Es-selamu
alejkum! Allahu ju shpėrbleftė pėr kontributin tuaj!
Kam njė pyetje rreth mehrit. Unė kam bėrė kurorėzim me
tė fejuarėn time, mirėpo, nėse sipas marrėveshjes me tė
fejuarėn, ajo ka caktuar mehrin p.sh. 1000 Euro dhe unė
nuk e kam pasur tė ditur se ato para ėshtė dashur t'ia
jap para se tė martohesha me tė, mirėpo pas 2-3 vitesh
martese e kam kuptuar mė hollėsisht, mirėpo nuk kam
pasur mundėsi tia jap, e bashkėshortja mi ka falur
krejt, d.m.th. ka thėnė mos mi jep hiē, po ti fal, a
e kam kryer obligimin apo duhet njėherė tia jap paratė
e pastaj ajo tė mi falė apo llogaritet si mehėr edhe
paja, rrobat, dukati etj., qė janė blerė pėr tė? Barek
Allahu fike!
Pėrgjigjja:
Falėnderimet i takojnė Allahut, paqja dhe bekimet e Tij
qofshin mbi tė Dėrguarin e Tij Muhamed, mbi familjen e
tij,
mbi shokėt e tij dhe mbi tė gjithė ata qė ndjekin rrugėn e tij
deri nė Ditėn e Gjykimit. 1.
Sė pari vėlla duhet ditur se dhėnia e
mehrit ėshtė obligim. Dhe lejohet qė mehri tė jepet
menjėherė apo mė vonė, e gjithė kjo varet nga
marrėveshja mes teje dhe gruas tėnde. Dhe nė rastin
tėnd, pasi gruaja ti ka falur apo tė ka liruar nga ky
obligim, atėherė nuk e ke mė obligim tia japėsh mehrin,
mirėpo ėshtė e preferuar qė ti blesh diēka si shenjė
falėnderimi ndaj veprės sė saj.
Dhe nuk ka nevojė qė ti tia japėsh paratė asaj e ajo
pastaj tė ti falė, mirėpo mjafton qė ajo ka dėshmuar se
ta ka falur borxhin qė i ke. Kjo ėshtė njėlloj si ti
kishe ndonjė shoku borxh 1000 euro dhe ai tė thotė mos
mi kthe hiē sepse ti kam falur, pra nė kėtė rast nuk
ka nevojė qė tia kthesh borxhin e pastaj ai tė ti
falė. Pra, edhe ēėshtja e mehrit ėshtė njėsoj.
Kurse sa u pėrket rrobave, dukatit (arit) etj., kėto
mund tė llogariten si mehėr nėse ajo ka thanė se mehri
im ėshtė pėr shembull 500 gramė dukat, mirėpo nėse ajo
ka caktuar mehėr si nė kėtė rast 1000 euro dhe ti i ke
blerė dukat dhe rroba, atėherė kėto rroba dhe dukat
llogariten si hedije (dhuratė) e jo si mehėr.