Hytbe

Shkencore
Urtėsi

Ėndėrrat

Ligjėrata

Ilahi

Faqja juaj

Faqja kryesore

Kuran

Hadith
Akide

Fikh

Tefsir

Tema

Pyetje

 

www.albislam.com
 
www.fjalaebukur.com
 
www.ankebut.com
 
www.krenaria.com
 
www.dritaebesimit.com
 
www.audionur.com
 
www.pertymoter.net
 
www.islamgjakova.net
 
www.ilahi-ks.com
 

 
 
 
 
 
 
 
 

Hadithe tė dobėta dhe tė trilluara (Pjesa 1)

1. “Atė tė cilin namazi nuk e largon nga tė shėmtuarat dhe tė irrituarat vetėm se ėshtė larguar nga Allahu edhe mė shumė.” Ndėrsa nė njė transmetim tjetėr: “Atė tė cilin namazi nuk e largon nga tė shėmtuarat dhe tė irrituarat, ai nuk ka fare namaz.”

Dhehebiu thotė: “Ibėn El-Xhunejdi ka thėnė se ky hadith ėshtė i trilluar dhe i shpifur.” (Mizan El-itidal, 3/293)
Hafidh El-Iraki thotė: “Zinxhiri i kėtij hadithi ėshtė i paqėndrueshėm.” (Tahrixh El-ihja, 1/143)
Ndėrsa Albani thotė: “Ky hadith ėshtė jo i saktė si nga zinxhiri i transmetuesve ashtu edhe pėr nga teksti.” (Silsile Ed-daifa, 2/985)

2. “Tė folurit nė xhami i ha (asgjėson) veprat e mira sikurse kafsha ha barin.” Nė njė transmetim tjetėr: “Tė folurit nė xhami i ha (asgjėson) veprat e mira sikurse zjarri drutė.”

Hafidh El-Iraki thotė: “Nuk kam hasur nė hadith tė tillė.” (Tahrixh El-ihja, 1/136)
Sibkiu thotė: “Kėtij hadithi nuk i kam gjetur ndonjė zinxhir transmetimi.” (Tabekat Esh-shafije, 4/145)
Ndėrsa Albani thotė: “Ky hadith ėshtė i pabazė.” (Silsile Ed-daifa, 4)

3. "Puno pėr kėtė botė sikur tė jetosh nė tė pėr gjithmonė, ndėrsa puno pėr botėn tjetėr sikur ke pėr tė vdekur nesėr.”

Albani thotė: “Nuk ėshtė transmetuar nga i Dėrguari i Allahut, lavdėrimi dhe paqja e Allahut qofshin mbi tė.” (Silsile Ed-daifa, 8)

4. “Unė jam gjyshi i tė devotshmėve.”

Sujuti thotė: “Nuk njoh hadith tė tillė.” (El-havi, 2/89)
Ndėrsa Albani thotė: “I pabazė.” (Silsile Ed-daifa, 9)

5. “Vėrtetė unė jam dėrguar si mėsues i juaji.”

Hafidh El-Iraki thotė: “Zinxhiri i kėtij hadithi ėshtė i dobėt.” (Tahrixh El-ihja, 1/11)
Ndėrsa Albani thotė: “Hadithi ėshtė i dobėt.” (Silsile Ed-daifa, 11)

6. “Allahu e frymėzoi dynjanė: Shėrbeji atij qė mė shėrben Mua dhe lodhe atė i cili tė shėrben ty.”

Albani thotė: “Hadithi ėshtė i shpifur.” (Silsile Ed-daifa, 12)

7. “Kini kujdes nga jeshili nė pleh.” I thanė: “Ēfarė ėshtė jeshili nė pleh?” Tha: “Gruaja e bukur nė fole tė keqe.”

Hafidh El-Iraki thotė: “Hadithi ėshtė i dobėt.” Po ashtu thotė se edhe Ibėn Mulekin e ka bėrė tė dobėt. (Tahrixh El-ihja, 1/42)
Albani thotė: “Hadithi ėshtė shumė i dobėt.” (Silsile Ed-daifa, 14)

8. “Dy grupe njerėzish prej umetit tim, nėse pėrmirėsohen, pėrmirėsohen tė gjithė njerėzit: dijetarėt dhe udhėheqėsit.”

Thotė Imam Ahmedi pėr njėrin nga transmetuesit: “Ėshtė rrenacak, shpif hadithe.” (Tahrixh El-ihja, 1/6)
Tė njėjtėn fjalė kanė thėnė Ibėn Mein dhe Darukutni.
Albani thotė: “Hadithi ėshtė i shpifur.” (Silsile Ed-daifa, 16)

9. “Ndėrmjetėsoni me autoritetin tim, sepse autoriteti im tek Allahu ėshtė i lartė.”

Ibėn Tejmije dhe Albani thonė: “Ky hadith ėshtė i pabazė.” (Iktida Es-sirat El-mstekim, 2/415; “Silsile Ed-daifa, 22)

10. “Kush del nga shtėpia e tij pėr nė namaz dhe thotė: “O Allah, tė lutem me hakun qė ke ndaj atyre qė tė luten Ty dhe hakun qė ke ndaj tė ecurit tim (pėr nė namaz)... Allahu me Fytyrėn e Tij kthehet nga ai dhe njė mijė melaike kėrkojnė falje pėr tė.”

Mundhiriu thotė: “Ky hadith ėshtė i dobėt.” (Tergibė ve Terhibė, 3/273)
Busejriu thotė: “Zinxhiri i kėtij hadithi ėshtė plot me transmetues tė dobėt.” (Sunen Ibėn Maxhe, 1/256)
Albani thotė: “Hadithi ėshtė i dobėt.” (Silsile Ed-daifa, 1/37).

 

Pėrktheu: Hasim Krasniqi
22.8.2008

                                         www.klubikulturor.com