Pėrfundimi i menstruacioneve
21.12.2009 19:07:46

Pyetja:

Selam alejkum!
Nė qoftė se konsideron qė mujoret tė kanė pėrfunduar dhe vendos tė pastrohesh (gusėl), fal namaz (njė ose dy kohė) dhe mė vonė pas disa orėve vėren se tė rrjedh gjak (ndoshta edhe tė pėrzier), a duhet tė pastrohesh prapė dhe tė vazhdosh me namaz apo duhet tė presėsh deri nė pėrfundimin e plotė tė tyre?
Unė deri tani kam praktikuar kėtė: pas 4 ditėve jam pastruar dhe nė qoftė se mė pas kam vėrejtur diēka, nuk jam pastruar (gusėl), vetėm kam pastruar vendin, ndėrruar ndėrresat, kam marrė abdest dhe kam vazhduar me namaz. Disa motra muslimane mė kanė thėnė se njė gjė e tillė ėshtė e ndaluar dhe se duhet tė presėsh sė paku edhe njė ditė deri nė pėrfundimin e plotė tė tyre.
Nė disa vende kam lexuar se duhet tė presėsh deri nė paraqitjen e njė lėngu tė verdhė, por tek unė njė gjė e tillė nuk ndodh, apo ndoshta nuk mund ta dalloj kėtė.
Ju lutem mė sqaroni nė detaje pėr kėtė dukuri, se thėnė tė drejtėn tash edhe nuk mund tė pėrcaktoj numrin e saktė tė ditėve, ato mė zgjasin shumė shkurt, 2 ditė, ndėrsa ditėn e 3 dhe 4 shumė pak. Por problemi qėndron se sa herė pastrohem, mė rrjedhin disa pika, prandaj edhe mė ndodh tė pastrohem 3-4 herė gjatė ditės, para secilit namaz.
Dhe para se tė vijnė menstruacionet, nėse vėren 1-2 pika sekrecion tė pėrzier me gjak (ngjyrė kafe) dhe ndien pak dhimbje nė stomak dhe ndoshta deri tė nesėrmen vonė nuk tė vijnė menstruacionet, a duhet tė falesh nė kėtė kohė?
Allahu ju shpėrbleftė!



Pėrgjigjja:

   Falėnderimet i takojnė Allahut, paqja dhe bekimet e Tij qofshin mbi tė Dėrguarin e Tij Muhamed, mbi familjen e tij, mbi shokėt e tij dhe mbi tė gjithė ata qė ndjekin rrugėn e tij deri nė Ditėn e Gjykimit.
   Problemet me tė cilat ballafaqohen gratė gjatė menstruacioneve janė tė shumėllojshme posaēėrisht rreth pėrfundimit dhe fillimit tė tyre. Pėr problemin tuaj do tė flasim nė dy pika kryesore.
   Pika e parė: Femra duhet ta pėrcaktojė pėrfundimin e menstruacioneve me njėrėn nga kėto dy forma:

1) Tajitja e lėngut tė bardhė:

   Mė rėndom te femrat gjatė menstruacioneve ėshtė se sė pari rrjedh gjaku i menstruacioneve dhe vazhdon rrjedhja disa ditė varėsisht prej femrės. Pas kėsaj fillon tė rrjedhė gjaku i pėrzier (sekrecion i turbulluar), qė merr ngjyrė kafe, mė pas sekrecion i zverdhur. Kjo e tėra konsiderohet periudhė e menstruacioneve derisa tė ndėrpriten kėto sekrecione dhe fillon tė rrjedhė sekrecioni i bardhė. Nėse tajitet lėng i bardhė pėr njė kohė pėrafėrsisht njė ditė, atėherė kjo ėshtė shenjė e pastrimit, por nėse rrjedh pak dhe pas kėsaj prapė tajitet sekrecion i verdhė apo i turbulluar, atėherė ende nuk ėshtė pastruar dhe femra duhet tė presė.

2. Tharja e plotė e organit:

   Te disa femra, ashtu si pėrmendni nė rastin tuaj, ėshtė e mundur qė tė mos kenė rrjedhje tė lėngut tė bardhė kur pastrohen. Prandaj tek ato pastrimi vėrtetohet duke vėnė leckė apo copė pambuku te vendi i gjakderdhjes sė menstruacioneve dhe ajo mbetet e tharė pėr njė kohė pėrafėrsisht njė ditė dhe nėse gjatė kėsaj kohe pambuku nuk ndotet me gjak, ose sekrecion ngjyrė kafe apo tė zverdhur, atėherė ajo llogaritet se ka pėrfunduar menstruacionet. Por nėse ndotet, atėherė ajo ende nuk ėshtė pastruar dhe duhet tė presė.
   Pritja e njė dite tė plotė bėhet nėse femra nuk ėshtė siguruar se sa janė rėndom ditėt e menstruacioneve. Prandaj nė rastin tuaj, mendojmė se ju po nguteni dhe po pastroheni para kohe. Kini kujdes dhe mos u pastroni para se tė siguroheni se kanė pėrfunduar menstruacionet.
   Kurse nėse femra e di me siguri se ditėt e menstruacioneve janė p.sh. pesė ditė dhe pas ditės sė pestė ndalet tajitja e sekrecioneve nė pėrgjithėsi, atėherė ajo nuk ka nevojė tė presė tėrė ditėn qė ta vėrtetojė atė. Me fjalė tė tjera pritja bėhet nėse nuk ėshtė e sigurt se kur pėrfundojnė menstruacionet.

   Pika e dytė: Femra duhet tė ketė kujdes tė mos nxitojė tė pastrohet derisa tė sigurohet se kanė pėrfunduar menstruacionet. Pėr shkak se ka disa nga gratė qė kur pushon pak gjaku ose kur fillon tė rrjedhė gjaku i turbulluar e i verdhė, mendojnė se kanė pėrfunduar menstruacionet dhe pastrohen para kohe.
   Vėrtetohet se gratė e sahabėve ia tregonin Aishes, Allahu qoftė i kėnaqur me tė, leckat me ngjyrė tė zverdhė (qė tė kuptonin se a kanė pėrfunduar menstruacionet kur rrjedh ai lėng). Ajo i kėshillonte tė presin derisa tė shohin sekrecionin e bardhė (qė tajitet kur pėrfundojnė menstruacionet). Shėnon Buhariu pa zinxhir transmetuesish dhe Maliku.

 

Alaudin Abazi
18.4.2008


Në emër të Allahut, Mëshiruesit, Mëshirëplotit!

Paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të Dërguarin Muhamed, mbi familjen e tij dhe mbi pasuesit e tij!

 

Të nderuar vizitorë!

Ju njoftojmë se përkohësisht nuk mund t'u përgjigjemi më pyetjeve të dërguara prej jush.

Ju shprehim falënderimin dhe mirënjohjen tonë për letrat tuaja dhe ju kërkojmë ndjesë për pamundësinë  e përgjigjeve.

Vazhdoni të na vizitoni për artikujt e rinj që do të publiklohen në të ardhmen, në dashtë Allahu.

Allahu ju shpërbleftë për mirëkuptimin tuaj.

 

Redaksia

Desktop Poster

Posteri
Shiko galerine

Abonohu

Email adresa juaj:
 

Kursi Islam

Sample image
Kursi Islam pėr biznesmenė dhe tregtarė! Ligjėrata nga hoxhallarė eminent.

Dėgjo Kur'an

Sample image
Dėgjo Kur'an me titrim nė Gjuhėn Shqipe.Poashtu mund t'a zgjedhni recituesin.

Pėr ty motėr

Sample image
www.pertymoter.net | Webfaqe islame, ekskluzive pėr gjininė femėrore.

Na shkruani

Sample image
Opinionet ,sygjerimet apo pyetjet tuaja na dėrgoni nė: pyetje@klubikulturor.com



Tė gjitha drejtat e rezervuara. Klubi Kulturor (c) - 2010