A
ėshtė i vlefshėm abdesti nėse flokėt apo trupin e
ke tė lyer me ndonjė krem apo me ndonjė balsam pėr
flokė?
Pyetja:
Es-selamu
alejkum!
Jeni faqja ime mė e preferuar nė internet. Allahu ju
shpėrbleftė pėr mundin tuaj.
A ėshtė i vlefshėm abdesti nėse flokėt apo trupin e ke
tė lyer me ndonjė krem apo me ndonjė balsam pėr flokė
siē ėshtė "leave in conditioner", apo ndonjė tjetėr
krem, tė cilat pėrmbajnė pėrqindje alkooli?
Pėrgjigjja:
Falėnderimet i takojnė Allahut, paqja
dhe bekimet e Tij qofshin mbi tė Dėrguarin e Tij
Muhamed, mbi familjen e tij,
mbi
shokėt
e tij
dhe mbi
tė gjithė ata qė ndjekin rrugėn e tij
deri nė Ditėn e Gjykimit.
Nė lidhje me kėtė duhet tė bėjmė dy sqarime.
Sqarimi i parė: A pranohet abdesti nėse lyhen flokėt ose
trupi me kėto lloje tė kremrave, pasi kėto mund tė
pengojnė arritjen e ujit?
Kėtė e kemi sqaruar nė njė pėrgjigje mė tė hershme,
prandaj mund tė lexoni aty:
Sqarimi i dytė: A lejohet abdesti dhe mė pastaj namazi
nėse kėto kremra pėrmbajnė pėrqindje alkooli?
Pėrdorimi i alkoolit nė preparate ose prodhime qė nuk
destinohen pėr ushqim dhe pirje ka filluar me tė madhe,
posaēėrisht dekadave tė fundit. Nė kohėrat e kaluara ky
pėrdorim nuk ishte evident dhe alkooli shfrytėzohej
kryesisht pėr pirje. Prandaj shohim se si qėndrimi i
fukahave tė vjetėr i tė gjitha medhhebeve ishte se
alkooli ėshtė i ndyrė dhe duhej larguar nga pėrdorimi nė
tė gjitha format. Vėrtetohet se kėtė mendim nuk e kanė
kundėrshtuar vetėm se njė numėr shumė simbolik i
fukahave tė vjetėr, prandaj edhe disa fukaha kanė
pėrcjellė se nė kėtė ka ixhma (konsensus), pra se
alkooli ėshtė ndyrėsirė dhe se nuk duhet pėrdorur nė
asnjė mėnyrė.
Sido qė tė jetė, qėndrimi se alkooli nuk ėshtė ndyrėsirė
ishte qėndrim i disa fukahave qė nga kohėrat e hershme
dhe pėrcjellja e ixhmait nuk ėshtė i qėndrueshėm. Ndėr
fukahatė mė tė vjetėr pėrcillet se Rabiatu Re`ji (mėsuesi
i Imam Malikut) kishte kėtė mendim.
Pa u zgjeruar mė shumė nė kėtė, themi se mendimi mė i
qėndrueshėm ėshtė se alkooli ėshtė i pastėr, pasi
domethėnia e fjalės "rixhs", "ndyrė-ndyrėsirė", nė
ajetin: "O ju qė besuat, s'ka dyshim se vera, bixhozi,
idhujt dhe hedhja e shigjetės (pėr fall) janė vepra tė
ndyta nga shejtani." (Maide, 90), ėshtė pėr qėllim
nga aspekti kuptimor, ashtu si Allahu i Lartėsuar u
thotė mushrikve nė ajetin: "Vėrtet idhujtarėt (mushrikėt)
janė tė ndyrė..." (Tevbe, 28)
Papastėrtia, e cila pėrmendet si nė ajetin e parė ashtu
edhe nė tė dytin, ėshtė pėr qėllim nga aspekti kuptimor
i tyre e jo se ato gjėra tė pėrmendura janė tė ndyra
sikurse urina dhe ndyrėsirat e tjera. Askush nga
dijetarėt nuk ka thėnė se nėse e prekim mushrikun, duhet
ta pastrojmė dorėn, pasi nuk ėshtė e njėjtė me prekjen e
ndyrėsirės. Prandaj qėndrimi i dijetarėve tė cilėt thonė
se alkooli ėshtė i ndyrė vetėm nga aspekti kuptimor
ėshtė mė i saktė.
Duke pasur parasysh sqarimin e lartpėrmendur, themi se
lejohet tė pėrdoren parfumet dhe kremrat tė cilat
pėrmbajnė sasi alkooli, por me kusht qė sasia tė mos
jetė e madhe. Si rezultat i kėsaj lejohet edhe tė marrim
abdest nėse i kemi tė lyera flokėt me kremra tė kėtilla.
Allahu e di mė sė miri!