|
Pyetja:
A ka
mundėsi tė mė tregoni shkurtimisht tregimin e Habilit
dhe tė Kabilit? Allahu ju ndihmoftė nė rrugėn e Tij e ju
shpėrbleftė me xhenet!
Pėrgjigjja:
Falėnderimet i
takojnė Allahut, paqja dhe bekimet e Tij qofshin mbi tė
Dėrguarin e Tij Muhamed, mbi familjen, mbi shokėt dhe
mbi tė gjithė ata qė ndjekin rrugėn e tij deri nė Ditėn
e Gjykimit.
Kabili dhe Habili
Ngjarja e bijve tė Ademit alejhi selam ėshtė e shkruar
nė Kuran, por emrat e tyre nuk pėrmenden, por ata
pėrmenden vetėm si dy bij tė Ademit. Emrat e tyre janė
tė pėrmendur nė Tevrat: Kabil dhe Habil.
Allahu i Lartėsuar thotė: Lexoju (Muhamed)
atyre (jehudive, tė krishterėve e tė tjerėve)
ngjarjen e vėrtetė tė dy djemve tė Ademit, kur tė dy
flijuan kurbane, nga tė cilėt njėrit iu pranua. Ai
(qė nuk iu pranua) tha: "Unė do tė tė mbys ty" (Kabili
i tha Habilit). E ai (qė iu pranua) tha:
"Allahu pranon vetėm prej tė sinqertėve." (Maide,
27)
Hava, bashkėshortja e Ademit alejhi selam, lindte fėmijė
binjakė, njė mashkull e njė femėr dhe sipas ligjit tė
Allahut tė Lartėsuar nė atė kohė, Ademi alejhi selam i
martonte bijtė me vajzat e veta, por jo ata qė kishin
lindur sė bashku. Prej kėtyre fėmijėve qenė Kabili dhe
Habili. Me Habilin lindi Demimja, kurse me Kabilin lindi
Vedia.
Sipas sheriatit (ligjit) tė atėhershėm, Habili duhej tė
martohej me vajzėn qė kishte lindur sė bashku me Kabilin,
por Kabili kundėrshtoi, sepse vajza qė kishte lindur me
tė ishte mė e bukur dhe thoshte se ai kishte pėrparėsi
qė tė martohej me tė, pasi ishte edhe mė i madh.
Kur Ademi pa se dy vėllezėrit do tė pėrēaheshin, mendoi
pėr njė zgjidhje qė do ti nxirrte prej kėsaj
vėshtirėsie dhe qė do tė ruante paqen dhe harmoninė nė
mes tyre. Ai kėrkoi prej tyre qė secili ti ofronte njė
kurban Allahut. Cilit prej tyre Zoti do tia pranonte
kurbanin, do tė kishte tė drejtė tė zgjidhte atė qė
dėshironte. Habili zgjodhi kurban delen mė tė mirė qė
kishte prej bagėtive dhe e ofroi atė pėr Zotin e
Madhėruar, ndėrsa Kabili ofroi drithin mė tė keq qė
kishte prej tė mbjellave tė tij. Allahu i Lartėsuar e
pranoi kurbanin e Habilit pėr shkak se ai ishte i
sinqertė dhe mė i bindur ndaj babait tė tij. Kjo e
mėrziti Kabilin, u hidhėrua dhe vendosi ta vriste
vėllanė e tij.
Habili ishte mė i menēur dhe mė i sinqertė dhe e
kėshilloi vėllanė e tij tė jetė mė largpamės, se Allahu
i pranon veprat e tė sinqertėve. Pastaj i thotė se ai ka
frikė ndaj Allahut tė Lartėsuar dhe nuk do tė bėnte
asnjė hap qė do ta hidhėronte Allahun e Lartėsuar, edhe
nėse e kėrcėnonte i vėllai me vrasje. Allahu i Lartėsuar
pėrcjell atė qė Habili i thotė Kabilit: Dhe, nėse ti
e zgjat tek unė dorėn tėnde pėr tė mė mbytur, unė nuk e
zgjas te ti dorėn time pėr tė mbytur; unė i frikėsohem
Allahut, Zotit tė botėve!" (Maide, 28)
Mirėpo edhe pas kėsaj kėshille qė i dha Habili, Kabili
prapė veproi sipas mendjes sė vet dhe nuk u largua nga
ajo qė kishte vendosur dhe e vrau vėllanė e vet, kėshtu
qė Habili u bė viktima e parė, kurse Kabili vrasėsi i
parė nė botė.
Muhamedi salallahu alejhi ue selem lidhur me vrasjen qė
kreu Kabili thotė: "Nuk vritet asnjė njeri mizorisht
e tė mos marrė pjesė nė atė mėkat biri i Ademit alejhi
selam, Kabili, sepse ai ėshtė i pari nga njerėzit qė
mbyti dikė."
Pasi e kreu veprėn, ai menjėherė u mėrzit e u dėshpėrua
dhe e kuptoi qė kishte vepruar keq. Allahu i Lartėsuar
thotė: Atėherė epshi i tij e bindi atė pėr mbytjen e
tė vėllait dhe e mbyti atė. Ai mbeti prej mė tė
dėshpėruarve (hidhėroi prindėrit, mbeti pa vėlla, u
pėrbuz prej Zotit dhe u fut nė xhehenem). (Maide,
30)
Historianėt tregojnė se pasi e vrau vėllanė, ai pėr njė
kohė tė gjatė i ka bartur kufomėn duke mos ditur se
ēfarė tė bėjė me tė, derisa Allahu ia dėrgoi dy sorra,
njėra e vrau tjetrėn dhe bėri gropė nė dhe pėr ta
varrosur. Me kėtė edhe Kabili kuptoi se ēfarė tė
vepronte me kufomėn e vėllait tė tij. Allahu i Lartėsuar
thotė: Allahu dėrgoi njė sorrė, e cila groponte nė
dhe, pėr t'i treguar atij se si ta mbulojė trupin e tė
vėllait. E ai i tha: "I mjeri unė, a nuk qesh i aftė tė
bėhem si kjo sorrė e ta mbuloja trupin e vėllait tim?"
Ashtu mbeti i penduar. (Maide, 31)
Kjo ishte shkurtimisht ndodhia e dy vėllezėrve, Habilit
dhe Kabilit.
Alaudin Abazi
18.1.2008
|