Hytbe

Shkencore
Urtėsi

Ėndėrrat

Ligjėrata

Ilahi

Faqja juaj

Faqja kryesore

Kuran

Hadith
Akide

Fikh

Tefsir

Tema

Pyetje

 

www.albislam.com
 
www.fjalaebukur.com
 
www.ankebut.com
 
www.krenaria.com
 
www.dritaebesimit.com
 
www.audionur.com
 
www.pertymoter.net
 
www.islamgjakova.net
 
www.ilahi-ks.com
 

 
 
 
 
 
 
 
 
A i kalon koha namazit tė jacisė pas gjysmės sė natės?

Pyetja:

Selamu alejkum ue rahmetullahi ue berekatuhu!
Pata njė pyetje. A i kalon koha namazit tė jacisė pas gjysmės sė natės?
Edhe kur nė fakt duhet llogaritur gjysma e natės, prej akshamit deri nė lindjen e diellit apo deri nė imsak?


Pėrgjigjja:

   Falėnderimet i takojnė Allahut, paqja dhe bekimet e Tij qofshin mbi tė Dėrguarin e Tij Muhamed, mbi familjen, mbi shokėt dhe mbi tė gjithė ata qė ndjekin rrugėn e tij deri nė Ditėn e Gjykimit.
   Mendimi i katėr medhhebeve ėshtė se koha e jacisė shtyhet deri nė hyrjen e kohės sė sabahut. Fukahatė tė cilėt e trajtojnė kėtė ēėshtje shprehen se ky ėshtė mendim i pėrzgjedhur nga imamėt: Ebu Hanifeja, Maliku, Shafiu dhe Ahmedi, Allahu i mėshiroftė tė gjithė, edhe pse prej disa nga kėta imamė transmetohen edhe mendimet se koha e fundit e jacisė ėshtė gjysma e natės apo njė e treta e parė e natės.
   Ky qėndrim mbėshtetet nė atė qė shėnon Muslimi nė koleksionin e tij, se i Dėrguari salallahu alejhi ue selem ka thėnė: “Nė gjumė nuk ka pakujdesi, por pakujdesia ėshtė kur njeriu nuk e fal namazin derisa tė vijė koha e namazit tjetėr. Prandaj kujt i ndodh kjo, atėherė le ta falė namazin nė momentin qė e kujton atė.”
   Nga hadithi nxjerrim se koha e namazit pėrfundon me hyrjen e kohės tjetėr; nė kėtė rast koha e jacisė pėrfundon me hyrjen e kohės sė sabahut. Mirėpo duke u nisur nga hadithet qė flasin pėr kohėt e namazeve, disa nga fukahatė kanė urryer qė tė vonohet namazi i jacisė pas gjysmės sė natės pa arsye, madje disa tė tjerė janė mė rigorozė nė kėtė dhe kanė thėnė se me gjysmėn e natės pėrfundon koha e jacisė.
   Ata nisen nga hadithi i Abdullah ibėn Amrit, i cili thotė se Muhamedi salallahu alejhi ue selem ka thėnė: “... dhe koha e namazit tė jacisė ėshtė deri nė gjysmėn e natės.” Shėnon Muslimi.
   Gjithashtu edhe hadithi i Xhibrilit, nė tė cilin tregohet se ai i erdhi Muhamedit, lavdėrimi dhe paqja qofshin mbi tė, dy ditė rresht; nė ditėn e parė i tha qė t’i falė namazet nė fillim tė kohės sė tyre dhe nė ditėn e dytė t’i falė ato nė fund tė kohės. Nė hadith vėrtetohet se kur erdhi koha e jacisė, Xhibrili i tha Muhamedit salallahu alejhi ue selem: “Ngrihu dhe falu.” Ai e fali jacinė kur u largua muzgu (gjysmerrėsira pas perėndimit tė diellit). Nė ditėn e dytė atij i erdhi Xhibrili kur kaloi gjysma e natės dhe i tha ta falė atėherė jacinė. Nė fund tė hadithit, Xhibrili i thotė: “Nė mes tė kėtyre dy faljeve ėshtė koha e namazit.” Shėnon Ahmedi, Tirmidhiu dhe Nesaiu.
   Sido qė tė jetė, e drejta do tė ishte qė tė punohet me tė gjitha kėto hadithe, duke mos shfuqizuar asnjėrin prej tyre, prandaj mendimi i atyre fukahave, se pėr shkaqe tė arsyeshme koha e jacisė mund tė shtyhet deri nė fund tė natės, ėshtė mė i drejtė. Por nė raste tė zakonshme, kur nuk kemi arsye, nuk lejohet ta vonojmė jacinė deri pas gjysmės sė natės.
   Kurse sa i pėrket llogaritjes sė gjysmės sė natės, shikohet koha qė nga perėndimi i diellit deri nė hyrjen e kohės sė namazit tė sabahut, pasi kjo e tėra ėshtė natė. Pastaj nga kjo kuptojmė se edhe gjysma e natės dallon varėsisht prej gjatėsisė sė natės. P.sh., nėse dielli perėndon nė orėn pesė tė pasdites dhe koha e sabahut hyn nė orėn pesė tė mėngjesit, atėherė gjysma e natės ėshtė ora njėmbėdhjetė. Allahu e di mė sė miri!
 

Alaudin Abazi
15.2.2008

                                             www.klubikulturor.com