Hytbe

Shkencore
Urtėsi

Ėndėrrat

Ligjėrata

Ilahi

Faqja juaj

Faqja kryesore

Kuran

Hadith
Akide

Fikh

Tefsir

Tema

Pyetje

 

www.albislam.com
 
www.fjalaebukur.com
 
www.ankebut.com
 
www.krenaria.com
 
www.dritaebesimit.com
 
www.audionur.com
 
www.pertymoter.net
 
www.islamgjakova.net
 

 
 
 
 
 
 
 
 

Siē je me robėrit e Allahut ashtu do tė jetė Allahu me ty

Falėnderimi i takon Allahut tė Madhėrishėm, pėrshėndetjet ia dėrgojmė tė Dėrguarit tonė tė fundit Muhamedit (salallahu alejhi ue selem).

I Dėrguari i Allahut (paqja dhe mėshira e Allahut qoftė mbi tė!) ka thėnė: “Allahu i mėshiron nga robėrit e tij mėshiruesit.’’ Shėnon Buhariu.

A mund tė jetė shpėrblimi i veprės sė mirė diēka tjetėr, pėrveē sė mirės? Andaj kush i mėshiron krijesat atė e mėshiron Krijuesi.

I Dėrguari i Allahut thotė: “Mėshiruesit i mėshiron i Gjithėmėshirshmi, mėshironi atė qė ėshtė nė tokė, ju mėshiron Ai qė ėshtė nė qiell.’’ Shėnon Tirmidhiu.

Shpėrblimi ėshtė nga lloji i punės, ashtu siē sillet njeriu me krijesat, ashtu do tė sillet Krijuesi me tė, prandaj, vėlla i dashur, sillu me ta ashtu siē dėshiron tė sillet Allahu me ty. Allahu i Lartėsuar thotė: “E nėse nuk merrni masa, nuk ua vini veshin dhe i falni, ta dini se edhe Allahu ėshtė Mėkatfalės, Mėshirues.’’ Tegabun, 14.

Gjithashtu thotė: “Po le t’ua falin (gabimin) dhe mos t’ua zėnė pėr tė madhe. A nuk dėshironi qė Allahu t’u falė ju? Allahu falė dhe mėshiron shumė.’’ Nur, 22.

Ki kujdes dhe, mundėsisht, lehtėsoji vėshtirėsitė njerėzve, nė mėnyrė qė Allahu tė tė lehtėsojė ty. I Dėrguari i Allahut (paqja dhe mėshira e Allahut qoftė mbi tė!) thotė: “Kush ia largon myslimanit njė brengė, Allahu atij do t’i largojė njė brengė prej brengave tė  ditės sė Gjykimit’’. Shėnon Buhariu.

Ndihmoji njerėzve nė kryerjen e nevojave tė tyre, ke pėr tė gjetur ndihmėn e Allahut. I Dėrguari i Allahut (paqja dhe mėshira e Allahut qoftė mbi tė!) ka thėnė: “Allahu ėshtė nė ndihmėn e robit, pėrderisa ai ėshtė nė ndihmėn e vėllait tė tij. Kush ėshtė nė ndihmė tė vėllait tė tij, Allahu do tė jetė nė ndihmė tė tij’’. Shėnon Muslimi.

Bėhu lehtėsues ndaj atyre qė i kanė punėt e vėshtira, do tė tė lehtėsojė Allahu ty. I Dėrguari i Allahut (paqja dhe mėshira e Allahut qoftė mbi tė!) ka thėnė: “Kush ia lehtėson atij qė ka vėshtirėsi, Allahu do t’i lehtėsojė atij nė kėtė dhe nė botėn tjetėr’’. Shėnon Muslimi.

Gjithashtu, i Dėrguari i Allahut, duke na treguar pėr popujt para nesh, thotė se njė tregtar ishte huadhėnės, e kur i shihte ata qė gjendja e tyre ishte e vėshtirė u thoshte fėmijėve tė tij: “Faleni atė se ndoshta Allahu do tė na falė ne, e Allahu e fali atė’’. Shėnon Buhariu.

Bėhu i butė ndaj robėrve tė Allahut, nė mėnyrė qė tė tė pėrfshijė lutja e tė Dėrguarit tė Allahut: “O Zot, kush bėhet i butė ndaj umetit tim, bėhu i butė ndaj tij, e kush u vėshtirėson, vėshtirėsoju atyre”. Shėnon Ahmedi. Gjithashtu thotė: “Vėrtet Allahu ėshtė i butė dhe e do butėsinė’’. Shėnon Muslimi. Po ashtu thotė: “Kush ėshtė privuar nga butėsia ėshtė privuar nga mirėsitė’’. Shėnon Muslimi.

Mbuloji njerėzit, nė mėnyrė qė Allahu tė tė mbulojė ty. I Dėrguari i Allahut thotė: “Kush mbulon njė musliman, Allahu do ta mbulojė atė nė kėtė dhe nė botėn tjetėr”. Shėnon Muslimi.

 Ushqeji muslimanėt, Allahu do tė ushqejė ty. I Dėrguari i Allahut thotė: “Ēdo besimtar i cili e ushqen njė besimtar nga uria, Allahu atė do ta ushqejė me fruta tė xhenetit’’. Shėnon Tirmidhiu.

Andaj, si do tė jesh ndaj robėrve tė Allahut, ashtu do tė jetė Allahu me ty, prandaj zgjidhe mėnyrėn tė cilėn dėshiron qė Allahu tė jetė me ty.

Ki kujdes mos t’i mundosh njerėzit e tė tė dėnojė Allahu. I Dėrguari i Allahut thotė: “Vėrtet Allahu i dėnon ata tė cilėt i dėnojnė njerėzit nė dynja”. Shėnon Muslimi. Allahu i Lartėsuar thotė: “Pėrkujtoni edhe kur u shpėtuam prej popullit tė faraonit, qė nga ai shijuat dėnimin mė tė hidhėt…’’ Bekare, 49). Gjithashtu thotė: “E Ditėn e Kiametit (u thuhet engjėjve): ‘Ithtarėt e faraonit futni nė dėnim mė tė rėndė’”. Gafir, 46.

Mos i dėmto muslimanėt duke gjurmuar tė metat e tyre. I Dėrguari i Allahut thotė: “Kush zbulon tė metat e vėllait tė tij musliman, Allahu ka pėr t’ia zbuluar tė metat e tij, derisa t’ia nxjerrė nė shesh nė familjen e tij’’. Shėnon Ibn Maxhe.

Ji i mėshirshėm ndaj njerėzve, sepse i Dėrguari i Allahut ka thėnė: “Kush nuk mėshiron njerėzit, atė nuk e mėshiron Allahu”. Shėnon Muslimi.

Sido qė tė sillesh me robėrit e Allahut, ke pėr tė gjetur shpėrblimin tek Allahu i Lartėsuar.

Ibn Kajim thotė: “Allahu ėshtė fisnik dhe e do fisnikėrinė nga robėrit e Tij, ėshtė i Gjithėdijshėm dhe i do dijetarėt, ėshtė i  Plotfuqishėm dhe i do tė guximtarėt, ėshtė i bukur dhe e do bukurinė, ėshtė i Gjithėmėshirshėm dhe i do tė mėshirshmit dhe i mėshiron nga robėrit e Tij mėshiruesit, ėshtė qė mbulon shumė dhe i do ata qė i mbulojnė tė metat e robėrve tė Tij, ėshtė Falės dhe i do ata qė falin, ėshtė i Butė dhe i do ata qė sillen butė me robėrit e Tij dhe e urren vrazhdėsinė dhe tė vrazhdit nga robėrit e Tij, ėshtė Bujar dhe i do ata qė janė bujarė nga robėrit e Tij, ėshtė i Drejtė dhe e do drejtėsinė, i pranon arsyetimet dhe p do ata qė pranojnė arsyetimet nga robėrit e Tij’’.

Prandaj dhe i shpėrblen robėrit e Tij sipas kėtyre cilėsive. Kush fal, atij ka pėr t’i falur; kush bėhet i butė ndaj robėrve tė Tij, Ai do tė jetė i butė ndaj tij; kush mėshiron, Ai do ta mėshirojė; kush i sjell dobi njerėzve, Ai ka pėr t’i sjellė dobi atij; kush i mbulon tė metat e njerėzve, Ai ka pėr t’i mbuluar tė metat e tij; ndėrsa kush kėrkon tė metat e njerėzve, Ai ka pėr t’i nxjerrė nė shesh tė metat e tij; kush bėn kurthe, Ai ka pėr t’i bėrė kurthe atij…

Kush pajiset dhe sillet sipas ndonjė cilėsie prej kėtyre cilėsive, me tė njėjtėn mėnyrė do tė sillet Allahu me tė, nė kėtė dhe nė botėn tjetėr.

Prandaj ki kujdes dhe angazhohu qė t’u sjellėsh dobi njerėzve, duke praktikuar fjalėn e tė Dėrguarit tė Allahut: “Kush prej jush ka mundėsi t’i sjellė dobi vėllait tė tij, le ta bėjė’’. Shėnon Muslimi. Ji bamirės ndaj tyre, se Allahu i do bamirėsit.

Pėrktheu: Almedin Ejupi

16.02.2007

                                                      www.klubikulturor.com