Pse janė
larguar muslimanėt nga praktikimi i itikafit?
Falėnderimet dhe lavdėrimet i takojnė vetėm
Allahut xhele shanuhu. Salavatet qofshin mbi tė
Dėrguarin e Tij, Muhamedin salallahu alejhi ue
selem, mbi familjen e tij, mbi shokėt e tij dhe
mbi tė gjithė muslimanėt qė ndjekin rrugėn e tij
deri nė Ditėn e Gjykimit.
Dihet se itikafi ėshtė sunet i Pejgamberit
salallahu alejhi ue selem, tė cilin nuk e ka lėnė
derisa ėshtė ndarė nga jeta e kėsaj bote. Itikafi
ėshtė larguar nga jeta e muslimanėve ashtu siē
janė larguar edhe shumė sunete tė tjera. Kjo ka
ardhur pėr shumė shkaqe, ndėr tė cilat:
1. Dobėsimi i imanit tė muslimanėve, tė cilėt nga
imani i tyre i dobėt janė duke i lėnė anash shumė
sunete tė Pejgamberit salallahu alejhi ue selem.
2. Dashuria pėr dynjanė dhe kėnaqėsitė e saj, aq
sa njeriu nuk ėshtė nė gjendje tė shmanget nga ato
kėnaqėsi as dhjetė ditė.
3. Njerėzit e kanė larguar dashurinė pėr xhenetin
nga zemrat e tyre dhe janė dhėnė pas epsheve tė
dynjasė, kurse disa prej besimtarėve dėshirojnė ta
fitojnė xhenetin me lehtėsime, pa sakrifikuar
asgjė dhe pėr kėtė ata nuk dėshirojnė tė pėrballen
me vėshtirėsitė e itikafit.
Po ta dinin vlerėn e xhenetit dhe ēka nė tė, do
tė sakrifikonin edhe atė qė kanė mė tė dashur, pra
veten e tyre, vetėm e vetėm pėr tė hyrė nė xhenet.
Pejgamberi alejhi selam ka thėnė: Me tė vėrtetė
artikulli (malli) i Allahut ėshtė i shtrenjtė,
artikulli i Allahut ėshtė xheneti. Termidhiu,
kurse shejh Albani ka thėnė se hadithi ėshtė sahih
2450.
Ku janė ata besimtarė tė cilėt pretendojnė se
dėshirojnė tė hyjnė nė xhenet? A dėshirojnė tė
hyjnė nė xhenet pa sakrifikuar asgjė nga vetja e
tyre? Xheneti ėshtė i shtrenjtė dhe nuk ka mundėsi
tė blihet diēka e shtrenjtė me njė ēmim tė lirė.
4. Shumė prej besimtarėve e kanė kufizuar
dashurinė ndaj Pejgamberit salallahu alejhi ue
selem vetėm me gjuhėt e tyre pa e vėnė dashurinė e
Pejgamberit salallahu alejhi ue selem nė praktikė,
kurse ne jemi urdhėruar ta pasojmė Pejgamberin
salallahu alejhi ue selem me vepėr. Allahu i
Lartėsuar thotė: Ju e kishit shembullin mė tė
lartė nė tė Dėrguarin e Allahut, kuptohet, ai qė
shpreson nė shpėrblimin e Allahut nė botėn tjetėr,
ai qė atė shpresė e shoqėron duke e pėrmendur
shumė shpesh Allahun. (El Ahzab, 21)
Ibn Kethiri ka thėnė: Ky ajet ėshtė shembulli mė
i mirė i cili na urdhėron ta pasojmė Pejgamberin
salallahu alejhi ue selem nė thėniet, veprat dhe
gjendjen e tij salallahu alejhi ue selem.
Selefėt tanė janė ēuditur me ata qė e kanė lėnė
anash itikafin duke pretenduar se janė pasues tė
Pejgamberit salallahu alejhi ue selem.
Ibn Shihab Ez-Zeherij ka thėnė: Ėshtė pėr tu
ēuditur mė muslimanėt se si e kanė lėnė itikafin,
kurse Pejgamberi salallahu alejhi ue selem nuk e
ka lėnė itikafin prej momentit kur ka hyrė nė
Medinė e derisa ėshtė larguar nga kjo botė.
Pra, o vėllezėr muslimanė, o ju tė cilėt
pretendoni se jeni pasues tė Pejgamberit salallahu
alejhi ue selem, mos hezitoni, hyni nė itikaf dhe
adhurojeni Allahun e Lartėsuar, sakrifikoni me pak
qė tė arrini xhenetin, tė cilin Allahu e ka
pėrgatitur pėr besimtarėt.
E lusim Allahun subhanehu ue teala qė tė na i falė
mėkatet tona, tė prindėrve tanė, tė familjeve tona
dhe tė tė gjithė besimtarėve deri nė Ditėn e
Gjykimit!