Hytbe

Shkencore
Urtėsi

Ėndėrrat

Ligjėrata

Ilahi

Faqja juaj

Faqja kryesore

Kuran

Hadith
Akide

Fikh

Tefsir

Tema

Pyetje

 

www.albislam.com
 
www.fjalaebukur.com
 
www.ankebut.com
 
www.krenaria.com
 
www.dritaebesimit.com
 
www.audionur.com
 
www.pertymoter.net
 
www.islamgjakova.net
 
www.ilahi-ks.com
 

 
 
 
 
 
 
 
 
A mund tė shkoj nė tyrbe?

Pyetja:

Selam alejkum! Nė emėr tė Allahut, Atij tė Cilit sa herė qė ia pėrmendim emrin, nuk na ndodh asgjė e keqe as nė tokė e as ne qiell. Allahu ėshtė mė i dituri, Ai ėshtė i Gjithėmėshirshėm!
Pyetja ime ėshtė kėshtu: A mund apo a ėshtė gjynah tė shkoj nė tyrbe tė lutem?
Nėse mund tė shkoj, cila ėshtė dita e preferuar pėr tė shkuar?


Pėrgjigjja:

Falėnderimet i takojnė Allahut, paqja dhe bekimet e Tij qofshin mbi tė Dėrguarin e Tij Muhamed, mbi familjen e tij, mbi shokėt e tij dhe mbi tė gjithė ata qė ndjekin rrugėn e tij deri nė Ditėn e Gjykimit.

Motėr e nderuar! Nėse pyesim ēdo musliman se cila ėshtė baza mbi tė cilėn ndėrtohet besimi islam, pėrgjigja do tė ishte e shpejtė, e thjeshtė dhe e drejtė: Islami ndėrtohet mbi maksimėn “La Ilahe Ila Allah Muhamedun Resulullah”. Por, fatkeqėsisht, shumė muslimanė e pėrsėrisin kėtė thėnie duke mos u ndalur dhe u thelluar se pse vallė qenka aq e rėndėsishme kjo fjalė nė Islam dhe se a mjafton pėr besimtarin qė vetėm ta thotė kėtė dėshmi? Me kėtė a plotėsohet ēdo gjė? Ēfarė e shton edhe mė shumė tė keqen ėshtė edhe fakti se shumė muslimanė, edhe kur t`ia japin kuptimin kėsaj fjale (pjesės sė parė), e lėnė tė mangėt dhe e pėrkthejnė “Nuk ka Zotė tjetėr pėrveē Allahut”. Ky pėrkthim, edhe pse jep njė kuptim tė rėndėsishėm, nuk ėshtė gjithėpėrfshirės nė dhėnien e domethėnies sė plotė tė kėsaj fjale. Maksima “La Ilahe Ila Allah” krahas mohimit tė ēdo qenieje tjetėr mbinatyrore qė tė konsiderohet zot pėrveē Allahut tė Lartėsuar, mohon edhe qė t`i pėrkushtohet ēfarėdo adhurimi dikujt tjetėr pėrveē Atij, pasi Ai ėshtė i vetmi i denji qė t`i lutemi dhe t`i kėrkojmė ndihmė.

Kėshtu, nė Islam, njeriu ashtu siē duhet tė besojė Allahun si Zot tė vetėm, ai gjithashtu duhet qė nė praktikėn e tij tė mos i shoqėrojė Atij dikė tjetėr nė adhurime si lutja (duaja), kėrkimi i faljes, i ndihmės, i bereqetit, i furnizimit, i shėrimit nga sėmundjet, etj. Prandaj pėrkthimi mė i saktė i domethėnies sė kėsaj maksime do tė ishte: “Nuk ka asnjė Zot qė meriton tė adhurohet me tė drejtė pėrveē Allahut”.

Kemi shumė fe dhe ideologji nė botė qė besojnė se ekziston vetėm njė qenie mbinatyrore dhe e quajnė Zot, por nė praktikat e tė gjitha kėtyre feve (pėrveē Islamit) kemi rite dhe adhurime qė ia dedikojnė sė bashku me Zotin edhe gjėrave tė tjera, tė cilat nė fakt janė krijesa tė Tij. Kėto krijesa qė adhurohen sė bashku me Zotin te disa janė melaike (engjėj), te disa Profetė tė dėrguar prej Zotit, te disa njerėz tė rėndomtė (e i quajnė “evlija”), te disa kafshė dhe te disa krijesa tė ngurta (si kryqi, ikona, skulptura, etj.).

Ndėrsa nė Islam nuk pranohet asnjė hyjni tjetėr tė cilit mund t`i lutemi, t’i kėrkojmė ndihmė, shėrim dhe t`i dedikojmė ndonjė formė tė adhurimit pėrveē Allahut tė Lartėsuar. Prandaj nė vendfaljet e muslimanėve (xhamitė) nuk kemi diēka qė adhurohet e madhėrohet sė bashku me Allahun e Lartmadhėrishėm, ashtu si mund tė gjejmė nė faltoret e besimeve tė tjera. Ai nė Kuran thotė: “Dhe me tė vėrtet xhamitė janė pėr Allahun e ti mos e lut dikė tjetėr sė bashku me Allahun.” (Xhin, 18)

Motėr e nderuar, pas kėtyre gjėrave shumė tė rėndėsishme qė i thamė edhe njėherė e theksojmė se esenca me tė cilin feja Islame dallohet nga tė gjitha fetė dhe besimet tjera ėshtė kjo; ngritja dhe konsiderimi i Allahut si hyjni tė vetme dhe mohimi i ēdo gjėje qė adhurohet dhe qė pretendohet se ka kėtė shkallė pa marrė parasysh a ėshtė ai engjėll qė adhurohet, i dėrguar qė i jepen cilėsi tė Zotit, njeri i vdekur (i varrosur) qė mendohet se ka mundėsi tė ndėrmjetėsoj tek Allahu i Lartėsuar, apo edhe krijesė e ngurtė. Nė islam kjo bazė quhet tevhid dhe nė shqip pėrkthehet monoteizėm ose njėshmėri. Mbi kėtė tevhid janė zbritur tė gjitha librat e shenjėt dhe janė dėrguar tė gjithė pejgamberet. Allahu i Lartėsuar thotė: “Ne, nuk dėrguam asnjė tė dėrguar para teje e tė mos i kemi shpallur atij se nuk ka zot qė meriton tė adhurohet me tė drejtė, pėrveē Meje (Allahut), prandaj mė adhuroni Mua.” (Enbija, 25)
Gjithashtu thotė: "Zoti yt ka dhėnė urdhėr tė prerė qė tė mos adhuroni tjetėr pos Tij..." (El Isra, 23).

Pas sqarimit tė kėsaj ēėshtjeje shumė tė rėndėsishme, themi se tyrbet dhe vizita e varreve tė evliave me qėllim tė bėrjes lutje aty, tė kėrkimit tė ndihmės e tė ndėrmjetėsimit pėr tek Allahu nga ana e tė varrosurve, i kėrkimit tė shėrimit nga sėmundjet, i sjelljes rrotull rreth varrit (bėrja tavaf) apo diēka tjetėr tė ngjashme me kėto janė rite tė cilat jo vetėm se nuk kanė tė bėjnė me fenė e pastėr islame, por kėto veprime konsiderohen nga mė tė ndaluarat (haramet mė tė mėdha) qė mund t`i kryejė njeriu. Kėto veprime rrėnojnė bazėn pėr tė cilėn folėm mė lart dhe sqaruam se mbi tė ndėrtohet besimi islam. Kėto veprime tė gjitha janė shirk (shoqėrim i dikujt nė adhurimin e Allahut).

Me vdekjen e njeriut, qoftė ai besimtar apo jobesimtar, ndėrpritet lidhja me kėtė botė dhe me njerėzit e gjallė dhe ēdo tendencė qė tė krijohet lidhje mes tė vdekurve dhe tė gjallėve nė Islam ėshtė e papranueshme. Tė vdekurit kanė njė formė jete qė quhet Berzah dhe qė dallon nga jeta e kėsaj bote; ata nė berzah presin Ditėn e Gjykimit qė tė ringjallėn dhe tė kalojnė nė jetėn e botės tjetėr. Nuk ėshtė aspak e saktė tė mendohet se ata nė atė gjendje kanė mundėsi tė na ndihmojnė, aq mė pak tė mendojmė se ata kanė mundėsi tė komunikojnė me Allahun dhe tė ndėrmjetėsojnė pėr tė gjallėt dhe problemet e tyre. Prandaj madhėrimi i tyrbeve, vizita e tyre dhe ndėrtimi i faltoreve mbi varreza ėshtė njė praktikė rreptėsisht e ndaluar nė Islam. Pėr kėtė kemi disa hadithe qė e sqarojnė kėtė ndalesė. Ndėr to veēojmė:

- Ebu Hurejra, Allahu qoftė i kėnaqur me tė, tregon se i Dėrguari, lavdėrimi dhe shpėtimi i Allahut qofshin mbi tė, ka thėnė: "O Zot, mos e bėj varrin tim vend tė cilin e madhėrojnė njerėzit! I ka mallkuar Allahu popujt qė kanė marrė varret e tė Dėrguarve tė tyre pėr xhami." Shėnon Ahmedi Ibn Ebi Shejbe me transmetim te vėrtetė.

Kuptimi i kėtij hadithi ėshtė se Muhamedi salallahu alejhi ue selem tregon se umetet e tjera, kur u vdisnin tė Dėrguarit e tyre, i shndėrronin varret e tyre nė faltore dhe vendadhurime dhe i Dėrguari Muhamed, lavdėrimi dhe paqja qofshin mbi tė, i bėn lutje Allahut tė Lartėsuar qė tė mos ndodhė e njėjta gjė edhe me varrin e tij. Nė njė transmetim te Musnedi i Imam Ahmedit, Aishja e sqaron kėtė thėnie tė Muhamedit salallahu alejhi ue selem dhe thotė se ai ua ka tėrhequr vėrejtjen muslimanėve qė tė mos bėjnė atė qė kanė bėrė umetet e tjera.

- Abdullah Ibn Mes'udi thotė se Pejgamberi, lavdėrimi dhe paqja qofshin mbi tė, ka thėnė: "Me tė vėrtetė njerėzit mė tė kėqij janė ata tė cilėt do t`i arrijė Dita e Kiametit duke qenė tė gjallė dhe ata tė cilėt i shndėrrojnė varret nė xhamia." Shėnon Ahmedi zinxhirin e transmetuesve e cilėson tė saktė Ahmed Shakiri.

- Aishja tregon se Umu Habibe dhe Umu Seleme kishin bėrė hixhret nė Etiopi para se tė urdhėrohen muslimanėt tė bėjnė hixhret nė Medinė dhe kur Pejgamberi salallahu alejhi ue selem ishte sėmurė para vdekjes sė tij, Ummu Seleme dhe Ummu Habibe ia kanė pėrmendur atij njė kishė nė tokat e Etiopisė tė quajtur Marie. Ato ia kanė pėrmendur bukurinė dhe fotografitė e kėsaj kishe. Aishja tregon: “Pejgamberi salallahu alejhi ue selem e ngriti kokėn dhe tha: “Ata janė popull qė kur tė vdesė ndėr ta njė njeri i mirė (i devotshėm), mbi varrin e tij ndėrtojnė faltore dhe pikturojnė piktura tė tilla. Ata janė krijesat mė tė kėqija tek Allahu.” Shėnon Buhariu dhe tė tjerėt.

Kjo ishte sa i pėrket shkuarjes nė tyrbe dhe realitetit se sa ėshtė e padrejtė qė kėto veprime t`i vishen Islamit, por fatkeqėsisht shumė muslimanė nuk i kanė tė qarta kėto gjėra dhe mendojnė se tyrbet dhe vizita e tyre ėshtė njė rit madje i kėrkuar pėr besimtarėt. Nė kėto pak sqarime tė lartshėnuara jemi munduar ta shpjegojmė kėtė gabim dhe nė fund tė kėsaj pėrgjigjeje themi se nėse muslimani dėshiron tė shpėtojė nė kėtė botė dhe nė botėn tjetėr dhe nėse dėshiron t`i bėjė dobi dėshmia “La Ilahe Ila Allah”, duhet ta rregullojė jetėn, besimin dhe sjelljen nė pėrputhje me atė qė aludon kjo fjalė. Nė tė kundėrtėn, nėse njeriu e thotė kėtė dėshmi, por e rrėnon me praktika tė kėtilla, si vizita e tyrbeve, lutja e tė vdekurve, kėrkimi i ndihmės nga ata, atėherė ajo fjalė nuk do tė ketė kurrfarė vlere kur ai tė dalė para Allahut tė Lartmadhėruar nė Ditėn e Gjykimit. Allahu e di mė sė miri!

 

Alaudin Abazi
30.11.2008

                                             www.klubikulturor.com