Ndonjėherė
nė pamundėsi tė kohės apo pėr shkak tė udhėtimit mbetem pa falur drekėn
dhe ikindinė
Pyetja:
Mundohem
ti fal pesė vaktet e namazit, por ndonjėherė nė
pamundėsi tė kohės apo
pėr shkak tė
udhėtimit mbetem pa falur drekėn
dhe ikindinė. Si tia bėj? Mė udhėzoni ju lutem. Nėse
ėshtė fjala pėr kaza, mė tregoni si bėhet mė hollėsisht.
Pėrgjigjja:
Falėnderimet i
takojnė Allahut, paqja dhe bekimet e Tij qofshin mbi tė
Dėrguarin e Tij Muhamed, mbi familjen, mbi shokėt dhe
mbi tė gjithė ata qė ndjekin rrugėn e tij deri nė Ditėn
e Gjykimit.
Allahu i Lartėsuar ka pėrcaktuar lehtėsime
pėr namazin e udhėtarit dhe ju mund t`i shfrytėzoni kėto
lehtėsime dhe nė tė njėjtėn kohė tė mos e falni namazin
kaza. Prej kėtyre lehtėsimeve ėshtė shkurtimi i namazeve
(farzeve) nga katėr rekate nė dy rekate, kurse sunetet
mund ti lini pa i falur fare gjatė udhėtimit. Lehtėsim
tjetėr ėshtė se ju mund ti bashkoni namazet, mė qartė
mund ta bashkoni namazin e drekės me ikindinė dhe ti
falni kėto dy namaze sė bashku qoftė nė kohėn e drekės
apo tė ikindisė, kur tė keni mundėsi. Gjithashtu, mund
ta bashkoni namazin e akshamit me jacinė dhe t`i falni
ato nė kohėn e akshamit apo tė jacisė, kur tė keni
mundėsi.
Kurse nė pamundėsi tė kohės, ju duhet ta keni parasysh se namazi
falet kaza vetėm nė rast tė harresės dhe nėse na ka zėnė
gjumi, derisa ka kaluar koha. Kurse nė raste tė tjera
duhet tė tentoni ta falni namazin nė ēdo kohė, por nėse
koha ėshtė shumė e kufizuar, atėherė ju duhet ta falni
sė paku farzin nė kohėn e tij. Allahu e di mė sė miri.