Hytbe

Shkencore
Urtėsi

Ėndėrrat

Ligjėrata

Ilahi

Faqja juaj

Faqja kryesore

Kuran

Hadith
Akide

Fikh

Tefsir

Tema

Pyetje

 

www.albislam.com
 
www.fjalaebukur.com
 
www.ankebut.com
 
www.krenaria.com
 
www.dritaebesimit.com
 
www.audionur.com
 
www.pertymoter.net
 
www.islamgjakova.net
 
www.ilahi-ks.com
 

 
 
 
 
 
 
 
 

Kisha disa pyetje rreth namazit

Pyetja:

Es-selamu alejkum!
Ju pėrshėndes dhe ju uroj pėr ueb faqen, e sidomos pėr rubrikėn "Pyetje-Pėrgjigje".
Kėtu kam arritur tė gjej zgjidhjen e shumė dyshimeve qė kam pasur, mbasi problemet e secilit prej nesh janė tė ngjashme [gati tė njėjta].
Kisha disa pyetje rreth namazit.
1. Kur falem nė shtėpi, vetėm, pėshpėrit gjatė kėndimit Kuran [gjatė tėrė namazit]. A ėshtė keq kjo? (Nuk kėndoj Kuran me zė, por nuk jam shumė i qetė).
2. Pasi marr abdest, kam shumė probleme me barkun, me gazrat. Kjo mė shtyn tė dyshoj rreth abdestit, e vazhdon edhe pasi tė hyj nė namaz.
Mos vallė kjo do tė thotė se nuk e kam nijetin e mirė ose abdestin nė rregull, apo ėshtė vetėm organizmi i cili e tret ushqimin?
3. Nėse kėndoj suret e zakonshme gjatė namazit, si: Felek, Nas, Kader, etj., a duhet tė kėndohet besmelja pas Fatihasė?
4. Dhe a ėshtė i domosdoshėm kėndimi i sureve nė bazė tė renditjes nė Kuran?
Allahu ju shpėrbleftė pėr punėn qė bėni!


Pėrgjigjja:

Falėnderimet i takojnė Allahut, paqja dhe bekimet e Tij qofshin mbi tė Dėrguarin e Tij Muhamed, mbi familjen e tij, mbi shokėt e tij dhe mbi tė gjithė ata qė ndjekin rrugėn e tij deri nė Ditėn e Gjykimit.

1. Nėse faleni nė shtėpi, jeni vetėm dhe nuk pengoni askėnd gjatė leximit me pėshpėritje, inshallah nuk ka ndonjė tė keqe. Por nėse faleni me xhemat apo ėshtė i pranishėm dikush, atėherė nuk bėn qė t`i pengoni tė tjerėt.

2. Paragjykimi qė ngrini ju ėshtė vesves nga shejtani, i cili dėshiron pėrmes kėtyre cytjeve (se nuk e keni nijetin si duhet, etj.) qė t’ju dobėsojė dhe tė ndiheni i preokupuar dhe tė mos arrini pėrqendrimin gjatė kryerjes sė adhurimeve. Nė disa pėrgjigje tė mėhershme kemi folur pėr vesveset gjatė kryerjes sė adhurimeve, prandaj mund tė lexoni ato.

3. Nėse pas Fatihasė kėndohen suret nga fillimi (si Feleku, Nas, etj), atėherė fillohen me besmelen. Ndėrsa nėse kėndojmė ndonjė pjesė nga Kurani, nga mesi apo fundi i sureve (pra jo nga fillimi), atėherė nuk kėndohet besmeleja.

4. Gjithashtu nuk ėshtė obligative kėndimi i sureve sipas radhitjes, pasi vėrtetohet se Muhamedi (salallahu alejhi ue selem) me njė rast, gjatė namazit, kishte kėnduar suren “Nisa” para sures “Ali Imran”, ndėrsa surja “Ali Imran” ėshtė para sures “Nisa” nė radhitjen e Kuranit. Megjithėkėtė ėshtė e preferuar qė t`i pėrmbahemi radhitjes. Allahu e di mė sė miri!

 


Alaudin Abazi
9.11.2008

                                             www.klubikulturor.com