Hytbe

Shkencore
Urtėsi

Ėndėrrat

Ligjėrata

Ilahi

Faqja juaj

Faqja kryesore

Kuran

Hadith
Akide

Fikh

Tefsir

Tema

Pyetje

 

www.albislam.com
 
www.fjalaebukur.com
 
www.ankebut.com
 
www.krenaria.com
 
www.dritaebesimit.com
 
www.audionur.com
 
www.pertymoter.net
 
www.islamgjakova.net
 

 
 
 
 
 
 
 
 
Si duhet tė veproj kur prindėrit mė qortojnė sepse dua tė mbulohem

Pyetja:

Selam alejkum!
Allahu ju shpėrbleftė me xhenet pėr punėn qė po bėni. Jam njė motėr muslimane dhe si shumė tė tjera nė Kosove as unė nuk kam pėrkrahjen e familjes pėr "mbulesėn". Edhe pse nė moshė relativisht tė re, kam kėrkuar nga familja qė tė mbulohem, por ata jo qė ma kanė refuzuar kėrkesėn pėr mbulesė, por mė kanė qortuar, kinse unė po dua tė jetoj si para 500 viteve. Gjithashtu, njė djalė musliman mė ka ofruar propozim pėr martesė dhe prindėrit e mi nuk e kanė pranuar as kėtė, me arsyetimin se ai nuk bėn pėr mua. Pyetja ime ėshtė kjo: Ēka mendoni ju, si duhet tė veproj dhe ēka tė bėj sipas rregullave tė Islamit: t’i dėgjoj prindėrit, tė cilėt janė kategorikė kundėr mbulesės,
apo tė kontaktoj fshehurazi me atė djalin nė net, nė mėnyrė qė edhe disa vite tė martohem me tė dhe tė mbulohem pastaj inshallah?
Ēfarė tė bėj? Ē'mendoni ju?
Selam alejkum!

 

Pėrgjigjja:

Falėnderimet i takojnė Allahut, paqja dhe bekimet e Tij qofshin mbi tė Dėrguarin e Tij Muhamed, mbi familjen, shokėt dhe tė gjithė ata qė ndjekin rrugėn e tij deri nė Ditėn e Gjykimit.

Sė pari, ju urojmė mirėseardhje dhe ju pėrgėzojmė pėr rrugėn qė keni zgjedhur. Vėrtet besimtari gėzohet kur dėgjon pėr tė rinjtė dhe tė rejat qė i kthehen Krijuesit tė tyre, me gjithė kohėn nė tė cilėn jetojmė, ku format e joshjeve, tė kėnaqėsive, tė emancipimeve, tė mashtrimeve tė kėsaj bote kanė arritur kulmin. Ajo qė na shtyn tė gėzohemi edhe mė shumė dhe qė fut nė zemrat tona shkėndijėn e shpresės pėr njė tė ardhme mė tė mirė janė rastet jo shumė tė rralla ku kėta tė rinj nė fillim nuk gjejnė pėrkrahjen nga mė tė afėrmit e tyre nė rrugėn qė kanė zgjedhur, por megjithėkėtė ata arrijnė t`i pėrballojnė tė gjitha kėto sfida dhe i bindin familjet e tyre, se kjo ėshtė zgjedhja e tyre dhe mė nė fund e tėrė kjo rezulton edhe me pranimin e tyre ashtu si janė.

Nė kėtė vend mė duhet tė bėj njė vėrejtje, se familjet ose prindėrit tė cilėt kundėrshtojnė zgjedhjen e fėmijėve tė tyre pa dyshim u dėshirojnė atyre tė mirėn e aq mė pak qė ata tė kenė dėshirė qė atyre t`u ndodhė diēka e keqe. Por koha nė tė cilėn ata janė zhvilluar, duke i absorbuar tė gjitha shpifjet qė i visheshin Islamit, pastaj edhe propaganda e furishme e cila ėshtė duke u bėrė nė kohėn tonė, tė gjitha kėto i bėjnė ata tė kenė paragjykime dhe neveri rreth mėsimeve islame nė pėrgjithėsi. Prandaj njė qasje e qėlluar nga ne si fėmijė tė tyre duke ua treguar realitetin e Islamit sė pari me sjellje, pastaj me gjėrat e tjera, i bėn ata ta ndryshojnė qėndrimin qė kanė ndaj Islamit.
Kurse sa i pėrket problemit tuaj konkret, fillimisht nuk kuptuam moshėn tuaj, por, si duket, nga ajo qė keni shkruar, jeni e re, prandaj do t’ju kėshillonim tė mos nxitoni nė hapat qė do tė ndėrmerrni. Refuzimi i prindėrve tuaj qė tė martoheni me djalin qė ėshtė duke ju kėrkuar, ndoshta ėshtė me vend, pasi ju ende jeni e re dhe situata qė pėrjetoni me prindėrit (do tė thotė nė pėrkufizimin qė ata ju bėjnė) ju bėn tė mos keni mundėsi t`i peshoni gjėrat ashtu si duhet, prandaj mendojmė se do tė ishte me vend qė nė kėtė kohė t`i dėgjoni prindėrit.

Kjo nuk do tė thotė qė ju t`i dėgjoni ata edhe nė mospraktikimn e mėsimeve islame, por nė kėtė duhet tė jeni mė e vendosur, mė e arsyeshme dhe tė mundoheni tė gjeni forma dhe metoda qė do t`i bėjnė prindėrit tuaj ta pranojnė formėn e jetesės qė keni zgjedhur. Prandaj, le tė jetė gjėja e parė qė ju do tė ndryshoni nė vetėn tuaj (para se tė ndryshoni dukjen) sjellja me ta; respektojini ata, ndihmojini nė gjėrat qė kanė nevojė, mundohuni tė bėni vepra qė ata do t`i pėlqejnė, mos ua ktheni fjalėn, bisedoni me ta ėmbėl, dėgjojini ata nė gjėrat tė cilat nuk kundėrshtojnė ligjet e Allahut. Tė jeni e bindur se tė gjitha kėto do tė ndikojnė qė edhe ata tė ndryshojnė raportin me ty dhe do tė tė respektojnė ashtu si i respektoni edhe ju.

Gjithashtu, nuk ju rekomandojmė tė mbani ose tė vazhdoni kontaktin me njerėz tė huaj, mė konkretisht me djalin qė pėrmendni se ju kėrkon. Ngritja e raporteve tė hershme do t’ju krijojė probleme nė jetė, pėr shkak se dashuria e cila vjen para se tė maten disa gjėra do t`ju shkaktojė shqetėsime, tė cilat ndoshta edhe do t`i pėrjetoni tėrė jetėn. Prandaj nė Islam kushtėzohet qė para se tė ngrihet dashuria ndėrmjet njė mashkulli dhe femre duhet tė shikohen shumė rrethana, kėshtu qė ajo dashuri tė arrijė realizimin e mundėsive tė bėhet e pėrjetshme.

Nė fund, mos harroni mbėshtetjen tek Allahu i Lartėsuar, nė Dorėn e tė Cilit ėshtė ēdo gjė, pėr ēdo problem, preokupim, mėrzi kthehuni Atij dhe padyshim Allahu i do ata qė i pėrulen Atij dhe e zgjedhin Atė pėr mbėshtetės!

Alaudin Abazi
1
8.5.2007
 

 

                                             www.klubikulturor.com