O ju qė
besuat! Nuk bėn tė tallet njė popull me njė popull
tjetėr, meqė tė pėrqeshurit mund tė jenė mė tė mirė nga
ata tė cilėt pėrqeshin dikė tjetėr, e as gratė me gratė
e tjera, sepse mund tė ndodhė qė gratė e tjera tė jenė
mė tė mira se ato qė pėrqeshin (duke nėnēmuar
njėri-tjetrin) dhe mos etiketoni njėri-tjetrin me
llagape. Pas besimit ėshtė keq tė pėrhapet llagapi i
keq. E ata qė nuk pendohen, janė mizorė.
Ky ajet,
po ashtu, fillon me njė thirrje qė iu ėshtė bėrė
besimtarėve. Sikur qė pamė, kjo sure ėshtė pėrmbledhėse
pėr ēėshtjet madhėshtore tė njeriut nė besim, adhurim
dhe marrėdhėnie mes robėrve tė Allahut.
Allahu nė
kėtė ajet na tėrheq vėrejtjen qė mos tė tallet asnjė
popull me tjetrin, sepse ka mundėsi qė ai qė tallet
ėshtė mė i mirė se ai qė tall. Po ashtu, Allahu na
tėrheq vėrejtjen qė mos tė lavdėrohet njeriu para tė
tjerėve. Po ashtu, nė tė njėjtėn mėnyrė tėrheq vėrejtjen
edhe grave, por ky ajet nuk do tė thotė se gratė tallen
mė shumė se sa burrat dhe pėr kėtė nuk do tė thotė se
Allahu i ka veēuar gratė, pasi qė i ka pėrmend burrat,
sepse nė sheriatin e Allahut kur pėrmenden burrat janė
pėr qėllim edhe gratė, pėrveē nėse ka ndonjė argument qė
pėrjashton. Kur Allahu e pėrmendi popullin nė kėtė ajet,
menduan se ėshtė pėr qėllim vetėm burrat dhe pėr kėtė
Allahu pastaj i veēoi edhe gratė.
Pastaj Allahu thotė: Dhe mos e
nėnēmoni veten tuaj
A thua
njeriu nėnēmon veten e vet dhe pėrmend tė metat e veta?
1.
Dijetarėt kanė thėnė se ky ajet tėrheq vėrejtjen njeriut
se muslimanin duhet ta llogarisė sikur veten e vet dhe
nuk guxon qė atė ta nėnēmoj e as tia pėrmend tė metat
atij, sepse kemi obligim qė ta nderojmė muslimanin,
vėllain tonė. E nėse ti ia pėrmend atij ndonjė tė metė
apo e qorton, ėshtė sikur tė qortosh veten tėnde dhe ti
pėrmendėsh tė metat e tua.
2. Disa
dijetarė tė tjerė rreth kėtij ajeti kanė thėnė se Allahu
ka thėnė kėshtu, sepse ti nėse tregon tė metat e dikujt
edhe ai ka pėr ti treguar tė metat e tua dhe, nė kėtė
mėnyrė, ti ke treguar tė metat e tua. Kėtė dijetarėt e
kanė krahasuar me fjalėn e Pejgamberit (alejhi selam), i
cili ka thėnė: Allahu i mallkoftė ata tė cilėt i
mallkojnė prindėrit e tyre! I thanė: E si ka mundėsi
njeriu t;i mallkojė prindėrit e tij? Pejgamberi tha: E
shan babain e ndonjėrit, pastaj ai e shan babain atij
apo e shan nėnėn e ndonjėrit, pastaj ai ia shan nėnėn
atij.
Pastaj thotė Allahu: Dhe mos
etiketoni njėri-tjetrin me llagape.
Njerėzit
nė injorancėn e tyre, por edhe kur kanė hyrė nė Islam
kanė qenė e njohur qė tė etiketohen me llagape. Prej
kėtyre llagapeve ka qė janė tė urryera dhe ka prej tyre
qė janė tė lavdėruara. Dhe nė kėtė ajet janė pėr qėllim
llagapet e urryera, ndėrsa sa i pėrket llagapeve qė janė
tė lavdėruara nuk ka ndalesė pėr to. Llagapi i Ebu
Bekrit ka qen Esidik-i sinqerti. Llagapi i Umerit
ishte El Faruk-dallues i sė vėrtetės nga e pavėrteta.
Llagapi i Uthmanit ishte Dhunurejn-posedues i dy
dritave. Allahu qoftė i kėnaqur me tė gjithė kėta.
Llagapet
ndahen nė dy pjesė:
1.
Llagapet qė janė tė lavdėruara e qė pėr tė nuk ka
ndalesė.
2.
Llagapet e urryera dhe kėto i ka pėr qėllim ajeti i
Kuranit.
Kėto tri
gjėra qė janė tė pėrmendura nė kėtė ajet: ndalimi i
talljes, ndalimi i tregimit tė metave tė tjerėve dhe
ndalimi i llagapeve tė urryera, kanė njė dobi tė madhe
qė shoqėria islame tė jetė sa mė kapur mes saj. Sepse
nėse nė shoqėrinė islame gjenden kėto gjėra, atėherė do
tė ndodhė nė mes saj armiqėsi dhe urrejtje, tė cilat nuk
i dėshiron Allahu.
Nuk ėshtė
prej edukatės sė muslimanit tė vrapojė pas tė metave tė
tjerėve. Pejgamberi (alejhi selam) ka thėnė: Muslimani
ėshtė vėlla i muslimanit, nuk i bėn zullum e as nuk ia
dorėzon tė tjerėve...
Pastaj Allahu nė fund tė kėtij ajeti thotė:
E ata qė nuk pendohen, janė mizorė.
Pra,
njeriu nėse nuk pendohet prej kėtyre gjėrave qė u cekėn
nė kėtė ajet, ai do tė jetė prej zullumqarėve. Shtrohet
pyetja: Ai qė ėshtė tallur apo i ka vendosur ndonjė
llagap tė keq apo ka pėrmend atij ndonjė tė metė, a
duhet qė ky person tė shkojė tek ai dhe ti kėrkojė qė
tia falė?
Dijetarėt
rreth kėsaj ēėshtje janė ndarė nė tri mendime:
Mendimi i
parė:
Duhet qė
njeriu tė shkojė tek ai me tė cilin ėshtė tallur dhe ti
thotė se unė jam tallur me ty nė filan tubim dhe
pendohem pėr atė qė kam bėrė.
Mendimi i
dytė:
Nuk duhet
tė shkosh tek ai dhe mjafton pendimi yt mes teje dhe
Allahut. Sepse nėse ti shkon tek ai dhe e njofton pėr
atė qė ke vepruar bie nė zemrėn e tij diēka kur e di qė
ti ke folur pėr tė keq dhe ka mundėsi qė tė ndodhė
armiqėsi mes kėtyre dy personave.
Mendimi i
tretė:
Duhet tė
sqarohet ēėshtja. Nėse njeriun tė cilin je tallur me tė
ka dije pėr talljen tėnde, atėherė duhet tė shkosh dhe
ti kėrkosh falje. Ndėrsa nėse ai nuk e ka marrė vesh qė
ti je tallur me tė, mjafton vetėm pendimi pa shkuar tek
ai qė tė kėrkosh falje dhe pastaj duhet qė atė ta
pėrmendėsh nėpėr tubime me punė tė mira dhe ta lavdėrosh
atė. Dhe ky ėshtė mendimi mė i vėrtetė, inshallah.
Dobitė e
kėtij ajeti
1.
Ndalimi i talljes.
2.
Tėrheqja e vėrejtjes se i talluri ka mundėsi tė jetė mė
i mirė se sa ai qė tall.
3.
Ndalohet ti pėrmendim tė metat e njerėzve.
4.
Ndalimi i etiketimit me llagape tė cilat janė tė
urryera.
5.
Ai i cili i vepron kėto tri gjėra qė janė tė pėrmendura
nė ajet ėshtė prej mėkatarėve.
6.
Tėrheqja e vėrejtjes prej atyre gjėrave tė cilat e
prishin vėllazėrinė e besimit.
7.
Tėrheqja e vėrejtjes qė njeriu mos tė kthehet nė cilėsi
tė kėqija pasi qė ėshtė veshur me cilėsi tė mira.
8.
Nxitja nė pendim.
9.
Mėkatari ėshtė zullumqar ndaj vetes me mėkatin qė ka
bėrė.
Pėrgatiti: Shaban Murati
18.12.2006