Pyetja:
Desha tė
mė informoni pak rreth qėndrimit tė Ehli Sunetit ndaj
Ehli Bejtit-familjes sė Muhamedit (salallahu alejhi ue
selem).
Pėrgjigja:
Falėnderimet i takojnė Allahut, paqja dhe bekimet e Tij
qofshim mbi tė dėrguarin e Tij Muhamed, mbi familjen,
shokėt dhe tė gjithė ata qė ndjekin rrugėn e tij deri nė
Ditėn e Gjykimit.
Qėndrimi
i Ehlu Sunetit ndaj Ehlu Bejtit ėshtė e sqaruar shumė
qartė nė librat e Akides (librat qė flasin rreth
ēėshtjeve tė besimit), prandaj edhe kjo konsiderohet si
temė e Akides.
Ata thonė
se dashuria ndaj familjes sė Muhamedit (salallahu alejhi
ue selem) ėshtė pjesė e fesė dhe kjo konsiderohet
adhurim. Allahu i Lartėsuar e urdhėron Muhamedin (salallahu
alejhi ue selem) tė kėrkoj nga muslimanėt mirėsjellje
ndaj Ehlu Bejtit tė tij, Ai thotė: Thuaj (o
Muhamed)! Unė nuk kėrkoj prej jush ndonjė shpėrblim
vetėm se respekt dhe dashuri ndaj tė afėrmve (Ehli
Bejtin)." Shura, 23. Seid ibėn Xhubejri kur komenton
kėtė ajet thotė se ėshtė pėr qėllim qė muslimanėt ta
duan familjen e tij, ta respektojnė dhe t`u bėjnė mirė.
Edhe Muhamedi (salallahu alejhi ue selem) nė disa
hadithe na ka porositur nė kėtė. Imam Muslimi ne
koleksionin e tij shėnon se Muhamedi (salallahu alejhi
ue selem) ka thėnė: Unė u kam
lėnė juve dy gjėra tė vlefshme, librin e Allahut
(Kuranin) dhe Ehli Bejtin, u pėrkujtoj Allahun (tė keni
mirėsjellje) me Ehli Bejtin tim.
Ndėrsa Imam Buhariu shėnon se Ebu Bekri ka thėnė:
Pasha Atė nė dorėn e tė Cilit gjendet
shpirti im, pėr mua mė e dashur ėshtė qė tė mbaj lidhjet
me familjen e Muhamedit (salallahu alejhi ue selem) se
sa me familjen time.
Kurse,
dijetarėt tanė tė nderuar, kur flasin pėr kėtė temė,
tregojnė se respektimi i Ehli Bejtit tė Muhamedit
(bekimi dhe paqja qofshin mbi tė!) dhe madhėrimi i tyre
(duke mos kaluar nė ekstremizėm) ėshtė prej akides sonė.
Ibėn Tejmije nė librin Akidetu uasitije, kur
shtjellon qėndrimin e Ehli Sunetit pėr Ehlu Bejtin
thotė: Dhe ata (Ehlu Suneti) e duan Ehlu Bejtin e tė
Dėrguarit (bekimi dhe paqja qofshin mbi tė!), u afrohen
atyre dhe e ruajnė vasietin (porosinė) e Muhamedit (salallahu
alejhi ue selem) pėr ta...
Ehlu
Suneti beson se mė tė mirėt nga Ehlu Bejti janė: imam
Aliu, Fatimja (e bija e Profetit (bekimi dhe paqja
qofshin mbi tė)) dhe dy nipat e Muhamedit (salallahu
alejhi ue selem) Hasani dhe Husejni, pastaj e tėrė
familja e tij qė e kanė besuar nė Muhamedin (salallahu
alejhi ue selem) pėr tė dėrguar.
Por,
gjithashtu, ata nuk kalojnė nė ekstremizėm ashtu si kanė
kaluar disa grupacione islame ndaj Ehlu Bejtit. Shitėt
tė cilėt mundohen tė identifikohen si ruajtės tė tė
drejtave tė Ehlu Bejtit nga injoranca qė kishin, kanė
kaluar nė ekstremizėm, kėshtu qė ata mendojnė se nga
familja e Muhamedit (salallahu alejhi ue selem)
ekzistojnė imamė tė pagabuar tė cilėt kanė arritur
gradėn e shenjtėrisė dhe se ata janė veēuar me njohuri
drejtpėrdrejtė nga Allahu i Lartėsuar, e kanė ditur tė
ardhmen dhe besime tė tjera, ku u pėrshkruajnė atyre
cilėsi me tė cilat veēohet vetėm Allahu i Lartėsuar.
Muhamedi (salallahu alejhi ue selem) nuk ishte veēuar me
tipare qė ata ua pėrshkruajnė imamėve tė tyre.
Allahu i
Lartėsuar e urdhėron tė dėrguarin e Tij tu tregojė
njerėzve se ai nuk ishte vetėm se njė njeri i thjeshtė i
cili ka pėrcjellė shpalljen. Ai thotė: Thuaj (o
Muhamed)! Unė nuk kam nė dorė qė t'ju largojė dėmin, as
t'ju sjell dobi!" Xhin, 21. Pastaj thotė: Thuaj
(o Muhamed)! Unė nuk mund t'i sjellė vetes sime as dėm
as dobi, pos atė qė dėshiron Allahu". Junus, 49.
Prandaj
Ehlu Suneti nė ēėshtjen e Ehlu Bejtit kanė qėndrim
mesatar, nė krahasim me ata qė kanė tejkaluar kufirin
(shitėt) duke i madhėruar ata tej mase, sa i pėrshkruan
atyre veti dhe cilėsi me tė cilat veēohet vetėm Allahu i
Lartėsuar. Gjithashtu, ata janė edhe kundėr atyre qė i
kanė sharė dhe fyer familjen e Muhamedit (salallahu
alejhi ue selem) e kėta njihen nė historinė islame si
neuasib. Allahu e di mė sė miri.
Alaudin
Abazi
26.01.2007