Komentimi i ajeteve 53-59 tė sures Teube
19.12.2009 15:54:47

“Thuaj: "Shpenzuat ju me dėshirė a me dhunė, nuk u pranohet kurrsesi, vėrtet ju ishit popull i padėgjueshėm.
Mospranimin e dhėnieve tė tyre nuk e pengoi tjetėr gjė vetėm pse ata mohuan All-llahun dhe tė Dėrguarin e Tij dhe namazin e falin vetėm me pėrtaci, e lėmoshėn nuk e japin ndryshe pos duke urryer.
Prandaj, mos tė mahnitė
(mos e shih tė mirė) pasuria e tyre e as fėmijėt e tyre, All-llahu do vetėm t'i dėnojė me to nė jetėn e kėsaj bote e t'ju nxjerrė shpirtrat duke qenė ashtu qafirė. Ata betohen nė All-llahun se vėrtet janė si ju, por ata nuk janė me ju, ata janė popull qė frikohet.
Sikur tė gjenin ndonjė vendstrehim, ndonjė shpellė a ndonjė vrimė, ata do tė shkonin aty me vrapim.
Ka prej tyre qė do tė bėjnė vėrejtjen nė ndarjen e lėmoshės, nėse u jepet nga ajo, ata mbesin tė kėnaqur, e nėse nuk u jepet, ata hidhėrohen.
E sikur tė kėnaqeshin me atė qė ua dha All-llahu dhe i Dėrguari i Tij, e tė thoshin: "Ne na mjafton All-llahu, All-llahu do tė na furnizojė nga tė mirat e Tij, e edhe i Dėrguari i Tij, dhe se vetėm te All-llahu e mbėshtesim dėshirėn
(do tė ishte shumė mė mirė pėr ta)." (Teube, 53-59)
Allahu nė kėto ajete vazhdon duke pėrmendur cilėsitė dhe gjendjet e munafikėve, tė cilėt bėnin trazira nė radhėt e shoqėrisė sė muslimanėve. Allahu nė kėto ajete tregon pėr pasurinė qė munafikėt e jepnin jo me dėshirėn e tyre. Allahu thotė: “Thuaj: "Shpenzuat ju me dėshirė a me dhunė, nuk u pranohet kurrsesi, vėrtet ju ishit popull i padėgjueshėm.”
Rreth kėtij ajeti ka disa ēėshtje qė duhen pėrmendur. Ēėshtja e parė: Abdullah b. Abasi ka thėnė: “Ky ajet ka zbritur pėr Xhed b. Kajsin, kur tha: “Mė jep leje pėr tė mos marrė pjesė nė luftė, kurse kjo ėshtė pasuria qė do tė tė jap qė tė ndihmosh veten me tė.” Nga ajeti kuptohet se nėse ai shpenzon me vullnet apo i detyruar, ai shpenzim nuk do tė pranohet.”
Pastaj Allahu tregon shkakun pse nuk pranohet pasuria e tyre, duke thėnė: “Mospranimin e dhėnieve tė tyre nuk e pengoi tjetėr gjė vetėm pse ata mohuan All-llahun dhe tė Dėrguarin e Tij dhe namazin e falin vetėm me pėrtaci, e lėmoshėn nuk e japin ndryshe pos duke urryer.”
Ēėshtja e dytė: Pėr punėt e mira, si: lidhja farefisnore, ndihma dhe tė tjera, jobesimtari nuk do tė ketė shpėrblim nė botėn tjetėr. Ai prej kėtyre tė mirave ushqehet nė kėtė botė. Argument pėr kėtė ėshtė fjala e tė Dėrguarit tė Allahut, tė cilėn e transmeton Aishja, e cila thotė: “O i Dėrguari i Allahut, Ibnu Xhudani ishte nė injorancė njeri i cili vizitonte farefisin, i ushqente tė varfrit. A do t’i bėjė kjo dobi?” I Dėrguari i Allahut i tha: “Nuk do t’i bėjė dobi. Ai asnjėherė nuk ka thėnė: “O Zot, mė fal mua gabimin Ditėn e Gjykimit.”
Gjithashtu, transmetohet nga Enesi, se i Dėrguari i Allahut ka thėnė: “Allahu nuk i bėn zullum besimtarit pėr njė tė mirė pėr tė cilėn e shpėrblen edhe nė kėtė botė, edhe nė botėn tjetėr. Ndėrsa jobesimtarin e ushqen Allahu nė kėtė botė me tė mirėn qė ka bėrė, derisa kur tė shkojė nė ahiret nuk i mbetet asnjė e mirė me tė cilėn tė shpėrblehet.” (Transmeton Muslimi)
Allahu thotė: “Mospranimin e dhėnieve tė tyre nuk e pengoi tjetėr gjė vetėm pse ata mohuan All-llahun dhe tė Dėrguarin e Tij dhe namazin e falin vetėm me pėrtaci, e lėmoshėn nuk e japin ndryshe pos duke urryer.”
Allahu nė kėtė ajet tregon pėr shkakun se pse nuk ua ka pranuar lėmoshėn munafikėve. Ndėrsa Abdullah b. Mes’udi pėr fjalėn e Allahut: “...dhe namazin e falin vetėm me pėrtaci”, ka thėnė: “Nėse janė nė xhemat, falen e nėse janė tė vetmuar, nuk falen.”
Munafiku nuk shpreson nė namazin e tij shpėrblim dhe nuk i frikėsohet dėnimit pėr lėnien e tij. Dyfytyrėsia trashėgon pėrtaci nė ibadet. Ndėrsa fjala e Allahut: “...e lėmoshėn nuk e japin ndryshe pos duke urryer” ėshtė pėr shkak se pasurinė qė japin ata e llogarisin si humbje, ndėrsa atė qė ndalin e llogaritin si pėrfitim.
Pastaj Allahu thotė: “Prandaj, mos tė mahnitė (mos e shih tė mirė) pasuria e tyre e as fėmijėt e tyre, All-llahu do vetėm t'i dėnojė me to nė jetėn e kėsaj bote e t'ju nxjerrė shpirtrat duke qenė ashtu qafirė. Ata betohen nė All-llahun se vėrtet janė si ju, por ata nuk janė me ju, ata janė popull qė frikohet.”
Allahu i drejtohet tė Dėrguarit tė Tij duke i thėnė: “Mos mendo atė tė cilėn ua kemi dhėnė munafikėve prej fėmijėve dhe prej pasurisė ėshtė nė tė mirėn e tyre, por kjo ėshtė njė ngadalėsim nė dėnimin e tyre.” Ka thėnė Hasen el-Basriu: “Kuptimi i kėtij ajeti ėshtė se Allahu do t’i dėnojė ata me nxjerrjen e zekatit dhe me shpenzimin nė rrugėn e Allahut”, kjo pėr arsye se ata nuk e japin kėtė me vetėdėshirė, por janė tė detyruar qė ta japin. Gjithashtu, ky kuptim i Hasen el-Basriut rreth ajetit ėshtė edhe zgjedhja e Imam Taberiut.
Ky ajet ėshtė njė argument i prerė se ata do tė vdesin jobesimtarė, me caktimin e Allahut. Po ashtu, ky ajet tregon edhe pėr njė moral tė keq tė munafikėve, qė ėshtė betimi i tyre se ata janė besimtarė, siē ka thėnė Allahu edhe nė suren Munafikun: “Kur tė erdhėn ty hipokritėt, tė thanė: "Ne dėshmojmė se vėrtet ti je i dėrguar i All-llahut!" E, All-llahu e di se ti je i Dėrguar i Tij, por All-llahu dėshmon se hipokritėt janė rrenacakė (kur thonė ashtu).” (Munafikun, 1)
Allahu thotė: “Sikur tė gjenin ndonjė vendstrehim, ndonjė shpellė a ndonjė vrimė, ata do tė shkonin aty me vrapim.”
Munafikėt gjithmonė mundohen tė gjejnė ndonjė vend strehim ku do tė fshiheshin dhe ku do tė siguroheshin. Mundohen tė gjejnė ndonjė vendstrehim, shpellė, apo ndonjė vrimė. Ata e bėjnė kėtė nga frika e brendshme qė i ka goditur dhe pėr kėtė ata betohen rrejshėm se gjoja janė me muslimanėt, por Allahu i zbulon betimet e tyre tė rrejshme.
Pastaj Allahu thotė nė ajetin vijues: “Ka prej tyre qė do tė bėjnė vėrejtjen nė ndarjen e lėmoshės, nėse u jepet nga ajo, ata mbesin tė kėnaqur, e nėse nuk u jepet, ata hidhėrohen.
E sikur tė kėnaqeshin me atė qė ua dha All-llahu dhe i Dėrguari i Tij, e tė thoshin: "Ne na mjafton All-llahu, All-llahu do tė na furnizojė nga tė mirat e Tij, e edhe i Dėrguari i Tij, dhe se vetėm tek All-llahu e mbėshtesim dėshirėn
(do tė ishte shumė mė mirė pėr ta)
Munafikėt janė ata tė cilėt prekėn edhe nderin e tė Dėrguarit tė Allahut, drejtėsinė e tij e llogaritėn si padrejtėsi, ndarjen e tij e llogaritėn si ndarje jo tė drejtė.
Muslimi shėnon nga Ebi Seid el-Huderij, i cili thotė: “Ishte i Dėrguari i Allahut duke ndarė pasurinė kur erdhi Hurkus b. Zuhejri (i pari i havarixhėve), i thuhet gjithashtu edhe Huvejsira Ettemimij, i cili tha: “Ndaj drejt, o i Dėrguari i Allahut!” I Dėrguari i Allahut i tha: “Mjerė pėr ty! E kush ka mundėsi tė ndajė drejt, nėse unė nuk ndaj drejt?” Atėherė zbriti ky ajet. Nė at moment Omer b. Hatabi tha: “Mė lejo, o i Dėrguari i Allahut, qė t’ia heq kokėn kėtij munafiku.” Atėherė i Dėrguari i Allahut tha: “Zoti na ruajttė, qė tė thonė njerėzit se un po vras shokėt e mi. Ky dhe shokėt e tij e lexojnė Kuranin, por ai nuk i kalon fytet e tyre, dalin prej tij siē del shigjeta prej asaj me tė cilėn gjuan.”
Sidoqoftė, teksti kuranor argumenton njė shprehje tė munafikėve, tė cilėt nuk e thonė kėtė pėr shkak tė xhelozisė qė kanė pėr fenė e Allahut, por pėr veten e tyre dhe nga hidhėrimi pse nuk kanė pasur fat nė kėtė pasuri. Ky ajet e tregon qartė dyfytyrėsinė e munafikėve.
Asnjė besimtar i denjė nuk dyshon te morali i tė Dėrguarit tė Allahut. Ai njihej pėr besnikėrinė e tij edhe para se tė dėrgohej si Pejgamber. Drejtėsia ėshtė njė degė apo njė pjesė e besnikėrisė sė tij.
Mė pas, Allahu fillon tė pėrshkruajė gjendjen e besimtarėve dhe sikur edhe munafikėt tė ishin nė kėtė gjendje, do tė ishte mė mirė pėr ta. Allahu thotė: “E sikur tė kėnaqeshin me atė qė ua dha All-llahu dhe i Dėrguari i Tij, e tė thoshin: "Ne na mjafton All-llahu, All-llahu do tė na furnizojė nga tė mirat e Tij, e edhe i Dėrguari i Tij, dhe se vetėm te All-llahu e mbėshtesim dėshirėn (do tė ishte shumė mė mirė pėr ta)
Kjo ėshtė edukata shpirtėrore, edukata e besimit, kėnaqėsia me ndarjen e Allahut dhe tė tė Dėrguarit tė Tij, tė mjaftuarit e Allahut, shpresa nė begatitė e Allahut pa asnjė pėrfitim material. Kjo ėshtė edukata e imanit tė vėrtetė, e cila ushqen zemrėn e besimtarit.

Pėrgatiti: Shaban Murati
6.7.2007


Në emër të Allahut, Mëshiruesit, Mëshirëplotit!

Paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të Dërguarin Muhamed, mbi familjen e tij dhe mbi pasuesit e tij!

 

Të nderuar vizitorë!

Ju njoftojmë se përkohësisht nuk mund t'u përgjigjemi më pyetjeve të dërguara prej jush.

Ju shprehim falënderimin dhe mirënjohjen tonë për letrat tuaja dhe ju kërkojmë ndjesë për pamundësinë  e përgjigjeve.

Vazhdoni të na vizitoni për artikujt e rinj që do të publiklohen në të ardhmen, në dashtë Allahu.

Allahu ju shpërbleftë për mirëkuptimin tuaj.

 

Redaksia

Desktop Poster

Posteri
Shiko galerine

Abonohu

Email adresa juaj:
 

Kursi Islam

Sample image
Kursi Islam pėr biznesmenė dhe tregtarė! Ligjėrata nga hoxhallarė eminent.

Dėgjo Kur'an

Sample image
Dėgjo Kur'an me titrim nė Gjuhėn Shqipe.Poashtu mund t'a zgjedhni recituesin.

Pėr ty motėr

Sample image
www.pertymoter.net | Webfaqe islame, ekskluzive pėr gjininė femėrore.

Na shkruani

Sample image
Opinionet ,sygjerimet apo pyetjet tuaja na dėrgoni nė: pyetje@klubikulturor.com



Tė gjitha drejtat e rezervuara. Klubi Kulturor (c) - 2010