Hytbe

Shkencore
Urtėsi

Ėndėrrat

Ligjėrata

Ilahi

Faqja juaj

Faqja kryesore

Kuran

Hadith
Akide

Fikh

Tefsir

Tema

Pyetje

 

www.albislam.com
 
www.fjalaebukur.com
 
www.ankebut.com
 
www.krenaria.com
 
www.dritaebesimit.com
 
www.audionur.com
 
www.pertymoter.net
 
www.islamgjakova.net
 
www.ilahi-ks.com
 

 
 
 
 
 
 
 
 
Kam dėgjuar se marrja e dorės nga ana e nuseve ėshtė haram

Pyetja:

Eselamu alejkum! Desha tė pyesja rreth ēėshtjes sė dorės kur tė jesh nuse, siē ėshtė te ne zakon qė tė marrė dorėn nusja. Kam dėgjuar qė ėshtė haram, mirėpo nuk e kam kuptuar dhe aq shumė pse. Vetėm pse bėhet nė formė tė pėrkuljes kėtė gjė e di, por nuk e kam edhe aq tė qartė kur ti nė shumicėn e rasteve bėn pėrkulje nė atė formė dhe kur u flet njerėzve kuptohet jo duke iu pėrkulur atyre, po thjesht pėr respekt. Ju lutem njė sqarim pėr kėtė rast nė qoftė se ėshtė haram.
Allahu ju shpėrbleftė pėr mundin qė bėni!


Pėrgjigjja:

   Falėnderimet i takojnė Allahut, paqja dhe bekimet e Tij qofshin mbi tė Dėrguarin e Tij Muhamed, mbi familjen, mbi shokėt dhe mbi tė gjithė ata qė ndjekin rrugėn e tij deri nė Ditėn e Gjykimit.
   Marrja e dorės, e cila ėshtė e njohur te ne nga nuset apo edhe ndaj mė tė vjetėrve nė pėrgjithėsi, ėshtė njė traditė qė duhet t`i largohemi dhe tė mundohemi ta ndėrrojmė, pėr shkak se gjatė marrjes sė dorės bėhet pėrkulja ndaj njerėzve dhe kjo nuk lejohet t`i bėhet askujt pėrveē Krijuesit tė njerėzve. Ėshtė mė se e vėrtetė se kėtė njerėzit te ne nuk e bėjnė si adhurim, por nė shenjė respekti dhe nderimi tė posaēėm, por megjithėkėtė kjo ėshtė e ndaluar dhe nuk lejohet.
   Shėnohet nė Musnedin e Imam Ahmedit dhe nė koleksionet e haditheve te tė tjerėt se shoku i Muhamedit, lavdėrimi dhe paqja qofshin mbi tė, Muadh Ibėn Xhebeli, kur kishte shkuar nė Sham pa se si ata u pėruleshin dhe u bėnin sexhde udhėheqėsve tė tyre (para se ta pranonin Islamin). Kur u kthye nė Medinė dhe takoi tė Dėrguarin, lavdėrimi dhe paqja qofshin mbi tė, iu pėrul me sexhde atij. Muhamedi salallahu alejhi ue selem i tha: “Ēfarė ėshtė kjo, o Muadh?” Ai tha: “I kam para se ata e bėnin kėtė ndaj tė parėve tė tyre dhe ti e meriton mė shumė kėtė.” Muhamedi salallahu alejhi ue selem e ndaloi nga kjo gjė.
   Gjithashtu nė koleksionin e Tirmidhiut tregohet se Muhamedi salallahu alejhi ue selem ėshtė pyetur se nėse njeriu takon vėllanė e tij musliman, a lejohet t`i pėrkulet atij? Ai ka thėnė: “Jo”. Pastaj ėshtė pyetur: “A lejohet ta puthė atė dhe ta pėrqafojė? Ai ka thėnė: “Jo”. “A lejohet ta pėrshėndesė me dorė?” Ai ka thėnė: “Po”.
   Pėrkulja dhe sexhdeja janė veprime qė bėhen vetėm ndaj Allahut tė Lartėsuar, prandaj ato janė adhurime specifike me tė cilat manifestohet nėnshtrimi fizik dhe nuk lejohet t`ia pėrkushtojmė dikujt tjetėr pėrveē Allahut tė Lartėsuar.
   Nėse ky veprim bėhet nė shenjė madhėrimi dhe adhurimi ndaj njerėzve, atėherė ky ėshtė kufėr, por nėse bėhet nė shenjė nderimi apo si formė pėrshėndetjeje, atėherė ėshtė haram dhe kjo formė e pėrshėndetjes nuk ėshtė islame. Prandaj duhet t'i largohemi kėsaj dhe tė mundohemi t`ua sqarojmė tė tjerėve pse ėshtė i ndaluar ky veprim.
   Forma e pėrshėndetjes e njohur nė mesin e muslimanėve ėshtė pėrshėndetja me dorė dhe pėr vlerėn e kėsaj kemi me dhjetėra hadithe. Ndėr to ėshtė hadithi tė cilin e shėnon Buhariu. Nė tė Katadeja tregon se e ka pyetur Enes Ibėn Malikun se a pėrshėndeteshin me dorė sahabėt dhe ai i ėshtė pėrgjigjur “Po”.
   Sa i pėrket pėrqafimit gjatė pėrshėndetjes, kemi disa hadithe tė cilat vėrtetojnė atė nė rastet kur takimi ndodh pas njė kohe, sikur pas udhėtimit. Tregon Enes Ibėn Maliku se shokėt e Muhamedit salallahu alejhi ue selem, kur takoheshin, pėrshėndeteshin me dorė, kurse kur ktheheshin nga udhėtimi, pėrqafoheshin (shėnon Taberaniu dhe Albani e cilėson tė saktė).
   Gjithashtu vėrtetohet se kur Xhaferi Ibėn Ebi Talibi u kthye nga Etiopia, e takoi Muhamedin salallahu alejhi ue selem. Muhamedi salallahu alejhi ue selem e pėrqafoi dhe e puthi nė ballė (shėnon Taberaniu, Ibėn Haxheri dhe Albani e cilėsojnė tė saktė).
   Kurse sa i pėrket puthjes gjatė pėrshėndetjes, kemi disa hadithe qė tregojnė se ajo lejohet qoftė nė ballė apo nė dorė, posaēėrisht ndaj mė tė vjetėrve dhe dijetarėve nė shenjė respekti. Ibėn Haxheri pėrmend nė “Fet`hul Bari” se Usame ibėn Sheriku me njė rast ia ka puthur dorėn Muhamedit salallahu alejhi ue selem, ai dhe disa tė tjerė. Mirėpo nė kėtė rast duhet tė kihet kujdes qė kjo tė mos bėhet praktikė e tepruar dhe tė ndikojė nė ngritjen e njerėzve, ashtu si theksojnė dijetarėt qė trajtojnė kėtė ēėshtje. Pėr kėtė nė hadithin e lartpėrmendur, qė e shėnon Tirmidhiu, Muhamedi salallahu alejhi ue selem e ndaloi puthjen dhe pėrqafimin, qė tė mos teprohet shumė nė tė. Allahu e di mė sė miri!
 

Alaudin Abazi
14.3.2008

                                             www.klubikulturor.com