynah qė kam vepruar si mė lart dhe nėse
mundem, a tė dal nė vend tjetėr pune?
Pyetja:
Jam duke
punuar nė zyrėn e tenderėve (prokurimit) qė prej pesė
vitesh, por mė duhet shpesh tė marr pjesė nė komisionet
e vlerėsimit tė tenderėve. Nganjėherė kam presion qė tė
vendosim pėr filan firmė. Nganjėherė edhe pse vendosim
pėr mė tė lirin nė ēmim, mė pas dėgjojmė sė dikush
brenda nė institucion apo jashtė tij po pėrfiton shumė
euro. Ne po e kryejmė procedurėn dhe po mė shqetėson kjo
punė, prandaj pasi nuk po mundem tė ndikoj qė kėto hajni
tė ndalen, po mundohem tė dal e tė punoj nė njė punė
tjetėr, pasi nuk po mundem ti ndal kėto hajni dhe
nganjėherė jam nėnshkrues i tyre kundėr vullnetit tim.
Pyetja ime ėshtė se a kam bėrė gjynah qė kam vepruar si
mė lart dhe nėse mundem, a tė dal nė vend tjetėr pune?
Pėrgjigjja:
Falėnderimet i takojnė Allahut, paqja
dhe bekimet e Tij qofshin mbi tė Dėrguarin e Tij
Muhamed, mbi familjen e tij,
mbi
shokėt
e tij
dhe mbi
tė gjithė ata qė ndjekin rrugėn e tij
deri nė Ditėn e Gjykimit.
Ashtu si po e pėrshkruani ju situatėn, kuptojmė se nė
ato punė realizohen allishverishe tė shumta.
Fatkeqėsisht vjedhja dhe tradhtia mė e madhe moderne qė
ndodh tani, jo vetėm nė Kosovė por nė tėrė botėn ėshtė
metoda e marrje-dhėnies sė punėve e projekteve me anė tė
tenderėve. Pa u zgjeruar themi se Islami ėshtė fe e
paqes dhe e drejtėsisė dhe nė asnjė formė nuk lejon
mashtrimin e tradhtinė, e cila detyrimisht rezulton me
padrejtėsi e zullum ndaj tė tjerėve.
Gjithashtu, fakt tjetėr i rėndėsishėm qė duhet tė
kuptohet nė tėrė kėtė, ėshtė edhe ajo se Islami jo vetėm
qė nuk e lejon njeriun tė jetė mashtrues e zullumqar
vetė, por e ndalon atė tė marrė pjesė, pa marrė parasysh
nė ēfarė forme nė ēdo padrejtėsi dhe e keqe qė bėhet nga
dikush tjetėr. Allahu i Plotfuqishėm thotė:
Ndihmohuni mes vete me tė mira dhe nė tė mbara, e mosni
nė mėkate e armiqėsi. Kini dro dėnimit tė Allahut, se me
tė vėrtetė Allahu ėshtė ndėshkues i fortė. (Maide,
2)
Prandaj ju kėshillojmė qė ti ikni vendit tė punės sė
kėtillė, pasi ndoshta mund tė keni pėrfitime materiale
mė tė mėdha, por fitimi mė i vlefshėm pėr ēdonjėrin
ėshtė qė ta ruajė ndėrgjegjen, moralin dhe mbi tė gjitha
fenė e tij. I Dėrguari, lavdėrimi dhe paqja qofshin mbi
tė, thotė: Nuk ka asnjė njeri qė le ndonjė gjė pėr hir
tė Allahut, e qė Ai mos t`ia zėvendėsojė me diēka mė tė
mirė se ajo qė ka lėnė ai. Allahu e di mė sė miri!