A ėshtė e
vėrtetė qė prej sendeve tė para Allahu ka krijuar
lapsin?
Pyetja:
Selam alejkum, desha tė pyes diēka,
mundėsisht pėrgjigje me ajete kuranore ose me hadithe tė
Profetit a.s..
Pyetja ėshtė: A ėshtė e vėrtetė qė prej sendeve tė para
Allahu ka krijuar lapsin?
Selam alejkum!
Pėrgjigjja:
Falėnderimet i takojnė Allahut, paqja dhe bekimet e Tij
qofshim mbi tė Dėrguarin e Tij Muhamed, mbi familjen,
mbi shokėt dhe mbi tė gjithė ata qė ndjekin rrugėn e tij
deri nė Ditėn e Gjykimit.
Gjėja e parė qė e ka krijuar Allahu i Lartėsuar nga
ekzistenca ishte uji, pastaj Arshi, pastaj lapsi, pastaj
qiejt dhe toka.
Argumenti pėr kėtė ėshtė hadithi tė cilin e shėnon
Ahmedi dhe Tirmidhiu, i cili e cilėson tė saktė, ku
Muhamedi salallahu alejhi ue selem thotė: Vėrtet,
uji ėshtė krijuar para Arshit. Gjithashtu kemi disa
transmetime tė tjera, ku thuhet: Allahu i Lartėsuar
nuk ka krijuar asgjė nga krijesat para ujit.
Kurse ajo qė ju bėni pyetje, se a ėshtė lapsi gjėja e
parė e krijuar, kėtė e kanė thėnė disa, por e vėrteta
ėshtė ajo qė thamė mė herėt, pasi me kėtė bėhet bashkimi
i tė gjitha haditheve tė sakta qė kanė ardhur nė lidhje
me gjėnė e parė qė ėshtė krijuar.
Nė njė hadith, tė cilin e shėnon gjithashtu Tirmidhiu
dhe e cilėson tė saktė nga Ubade Bin Samiti, Muhamedi
salallahu alejhi ue selem ka thėnė:
انأول ما خلق الله القلم ثم قال: اكتب فجرى
بما هو كائنإلى يوم القيامة Sė pari, kur e krijoi Allahu i Lartėsuar lapsin, i
tha: Shkruaj ēdo gjė qė do tė ndodhė deri nė Ditėn e
Gjykimit.
Hadithin e sollėm nė gjuhėn arabe, pasi mund tė lexohet
nė dy forma, duke pasur parasysh rregullat gramatikore
tė saj, prandaj edhe mund t`i ketė dy kuptime, varėsisht
si lexohet.
E para: Se Lapsi ėshtė gjėja e parė qė ėshtė krijuar.
E dyta: Gjėja e parė me tė cilin ėshtė urdhėruar lapsi
kur u krijua ishte urdhri pėr tė shkruar. Ata qė e lexuan dhe i dhanė
kuptimin e parė kanė arritur nė pėrfundimin se lapsi
ėshtė gjėja e parė e krijuar, por kjo nuk ėshtė e
qėndrueshme, pasi hadithet e tjera vėrtetojnė se uji dhe
Arshi janė krijuar para lapsit.
Prandaj, kuptimi i dytė ėshtė mė
i qėndrueshėm dhe ėshtė nė pajtim me transmetimet e
tjera qė kanė ardhur nė lidhje me kėtė ēėshtje.
Ibėn Haxheri thotė: Lapsi ėshtė
krijesa e parė duke pėrjashtuar ujin dhe Arshin...
Allahu e di mė sė miri!