Hytbe

Shkencore
Urtėsi

Ėndėrrat

Ligjėrata

Ilahi

Faqja juaj

Faqja kryesore

Kuran

Hadith
Akide

Fikh

Tefsir

Tema

Pyetje

 

www.albislam.com
 
www.fjalaebukur.com
 
www.ankebut.com
 
www.krenaria.com
 
www.dritaebesimit.com
 
www.audionur.com
 
www.pertymoter.net
 
www.islamgjakova.net
 
www.ilahi-ks.com
 

 
 
 
 
 
 
 
 
A prishet abdesti nėse femra muslimane pėrshėndet me dorė (kontakt) mashkullin e panjohur dhe e kundėrta?

Pyetja:

Selam alejkum!
Allahu xh.sh. ju shpėrbleftė pėr punėn e palodhur qė bėni. Desha t’ju parashtroj njė pyetje: A prishet abdesti nėse femra muslimane pėrshėndet me dorė (kontakt) mashkullin e panjohur dhe e kundėrta?


Pėrgjigjja:

   Falėnderimet i takojnė Allahut, paqja dhe bekimet e Tij qofshin mbi tė Dėrguarin e Tij Muhamed, mbi familjen e tij, mbi shokėt e tij dhe mbi tė gjithė ata qė ndjekin rrugėn e tij deri nė Ditėn e Gjykimit.
   Nėse femra muslimane pėrshėndet me dorė ndonjė mashkull tė huaj apo prekja nė pėrgjithėsi e femrės a e prish abdestin apo jo ėshtė nga gjėrat pėr tė cilat ka mospajtim te fukahatė.

1. Medhhebi shafi dhe hanbeli shohin se e prish abdestin nėse ndodh prekja direkt pa ndonjė mbrojtės, si doreza, etj. Hanbelitė kanė kushtėzuar qė prekja tė ndodhė me epsh. Pėr kėtė argumentojnė me ajetin kuranor:
“O ju qė besuat! Kur doni tė ngriheni pėr tė falur namazin, lani fytyrat tuaja dhe duart tuaja deri nė bėrryla; fėrkoni kokat tuaja, e kėmbėt lani deri nė dy zogjtė. Nėse jeni xhunubė, atėherė pastrohuni (lahuni)! Nė qoftė se jeni tė sėmurė, ose nė ndonjė udhėtim, ose ndonjėri prej jush vjen prej vendit tė nevojės, ose i keni prekur gratė dhe nuk gjeni ujė, atėherė mėsyjeni (merrni tejemum) dheun e pastėr dhe me tė fėrkoni fytyrat dhe duart tuaja.” (Maide, 6). Ata kanė thėnė se nė kėtė ajet nėnkuptohet se nėse preket gruaja, atėherė prishet abdesti.

2. Mendimi i medhhebit hanefi dhe maliki ėshtė se prekja nuk e prish abdestin dhe kanė thėnė se ajeti me tė cilin kanė argumentuar ata qė kanė thėnė tė kundėrtėn nuk ėshtė argumentim i saktė, pasi prekja e cila pėrmendet nė kėtė ajet ėshtė pėrdorim metonimik (pėrdorim i njė fjale nė vend tė njė tjetre) dhe prekja kėtu ka pėr qėllim kontaktin seksual. Kėshtu komentohet ky ajet nga komentuesit e Kuranit si Ibėn Abasi dhe tė tjerė.

   Prandaj mendimi i saktė ėshtė se vetėm prekja dhe pėrshėndetja me dorė e femrės sė huaj nuk e prish abdestin. Ky ėshtė mendim i pėrzgjedhur nga shumė ulema, por duhet ta kemi parasysh se nėse thuhet se prekja me dorė e femrės sė huaj respektivisht e burrit tė huaj nuk e prish abdestin, kjo nuk nėnkupton se lejohet pėrshėndetja. Kjo ėshtė e ndaluar dhe pėr kėtė kemi folur nė njė nga pėrgjigjet e mėhershme. Allahu e di mė sė miri!
 

Alaudin Abazi
18.4.2008

                                             www.klubikulturor.com