Dua ta
ndėrroj unazėn e arit, por kam dėgjuar se tė ndėrrosh
unazėn ėshtė gjynah
Pyetja:
Selam alejkum! Tani kam filluar tė mėsoj pėr Islamin dhe doja
ta nisja rrugėn time inshallah me ndihmėn e Allahut, tė
filloj nga gjėrat mė tė vogla qė nė pamje tė parė duken
sikur nuk kanė shumė rėndėsi. Allahu jua shpėrbleftė pėr
mbėshtetjen qė tregoni. Kam lexuar njė artikull nė tė
cilin thuhej se ari nuk ėshtė i lejueshėm pėr
mashkullin. Problemi ėshtė se unė unazėn e martesės e
kam ar dhe dua ta ndėrroj, por ēėshtja ėshtė se kam
dėgjuar se po tė ndėrrosh unazėn ėshtė gjynah. Kam
vėrtet nevojė pėr pėrgjigjen tuaj se si duhet tė veproj.
Me mbėshtetjen e Allahut dhe me ndihmėn e Tij kėrkojmė
mbrojtje prej ēdo gjėje. Ju lutem njė pėrgjigje sa mė
shpejt. Allahu jua shpėrbleftė!
Pėrgjigjja:
Falėnderimet i takojnė Allahut, paqja dhe bekimet e Tij
qofshin mbi tė Dėrguarin e Tij Muhamed, mbi familjen
e tij,
mbi shokėt e tij dhe mbi tė gjithė ata qė ndjekin rrugėn e tij
deri nė Ditėn e Gjykimit. Ju pėrshėndesim dhe
urojmė pėr kthimin tuaj nė rrugėn e Allahut tė
Lartėsuar. E usim Atė tju forcojė dhe tju japė sukses
dhe lumturi nė kėtė botė dhe nė botėn tjetėr!
Fillimisht na bėri pėrshtypje ajo qė pėrmendėt rreth
gjėrave tė vogla nė Islam, prandaj themi se padyshim nė
Islam tė gjitha mėsimet dhe dispozitat nuk kanė tė
njėjtėn gradė dhe nuk trajtohen ashtu sikurse edhe
ndalesat. Pėr kėtė kemi farze, vaxhibe, sunete, harame,
mekruhe, etj.. por kjo ndarje nuk nėnkupton nėnvlerėsim
tė atyre dispozitave qė janė mė pak tė rėndėsishme nė
ligjin islam. Me fjalė tė tjera, secila dispozitė
islame, pa marrė parasysh rėndėsinė dhe shkallėn, e ka
vendin dhe pozitėn e pėrcaktuar nga Allahu i Lartėsuar
dhe Resulullahu salallahu alejhi ue selem dhe ajo duhet
ta mbajė atė vend.
Duke u nisur nga kjo
bazė, besimtari i sinqertė nuk lejohet tė bėjė
seleksionime nė raport me mėsimet islame duke vepruar
diēka dhe lėnė diēka varėsisht prej shijes apo epshit qė
ka. Me hyrjen e tij nė Islam ai u nėnshtrohet mėsimeve
islame duke filluar nga mė tė rėndėsishmet deri tek ato
mė pak tė kėrkuarat dhe se ai zotohet se do tė mundohet
brenda mundėsive qė ta praktikojė Islamin tė tėrėsi.
Allahu i Lartėsuar thotė: O ju qė besuat, hyni nė
Islam tėrėsisht (pėrqafojeni fenė islame nė tėrėsi),
e mos ndiqni rrugėn e djallit, sepse ai ėshtė armik
juaji i hapėt. (Bekare, 208)
Ndėrsa nė lidhje me
unazėn e arit, nuk ka asnjė tė keqe ndėrrimi saj, madje
nga ju kėrkohet qė tė mos e mbani unazėn e arit, edhe
pse ėshtė dhuratė martese. Nė kėtė rast ju mund ta
ndėrroni atė me unazė argjendi dhe ajo qė ju keni
dėgjuar, se nuk bėn tė ndėrrohet unaza e martesės, ėshtė
besėtytni e kotė. Dijeni se ju me atė veprim arrini
kėnaqėsinė e Allahut tė Lartėsuar dhe pa dyshim do tė
shpėrbleheni. I Dėrguari, lavdėrimi dhe paqja e Allahut
qofshin mbi, tė thotė: Kush lė njė gjė pėr hir tė
Allahut, atij Allahu ia kompenson me njė gjė tjetėr edhe
mė tė mirė. Hadithi ėshtė hasen dhe e shėnon
Tirmidhiu dhe tė tjerėt.
Allahu e di mė sė miri!