Mėkatet dhe vetmimi
31.01.2010 01:54:18

Falënderimi i takon Allahut të Madhëruar, paqja dhe mëshira e Allahut të Lartësuar qoftë mbi Muhamedin salallahu alejhi ue selem, familjen e Tij, shokët e Tij, dhe të gjithë ata që pasojnë rrugën e Tij deri në Ditën e Gjykimit.

Thotë Allahu i Madhëruar në Kuranin Famëlartë: “Ai (Allahu) di për shikimin me cep të syve e edhe për atë që e fshehin në zemra.” (Suretu Gafir: 19)

Po ashtu: “Thuaju besimtarëve të ndalin shikimet (prej haramit).” (Suretu Nurë: 30)

Ibën Abasi, Allahu qoftë i kënaqur me të, në komentimin e ajetit kuranor thotë: “Ai di për shikimin me cep të syve e edhe për atë që e fshehin në zemra” ka për qëllim atë njeri me shokët e vet që kur kalon pranë tyre një femër, ai shtiret pranë tyre se po e ul shikimin ndaj saj, e nëse heton se ata nuk e shohin e shikon atë. Por nëse ka frikë se po e shohin se ai është duke e shikuar atë femër, e ul shikimin. E, Allahu i Lartësuar ka parë mirë dhe e di se në zemrën e tij ka dashur t’i jepej rasti që të shikonte auretin e saj edhe më shumë.

Kush kalon natën duke bërë mëkate fshehurazi nga njerëzit e ka konsideruar Allahun e Lartësuar shikuesin më të pavlerë për të dhe nuk ia ka pasur frikën Allahut duke e ditur se Ai e sheh atë. Por fatkeqësi edhe më e madhe është kur njeriu bën mëkate dhe me to krenohet tek njerëzit dhe u tregon se çfarë ka bërë, e kjo pa dyshim është prej moralit më të ulët, Allahu na ruajttë. Nga Ebu Hurejra transmeton se Muhamedi salallahu alejhi ue selem ka thënë: “I tërë umeti im do të jetë mirë, përveç atyre që e bëjnë mëkatin haptas. Dhe ajo përfshin raste kur Allahu e mbulon mëkatin e një personi, por në mëngjesin e nesërm ai e zbulon veten dhe thotë: “O ti dhe ti, mbrëmë e kam bërë këtë dhe këtë”, pra ai me paturpësi e zbulon veten e tij, kur Zoti i tij tërë natën e ka mbuluar mëkatin e tij.” (Transmetuar nga Buhariu, 5949; Muslimi, 2744)

E kush nuk mërzitet fare për tejkalimin e kufijve të Allahut të Lartësuar, Allahu i Lartësuar e dënon me një dënim shumë më të rëndë dhe ky është si shkak kryesor që umeti të zhvlerësohet në sytë e Allahut dhe të humbë ndaj umeteve të tjera.

Kujdes ndaj mëkateve në vetmi, ngase ato janë shkatërrimi më i madh për njeriun.

Sa kënaqësi është kur sheh një të ri me shenjat e udhëzimit e shpëtimit, ka lënë mjekër e tij ka ngritur pantallonat mbi zogun e këmbës dhe pason Sunetin e Muhamedit salallahu alejhi ue selem me përpikëri. Por krahas kësaj, sa mirësi por sukses edhe më i madh do të ishte që brendësia e tij të jetë më e mirë sesa e dukshmja e tij e që çastet e vetmisë së tij me Allahun e Lartësuar të jenë më të mira sesa çastet e jetës së tij të dukshme.

Vëlla i nderuar, kujdes! Kujdes se mos e konsiderosh Allahun e Lartësuar shikuesin më të pavlefshëm për ty e t’i tejkalosh kufijtë e Tij e të pasosh shejtanin e mallkuar. Thotë njëri nga dijetarët e selefit, Sahnuni, Allahu e mëshiroftë: “Kujdes që mos të bëhesh armik i djallit haptas e të bëhesh miku i tij fshehurazi”, ngase ato mëkate që bëhen fshehurazi janë nga shkatërruesit më të mëdhenj si dhe shkatërrues të hasenateve ( sevapeve), siç transmetohet nga Muhamedi salallahu alejhi ue selem, i cili ka thënë: “Disa njerëz nga umeti im do t’i njoh në Ditën e Kiametit ngase vijnë të shndritur (të bardhë) me sevape të shumta sa kodrat e Tihames, por Allahu i bën hi e pluhur ato të mira.” Theubani, shok i Muhamedit alejhi selam tha: “O i Dërguari i Allahut, na i përshkruaj ata, na trego gjendjen e tyre, që të mos jemi ne prej tyre nga padituria.”

“Sa u përket atyre”, sqaroi Muhamedi salallahu alejhi ue selem, “ata janë vëllezërit tuaj, janë prej lëkurës suaj, falen natën siç faleni edhe ju, por kur të vetmohen me ndalesa të Allahut i shkelin ato.” A do të pranosh vëlla i dashur që të jesh prej atyre që ajo çka kanë përfituar nga veprat e tyre është vetëm lodhje e mundim, kurse të tjerët që ia kanë pas frikën Allahut të Lartësuar të jenë duke përjetuar lloj-lloj kënaqësish? Thotë Allahu i Madhëruar në Kuranin Famëlartë: “Pra, i pranojnë mëkatet e veta; banuesit e zjarrit qofshin larg mëshirës. Ata, që pa e parë i frikësohen Zotit të vet, për ta ka falje dhe shpërblim të madh.” (Suretu Mulk: 12-13)

Kur të mbyllësh derën me dry e kur të mbyllësh perdet, e mos të shohësh askush nga sytë e njerëzve, kujto Atë që nuk ka mundësi t’i fshihet asgjë, sido që të strehohesh, kujto Allahun e Lartësuar, i Cili sheh e dëgjon gjurmën e milingonës në natën e errët në gurin e zi, i lartësuar është Allahu. Ai që bën mëkate të tilla në vetmi është për t’u frikësuar për gjendjen e tij se do të devijojë në tërësi dhe do të humbë rrugën e drejtë pasi ka shijuar ëmbëlsinë e imanit. Thotë dijetari i njohur Ibën Kajim Exhevzie: “Është ixhma i dijetarëve se mëkatet të cilat bëhen në fshehtësi janë bazë kryesore e devijimit të njeriut, në të kundërtën, ibadetet (adhurimet e Allahut) të cilat bëhen në fshehtësi janë shkak kryesor për përforcimin e njeriut në rrugën e Allahut të Lartësuar.” A është logjike që njeriu të tregohet i pakujdesshëm ndaj gjahut të tij, të cilin e ka zënë me mund të madh, apo ndaj thesarit të çmuar që me mund e ka fituar? Kujdes, Allahu të ruajttë e të mëshiroftë, që të mos jesh viktimë e atyre mëkateve që në fillim fillojnë si të vogla, por papritmas bëhen si pjesë e pandashme dhe e shkatërrojnë njeriun, i cili pendohet atëherë në ato çaste kur pendimi më nuk bën dobi. Thotë dijetari i njohur Ibën Rexheb: “Përfundimi i keq i njeriut në këtë botë është si shkak i brendësisë së tij të keqe, që nuk ka mundësi askush ta dijë përveç Allahut të Lartësuar.”

Pasha Allahun e Lartësuar, me përmirësimin e vetmisë e me sinqeritetin me Allahun e Lartësuar do të gjesh kënaqësi në adhurimin e Allahut të Lartësuar si dhe në pranimin e duave. Njëri nga prijësit fetarë të krishterë, një murg në umetet para nesh, i mahnitur me gjendjen e tij të mjeruar e me mëshirën e Allahut të Lartësuar iu drejtua Allahut të Lartësuar me këto fjalë: “O Zoti im, po çuditem se sa e sa mëkate të kam bërë e ende nuk më ke dënuar!” Allahu i Lartësuar ia ktheu: “Ku ka dënim më të madh se ky: sa e sa vite më adhuron, por nuk je duke përjetuar kënaqësi gjatë duasë dhe adhurimit tënd.”

Thotë një poet:

E kur të vetmohesh ndonjë ditë mos thuaj

se jam vetmuar por thuaj se kam përcjellës

dhe mos mendo se Allahu është në pakujdesi ndonjë çast

dhe as atë që fshihet Ai nuk e di.

 

Kaluam kohën vite të tëra

derisa bëmë mëkate e mëkate

ah sikur Allahu të falë të kaluarën

e të na udhëzojë në pendim e të pendohemi.

 

Së fundi, e lusim Allahun e Madhëruar që brendësinë tonë të na e bëjë më të mirë sesa të dukshmen dhe të na i bëjë veprat tona më të mira në fundin e jetës sonë e të na bashkojë me njerëzit më të mirë në xhenetet më të mira! Amin!

 

Përktheu nga gjuha arabe: Hevzi Kadriu

Nga faqja: muslim.net


Në emër të Allahut, Mëshiruesit, Mëshirëplotit!

Paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të Dërguarin Muhamed, mbi familjen e tij dhe mbi pasuesit e tij!

 

Të nderuar vizitorë!

Ju njoftojmë se përkohësisht nuk mund t'u përgjigjemi më pyetjeve të dërguara prej jush.

Ju shprehim falënderimin dhe mirënjohjen tonë për letrat tuaja dhe ju kërkojmë ndjesë për pamundësinë  e përgjigjeve.

Vazhdoni të na vizitoni për artikujt e rinj që do të publiklohen në të ardhmen, në dashtë Allahu.

Allahu ju shpërbleftë për mirëkuptimin tuaj.

 

Redaksia

Desktop Poster

Posteri
Shiko galerine

Abonohu

Email adresa juaj:
 

Kursi Islam

Sample image
Kursi Islam pėr biznesmenė dhe tregtarė! Ligjėrata nga hoxhallarė eminent.

Dėgjo Kur'an

Sample image
Dėgjo Kur'an me titrim nė Gjuhėn Shqipe.Poashtu mund t'a zgjedhni recituesin.

Pėr ty motėr

Sample image
www.pertymoter.net | Webfaqe islame, ekskluzive pėr gjininė femėrore.

Na shkruani

Sample image
Opinionet ,sygjerimet apo pyetjet tuaja na dėrgoni nė: pyetje@klubikulturor.com



Tė gjitha drejtat e rezervuara. Klubi Kulturor (c) - 2010