A shkojnė nė
xhenet femrat qė vazhdimisht falin namaz, por nuk janė
tė mbuluara?
Pyetja:
Desha ta di
se a shkojnė nė xhenet femrat tė cilat vazhdimisht falin
namaz, por nuk janė tė mbuluara si edhe bėjnė shumė
vepra tė mira, por pėr shkak tė punėsimit apo pėr shkak
se janė tė ndaluara nga familja pėr tu mbuluar, nuk
mbulohen. Ju lutem qė tė ma sqaroni sa mė hollėsisht
pėrgjigjen. Allahu ju shpėrbleftė me te mira!
Pėrgjigjja:
Falėnderimet i takojnė Allahut, paqja dhe bekimet e Tij
qofshin mbi tė Dėrguarin e Tij Muhamed, mbi familjen,
mbi shokėt dhe mbi tė gjithė ata qė ndjekin rrugėn e tij
deri nė Ditėn e Gjykimit.
Mbulesa ėshtė obligim pėr femrėn muslimane qė ka arritur
moshėn e pjekurisė. Pėr kėtė ka ixhma (pajtueshmėri) mes
tė gjithė muslimanėve dhe nuk e mohon askush kėtė. Pėr
vlerėn dhe dobitė e mbulesės kemi me dhjetėra shkrime e
libra nė tė cilat mund tė lexoni pėrse ėshtė e
domosdoshme pėr femrėn qė ta mbulojė trupin e saj.
Gjithashtu edhe ne nė disa pėrgjigje kemi folur rreth
disa rrethanave me tė cilat ballafaqohet sot femra
muslimane qė dėshiron ta mbajė hixhabin (mbulesėn) dhe
jemi munduar t`i hulumtojmė format e tejkalimit tė atyre
pengesave, prandaj mund tė lexoni edhe aty.
Ndėrsa a ėshtė shamia kusht qė femra muslimane tė hyjė
nė xhenet, themi se mbulesa nuk ėshtė prej kushteve
thelbėsore tė besimit (imanit) pa tė cilin femra
trajtohet jomuslimane. Nėse femra i plotėson kushtet
themelore tė besimit, fal namazin, kryen vepra tė mira,
ajo ėshtė besimtare dhe shpresojmė qė ta pėrfshijė
mėshira e Allahut dhe ta fusė nė xhenet. Duhet pasur
parasysh se nuk janė tė gjithė muslimanėt nė njė gradė,
kemi nga ata njerėz qė arrijnė gradat e tė Dėrguarve, tė
shehidėve, kemi njerėz tė devotshėm dhe kemi muslimanė
neglizhues dhe mėkatarė. Muslimania e cila ėshtė
praktikante e fesė, por nuk i pėrmbahet mbulesės, ėshtė
muslimane mėkatare e cila nuk ka pėrfillur njė obligim
qė ia ka pėrcaktuar Allahu asaj dhe pėr kėtė ajo do tė
merret nė pėrgjegjėsi dhe ėshtė shumė e mundshme qė ajo
t`i nėnshtrohet dėnimit tė Allahut tė Lartėsuar. Nėse
ajo ka neglizhuar dhe nuk ka tentuar qė ta ndryshojė
gjendjen e saj duke hulumtuar mundėsitė qė ka para vetes,
me fjalė tė tjera nuk e ka bėrė dert kėtė mėkat tė cilin
e vepronte, atėherė frikėsohemi se nuk do tė pėrfshihet
nga mėshira e Allahut. Allahu e di mė sė miri!