Hytbe

Shkencore
Urtėsi

Ėndėrrat

Ligjėrata

Ilahi

Faqja juaj

Faqja kryesore

Kuran

Hadith
Akide

Fikh

Tefsir

Tema

Pyetje

 

www.albislam.com
 
www.fjalaebukur.com
 
www.ankebut.com
 
www.krenaria.com
 
www.dritaebesimit.com
 
www.audionur.com
 
www.pertymoter.net
 
www.islamgjakova.net
 
www.ilahi-ks.com
 

 
 
 
 
 
 
 
 
Si t’i kapėrcejė dhe ti vėrė nėn kontroll gruaja problemet e shtėpisė sė saj?

1. Me maturi dhe urtėsi

Ka thėnė Dr. Nasir Omer: “Mė sė shumti ēfarė duhet tė bėjė gruaja nė momentin e ndezjes sė problemeve nė mes saj dhe burrit tė saj ėshtė qė ajo tė mundohet ta shuajė problemin me maturi dhe urtėsi, se pėrndryshe zjarri i problemeve do tė ndizet edhe mė shumė e do tė shkatėrrojė bashkėshortėt dhe fėmijėt e tyre dhe Allahu nuk e do shkatėrrimin.” (Malumat Es-seadetuz-zeuxhije)

Nėse nuk pėrfundon problemi brenda shtėpisė, gruaja e menēur nuk bėhet pasive, por mundohet me tė gjitha mundėsitė e saj qė ta shuajė problemin duke e qetėsuar burrin dhe duke u munduar t’ia largojė hidhėrimin e tij. Po ashtu mundohet qė bisedėn pėr kėtė problem ta shtyjė pėr mė vonė derisa tė qetėsohen, kėshtu qė kur tė bisedojnė pėr tė zgjidhur kėtė problem, tė jenė tė qetė dhe ta zgjedhin kėtė problem me dashuri dhe mėshirė ndaj njėri-tjetrit.

2. Arsyetimi i njėri-tjetrit dhe tė kenė mendim tė mirė pėr njėri-tjetrin

Nuk ka dyshim se kėto sjellje janė prej shkaqeve mė tė forta, tė cilat, me ndihmėn e Allahut, e ndihmojnė njeriun nė zgjidhjen e problemeve bashkėshortore. Mendimi i mirė pėr bashkėshortin apo bashkėshorten dhe pranimi i fjalėve tė saj me qėllim tė mirė duke i pranuar arsyetimet e saj, tė gjitha kėto tė ndihmojnė nė vazhdueshmėrinė e harmonisė bashkėshortore.

Secili prej dy bashkėshortėve ka jetuar nė njė ambient i cili ka ndryshuar nga ambienti i tjetrit dhe pėr kėtė shkak ndryshojnė shijet dhe sjelljet e tyre. Ėshtė e pamundur qė tė pajtohen mendimet e tyre nė ēdo ēėshtje menjėherė pas martesės sė tyre pas disa ditėsh apo javėsh. Pėr kėtė shkak, duhet qė tė dy bashkėshortit tė kenė mendim tė mirė pėr njėri-tjetrin dhe ta arsyetojnė njėri-tjetrin. Sa e sa probleme kanė ndodhur dhe kanė pėrfunduar me ndarje pėr shkak tė mungesės sė kėsaj sjelljeje ndėrmjet dy bashkėshortėve.

3. Ruajtja e gjuhės

Nuk ka dyshim se nuk ka asnjė problem e qė gjuha tė mos jetė udhėheqėse e atij problemi. Sikur tė dy bashkėshortit t’i ishin frikėsuar Allahut dhe t’i kishin ruajtur gjuhėt e tyre nuk do tė ishin pėrhapur dhe nuk do tė ishin shtuar problemet e tyre. Po ashtu nuk do tė kishte ndodhur ndarja e tyre.
Sikur gruaja muslimane dhe e devotshme ta pėrdorte gjuhėn e saj nė pėrmendjen e Allahut dhe me thėnie tė mira, nuk do tė kishte mundėsi shejtani tė gjente rrugė pėr t’i prishur marrėdhėniet mes gruas dhe burrit tė saj.

Sikur ta kujtonte gruaja fjalėn e Allahut: "Dhe se kur dy engjėjt qėndrojnė pranė tij nė tė djathtė dhe nė tė majtė. Qė ai nuk hedh ndonjė fjalė e tė mos jetė pranė tij pėrcjellėsi i gatshėm." (Kaf 17-18), sikur ta kujtonte kėtė ajet para ēdo fjale qė do tė fliste, kjo do tė ishte mbrojtja mė e madhe prej shumė tė kėqijave.

4. Ruajtja e sekreteve

Gruaja e devotshme duhet tė betohet me burrin e saj qė t’i ruajnė sekretet e tyre dhe tė mos ankohen tek askush tjetėr pėrveē Allahut (pėrveē nėse e kėrkon nevoja) dhe t’i kushtojnė kujdes tė veēantė qė tė mos kalojė njė natė, nėse kanė ndonjė problem, pa e zgjedhur atė problem.

5. Tė kėshillohen me njerėzit e dijes dhe me ata tė cilėt kanė pėrvojė

Nė rast tė rritjes sė problemit, nuk ka dyshim se gjykimi me drejtėsi mes dy bashkėshortėve humb, po ashtu edhe tė menduarit me logjikėn e drejtėsisė pakėsohet. Nė kėtė rast, ata kanė nevojė tė kėshillohen me njerėzit e dijes dhe tė pėrvojės (tė devotshėm, tė cilėt ia kanė frikėn Allahut), sa e sa probleme janė zgjidhur me kėtė metodė, mirėpo me kusht qė tė zgjedhin njeriun e duhur.

6. Tė jenė tė kėnaqur me atė qė u ka caktuar Allahu

Ka mundėsi qė gruaja tė sprovohet me njė burrė i cili nuk ka mundėsi tė bėjė fėmijė ose mund tė ketė sjellje tė kėqija, ose mund tė mos jetė i pasur ose gjėra tė tjera. Nė kėtė rast, gruaja e ka pėr obligim tė bėjė sabėr (durim) dhe tė jetė e kėnaqur me atė qė i ka caktuar Allahu dhe ta ketė gjithmonė nė kujtesė fjalėn e Allahut: "...mirėpo pas vėshtirėsisė, Allahu sjell ēlirim (begati)." (Et-Talak, 7)

 

Eroll Nesimi
19.4.2009

                                         www.klubikulturor.com