Selam
alejkum! Unė e kam njė problem pėr sa i pėrket renditjes
sė safave. Disa nga hoxhallarėt thonė se duhet tė
bashkohen kraharorėt, dikush thotė kėmbėt e dikush thotė
gjokset. Unė kam lexuar qė shejh Uthejmini, Allahu e
mėshiroftė, thotė se duhet tė bashkohen e tė
rregullohen thembrat e kėmbėve. Cila ėshtė e saktė?
Allahu ju shpėrbleftė!
Pėrgjigjja:
Falėnderimet i takojnė Allahut, paqja dhe bekimet e Tij
qofshin mbi tė Dėrguarin e Tij Muhamed, mbi familjen e
tij, mbi shokėt e tij dhe mbi tė gjithė ata qė ndjekin
rrugėn e tij deri nė Ditėn e Gjykimit.
E sakta rreth radhitjes sė safave (rreshtave) ėshtė puqja e krahėve
dhe e kėmbėve. Buhariu nė koleksionin e tij pėrmend disa
hadithe qė kanė tė bėjnė me radhitjen e safave dhe e
titullon njė nėnkapitull kėshtu: Nėnkapitulli rreth
ngjitjes sė krahut pėr krah dhe tė kėmbės pėr kėmbė.
Ai pėrcjell nga Enes Ibėn Maliku, se Muhamedi, lavdėrimi dhe paqja
qofshin mbi tė, gjatė rreshtimit para fillimit tė
namazit thoshte: Drejtoni safat tuaja se unė ju shoh
nga prapa. Shėnon Buhariu dhe Muslimi.
Ndėrsa Enesi, Allahu qoftė i kėnaqur me tė, ka thėnė: Ne i
ngjitnim krahėt dhe kėmbėt me njėri-tjetrin, e kėtu
qėllimi ėshtė pėr puqjen e tyre gjatė radhitjes sė
safave. Kėtė e vėrtetojnė edhe shokėt e Muhamedit,
lavdėrimi dhe paqja qofshin mbi tė, tė cilėt e
pėrshkruajnė mėnyrėn e radhitjes sė safave, si Abdullah
Ibėn Abasi, Numan Ibėn Beshiri dhe tė tjerė. Allahu e di
mė sė miri!