Desha tė
pyes rreth vizitės nė varreza. A ėshtė e preferuar tė
bėjmė dua nė varreza dhe tė kėndojmė Kuran apo Jasin pėr
tė vdekurit qoftė nė varreza apo nė shtėpi, e ēfarė
dobie kanė tė vdekurit nga kjo.
Pėrgjigjja:
Falėnderimet i takojnė Allahut, paqja
dhe bekimet e Tij qofshin mbi tė Dėrguarin e Tij
Muhamed, mbi familjen, shokėt dhe tė gjithė ata qė
ndjekin rrugėn e tij deri nė Ditėn e Gjykimit.
Nė letrėn tuaj ngrihen disa pyetje, kėshtu qė pėr tė
qenė mė e kuptueshme pėrgjigjja, do tė flasim nė disa
pika.
Vizita e varrezave:
Nė fillim tė shpalljes, posaēėrisht nė Mekė, vizita e
varrezave ishte e ndaluar pėr muslimanėt, mirėpo mė vonė
ėshtė lejuar kjo, prandaj ka konsensus (ixhma) te
dijetarėt e nderuar se vizita e varrezave pėr meshkujt
ėshtė sunet. Por ata kushtėzojnė qė gjatė vizitės tė
largohemi nga gjėrat e ndaluara, tė cilat hidhėrojnė
Allahun e Lartėsuar, sikurse t`u lutemi tė vdekurve, tė
kėrkojmė ndihmė nga ata (tė kėrkojmė ndihmė pėr ndonjė
nevojė nga tė vdekurit ėshtė shirk), vajtimi i tyre,
madhėrimi i tyre duke pretenduar nė formė absolute se
janė nga banorėt e xhenetit, etj.
Vizita e varrezave pėr muslimanin synon dy objektiva:
- Qė muslimani me kėtė vizitė ta kujtojė vdekjen dhe
ahiretin dhe se fundi i tij sė shpejti do tė jetė ose
xheneti ose xhehenemi, prandaj muslimani me kėtė e
kėshillon veten dhe vetėdijesohet se pėr ēfarė ia vlen
tė japė mund me tė drejtė. Ky ėshtė objektivi kryesor i
vizitės sė varrezave pėr muslimanin ashtu si kuptohet
edhe nga hadithi i Muhamedit salallahu alejhi ue selem:
...vizitoni varrezat, sepse ato ua pėrkujtojnė
vdekjen. (Buhariu dhe Muslimi).
Gjithashtu thotė: Unė u pata ndaluar nga vizita e
varrezave, por tani vizitojini ato, se kjo e ua
pėrkujton botėn tjetėr.
- Qėllimi tjetėr ėshtė qė tė bėjmė lutje dhe tė kėrkojmė
falje nga Allahu i Lartėsuar pėr tė vdekurin.
Vizita e varrezave pėr femrat:
Nė lidhje me vizitėn e varrezave pėr femrat, ka
mospajtim te fukahatė:
Mendimi i parė: Dijetarėt hanefi, maliki, shafi dhe njė
transmetim nga Imam Ahmedi e shohin tė lejuar.
Mendimi i dytė: Medhhebi hanbeli e ndalon vizitėn e
varrezave pėr femrat. Gjithashtu kėtė mendim e
pėrzgjedhin njė grup i fukahave tė vjetėr nga hanefitė e
malikitė dhe shumė nga dijetarėt bashkėkohorė tė njohur
pėr metodologji tradicionaliste.
Mendimi i shumicės bazohet mbi atė se pasi lejimi pas
ndalesės, i cili pėrmendet nė hadith, ėshtė i
pėrgjithshėm, i pėrfshin edhe meshkujt edhe femrat.
Fjala ėshtė pėr hadithin:Unė
u pata ndaluar nga vizita e varrezave, por tani
vizitojini ato, se kjo e ua pėrkujton botėn tjetėr.
Po tė vazhdonte ndalesa e vizitės sė varrezave pėr
femrat, ato do t`i pėrjashtonte Muhamedi salallahu
alejhi ue selem nė kėtė hadith tė pėrgjithshėm. Pasi kjo
nuk ka ndodhur, atėherė edhe pėr meshkujt edhe pėr
femrat vlen e njėjta dispozitė. Gjithashtu vėrtetohet nė
njė hadith tė saktė nė koleksionin e Muslimit, se Aishja
e pyet tė Dėrguarin, lavdėrimi dhe paqja qofshin mbi tė,
se ēfarė tė thotė kur t`i vizitojė varrezat dhe ai i a
mėson lutjen. E, po tė ishte e ndaluar vizita pėr
femrat, atėherė do t`ia tėrhiqte vėrejtjen Aishes, se
kjo ėshtė e ndaluar pėr femrat.
Ndėrsa argumentimi i atyre qė thonė se ėshtė e ndaluar
njė praktikė e tillė pėr femrat bazohet nė hadithin e
saktė: Allahu i mallkoftė ato femra qė i vizitojnė
varrezat! Shėnon Ahmedi, Tirmidhiu, Ibėn Maxhe dhe
Albani e cilėson tė saktė.
Mallkimi nė hadith vėrteton se sa i ndaluar ėshtė ky
veprim. Pastaj ata thonė se femra ėshtė e dobėt dhe nė
ato momente tė mėrzisė gjatė vizitės mund tė bėjė
veprime qė hidhėrojnė Allahun e Lartėsuar, si vajtimi,
etj.
Megjithėkėtė, e sakta ėshtė se ky hadith, edhe pse ėshtė
i saktė, ėshtė i hershėm dhe ka tė bėjė me kohėn kur
muslimanėt e kishin tė ndaluar vizitėn e varrezave nė
pėrgjithėsi. Pra, ky hadith ėshtė i anuluar me hadithin
Unė u pata ndaluar nga vizita e varrezave, por tani
vizitojini ato, se kjo e ua pėrkujton botėn tjetėr.
Kjo gjė vėrtetohet nga Aishja, e cila pas vdekjes sė tė
Dėrguarit, lavdėrimi dhe paqja qofshin mbi tė, vizitoi
varrezat dhe disa e kritikuan se si bėn njė veprim tė
kėtillė derisa Muhamedi salallahu alejhi ue selem, ka
thėnė:Allahu i mallkoftė ato
femra qė i vizitojnė varrezat! Ajo tha se ky hadith
ėshtė i vėrtetė, por pas kėtij hadithi ai ka thėnė:
Unė u pata ndaluar nga vizita e varrezave, por tani
vizitojini ato, se kjo e ua pėrkujton botėn tjetėr.
Nga kjo thėnie e Aishes kuptojmė se ky hadith ėshtė i
anuluar.
Gjithashtu vėrtetohet te Buhariu dhe Muslimi se Muhamedi
me njė rast kaloi pranė njė gruaje, e cila ishte ndalur
para varrit tė djalit tė saj dhe e vajtonte atė. Ai e
kėshilloj ta ketė frikė Allahun dhe mos ta vajtojė
djalin, por nuk i tha se vizita e varrezave ėshtė e
ndaluar pėr femra.
Sido qė tė jetė, edhe pse argumentet mė tė qėndrueshme
janė nė anėn e atyre qė lejojnė vizitėn nė varreza, tė
gjithė dijetarėt janė tė pajtimit se nėse vizita e
femrave shkakton ndonjė ndalesė (haram) ose tejkalim tė
kufijve, atėherė kjo ėshtė e ndaluar. Prandaj duhet tė
kemi kujdes qė edhe nėse vizitohen varrezat nga femrat,
kjo tė bėhet konform dispozitave islame dhe tė mos jenė
tė shpeshta.
Ēfarė lutjeje lexohet gjatė vizitės sė varrezave ose
cilat janė gjėrat e preferuara pėr tu bėrė gjatė
vizitės sė varrezave:
Gjatė vizitės sė varrezave ėshtė sunet tė kėndohet njė
lutje e posaēme, tė cilėn na e tregon i Dėrguari
salallahu alejhi ue selem nė hadith.
ES-SELAMU ALEJKUM EHLED-DIJARI MINEL-MU'MINIINE VEL
MUSLIMIINE VE INNA INSHA-ALLAHU BIKUM LAHIKUN. NES'ELU-ILAHE
LENA VE LEKUM EL-AFIJE.. Nė shqip: Es-selamu alejkum o
ju banorė tė kėtij vendi, besimtarė e muslimanė. Edhe ne
inshallah, me urdhrin e Allahut, kur tė vijė pėrcaktimi
i Tij, me ju do tė radhitemi. Lusim Allahun pėr ne dhe
pėr ju qė tė na mėshirojė!
Gjithashtu preferohet tė bėjmė lutje tė ndryshme pėr
faljen e mėkateve pėr shpėtimin e tyre, shpėrblimin me
xhenet, etj.
Lejohet edhe tė ngrihen duart gjatė lutjes, por kėrkohet
qė gjatė lutjes tė kthehemi nga kibla dhe jo nga varret.
Pastaj ėshtė mirė qė gjatė vizitės ta kujtojmė veten se
aty do tė jetė vendbanimi i ardhshėm i yni dhe tė
mundohemi tė shfrytėzojmė nga koha jonė e mbetur.
Gjatė ecjes nė varreza ėshtė sunet qė t`i zbathim
kėpucėt, ashtu si vėrtetohet nė njė hadith qė arrin
shkallėn e hasenit. Por nėse ecja pa kėpucė ėshtė e
vėshtirė, atėherė lejohet tė ecim tė mbathur. Ėshtė e
ndaluar qė tė shkelim mbi varre. Kėto ishin disa norma
qė kanė tė bėjnė gjatė vizitės sė varrezave.
Leximi i Kuranit apo i sures Jasin nė varreza gjatė
vizitės sė varrezave:
Nė lidhje me leximin e Kuranit pėr tė vdekurit kemi
folur mė herėt nė disa tema dhe pėr mė gjerėsisht mund
tė shikoni temat tė cilat gjenden nė rubrikėn e fikhut.
Ndėrsa kėtu themi se edhe pse shumica e ulemave lejojnė
qė leximin e Kuranit t`ia dedikojmė tė vdekurve, nė
praktikėn e Muhamedit salallahu alejhi ue selem dhe tė
gjeneratave tė para nga sahabėt e tabiinėt, nuk ishte e
njohur qė leximin e Kuranit t`ia dedikonin tė vdekurve.
Prandaj, mė e drejtė do tė ishte ta kufizojmė veten nė
ato veprime tė cilat i praktikonte i Dėrguari salallahu
alejhi ue selem ndaj tė vdekurve dhe nė ato gjėra qė ai
na porositi, sikurse lutja pėr ta e kėrkimi i faljes,
dhėnia e sadakasė, pagimi i borxhit, etj. Allahu e di mė
sė miri!