Hytbe

Shkencore
Urtėsi

Ėndėrrat

Ligjėrata

Ilahi

Faqja juaj

Faqja kryesore

Kuran

Hadith
Akide

Fikh

Tefsir

Tema

Pyetje

 

www.albislam.com
 
www.fjalaebukur.com
 
www.ankebut.com
 
www.krenaria.com
 
www.dritaebesimit.com
 
www.audionur.com
 
www.pertymoter.net
 
www.islamgjakova.net
 
www.ilahi-ks.com
 

 
 
 
 
 
 
 
 

Pyetja:

Desha t’ju pyes nė lidhje me eksperimentin qė po zhvillohet nė Gjenevė pėr tė vėrtetuar krijimin e universit. Ēfarė qasjeje jep Kurani ndaj kėtyre ngjarjeve, a janė ato tė pranueshme kur dihet qė feja islame deri nė njė masė tė caktuar arsyeton investigimet dhe gjetjen e tė panjohurave apo ėshtė ky njė sulm i rėndė mbi fenė islame nė rast se ky eksperiment konceptohet si "pėrzierje nė punėt e Zotit". Ju pėrshėndes, paqja dhe mėshira e Zotit qofshin mbi  ju!


Pėrgjigjja:

Falėnderimet i takojnė Allahut, paqja dhe bekimet e Tij qofshin mbi tė Dėrguarin e Tij Muhamed, mbi familjen e tij, mbi shokėt e tij dhe tė gjithė ata qė ndjekin rrugėn e tij deri nė Ditėn e Gjykimit.

Do tė mundohemi t`i pėrgjigjemi pyetjes suaj pa u ndalur nė detaje, pasi kemi njė numėr tė madh pyetjesh pa iu pėrgjigjur.
Pikėsėpari, Allahu i Lartėsuar nė Kuran nė shumė ajete flet pėr universin, krijimin, sistemin se si funksionon gjithėsia, lėvizja e trupave, etj.. Allahu i Plotfuqishėm i pėrmend kėto gjėra si fakte qė i pėrcillen njerėzimit pėr tė vėrtetuar madhėrinė dhe fuqinė e Tij dhe kėshtu pėr tė shtuar njeriu besimin e tij tek Allahu i Plotfuqishėm.
Allahu i Lartėsuar thotė: “Nė krijimin e qiejve e tė tokės, nė ndryshimin e natės dhe tė ditės, ka argumente tė qarta pėr ata qė kanė arsye dhe intelekt.” (Al
i Imran, 190)

Dhe thotė: “Dhe nė tė (tokė) Ne kemi krijuar bjeshkė tė paluhatshme qė tė mos i lėkundė ata, dhe nėpėr to kemi bėrė lugina e rrugė, nė mėnyrė qė ata tė dinė tė orientohen. Qiellin ua kemi bėrė kulm tė sigurt, por ata zmbrapsen prej atyre argumenteve. Ai ėshtė qė krijoi natėn e ditėn, Diellin e Hėnėn dhe secili prej tyre noton nė orbitė.” (Enbija, 31-33)

Gjithashtu thotė: “I pastėr nga tė metat ėshtė Ai qė krijoi tė gjitha llojet (ēiftet) nga ēka mban toka, nga vetė ata dhe nga ēka ata nuk dinė. Pėr ata ėshtė argument edhe nata, prej tė cilės largojmė ditėn, kurse ata mbesin nė terr. Edhe Dielli udhėton pėr nė kufirin e vet (nė cakun pėrfundimtar). Ai ėshtė (udhėtim) pėrcaktim i Ngadhėnjyesit, tė Dijshmit. Edhe Hėnės i kemi caktuar fazat (pozicionet) derisa tė kthehet nė trajtėn e harkut (rrem i hurmės sė tharė). As dielli nuk mund ta arrijė hėnėn, e as nata paraditen po secili noton nė njė galaktikė.” (Jasin, 36-40)

Ndėrsa nė lidhje me eksperimentin pėr origjinėn e universit, i cili po realizohet nė Zvicėr, me aq sa kemi arritur tė kuptojmė nga lajmet (pra nuk kemi lexuar ndonjė shkrim apo punim qė e sqaron mė qartė kėtė ēėshtje), mund tė themi se ėshtė njė eksperiment shkencor qė mundohet tė vėrtetojė apo mė mirė tė themi qė do tentojė ta shpjegojė mėnyrėn se si u krijua universi. Njeriu nuk e ka tė ndaluar tė hulumtojė dhe tė gjejė pėrgjigje rreth fakteve e ngjarjeve tė cilat kanė ndodhur apo tė eksperimentojė rreth fenomeneve e dukurive tė cilat mė herėt nuk kishte mundėsi t`i eksperimentonte. Madje shumė nga kėto njohuri te tė cilat arrin njeriu t`i gjejė, ato paraprakisht janė tė pėrmendura nė Kuran.

Pėr kėtė arsye, nė kohėn tonė bashkėkohore doli njė shkencė qė merret me studimin e argumenteve shkencore qė gjenden nė Kuran, e njohur si El-I`xhazu Ilmi fi Kuran, Mrekullitė shkencore tė Kuranit. Nė gjuhėn shqipe kemi disa libra tė pėrkthyer qė shtjellojnė zbulimet shkencore nga kėndvėshtrimi i Kuranit dhe Sunetit.

Allahu i Lartėsuar thotė: “Ne do t’ua bėjmė atyre tė mundshme qė t’i shohin argumentet Tona nė horizonte dhe nė veten e tyre deri qė t’u bėhet e qartė se ai (Kurani) ėshtė i vėrtetė. A nuk mjafton qė Zoti yt ėshtė dėshmitar pėr ēdo gjė?” (Fusilet, 53)

Nė fund do tė pėrmend edhe njė ajet qė tregon se si ishte universi nė fillim tė krijimit dhe se si ėshtė bėrė ndarja mė pas. Allahu i Lartėsuar thotė: “A nuk e dinė ata, tė cilėt nuk besuan se qiejt e toka ishin tė ngjitura, e Ne i ndamė ato tė dyja dhe ujin e bėmė bazė tė jetės sė ēdo sendi; a nuk besojnė? Dhe nė tė (tokė) Ne kemi krijuar bjeshkė tė paluhatshme qė tė mos i lėkundė ata, dhe nėpėr to kemi bėrė lugina e rrugė, nė mėnyrė qė ata tė dinė tė orientohen.” (Enbija, 30-31)

 

Alaudin Abazi
19.9.2008

                                             www.klubikulturor.com