Komentimi i sures Kehf (IV)
19.12.2009 15:51:36

Ajeti i shtatėmbėdhjetė: “Dhe ti e shihje diellin kur lindte, bartej prej shpellės sė tyre nga ana  e djathtė e kur perėndonte largohej prej tyre nga ana e majtė.” Sipas shumicės sė dijetarėve kjo do tė thotė se nė perėndim Dielli i linte ata. Ibn Abasi thotė se kur lindte Dielli, ai anonte nga e djathta e shpellės e kur perėndonte kalonte nga ata nė tė majte tė saj. Kėshtu ata nuk goditeshin prej dritės se Diellit as kur lindte e as kur perėndonte. Pėr kėtė vepėr tė Diellit kanė thėnė se ishte ky njė argument prej Zotit. Kjo bėhej qė ata tė mos mundoheshin as prej te nxehtėt e as prej tė ftohtit dhe tė mos u ndryshonte ngjyra e trupave tė tyre. Kjo do tė thotė se ata ishin lirshėm nė kėtė shpellė. Ky ishte njė prej argumenteve tė Allahut. Kjo pra ishte njė butėsi prej Allahut pėr tė. Komentatorėt e Kuranit kanė thėnė se djemtė flinin nė shpellė, por sytė i kishin tė hapur e kush i shikonte ata mendonte se ishin zgjuar. Ky ėshtė edhe kuptimi i fillimit te ajetit tetėmbėdhjetė. Pastaj Allahu nė vijim tė kėtij ajeti thotė: “E Ne i rrotullonim herė nė krahun e djathtė e herė nė tė majtin.

Ibn Abasi thotė se Allahu i rrotullonte ata qė tė mos i hante toka eshtrat e tyre. Ndėrsa Ebu Hurejre thotė se ata i rrotullonte Allahu dy herė nė vit, ndėrsa Muxhahidi thotė se njė herė nė shtatė vjet. Ky rrotullim i tyre ishte vepėr e Allahut, por mund tė ketė qenė vepra e mbretit me urdhėr tė Allahut. Tek fjala e Allahut: “Qeni i tyre i kishte shtrirė kėmbėt e para pranė hyrjes.” Nė kėtė fjalė tė Allahut ka katėr ceshjte:

1. Tė gjithė komentatorėt e Kuranit kanė thėnė se ai ishte njė qen i vėrtetė gjuetie. Per ngjyrėn e tij ka patur mendime tė ndryshme, po ashtu edhe pėr emrin e tij. Aliu ka thėnė se qeni quhej Rajan. Ibn Abasi thotė se ata u larguan natėn dhe ishin shtatė vetė. Kaluan pranė njė bariu qė kishte qen dhe ai i pasoi ata nė fenė  e tyre. Kabi  thotė se qeni u lehu atyre dhe ata e pėrzune atė. Nje gjė e tille u pėrsėrit disa herė, derisa u ngrit qeni dhe filloi qė tė bėnte dua dhe u tha qė tė mos kishin frikė se ai i donte tė dashurit e Allahut, ata tė flinin e ai do t’i ruante.

2. Profeti alejhi selam ka thėnė: “Kush mban njė qen tjetėr pėrveē atij qė ėshtė pėr gjueti apo pėr tė ruajtur bagėtinė, i pakėsohen atij dy kirate prej sevapeve.” Hadithi ėshtė i saktė. Kjo gjė iu tha Ibn Umerit prej Ebu Hurejres dhe Ibn Umeri i tha atij: “Allahu tė mėshiroftė, o Ebu Hurejre! Ai kishte edhe tė mbjellat. Ka treguar suneti i vėrtetė pėr mbajtjen e qenit tė gjuetisė, bujqėsisė dhe pėr kafshė, e sevapi pakėsohet pėr gjėra tė tjera, si p.sh: nėse ata me lehjet e tyre i shqetėsojne myslimanet ose ndalojnė hyrjen e engjėjve nė shtėpi, apo pėr pisllėqet e tyre. Nė njė hadith pėrmendet se pakėsohet ēdo ditė njė kirat prej sevapeve. Kjo mbase nė vartėsi tė sė keqes qė vjen prej tyre. Ndėrsa pėr kafshėt e tjera si kali, macja, etj., nuk pakėsohen sevapet.

3. Tek imam Maliku qeni i bagėtive ėshtė i lejuar. Nuk futet kėtu qeni qė mbahet pėr tė ruajtur shtėpinė. Qeni i tė mbjellave ėshtė ai qen qė i ruan tė mbjellat prej kafshėve ditėn apo natėn e jo ai qė ruan hajdutėt. Dijetarė tė tjerė pėrveē imam Malikut e kanė lejuar mbajtjen e qenve pėr t’u ruajtur prej hajdutėve.

Imam Kurtubiu thotė: “Meqenėse edhe qeni e paska arritur kėtė gradė tė lartė siē ėshtė shoqėrimi me njerėz tė mirė, duke qenė se pėr njė gjė tė tillė na ka lajmėruar Allahu, vallė si ėshtė puna e besimtareve monoteist qė bashkohen dhe i duan njerėzit e mire?! Transmetohet se Enesi ka thėnė: “Pasi pranuam Islamin nuk jemi gėzuar me diēka sa u gėzuam kur dėgjuam fjalėn e profetit alejhi selam: “Ti je me atė qė do.” Enesi thotė se ai e do Allahun, profetin alejhi sealm, Ebu Bekrin, Umerin dhe shpreson qė tė jetė me ta edhe pse nuk i bėn veprat qė kanė bėre ata. Kjo gjė pas sė cilės u kap Enesi ėshtė pėr ēdo musliman. Prandaj ne lakmojmė njė gjė tė tillė edhe pse jemi tė mangėt, shpresojmė mėshirėn e Mėshiruesit edhe pse nuk e meritojmė. Pra ishte njė qen qė e donte njė popull dhe Allahu e pėrmend kėtė qen bashke me kėtė popull. Po si ėshtė puna me besimtaret qė i kanė rrėnjėt e besimit, fjalėn e Islamit dhe kanė dashuri pėr profetin alejhi selam?! Qeni flinte nė hyrje tė shpellės dhe rrinte me sy hapur. Thotė mė pas Allahu: “E sikur tė kishe hasur nė to, do tė ishe kthyer duke ikur e do tė ishe mbushur me frikė prej tyre.” Ata u strehuan nė njė vend tė frikshėm qė njerėzit tė mos u afroheshion atyre.

Pėrfitime tė ajeteve

1. Tregon Allahu se Ai ėshtė i butė me miqtė e Tij dhe i ndihmon kur ata bėjnė emigrim pėr hir tė Tij.

2. Pohohet se udhėzimi ėshtė nė dorė tė Allahut. I udhėzuar ėshtė ai qė e ka udhėzuar Allahu e i humbur ėshtė ai qė e ka lėnė Allahu nė humbje. Kjo na shtyn neve qė udhėzimin ta kėrkojmė vetėm prej Allahut e tė kėrkojmė prej Allahut qė tė na ruaj nga humbja.

06.10.2006


Në emër të Allahut, Mëshiruesit, Mëshirëplotit!

Paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të Dërguarin Muhamed, mbi familjen e tij dhe mbi pasuesit e tij!

 

Të nderuar vizitorë!

Ju njoftojmë se përkohësisht nuk mund t'u përgjigjemi më pyetjeve të dërguara prej jush.

Ju shprehim falënderimin dhe mirënjohjen tonë për letrat tuaja dhe ju kërkojmë ndjesë për pamundësinë  e përgjigjeve.

Vazhdoni të na vizitoni për artikujt e rinj që do të publiklohen në të ardhmen, në dashtë Allahu.

Allahu ju shpërbleftë për mirëkuptimin tuaj.

 

Redaksia

Desktop Poster

Posteri
Shiko galerine

Abonohu

Email adresa juaj:
 

Kursi Islam

Sample image
Kursi Islam pėr biznesmenė dhe tregtarė! Ligjėrata nga hoxhallarė eminent.

Dėgjo Kur'an

Sample image
Dėgjo Kur'an me titrim nė Gjuhėn Shqipe.Poashtu mund t'a zgjedhni recituesin.

Pėr ty motėr

Sample image
www.pertymoter.net | Webfaqe islame, ekskluzive pėr gjininė femėrore.

Na shkruani

Sample image
Opinionet ,sygjerimet apo pyetjet tuaja na dėrgoni nė: pyetje@klubikulturor.com



Tė gjitha drejtat e rezervuara. Klubi Kulturor (c) - 2010