A ėshtė e
obliguar njė vajzė dymbėdhjetėvjeēare tė agjėrojė?
Pyetja:
A ėshtė e
obliguar njė vajzė dymbėdhjetėvjeēare tė agjėrojė? Unė i
fal pesė kohėt e namazit dhe nėse nuk tė lėnė prindėrit,
ēfarė tė bėj? A bėn tė agjėroj pa ngrėnė syfyr, por duke
ngrėnė nė orėn 12 tė natės? Allahu ju shpėrbleftė!
Pėrgjigjja:
Falėnderimet i takojnė Allahut, paqja dhe bekimet e Tij
qofshin mbi tė Dėrguarin e Tij Muhamed, mbi familjen e
tij, mbi shokėt e tij dhe mbi tė gjithė ata qė ndjekin
rrugėn e tij deri nė Ditėn e Gjykimit.
Nė lidhje me kohėn se kur obligohet tė agjėrojė njeriu,
mashkull qoftė apo femėr, nuk ėshtė esenciale mosha, por
pjekuria. Nėse femra ka arritur moshėn e pjekurisė
(pubertetin), atėherė obligohet tė falet dhe tė
agjėrojė. Shenjat e pubertetit te femrat janė njėra nga
kėto:
1. Ejakulimi, nėse ndodh nė gjumė apo e zgjuar.
2. Dalja e qimeve nė pjesėt e turpshme dhe nė sqetulla.
3. Paraqitja e menstruacioneve.
Nė lidhje me moshėn se nė cilėn vit ndodh pjekuria te
femrat, themi se ne pėrgjithėsi dallon: te disa arrihet
mė herėt, kur mbushin nėntė vjeē, te disa arrihet mė
vonė, por fukahatė theksojnė se koha mė e vonuar te
femrat mund tė jetė mosha 12-13 vjeēare.
Duke pasur kėtė parasysh, themi se nėse ju keni arritur
moshėn e pjekurisė, atėherė obligoheni tė agjėroni.
Ndėrsa rreth problemit me prindėrit, do tju kishim
sugjeruar qė tė tentoni t`i bindni ata, por nėse nuk
arrini, atėherė veproni brenda mundėsive, qoftė edhe me
mėnyrėn tė cilin e pėrmendni nė pyetjen tuaj. Allahu e
di mė sė miri!