Hytbe

Shkencore
Urtėsi

Ėndėrrat

Ligjėrata

Ilahi

Interesante

Faqja kryesore

Kuran

Hadith
Akide

Fikh

Tefsir

Tema

Pyetje

 

www.albislam.com
 
www.fjalaebukur.com
 
www.ankebut.com
 
www.krenaria.com
 
www.dritaebesimit.com
 
www.audionur.com
 

 
 
 
 
 
 
 
 

Shenjat dhe shkaqet e pėrfundimit tė mirė

Falėnderimi i qoftė Allahut paqja dhe mėshira e Tij qofshin mbi tė Dėrguarin tonė Muhamedin alejhi selam mbi shokėt e tij dhe mbi gjithė ata qė e ndjekin rrugėn e tij deri ditėn e fundit.

Pėrfundimi i mirė

Pėrfundimi i mirė ėshtė:Tė jetė robi larg ēdo vepre me tė cilėn e hidhėron Allahun e Madhėruar, tė pendohet pėr  mėkatet e tij dhe t’iu pėrvishet me seriozitet  dhe sinqeritet nėnshtrimit ndaj Allahut dhe punėve tė mira, si dhe ta zėrė  vdekja kėtė person nė kėtė gjendje tė mirė. Ai i cili e argumenton atė qė cekėm mė lartė ėshtė hadithi i vėrtetė, qė transmetohet nga Enes ibėn Malik se Pejgamberi (alejhi selam) ka thėnė: “Kur Allahu ia do tė mirėn njė robi, e nxit tė punojė pėr Tė.” Pyetėn (sahabėt): “Po si e nxitė?” Tha: “Ia bėn tė mundur tė punojė punė tė mira para vdekjes.” Kėtė hadith e transmeton imam Ahmedi, Tirmidhiu dhe e ka verifikuar Hakimi nė “Mustedrekun” e tij.

Pėrfundimi i mirė ka  shenjat e veta, ku ca prej tyre mund t’i vėrej vetė personi, por ca tė tjera i vėrejnė edhe njerėzit e tjerė.

Prej shenjave tė cilat i vėren vetė robi se janė shenja tė pėrfundimit tė mirė, janė ato me tė cilat do tė pėrgėzohet vet ai nė momentet e vdekjes si sinjal i kėnaqėsisė sė Allahut me kėtė njeri, njėkohėsisht si begati apo dhunti qė Zoti ia jep robit me tė cilin ėshtė i kėnaqur. Allahu thotė nė Kuran: “E, s'ka dyshim se ata qė thanė: ‘Allahu ėshtė Zoti ynė, dhe ishin tė paluhatshėm, atyre u vijnė engjėjt (nė prag tė vdekjes dhe u thonė): ‘Mos frikėsoheni, tė mos pikėlloheni, keni myzhde xhenetin qė u premtohej.’” (Fusilet, 30)

Ky pėrgėzim do tė jetė pėr  besimtarėt  nė momentet e vdekjes, nė varret e tyre, dhe kur tė ringjallen prej varrezave. Argument pėr kėtė ėshtė  hadithi i Pejgamberit (alejhi selam) tė cilin e transmeton Buhariu dhe Muslimi  nga nėna e besimtarėve Aishja (radiallahu anha) se Pejgamberi (alejhi selam) ka thėnė: “Ai i cili e dėshiron takimin me Allahun edhe Allahu e dėshiron takimin me tė, e ai i cili e urren takimin me Allahun edhe Allahu e urren takimin me tė.” I thashė: “O Pejgamber i Allahut, a ėshtė fjala pėr urrejtje ndaj vdekjes, ne tė gjithė e urrejmė atė.” Pejgamberi alejhi selam tha: “Jo, nuk ėshtė pėr qėllim kjo, por kur muslimani pėrgėzohet nga ana e Allahut me mėshirėn, kėnaqėsinė, xhenetin e Tij e dėshiron takimin  me Allahun, ndėrsa qafiri kur pėrgėzohet me dėnimin e Allahut dhe hidhėrimin e Tij  e urren tė takohet me Tė.”

Lidhur me kuptimin e kėtij hadithi dijetari Ebu Ubejd el Kasim ibėn Selam thotė: “Mendoj se nuk ėshtė pėr qėllim vdekja dhe momentet e vėshtira, ngase kėsaj nuk mundet qė t’i shmanget askush, por kėtu e urryer ėshtė ndikimi i kėsaj bote nė shpirtin e muslimanit dhe gjunjėzimi ndaj saj, si dhe mos dėshira e kalimit nė amshim tek Allahu.” Gjithashtu thotė: “Ajo e cila e vėrteton kėtė ėshtė se Allahu  i ka kritikuar ata tė cilėt e duan kėtė botė. Allahu thotė: ‘Ata qė nuk presin takimin Tonė, qė janė tė kėnaqur me jetėn e dynjasė dhe kanė gjetur prehje nė tė, dhe ata qė janė indiferentė ndaj argumenteve tona.’”(Junus, 7)

Hatabi thotė: “Dashuria e robit pėr tė takuar Allahun ėshtė atėherė kur ai i jep prioritet botės tjetėr para kėsaj bote, dhe se nuk dėshiron tė vazhdoj tė jetojė, por pėrgatitet pėr transferim nga kjo botė, ndėrsa urrejtja ėshtė e kundėrta e kėsaj.”

Imam Neveviu thotė: “Kuptimi i hadithit  se dashuria dhe urrejtja, e cila u cek, ėshtė ajo e cila ndodh nė momentin e daljes sė shpirtit, moment mė nė tė cilin nuk pranohet pendimi dhe se ēdo gjė i bėhet e qartė personit  qė ėshtė nė kėtė gjendje dhe se e di se ē’po ndodh me tė.”

       Pėr sa i pėrket shenjave tė pėrfundimit tė mirė, ato janė tė  shumta, dijetarėt kanė cekur shumė shembuj, por nė vijim do t’i pėrmendim vetėm disa, e prej tyre janė:

·        Shqiptimi i dėshmisė (shehadetit) nė momentet e vdekjes. Argument pėr kėtė ėshtė hadithi tė cilin  e transmeton Hakimi dhe tė tjerėt se Pejgamberi (alejhi selam) ka thėnė: “Fjala e fundit e tė cilit ėshtė La ilahe il Allah, do tė hyjė nė xhenet.”

·        Vdekja me ballė tė djersitur, d.m.th. qė tė ketė ballin e lagur  prej djersitjes nė momentin e vdekjes. Nė kontekst me kėtė transmeton Burejde ibėn Musajib se Pejgamberi alejhi selam ka thėnė: “Vdekja e muslimanit me ballė tė djersitur.” Transmeton Imam Ahmedi dhe Tirmidhiu.

·        Vdekja natėn ose ditėn e xhuma. Argument pėr kėtė ėshtė hadithi ku Pejgamberi (alejhi selam) thotė: “S’ka asnjė musliman qė vdes ditėn apo natėn e xhuma, veēse Allahu do ta mbroj nga sprova e varrit.”

·        Shehidi nė fushėbetejė pėr hir tė Allahut, ose ai qė vdes si luftėtar nė rrugė tė Allahut, vdekja nga murtaja, vdekja nga sėmundjet e barkut, i mbyturi nė ujė. Argument pėr rastet e lartpėrmendurat ėshtė hadithi i Pejgamberit (alejhi selam) ku thotė: “Kė e konsideroni ju shehid?” Thanė: “O i Dėrguar i Allahut, po ai i cili vdes nė luftė pėr hir tė Allahut, ai ėshtė shehid.” Tha: “Pra, sipas kėsaj shehidėt nė umetin tim qenkan tė paktė.” Thanė: “Po kush janė, o i dėrguar i Allahut?” Tha: “Ai qė vritet nė rrugė tė Allahut ėshtė shehid, ai i cili vdes nė rrugė tė Allahut ėshtė shehid, ai qė vdes nga murtaja ėshtė shehid, ai qė vdes nga dhimbjet e barkut ėshtė shehid, dhe i mbyturi nė ujė ėshtė shehid.”

·        Prej shenjave tė pėrfundimit tė mirė qė ėshtė enkas pėr gra, kur gruaja vdes  nė kohėn e lehonisė, si shkak i fėmijės sė lindur apo ėshtė shtatzėnė. Argument pėr kėtė  ėshtė hadithi tė cilin e transmeton imam Ahmedi dhe tė tjerėt me zinxhir tė  vėrtet nga Ubade ibėn Samit se ka thėnė Pejgamberi (alejhi selam) kur i ceki llojet e shehidėve ndėr tė tjera pėrmendi: “Gruaja e cila vdes, e si shkak ėshtė lindja e kėtė do ta tėrheq fėmija me kėrthizėn e tij pėr nė xhenet.” (d.m.th. me shtratin ku ka qėndruar fėmija nė barkun e nėnės)

·        Personi qė digjet, edhe kėtė e pėrmendi Pejgamberi (alejhi selam) nė radhėt e shehidėve.

·        Personi qė vdes nga tuberkulozi ėshtė shehid.

·        Ai i cili vdes nė mbrojtje tė pasurisė, fesė, gjakut ėshtė shehid. Hadithin e transmeton Ebu Daudi, Nesaiu dhe tė tjerėt.

·        Vdekja me punė tė mirė thotė Pejgamberi (alejhi selam): “...Kush jep lėmoshė  dhe i pėrfundon jeta me kėtė vepėr hyn nė xhenet.” Transmeton imam Ahmedi dhe tė tjerėt.

Mirėpo, lexues i dashur, ki parasysh se nėse personi qė ka vdekur i ndodhin diēka prej gjėrave qė i pėrmendėm, nuk do tė thotė se ky person ėshtė prej banorėve tė xhenetit, por ėshtė njė pėrgėzim dhe anasjelltas, nėse personit qė ka vdekur nuk i ndodh asgjė prej gjėrave te lartpėrmendura  nuk do tė thotė se ky njeri nuk ėshtė njeri i mirė. Ngase krejt kėto janė e fshehtė pėr ne.

                      Shkaqet e pėrfundimit tė mirė

·        Si shkak parėsor dhe esencial ėshtė qė njeriu tė jetė vazhdimisht nė respekt ndaj Allahut dhe t‘ia ketė frikėn Atij, e kulminacioni i gjithė kėsaj ėshtė besimi i pastėr dhe kujdesi qė tė mos bėjė haram, si dhe tė nxitojė tė  pendohet prej mėkateve, e mė e madhja prej tyre qė ėshtė  ruajtja nga shirku i vogėl dhe i madh.

·        Gjithashtu, tė bėjmė sa mė shumė lutje qė Allahu tė na marrė shpirtin duke pasur imanin dhe devotshmėrinė.

·        Gjithashtu, prej shkaqeve tė pėrfundimit tė mirė ėshtė qė nė maksimum tė mundohet muslimani qė ta pėrmirėsojė anėn e jashtme tė tij dhe atė tė brendshme, dhe qė gjithnjė tė jetė qėllimi i tij pėr t’i realizuar kėto dy komponentė, ngase ėshtė vėrtetuar se Allahu gjithmonė atij qė e ka kėrkuar tė vėrtetėn i ka dhėnė sukses nė gjetjen e saj dhe e ka bėrė tė qėndrueshėm nė tė dhe qė pėrfundimi i tij nė kėtė botė tė jetė nė kėtė gjendje.

Shkruar nga Halid ibėn Abdurrahman Shaji

Pėrktheu: Nusret Shiti

26.05.2006

                                         www.klubikulturor.com