Pyetja:
Muhamedi
salallahu alejhi ue selem ka thėnė se umeti im do tė
ndahet nė 70 e ca grupe dhe vetėm njė grup do tė
shpėtojė. Cilat janė cilėsitė e atij grupi qė do tė
shpėtojė (nėse mund ti pėrmendni sa mė shumė cilėsi tė
atij grupi) dhe nėse ekziston, vepron sot ai grupi i
shpėtuar.
Allahu subhanehu ue teala ju shpėrbleftė pėr punėn qė po
bėni me xhenetin Firdeus, ueb faqe e rėndėsisė-shkallės
sė lartė, qė po mė ndihmon nė praktikimin e fesė islame.
Allahu ju shpėrbleftė...
Pėrgjigjja:
Falėnderimi i takon Allahut. Mė pastaj: Ky emėr, grupi i
shpėtuar (el firkatun naxhijeh), ėshtė marrė nga kuptimi
i hadithit tė pėrēarjes sė umetit nė 73 grupe, tė cilat
do tė pėrfundojnė tė gjitha nė zjarr, pėrveē njė grupi
qė do tė shpėtojė. Pėr kėtė arsye, grupi qė Pejgamberi
alejhi selam ka lajmėruar se do tė shpėtojė ka marrė
emrin grupi i shpėtuar.
Dijetari i njohur Ibėn Tejmijeh ka thėnė: Pėrderisa grupi i
shpėtuar ėshtė cilėsuar se janė pasuesit e sahabėve qė
shoqėruan Pejgamberin alejhi selam dhe kjo gjė ėshtė
simboli dhe rruga e Ehli Sunetit, atėherė ata janė grupi
i shpėtuar.
Megjithėse cilėsitė e grupit tė shpėtuar janė tė shumta,
nė vijim do tė cekim disa prej tyre:
-Grupi i shpėtuar janė dijetarėt e hadithit (ata qė e
marrin metodėn e tyre si mėnyrė jetese), pėr tė cilėt
Muhamedi alejhi selam thotė: Do tė vazhdojnė (mbeten)
njė grup nga umeti im, tė pėrqendruar nė tė vėrtetėn,
nuk do tu bėjnė dėm atyre ata qė do tė mundohen ti
frikėsojnė (kthejnė nga kjo rrugė), derisa tė vijė
urdhri i Allahut.
-Grupi i shpėtuar ėshtė ai qė i pėrmbahet rrugės (metodės)
sė Resulullahut, salallahu alejhi ue selem gjatė jetės
sė tij dhe rrugės sė sahabėve (shokėve tė tij), e ky
ėshtė Kurani Famėlartė, qė i ka zbritur Muhamedit alejhi
selam, tė cilin ua ka sqaruar sahabėve tė tij me hadithe
tė vėrteta, i ka urdhėruar muslimanėt tė kapen pas tyre
e thotė:
Ua kam lėnė dy gjėra, pas tyre nuk do tė humbni: Libri
i Allahut (Kurani) dhe Suneti im. (Hadith sahih)
-Grupi i shpėtuar nė zėnkat dhe mosmarrėveshjet e tyre i
kthehet fjalės sė Allahut subhanehu ue teala dhe fjalės
sė Muhamedit salallahu alejhi ue selem.
Grupi i shpėtuar nuk i jep pėrparėsi fjalės sė askujt
para fjalės sė Allahut dhe tė Pejgamberit.
-Grupi i shpėtuar i thėrret muslimanėt qė tė kapen pas
Sunetit tė Muhamedit salallahu alejhi ue selem dhe
sahabėve tė tij nėse dėshirojnė tu realizohet fitorja
dhe nėse dėshirojnė tė hyjnė nė xhenet me begatinė e
Allahut dhe shefaatin (ndėrmjetėsimin) e Muhamedit
salallahu alejhi ue selem.
-Grupi i shpėtuar urdhėron pėr tė mirė dhe ndalon nga e
keqja.
-Grupi i shpėtuar e konsideron teuhidin (njėshmėrinė e
Zotit) nė kėtė fomrė: qė tė veēohet Allahu nė adhurim (ibadet), lutje,
tė kėrkohet ndihmė nga Ai nė fatkeqėsi dhe rehati, tė theret
kurban vetėm pėr Tė, tė betohemi vetėm nė emėr tė Tij,
tė gjykojmė me atė qė ka zbritur Ai dhe
lloje tė tjera adhurimesh.
-Grupi i shpėtuar i ngjall sunetet e Muhamedit salallahu
alejhi ue selem nė ibadetin e tyre, nė jetėn dhe
sjelljen e tyre dhe nga ky shkak kėta u bėnė tė huaj e
tė vetmuar nė mesin e popullit tė tyre, pėr tė cilėn ka
paralajmėruar duke thėnė: Me tė vėrtetė Islami ka
filluar si i huaj (me pak njerėz) dhe do tė kthehet si i
huaj (me pak njerėz) siē ka filluar, e pėr kėtė pakicė
qoftė xheneti.
Simbolet e grupit tė shpėtuar
Grupi i shpėtuar janė pakicė midis njerėzve, kurse pėr
ta (pėr kėtė pakicė) ka bėrė dua Muhamedi alejhi selam
duke thėnė: Pėr kėta tė huaj (pakicė) qoftė xhenneti.
Njerėz tė mirė nė bashkėsi tė njerėzve tė kėqij, ata qė
nuk i respektojnė janė mė tepėr se ata qė i respektojnė.
(Hadith sahih, Ahmedi)
Gjithashtu na lajmėron Kurani dhe thotė duke i lavdėruar:
...nga robėrit e Mi, pak janė mirėnjohės. (Sebe, 13)
Me grupin e shpėtuar armiqėsohen shumė njerėz, shpifin
pėr ta dhe i emėrojnė me emra tė ndryshėm, kurse ata
kanė shembull Muhamedin salallahu alejhi ue selem dhe
ata pėr tė cilėt flet Allahu subhanehu ue teala:
Dhe kėshtu (sikurse edhe ty) ēdo Pejgamberi i bėmė
armiq disa nga njerėzit dhe nga xhinėt e djallėzuar, qė
me fjalė tė shkėlqyeshme nė mėnyrė tė fshehtė nxit
njėri-tjetrin nė mashtrime. (Enam, 112)
Njerėzit edhe pėr Muhamedin alejhi selam kanė thėnė
magjistar, gėnjeshtar kur filloi ti thėrrasė nė
teuhid, kurse para kėsaj e thėrrisnin i sinqertė,
besnik.
Ėshtė pyetur Shejh Abdul-Aziz bin Bazi, Allahu e
mėshiroftė, mbi grupin e shpėtuar. Ai tha: Ata janė
selefitė dhe ēdokush qė ecėn nė rrugėn e tė parėve tanė
tė mirė (selefus-salih), Muhamedit alejhi selam dhe
shokėve tė tij.
Shejh Uthejmini, Allahu e mėshiroftė, kur ėshtė pyetur
rreth grupit tė shpėtuar, se cilat janė veēoritė mė tė
shfaqura te grupi i shpėtuar, u pėrgjigj: Prej veēorive
mė tė shfaqura te grupi i shpėtuar ėshtė tė kapurit pas
asaj nė tė cilėn kanė qenė Pejgamberi alejhi selam, si:
nė akide, adhurim (ibadet), moral dhe nė tė sjellurit me
tė tjerėt. Kėto katėr gjėra i gjen te grupi shpėtuar si
mė karakteristike...
Eroll
Rexhepi
20.6.2008
|