Nė xhaminė
ku faleshim kam hetuar se nuk faleshim nė drejtimin e
duhur
Pyetja:
Eselamu
alejkum!
Allahu ju shpėrbleftė me xhenetin Firdeus inshallah pėr
punėn e shkėlqyer e tė palodhur qė po bėni. Jam njė
vėlla nga Zvicra, qė elhamdulilah i fal tė pesė kohėt e
namazit, po ashtu edhe namaz nate. Por kam njė problem.
Nė xhaminė ku falesha, e qė edhe unė me ndihmėn e
Allahut e ēela, kam hetuar se nuk falemi nė drejtim tė
duhur, d.m.th. gabim faleshim, nė vend tė 255 shkallė
(gradė), ne faleshim nė 230 shkallė. E ftova menjėherė
kryesinė dhe imamin pėr tė diskutuar kėtė ēėshtje, pasi
unė isha kryetar, por imami nuk u pajtua fare me kėtė
dhe kėmbėnguli dhe tha se ne do tė falemi kėshtu edhe nė
tė ardhmen. U mundova ta bindja me argumentet e Allahut,
ajetet 144, 149, 150 tė sures Bekare, por krejt e kotė
dhe mė akuzoi se po bėja gjoja fitne dhe mė kėrcėnoi. U
munduam edhe me metoda tė tjera, por kot. Ne dhamė
dorėheqje dhe u larguam edhe nga xhamia. Tani unė dhe
disa tė tjerė falemi gjetiu, ndėrsa ai vazhdon akoma
ashtu me mendjemadhėsi.
Andaj, hoxhė i nderuar, a kam vepruar mirė duke iu
frikėsuar Allahut pėr fėrkime tė mėtutjeshme dhe a
pranohet ai namaz qė bėhet nė atė mėnyrė tė qėllimtė?
Pėrgjigjen mund ta vendosni te PYTJE, qė tė kenė qasje
edhe tė tjerėt, natyrisht edhe mua nė kėtė adresė. Kam
provuar ta shtroj kėtė pyetje lart, nė faqen e duhur,
pesė herė, por pa sukses, andaj zgjodha kėtė mėnyrė.
Allahu ju shpėrbleftė inshallah! Amin!
Pėrgjigjja:
Falėnderimet i takojnė Allahut,
paqja dhe bekimet e Tij qofshin mbi tė Dėrguarin e Tij
Muhamed, mbi familjen e tij, mbi shokėt e tij dhe mbi tė
gjithė ata qė ndjekin rrugėn e tij deri nė Ditėn e
Gjykimit.
Sė pari: Padyshim kthimi nga kibla
ėshtė prej kushteve tė vėrtetėsisė sė namazit dhe nėse
besimtari qėllimisht e fal namazin nė drejtim tjetėr dhe
kėtė e bėn pa ndonjė arsye tė qėndrueshme, namazi i tij
nuk ėshtė i pranuar me konsensus tė dijetarėve. Por,
kėtu duhet tė kemi parasysh njė ēėshtje mjaft me rėndėsi,
ajo ėshtė se kthimi kah kibla dallon, varėsisht ku
gjendemi. Kėshtu qė nėse jemi nė brendėsi tė Xhamisė sė
Haremit (Qabes), gjatė faljes jemi tė obliguar qė kur tė
drejtohemi kah kibla tė synojmė thelbin e Qabes, prandaj
shohim se safat e renditura brenda Xhamisė sė Haremit
janė harkore. Pėr atė qė falet brenda qytetit tė Mekės
kėrkohet qė tė drejtohet kah xhamia (haremi), kurse pėr
atė qė falet jashtė Mekės, kibla e tij ėshtė vetė Meka
dhe nga ai kėrkohet qė tė kthehet nė drejtim tė kėtij
qyteti.
Prandaj, nėse shmangemi nga drejtimi i kiblės pėr pak,
mendimi i dijetarėve ėshtė qė nėse kjo shkakton pėrēarje
dhe nuk kemi mundėsi ta ndryshojmė, atėherė duhet tė
heshtim, pasi muslimanėt qė janė jashtė Mekės janė tė
urdhėruar tė kthehen nga ana e Qabes (el xhihe), e jo ta
qėllojnė detyrimisht thelbin e Qabes.
Tirmidhiu dhe Ibėn Maxheja
shėnojnė njė hadith, tė cilėn shejh Albani nė librin
Mishkatul Mesabih dhe nė librin Irvaul Galil e
cilėson tė saktė, se Muhamedi salallahu alejhi ue selem
u ka thėnė banorėve tė Medinės: Ndėrmjet lindjes dhe
perėndimit ėshtė kible. Pėrmendja e lindjes dhe e
perėndimit nė pėrkufizimin e kiblės nė kėtė hadith ka tė
bėjė me Medinėn, pasi ai kėtė ua tha banorėve tė kėtij
vendi dhe nėse jemi nė Medinė, Meka i bie nė atė anė.
Por ajo qė nxjerrim nga ky hadith ėshtė se si Muhamedi
salallahu alejhi ue selem e ka pėrkufizuar kiblėn me
hapėsirėn ndėrmjet lindjes dhe perėndimit dhe ky
pėrkufizim ėshtė shumė i qartė, se nė tė nuk kėrkohet
detyrimisht qėllimi i esencės sė Qabes, por e kėrkuar
ėshtė ana (el xhihe). Prandaj, fukahatė kanė theksuar se
shmangia e vogėl nuk bėn dėm, por ajo qė nuk pranohet
ėshtė shmangia nga ana. Edhe tek ajetet qė urdhėrojnė
kthimin kah kibla pėrmendet ana (shatėr). Allahu i
Lartėsuar thotė: Pra kthehu anės sė xhamisė sė
shenjtė (Qabes), dhe kudo qė tė jeni (o
besimtarė) kthehuni kah ajo anė. (Bekare, 144)
Ibėn Kudame thotė: Tė drejtuarit
kah kibla ėshtė kusht i namazit dhe nė kėtė nuk ka
dallim nė mes farzit dhe nafiles... dhe ėshtė vaxhib pėr
atė qė ėshtė larg nga Meka qė tia qėllojė anės e jo
esencės sė Qabes. Imam Ahmedi thotė se nė mes tė lindjes
dhe perėndimit ėshtė kible dhe nėse shmanget nga kibla
pak, nuk prish punė, por ai duhet tė hulumtojė mesin.
Kjo ėshtė thėnie e Ebu Hanifes gjithashtu... (Mugni,
vėll. I, f.100-101)
Gjithashtu, nė lidhje me kėtė
shejh Muhamed Ibėn Salih Uthejmini, Allahu e mėshiroftė,
thotė: Drejtimi kah kibla mund tė jetė ose tė
drejtohemi nė thelb tė kiblės, e ajo ėshtė Qabja, ose tė
drejtohemi nė anėn e kiblės. Nėse njeriu ėshtė afėr
Qabes dhe ka mundėsi ta shoh atė, atėherė ai ėshtė i
urdhėruar tė kthehet nė thelbin e Qabes, pasi ajo ėshtė
esenca. Por, nėse ėshtė larg nga Qabja dhe nuk ka
mundėsi ta shohė atė, atėherė ai ka obligim tė kthehet
nga ana e saj. Sa mė larg qė ėshtė njeriu nga Meka, aq
mė e gjerė ėshtė pėr tė ana nga e cila drejtohet, pėr
arsye se sa mė shumė largohemi nga rrethi, aq mė i gjerė
bėhet ai. Pėr kėtė Profeti salallahu alejhi ue selem
thotė: Ndėrmjet lindjes dhe perėndimit ėshtė kible
dhe kjo ka tė bėjė me banorėt e Medinės, kurse dijetarėt
vėrtetojnė se shmangia e lehtė nuk bėn dėm.
Sė dyti: Duke pasur parasysh thėniet e fukahave rreth
kėsaj problematike, disa nga tė cilat u pėrmendėn mė
lart, themi se dallimi 255 shkallė nė 230 ėshtė shmangie
nga drejtimi i kiblės, por shmangia prej 25 shkallėsh (gradėsh)
nuk ėshtė e madhe, sa tė detyrohemi tė tėrhiqemi nga ajo
xhami dhe tė mos jemi tė pranishėm nė faljen e namazeve,
e aq mė pak tė themi se meriton tė ngrihen polemika
shterpė, pėrēarje, keqkuptime dhe armiqėsi me pjesėtarėt
e tjerė tė xhamisė (xhematin). Prandaj, iniciativa juaj
fillestare pėr ndryshimin e kėsaj gjendjeje me vend, por
kur keni vėrejtur se nuk po merret parasysh dhe se ėshtė
duke u pėrshkallėzuar situata, ka qenė e duhur qė
menjėherė ta ndėrpritnit fitnen dhe tė kėrkonit falje
nga imami dhe tė vazhdonit kontributin tuaj nė xhami,
qoftė si anėtar i kėshillit apo nė ndonjė formė tjetėr e
mos tė themi tė faleni aty.
Ashtu si sqaruam mė herėt, nė
kthimin nga kibla nuk ėshtė e detyrueshme qė ta qėllojmė
esencėn e Qabes, por mjafton ana dhe ky qėndrim ėshtė i
qartė, i argumentuar dhe me kėtė kanė vepruar fukahatė.
Madje disa nga dijetarėt bashkėkohorė, kur janė pyetur
rreth problemeve tė kėtilla, tė cilat janė tė pranishme
nė shumė vende, qoftė nė perėndim apo gjetiu, kanė thėnė
se pėr hir tė ruajtjes sė unitetit nuk duhet tė ngremė
debate dhe pėrēarje, derisa mospajtimi ėshtė brenda 45
shkallėve (gradėve), pasi brenda kėtyre shkallėve nuk
ndryshohet ana. Kurse nė xhaminė tuaj bėhet fjalė pėr 25
shkallė, shumė mė pak sesa kanė pėrmendur ata.
Nė fund, ju pėrgėzojmė pėr mundin
dhe padyshim qėllimi juaj ishte i shenjtė dhe i qėlluar,
por pasi tani nuk arritėt tė pėrmirėsoni dhe mospajtimi
nuk ėshtė aq i madh, ėshtė brenda kornizave tė
vlefshmėrisė sė namazit, kėrkohet nga ju qė tė ktheheni
nė xhami dhe t`i kėrkoni falje imamit dhe tė vazhdoni tė
ndihmoheni nė vepra tė mira ashtu si ka urdhėruar Allahu
i Lartėsuar: Ndihmohuni mes vete me tė mira dhe nė
tė mbara, e mosni nė mėkate e armiqėsi. (Maide, 2).
Mos tju mashtrojė shejtani e tė thoni se unė isha nė
hak dhe sa ai nuk ėshtė sjellė mirė me mua e fjalė tė
ngjashme, me tė cilat shejtani do tė tentojė tė tė
privojė nga pėrfitimet dhe shpėrblimet qė do tė arrish
me kėtė hap. Lus Allahun e Lartėsuar tju shpėrblejė pėr
kontributin qė po jepni nė ato vende nė pėrcjelljen e
fjalės sė Allahut!