Hytbe

Shkencore
Urtėsi

Ėndėrrat

Ligjėrata

Ilahi

Interesante

Faqja kryesore

Kuran

Hadith
Akide

Fikh

Tefsir

Tema

Pyetje

 

 

Pritja e imam Mehdiut

Premtim apo besim

Selman el Aude

Falėnderimi i takon Allahut. Atė e falėnderojmė dhe prej Tij falje dhe ndihmė kėrkojmė. Kėrkojmė mbrojtje nga Allahu prej tė kėqijave tė vetvetes dhe tė veprave tona. Kė e udhėzon Allahu s'ka kush e lajthit dhe kė e largon nga rruga e vėrtetė, s'ka kush e udhėzon. Dėshmoj se s'ka hyjni tjetėr pėrveē Allahut, i Cili ėshtė Njė dhe dėshmoj se Muhammedi ėshtė rob dhe i Dėrguar i Tij.

Para njė kohe mė shkroi njė shok duke mė pyetur pėr Mehdiun dhe vlerėsimin tim pėr atė qė po qarkullonte nė internet sa i pėrket pamjes sė tij, shenjave qė paralajmėrojnė ardhjen e tij dhe ėndrrave qė disa njerėz i shohin pėr tė. Ai gjithashtu mė nxiti ta shpjegoj temėn nė detaje.

Unė iu pėrgjigja kėtij vėllai se ajo qė po qarkullonte pėr Mehdiun ėshtė e pabazė dhe nuk pėrkon me realitetin. Kėto informata nuk janė mė tepėr se sa thashetheme, dėshira tė kota pėr ata tė cilėt kanė rėnė nė dėshpėrim.

Unė i premtova se do tė merrem me kėtė temė, meqė ajo ka tė bėjė me njė situatė tė vėshtirė, tė cilėn Umeti Islam do ta kalojė. Me qėllim qė t'i qasemi kėsaj teme - pritjes sė Mehdiut - sė pari u angazhova me studimin se si pėrdoret folja “pres” nė Kur'an.

Unė besoj se referimi nė Kur'an ėshtė qasje e menēur, pasi qė ai ėshtė Libri, i cili pėrmban udhėzim dhe dritė pėr tė gjitha ēėshtjet e tilla, kurdo dhe sido qė ndodhin. Unė e shikova ēdo ajet tė Kur'anit qė e pėrmbante termin “pres” ose ndonjė sinonim tė kėtij termi dhe e zbulova se tė gjitha kėto ajete mund tė klasifikohen nė tri kategori.

Kategoria e parė:

Ajetet, tė cilat i kėrcėnojnė jobesimtarėt qė ta presin dėnimin e tyre nė botėn tjetėr.

I Dėrguari (Lavdėrimi dhe shpėtimi i Allahut qoftė mbi tė!) u thoshte jobesimtarėve tė presin derisa t'u vjen ndėshkimi, siē pėrmendet nė ajetet vijuese nė Kur'an:

“Ata thonė: E kur do tė jetė ai ngadhėnjim (gjykimi i Zotit), nėse jeni tė drejtė ēka thoni. Thuaj: Ditėn e Kijametit, atyre qė kanė qenė jobesimtarė, nuk u bėn dobi besimi e as nuk u jepet afat. Andaj, ti largohu prej tyre dhe prit, edhe ata janė duke pritur.” (Sexhde, 28-30)

“Dita e ngadhėnjimit” ėshtė – Allahu e di mė sė miri – dita e ringjalljes, meqė ajo qė pėrshkruhet si dita qė “atyre qė kanė qenė jobesimtarė, nuk u bėn dobi besimi e as nuk u jepet afat”.  I Dėrguari (Lavdėrimi dhe shpėtimi i Allahut qoftė mbi tė!) urdhėrohet tė pres. Ajo qė duhet tė pres ėshtė rezultati final dhe pėrmbushja e premtimit tė ringjalljes, gjykimit dhe shpėrblimit qė po ashtu i pret jobesimtarėt.

Njė ajet i ngjashėm thotė: “A mos janė duke pritur tjetėr ata (pas kėtyre fakteve) vetėm t'ju vijnė engjėjt (t'ua marrin shpirtin), tė vijė Zoti yt (urdhri pėr shkatėrrim) ose tė vijnė disa nga shenjat e Zotit tėnd, (nė) ditėn kur vijnė disa shenja tė Zotit tėnd, asnjė njeriu nuk i vlen besimi i Tij nėse nuk ka besuar mė parė ose nuk ka bėrė nė besimin e tij kurrfarė tė mire. Thuaj: Pritni, edhe ne jemi duke pritur!” (En’amė, 158)

Do tė ishte e saktė tė kuptojmė se shenjat qė pėrmenden kėtu aludojnė nė lindjen e diellit nga perėndimi, sepse nė atė ditė, asnjė njeriu nuk i vlen besimi i tij nėse nuk ka besuar mė parė.

Gjithashtu mund tė jetė e saktė se ēka nėnkuptohet kėtu gjithashtu ėshtė njė lloj i veēantė i shenjave prej Allahut dhe pėr kėtė arsye, ajeti i referohet “disa shenjave tė Zotit tėnd”. Ka shenja tjera tė Allahut, pėr shembull agonia e vdekjes, pasi qė Allahu e pranon pendimin nga njeriu para se t'i vjen agonia e vdekjes, por jo mbasandej

Si rrjedhim, ata e presin Ēastin e Madh. Pasi tė paraqiten shenjat e tij, si lindja e diellit nga perėndimi askujt nuk i vlen besimi nėse nuk ka besuar deri nė atė moment. Ata munden gjithashtu tė jenė duke pritur ēastin mė tė vogėl, i cili ėshtė vdekja, sepse kur tė vdes njeriu, atij i ka ardhur dita e tij. Shenjat e kėsaj dite janė agonia e vdekjes dhe pamja e engjėjve, tė cilėt vijnė pėr t'ia marrė shpirtin. Nė atė ēast nuk i vlen njeriut kthimi nė besim. Pėr kėtė arsye ajeti thirr pėr punė, besim dhe reformė para se tė tė vjen fundi - pa marrė parasysh se pėr cilin fund bėhet fjalė – kur gjėrat qė i pėrmendėm, mė nuk do tė jenė tė mundshme. Kur Allahu thotė: “... Asnjė njeriu nuk i vlen besimi i Tij nėse nuk ka besuar mė parė ose nuk ka bėrė nė besimin e tij kurrfarė tė mire...”, Ai i referohet kėsaj kohe tė veēantė, duke inkurajuar njerėzit tė bėjnė tė mira nė besimin e tyre para se tė bėhet shumė vonė.

Kuptimi i foljes “pritni” kėtu nuk ėshtė qė ju t'i mbėshtetni faqet nė duar dhe tė pritni se ēfarė do tė ndodhė. Kuptimi kėtu ėshtė tė luftojmė dhe tė pėrpiqemi tė kapėrcejmė diēka qė frikohemi se do tė ndodhė.

Kategoria e dytė:

Ajetet qė i kėrcėnojnė jobesimtarėt qė ta presin dėnimin e tyre nė kėtė botė.

Nganjėherė, jobesimtarėt kėrkojnė qė ta shpejtojnė dėnimin si mėnyrė pėr tė shprehur dyshimin e tyre dhe mungesėn e brengės lidhur me tė. Kjo mund tė shihet nė tregimin pėr tė Dėrguarin Hudė (Lavdėrimi dhe shpėtimi i Allahut qoftė mbi tė!) dhe popullin e tij. Ata thanė: “A na erdhe (tė na frikėsosh) qė ta adhurojmė vetėm Allahun e ta braktisim atė ēka adhuronin prindėrit tanė? Nėse je i vėrtetė (ēka thua) sillna atė qė na premton (kėrcėnohesh)". (Hudi) Tha: "Juve ju gjeti dėnimi dhe pėrbuzja nga Zoti juaj. A mė polemizoni mua pėr emra (tė idhujve) qė i emėruat ju dhe prindėrit tuaj, e qė pėr te Allahu nuk shpalli kurrfarė argumenti? Pritni pra (dėnimin), edhe unė sė bashku me ju jam duke pritur.” (A’rafė, 70-71)

Ata njerėz lypėn dėnimin, duke kėrkuar qė ai tė shpejtohej dhe ata u urdhėruan qė tė presin.

Situata e njėjtė mund tė shihet nė ajetin vijues lidhur me popullin e Junusit (Lavdėrimi dhe shpėtimi i Allahut qoftė mbi tė!): “A janė duke pritur tjetėr (fat) pos ditėt (e zeza) si tė atyre qė ekzistonin para tyre? Thuaj: Pritni, pra, se edhe unė bashkė me ju po pres!” (Junus, 102)

“Ditėt (e zeza) si tė atyre qė ekzistonin para tyre” i referohen dėnimeve dhe vuajtjeve qė u kishin zbritur atyre nė kėtė botė:

Gjithashtu Allahu thotė nė suren Hudė: “E atyre qė nuk besojnė thuaju: Veproni sa tė mundeni nė atė tė tuajėn, edhe ne jemi duke vepruar. Ju pritni (ē'do tė na gjejė neve), edhe ne jemi duke pritur (se ē'do t'ju gjejė juve).” (Hudė, 121-122)

Shikoni se si tė priturit dhe tė vepruarit janė tė vendosura bashkė nė ajet. Jobesimtarėt sfidohen nė kėtė mėnyrė: “Veproni sa tė mundeni nė atė tė tuajėn, edhe ne jemi duke vepruar” dhe pritni se ēfarė Allahu do tė vendos nė mes nesh.

Allahu thotė diku tjetėr: “...Duroni deri sa tė gjykojė mes nesh Allahu, e Ai ėshtė gjykatėsi mė i mirė.” (A’rafė, 87)

Allahu po ashtu thotė: “Thuaj: Pritni, se edhe unė do tė pres me ju.” (Tur, 31)

Kjo ėshtė pritja qė dėnimi i Allahut tė zbres mbi jobesimtarėt nė kėtė botė.

Kategoria e tretė:

Ajetet qė i referohen pritjes pėr zbritjen e ndonjė shenje nga Allahu.

Jobesimtarėt kishin zakon tė kėrkonin nga i Dėrguari (Lavdėrimi dhe shpėtimi i Allahut qoftė mbi tė!) qė t'u sillte njė shenjė nga Allahu. Ata dėshironin qė mali Safa tė shndėrrohej nė ari ose tė binte njė pjesė e qiellit mbi ta. I Dėrguari i Allahut u thoshte atė qė Allahu e kishte urdhėruar tė thotė: “E fshehta ėshtė vetėm e Allahut”. Kjo vjen nė Kur'an nė suren Junus: “E fshehta ėshtė (ēėshtje) vetėm e Allahut (Ai sjell mrekulli). Prandaj, ju pritni se edhe unė sė bashku me ju po pres!” (Junus, 20)

Nga kėto tri lloje tė ajeteve ne mund tė marrim mėsime tė rėndėsishme:

1. Ēėshtjet e gajbit (tė fshehtės) duhet t'i lihen Allahut. Pėr kėtė arsye Ai tha: “E fshehta ėshtė (ēėshtje) vetėm e Allahut”. Zbritja e zemėrimit tė Allahut dhe dita e ringjalljes janė ēėshtje tė gajbit tė cilėn ai nuk ia zbulon askujt.

Allahu thotė: “S'ka dyshim se momenti (kijameti) do tė vijė patjetėr, Unė gati e kam fshehur atė; (do tė vijė) pėr t'u shpėrblyer secili njeri pėr atė qė ka bėrė.” (Ta Ha, 15)

Gajbi ėshtė vetėm te Allahu. Ai nuk ia zbulon atė askujt me “pėrjashtim tė ndonjė tė Dėrguari qė Ai do.” (Xhinn, 27)

Ekzistojnė disa ēėshtje tė gajbit, tė cilat Ai madje nuk ua zbulon as engjėjve dhe as tė dėrguarve. Allahu e mbanė atė plotėsisht pėr Vete. Askujt nuk i lejohet t'i hulumtojė kėto ēėshtje nė ēfarėdo mėnyre. Njeriu nganjėherė mund ta gjejė nė vetvete njė mendim tė inspiruar dhe ta interpretojė si diēka, por ai kurrė nuk duhet t'i besojė asaj me bindje. Ai ndoshta mund tė ketė njė pamje qė parashikon diēka tė mirė pėr muslimanėt, ose diēka tė tmerrshme pėr jobesimtarėt, por megjithatė, ajo mbetet spekulim.

Kėshtu duket tė ketė qenė rasti me tė Dėrguarin Jusuf (Lavdėrimi dhe shpėtimi i Allahut qoftė mbi tė!). Allahu thotė: (Jusufi) i tha atij, pėr tė cilin besonte se ėshtė i shpėtuar...” (Jusuf, 42)

Edhe pse ai ishte i Dėrguar, tė cilit i vinte shpallja nga Allahu, ai nuk fliste me siguri nė vete pėr interpretimin e ėndrrės sė tij, por ai vetėm supozonte.

Nė tė njėjtėn mėnyrė kur erdhi njė njeri tek i Dėrguari, Muhammedi (Lavdėrimi dhe shpėtimi i Allahut qoftė mbi tė!), dhe i tregoi pėr ėndrrėn qė e kishte parė, Ebu Bekri e interpretoi dhe pastaj e pyeti tė Dėrguarin (Lavdėrimi dhe shpėtimi i Allahut qoftė mbi tė!): “O i Dėrguar i Allahut, betohem se jeni si baba im. A ia qėllova apo gabova? I Dėrguari i Allahut (Lavdėrimi dhe shpėtimi i Allahut qoftė mbi tė!) iu pėrgjigj: “Ju ia qėlluat njė pjese dhe nuk ia qėlluat pjesės tjetėr”. Ebu Bekri tha: “Betohem nė Allahun, mė informo pėr atė qė nuk ia qėllova”. I Dėrguari i Allahut u pėrgjigj: “Mos u beto!”[1]

Pritjet, parashikimet, spekulimet dhe shpresat kanė fushė veprimi tė gjerė, por nuk i ofrojnė njeriut kurrfarė sigurie kur ka tė bėjė me ēėshtjen e gajbit. Kėtė e themi pėr arsyeje se ajo pėr ēfarė po presim ėshtė diēka qė do tė ndodhė vetėm nė tė ardhmen. Allahu thotė: “E fshehta ėshtė (ēėshtje) vetėm e Allahut.” (Junus, 20)

2. Allahu nuk i ka dhėnė asnjė qenie njerėzore, madje edhe tė dėrguarve qasje nė dėnimet qė i presin robėrit e Tij. Pėr kėtė arsyeje Allahu i drejtohet tė Dėrguarit tė Tij nė kėtė mėnyrė: “Ty nuk tė takon asgjė rreth ēėshtjes se a do t'ua pranojė Ai pendimin apo do t'i dėnojė ata, nė tė vėrtetė ata janė zullumqarė.” (Ali Imran, 128)

“Nėse ta bėjmė tė mundshme tė shohėsh diēka nga (dėnimi) qė ua premtuan atyre (mirė), ose ta marrim shpirtin ty (kurse ti nuk sheh gjė), e ardhmja e tyre ėshtė vetėm te Ne. Allahu ėshtė dėshmues i asaj qė punojnė.” (Junus, 46)

Kėto ajete tregojnė faktin se ato janė ēėshtje vetėm tė Allahut. Njerėzit duhet t'i nėnshtrohen dhe ta pranojnė urdhrin e Allahut si dhe vullnetin dhe dėshirėn e tij. Njerėzit nuk duhet tė gjurmojnė nė ēėshtjet qė nuk kanė tė bėjnė me ta. Kėto ajete tregojnė se ata njerėz qė kėrkojnė shenja duhet tė informohen se gjėrat e tilla janė thjesht tė Allahut dhe se asnjė krijesė nuk ka hise nė to.

3. Ne jemi tė inkurajuar qė tė punojmė, t'i drejtojmė gjėrat dhe tė nxitojmė nė projektet tona para se tė na vijė fundi, qoftė fundi i vdekjes ose dita e ringjalljes. Nuk kėrkohet nga ne qė vetėm tė presim. Nga ne kėrkohet qė tė angazhohemi nė punė tė frytshme. Ne duhet ta bazojmė punėn tonė nė shkaqet e dhėna nga mėsimet islame, si dhe shkaqet natyrore tė parashtruara nga Allahu nė krijimin e Tij.

Ne nuk gjejmė asnjė tekst nė Kur'an ose nė traditėn e tė Dėrguarit tė Allahut, Muhammedit (Lavdėrimi dhe shpėtimi i Allahut qoftė mbi tė!), i cili na vė nė njė gjendje pritje dhe parapėrgatitje pėr diēka, madje as pėr Ditėn e Kijametit. Ēdo musliman duhet tė besojė nė Ditėn e Fundit dhe ta dijė se ajo po vjen. Megjithatė, nga ne nuk kėrkohet tė presim nė pėrgatitje pėr tė ose tė kėrkojmė qė ta shpejtojmė atė. Transmeton Enes bin Malik se i Dėrguari (Lavdėrimi dhe shpėtimi i Allahut qoftė mbi tė!) ka thėnė: "Nėse vjen Kjiameti ndėrsa dikush prej jush ka nė dorė njė fidan tė palmės sė hurmave pėr ta mbjellė, atėherė ai duhet tė vazhdojė ta mbjellė atė para se tė ngritėt  nga vendi i tij, nėse ka mundėsi."[2]

Vini re se ai nuk tha: ”dhe nėse dikush nga ju ėshtė duke u falur ai duhet ta plotėsojė namazin e tij...”, por e pėrmendi njė ēėshtje tė kėsaj bote “...nėse dikush nga ju e ka nė dorė njė fidan tė palmės sė hurmave...” dhe mė pas shtoi se ai nuk duhet tė ngritėt derisa ta mbarojė atė qė po bėnte. Puna e kėsaj bote bekohet nėse ajo bėhet me qėllim tė mirė. Bile edhe mė shumė nėse u sjellė dobi tė tjerėve. Sikur ndihma ndaj tė shkelurit ose tė dobėtit ose shfaqja e mirėsisė dhe mėshirės ndaj fėmijėve apo dhėnia e sadakasė ndaj tė nevojshmėve dhe tė uriturve. Sa (shumė) do tė shpėrblehet dhe bekohet puna e njeriut nėse ajo ėshtė pėr tė mirėn e fesė? Sa (shumė) do tė shpėrblehet puna e njė njeriu qė bėhet shkak tė udhėzohet njė person, i cili ka qenė i devijuar ose nė mosbesim? Sa (shumė) do tė shpėrblehet ai qė e mėson njė musliman tjetėr, i cili ėshtė injorant pėr fenė e tij, ose pajton nė mes tė muslimanėve, tė cilėt janė tė pėrēarė ose e reformon njė mėkatarė?

Disa njerėz jetojnė nė pritje tė kėtyre ngjarjeve dhe kjo inspiron brenda tyre njė lloj tė pėrtacisė dhe plogėshtisė, e cila nuk prodhon asgjė me pėrjashtim tė heshtjes dhe aktivitetit tė ligėshtuar.

Ēėshtja nė fjalė ėshtė nxitja pėr punė tė zellshme dhe serioze. Vlera e punės ėshtė njė nga vlerat mė tė rėndėsishme qė Islami i avancon dhe i ngulitė nė zemrat e besimtarėve.

Ekziston njė ngjarje, e cila shėnohet nė hadith, qė ka rėndėsi tė madhe nė diskutimin tonė. Jasir bin Xhabir transmeton se frynte njė erė e madhe nė Kufe. Erdhi njė njeri, i cili nuk kishte diēka mė tė mirė se sa tė thoshte: "O Abdullah bin  Mes’ud, ka ardhur kijameti.”

Abdullah bin Mes’udi qė ishte i mbėshtetur, u ul drejt. Kjo ishte shenjė e interesimit tė tij, por ajo mund tė ishte po ashtu indikacion i zemėrimit dhe mospajtimit. Ai tha: "Kijameti nuk vjen derisa tė mos ndahet trashėgimia, dhe pranimi i plaēkave tė luftės tė mos jetė njė shkak i lumturisė.” Pastaj ai bėri me dorė nė drejtim tė Sirisė dhe i pėrmendi disa prej shenjave kryesore qė duhet tė ndodhin para kijametit.[3]

Ibėn Mes’udi i dėnoi pėrfundimet e nxituara tė njeriut tjetėr dhe vlerėsimin e keq tė ngjarjeve. Pėr kėtė arsyeje Ibėn Mes’udi ishte erudit dhe mendjemprehtė dhe ai e kishte marrė diturinė e tij drejtpėrdrejt nga i Dėrguari i Allahut, Muhammedi (Lavdėrimi dhe shpėtimi i Allahut qoftė mbi tė!). Ai e bėri tė qartė se ēasti (i kijametit) nuk do tė vinte derisa tė mos kenė ndodhur shenjat pėr tė cilat na ka lajmėruar i Dėrguari i Allahut, Muhammedi (Lavdėrimi dhe shpėtimi i Allahut qoftė mbi tė!).

Kapitulli i parė

Ēfarė transmetohet pėr Mehdiun

Ka shumė hadithe pėr Mehdiun, ndoshta mė tepėr se njėqind. Disa nga ato janė tė shpikura, disa tė dobėta, tė tjerat janė tė mira. Madje mund tė gjenden disa hadithe qė e arrijnė shkallėn e haditheve autentike, por ato janė pak.

Njė hadith ėshtė nga Ali bin Ebu Talib, i cili transmeton se i Dėrguari (Lavdėrimi dhe shpėtimi i Allahut qoftė mbi tė!) ka thėnė: “Mehdiu ėshtė prej nesh, prej ehlu bejtit. Allahu do ta pėrgatitė atė nė njė natė.”[4] Disa dijetarė kanė thėnė se hadithi ėshtė i mirė, por zinxhiri i transmetuesve ėshtė i dobėt, sepse ai pėrmban Jasin bin Shejban el-‘Ijli. Buhariu e shpallė atė si tė dyshimtė. Ebu Zur’a dhe Ibėn Mein thonė se nuk ka asgjė tė keqe lidhur me tė.

Gjenden tri hadithe pėr Mehdiun, qė transmetohen nė autoritetin e Ebu Seid Huderiut. Tė gjitha ato janė transmetuar nga Hakimi. Disa nga ato janė transmetuar po ashtu nga Ebu Davudi, Tirmidhiu, Ibėn Maxhe, Ahmedi dhe tė tjerė.

Njė nga kėto hadithe ėshtė: "Mehdiu do tė vjen nga gjeneratat e fundit tė Umetit Tim."[5] Hakimi e shpallė kėtė hadith autentik dhe Dhehebiu pajtohet me tė. Ka disa mospajtime lidhur me zinxhirin e transmetuesve.

Njė hadith tjetėr ėshtė: "Mehdiu ėshtė prej Meje, me ballė tė  gjerė, me hundė tė zgjatur dhe tė lakuar. Do tė vendos nė tokė drejtėsi dhe mirėqenie pasi qė ishte e mbushur me padrejtėsi dhe tirani. Do tė udhėheq shtatė vjet.”[6]

Pastaj gjendet hadithi qė transmetohet nė autoritetin e Thevbanit se i Dėrguari (Lavdėrimi dhe shpėtimi i Allahut qoftė mbi tė!) ka thėnė: "Nėse i shihni flamujt e zi duke ardhur nė drejtim tė Horasanit, atėherė shkoni te ta, madje edhe nėse ju duhet tė zvarriteni, sepse nė mesin e tyre do tė jetė kalifi i muslimanėve, Mehdiu."[7] Tė gjithė zinxhirėt e transmetimit pėr kėtė hadith janė tė dobėta dhe jo tė vėrteta, ndonėse disa njerėz kanė qenė shumė tė butė lidhur me kėtė dhe e kanė shpallur hadithin autentik, pėr shkak se ka shumė zinxhirė tė transmetimit.

Disa njerėz e pėrdorėn kėtė hadith pėr tė mbėshtetur thėnien e tyre se Mehdiu ėshtė nga familja e Abbasit dhe se Mehdiu ėshtė nga dinastia abasite. Kishte edhe kalifė abasitė, tė cilėt e mbanin emrin Mehdi. Pėr kėtė arsyeje ne e shohim Ibėn Hazmin, njė pėrkrahės tė shtėpisė rivale emevite, duke ofruar fjalėt vijuese nė vargje:

Meqė flamujt kanė filluar tė paraqiten nė tė zezė, ėshtė bėrė e qartė

Pėr njerėzit e udhėzimit se ato kurrsesi nuk do tė kenė kuptim.

Flamujt e shtetit abasit ishin tė zi. Nuk ėshtė vėshtirė tė kuptojmė se ky hadith i dobėt mund tė jetė shpikur ose ndryshuar pėr tė mbėshtetur kauzėn abasite.

Transmeton Ummu Selma se i Dėrguari (Lavdėrimi dhe shpėtimi i Allahut qoftė mbi tė!) ka thėnė: "Mehdiu ėshtė prej pasardhėsve tė mi, prej djemve tė Fatimės.”[8] Zinxhiri i transmetuesve tė kėtij hadithi ėshtė i dobėt, sepse pėrmban Ali bin Nufejl, i cili gjendet nė librin e Ukajlit, pėr transmetuesit e dobėt. Ukajli thotė: "Asnjė prej haditheve tė tij pėr Mehdiun nuk duhet tė pranohen. Ai ėshtė transmetuesi i vetėm qė dihet se i ka transmetuar ato dhe tė gjitha kėto transmetime i kishin kaluar nga Zijad bin Bejan."

Buhariu e pėrmend kėtė hadith dhe thotė se zinxhiri  i tij i transmetimit ėshtė i dyshimtė. Pėr kėtė arsye, Mundhiri mendon se kėto janė aktualisht fjalėt e Seid bin Musejjibit.

Ka shumė hadithe qė japin njė kuptim tė ndėrtuar kur tė bashkohen, edhe pse shumica e tyre nuk arrijnė shkallėn e autenticitetit kur tė shtjellohen veēmas. Rasti ėshtė ku vetėm njė hadith prej tė gjitha haditheve mund tė konsiderohet autentik. Hadithet qė arrijnė shkallėn e haditheve tė mira janė pak, shumica e kėtyre haditheve janė tė dobėta.

Shumė dijetarė kanė shkruar pėr temėn e Mehdiut. Njėri nga ata ishte Ne’im bin Hamad, i cili shkroi pėr kėtė ēėshtje nė librin e tij “El-Fiten”. Edhe pse ai ishte dijetar i rėndėsishėm i Sunetit, ai bėri shumė gabime. Darekutni, Dhehebiu dhe Ibėn Haxheri, tė gjithė kėta e kanė vėrejtur kėtė fakt. Mesleme bin Haxher tha: "Ai transmeton shumė hadithe pėr beteja, tė cilat duhen tė refuzohen, sepse ai ėshtė personi i vetėm qė i transmeton ato."

Lidhur me kėtė temė ėshtė botuar libri “Akd Durur”, i autorit Nu’ajm Isfahani. Ibėn Kethiri, Sujutiu, Shevkani, San’ani dhe Sehavi, nė mes tjerėsh kanė shkruar pėr kėtė temė, pėr tė mos pėrmendur njė numėr tė autorėve bashkėkohorė. Ibėn Halduni, nė librin e tij “Mukaddime” shkruan: "Mendimi qė pranohet nga muslimanėt  ėshtė se Mehdiu ėshtė i vėrtetė.  Nuk ka dyshim se ky ėshtė mendimi i saktė, sepse shumica e dijetarėve tė mėdhenj dhe njerėzve tė dijes i pranojnė hadithet lidhur me Mehdiun si tėrėsi, edhe pse disa hadithe individuale janė tė lira nga kritika. Madje ka dijetarė qė thonė se hadithet pėr Mehdiun kanė arritur shkallėn mutevatir,[9] sidomos disa dijetarė tė mėvonshėm. Megjithatė ka disa dijetarė, tė cilėt i kanė mohuar tė gjitha hadithet qė kanė tė bėjnė me Mehdiun."

Nė formė tė pėrmbledhur, mund tė themi se ka shumė hadithe lidhur me Mehdiun, tė cilat gjenden nė sunene. Ato janė tė cilėsive tė ndryshme, prej tė shpikurave, tė dobėtave deri te tė mirat. Hadithet qė kanė arritur shkallėn e haditheve autentike janė tė pakta. Megjithatė, besimi nė paraqitjen e Mehdiut ėshtė ēėshtje e vendosur, qė shihet kur t’i kemi mbledhur tė gjitha dėshmitė bashkė.

Kapitulli i dytė

Mehdiu nė traditėn e Ehlu Sunetit dhe nė traditėn e shi'itėve

Ehlu Suneti beson se njė njeri nga familja e tė Dėrguarit (Lavdėrimi dhe shpėtimi i Allahut qoftė mbi tė!) do tė paraqitet nė kohėn e fundit nė njė mėnyrė shumė natyrore, i lindur sikur ēdo njeri tjetėr. Ai do tė jetojė ashtu si jetojnė tė tjerėt. Ai madje mund tė gabojė dhe ka nevojė qė tė tjerėt ta pėrmirėsojnė sikur se ne e pėrmirėsojmė njėri-tjetrin. Pastaj, Allahu do tė urdhėrojė qė shumė tė mira pėr muslimanėt tė vijnė nė duart e tij, bashkė me devotshmėrinė, drejtėsinė dhe virtytin. Allahu do t'i bashkojė muslimanėt rreth tij. Nuk ka mė tepėr pėr kėtė se sa kjo qė thamė. Kėtė e gjejmė nė hadith.

Nuk ka asnjė dėshmi tekstuale qė tregon se pritja ose parashikimi i ardhjes se Mehdiut ėshtė akt i devotshmėrisė. Nuk i takon njė muslimani qė ta pranojė njė thėnie tė tillė, thjesht duke u bazuar nė supozimeve. Thėniet e tilla duhet tė mbėshteten me dėshmi tė mjaftueshme. Ata qė flasin pėr kėtė ēėshtje janė tė shumtė. Kėshtu ka ndodhur qė nga agimi i historisė islame, siē do ta bėjmė tė qartė sė shpejti. Nga muslimani kėrkohet qė t’i kontrollojė ēėshtjet, t’i vlerėsojė ato dhe t’u qaset atyre me kujdes. Muslimani nuk duhet tė ngutet dhe t’i pranojė ēėshtjet pėr shkak tė dėshirave personale, ose pėr shkak tė dėshirave tė kota.

Nė tė njėjtėn mėnyrė, asnjė aspekt i ligjit islam nuk ėshtė i varur me paraqitjen e Mehdiut. Deklaratat se institucionet islame si xhumaja, namazet me xhematė, xhihadi dhe zbatimi i dėnimeve tė caktuara ose aplikimi i ligjeve islame janė tė varura me paraqitjen e tij janė tė pabaza. Muslimanėt duhet tė ēojnė jetėn e tyre nė mėnyrė normale. Ata duhet t’i kryejnė aktet e adhurimit, t’u pėrmbahen detyrave tė tyre, tė angazhohen nė xhihad, t’i reformojnė shoqėritė e tyre, ta mėsojnė fenė e tyre dhe ta mėsojnė njėri-tjetrin. Kur tė paraqitet ky njeri i devotshėm dhe identiteti i tij tė ndėrtohet me prova ta padiskutueshme e tė padyshimta, atėherė ne duhet ta pasojmė atė. Ky ishte qėndrimi i sahabėve dhe qėndrimi i atyre qė i pasuan ata. Dijetarėt nė tė gjitha kohėrat iu kanė pėrmbajtur kėtij parimi. Ideja se Mehdiu duhet tė pritet dhe tė parashikohet dhe theksi i tepėrt qė ėshtė vendosur nė tė ishte njė zhvillim shumė i mėvonshėm.

Mehdiu nė traditėn e shi'itėve

Besimi nė Mehdiun ėshtė shtyllė themelore e besimit te shi’itėt. Sistemi i tyre ėshtė themeluar mbi kėtė besim. Sektet e ndryshme tė shi’itėve nuk pajtohen nė shumė gjėra, por ata tė gjithė pajtohen pėr “imamin e fshehur”. Ata e kanė fjalėn pėr imam Mehdiun, edhe pse ata nuk pajtohen se kush ėshtė ky imam.

Ky koncept i tėrė filloi me pretendimin se i Dėrguari (Lavdėrimi dhe shpėtimi i Allahut qoftė mbi tė!) nuk kishte vdekur dhe se ai do tė kthehej. Njeriu i parė qė sugjeroi kėtė ide ishte ēifuti Abdullah bin Sebe’. Ai tha: "Sa tė ēuditshėm janė ata njerėz, tė cilėt thonė se Isau do tė kthehet, por mohojnė idenė se Muhammedi do tė kthehet dhe ai mė shumė meriton njė kthim tė dytė se Isau!"

Kjo ide e imagjinuar kishte qėllime dashakeqėse prapa saj. Njeriu, i cili e propozoi atė, dėshironte tė korruptonte njė shtyllė kryesore tė Islamit, besimi nė fundin e pejgamberisė. Ky ėshtė besimi se Allahu e ka bėrė Muhammedin (Lavdėrimi dhe shpėtimi i Allahut qoftė mbi tė!) tė fundit nė vargun e tė tė dėrguarve.

Allahu thotė: “Muhammedi nuk ka qenė babai i asnjėrit prej burrave tuaj, por ai ishte i Dėrguari i Allahut dhe vulė e tė gjithė pejgamberėve, e Allahu ėshtė i dijshėm pėr ēdo send.” (Ahzabė, 40)

I Dėrguari (Lavdėrimi dhe shpėtimi i Allahut qoftė mbi tė!) ka thėnė: "Unė jam vula e pejgamberėve. Nuk do tė vijė pas meje asnjė pejgamber!"[10]

Kjo ėshtė njė shtyllė e padiskutueshme e besimit islam. Pėr kėtė arsye muslimanėt, pa marrė parasysh se a janė njerėz tė thjeshtė, dijetarė ose udhėheqės, unanimisht e shpallin jobesimtar secilin qė thotė se do tė vijė ndonjė pejgamber pas Muhammedit (Lavdėrimi dhe shpėtimi i Allahut qoftė mbi tė!). Pėr kėtė arsy0065 gjyqet islame kanė marrė vendim se sektet si Kadijanizmi dhe Bahaizmi janė jashtė Islamit dhe se pasuesit e tyre janė jobesimtarė.

Arsyeja pėr kėtė ėshtė se ata besojnė se disa nga udhėheqėsit e tyre janė pejgamber pas Muhammedit (Lavdėrimi dhe shpėtimi i Allahut qoftė mbi tė!), si Mirza Ahmed (nė rastin e kadijanizmit) dhe tė tjerėt. Kėta njerėz dalin nga besimi, sepse e shkelin njė shtyllė tė padiskutueshme tė besimit.

Abdullah bin Sebe’ u pėrpoq ta fuste kėtė ide nė Islam nga dera e prapme, duke thėnė se i Dėrguari (Lavdėrimi dhe shpėtimi i Allahut qoftė mbi tė!) do tė kthehet nga varri. Ai nuk tha se do tė ishte njė pejgamber tjetėr, por ky ishte vetėm fillimi, sepse sapo njerėzit, ose sė paku njė grup prej tyre, ta pranonte kėtė ide dhe tė fillonin tė prisnin kthimin e tė tė Dėrguarit (Lavdėrimi dhe shpėtimi i Allahut qoftė mbi tė!), ēėshtja do tė bėhej e thjeshtė. Ēdokush mund tė pretendonte se ai ėshtė i Dėrguari (Lavdėrimi dhe shpėtimi i Allahut qoftė mbi tė!), i cili ėshtė kthyer nga varri dhe jo njė person tjetėr qė po i atribuon vetvetes pejgamberinė. Kėtu qėndronte rreziku i njė ideje tė tillė.

Njė pretendim i tillė pėr Pejgamberin shkel besimin e tė gjithė muslimanėve. Ai shkel ligjin islam. Ai bie nė kundėrshtim me konsensusin e sahabėve, tabi’inėve dhe dijetarėve tė hershėm. Njeriu, i cili bėn pretendime tė tilla i pėrket njėrės prej kėtyre kategorive:

1. Personi mund tė jetė i ēmendur. Ky person ka nevojė pėr ndihmė dhe trajtim psikiatrik.

2. Personi ėshtė i vetėdijshėm pėr atė qė thotė.

Duhet tė bėhet ēdo pėrpjekje pėr ta bindur kėtė person qė ta kuptojė dhe tė bindet pėr tė vėrtetėn. Nėse ai ngul kėmbė nė pretendimet e tij, atėherė ai duhet tė sillet nė gjyq. Nė kėtė mėnyrė kadijanitėt e Pakistanit dhe grupet tjera janė shpallur jobesimtarė me termat mė tė qarta, kėshtu qė publiku tė mos ketė keqkuptime pėr kėtė ēėshtje.

Abdullah bin Sebe’ gjithashtu thoshte se Aliu do tė kthehej dhe do ta mbushte tokėn me drejtėsi ashtu si ėshtė mbushur me pabarazi. Ky pretendim mė pastaj u transferua te Muhammed bin Hanefije, i cili ishte i biri i Ali bin Ebu Talibit.

Muhtar bin Ebu Ubejd, i cili ishte nga Iraku, ishte njėri nga ata qė thoshte se Muhammed bin Hanefije ishte Mehdiu. Ky person pretendonte se i zbriste shpallja. Kur dėgjoi sahabiu, Ibėn Umer, pėr thėnien e kėtij njeriu se po i zbriste shpallja, ai tha: "Ai po e thotė tė vėrtetėn, sepse Allahu thotė: “Shejtanėt i inspirojnė ndihmuesit e tyre...”

Ibėn Umeri nuk tregonte aspak respekt pėr Muhtarin, pėr kundėr faktit se ai ishte i martuar me Safije bint Ebu Ubejd, motrėn e Muhtarit.

Sekti, i cili pretendonte se Muhammed bin Hanefije ishte Mehdiu ishte i njohur si kasanitėt. Njė prej anėtarėve tė tyre ishte poeti i famshėm Kethir Azzah, i cili shkroi:

Jo, sepse imamėt janė kurejshitė,

Udhėheqėsit nė tė vėrtetėn, katėr nga ata tė barabartė.

Aliu dhe tre nga familja e tij.

Ata janė nipat, pėr tė cilėt nuk ka dyshim.

Njė prej tyre ėshtė nipi i besimit dhe drejtėsisė.

Njė tjetėr vdiq nė Qerbela,

Tjetri nuk do ta shijojė vdekjen derisa

Ai tė udhėheq kėmbėsorinė duke bartur flamurin.

Ai ėshtė i fshehur dhe nuk shihet nė kohėn tonė,

Nė Revda, ai kėnaqet me mjaltė dhe ujė.

 

Nė njė poezi tjetėr ai shkroi:

Jo, thuaj kujdestarit, shpirti im tė ka liruar ty,

Ju keni pritur shumė gjatė nė mal.

Ju i keni lėnduar njerėzit, tė cilėt janė besnik ndaj jush,

Dhe tė cilėt ju konsiderojnė kalifė dhe Imam

Me ju, popujt e tokės pėrsėri janė bėrė njė.

Ju keni qėndruar larg tyre pėr gjashtėdhjetė vjet.

Ibėn Havle nuk e ka shijuar vdekjen.

E as nuk i ka lėnė trashėgim tokės eshtrat e veta.

Ai ka ushqimin e tij ēdo ditė,

Dhe pas ushqimit ai pinė ujė.

Kur Muhammed bin Abdullah bin Hasan u ngrit kundėr Ebu Xhafer Mensurit, ai e mori titullin Mehdiu, duke shpresuar tė jetė nga ata qė ishin parashikuar nė hadith. Pastaj, ushtria e tij u shpartallua dhe ai u mbyt mė vitin 145 hixhrik. Koka e tij e prerė ishte nxjerrė nė dukje nga Medina deri nė Irak. Pėr kundėr kėsaj, pasuesit e tij u ndanė nė tri grupe.

Grupi i parė ishin ata tė cilėt e pranuan vdekjen e tij dhe e hodhėn poshtė mendimin se ai ishte Mehdiu. Grupi i dytė pretendonin se ai do tė kthehej edhe pse e panė se kishte vdekur. Grupi i tretė vendosėn se Mehdiu duhej tė ishte dikush tjetėr.

Gjėja e ēuditshme ėshtė se kjo situatė ėshtė pėrsėritur gjatė gjithė historisė sė Islamit. Kur ndodhėn ngjarjet e fundit nė Harem, Mekė, disa nga ata qė pretendonin se lideri i tyre ishte aktualisht Mehdiu, e kishin aq tė ngulitur kėtė ide, sa qė pasi e mbytėn atė, ata thanė se ai nuk kishte vdekur, por ishte arratisur. Shpeshherė njeriu dėshiron tė mohojė dėshminė e shqisave tė veta, sepse ėshtė kurthuar nga ndonjė nocion. Ai nuk mund ta bėjė veten tė pranojė se ėshtė nė gabim ose ėshtė mashtruar ose qė ideja e tij qė e mbante aq tė dashur ėshtė apo nuk ėshtė e saktė.

Mehdiu, pėr shi’itėt, zhvendosej nga njė person nė tjetrin, secilėn herė qė ata i ushqenin shpresat nė dikė tjetėr provohej se ishte jo e vėrtetė. Pas Muhammed bin Hanefije disa nga ata filluan tė shikonin kah Muhammed bin Xhafer, i njohur si Xhafer Sadik. Pasi qė ai vdiq, disa u kthyen te Ismail bin Xhaferi. Kėta njerėz njihen si ismailitėt, njė sekt i batinitėve. Pasi qė ai vdiq pa lėnė trashėgimtar, disa tjerė filluan ta presin, Muhammed bin Ismailin. Kėta njerėz i takojnė njė sekti tjetėr tė batinitėve tė njohur si keramitėt. Sekti mė i famshėm shi’it ėshtė ithnaasharitėt (tė dymbėdhjetėt). Ata i njohin dymbėdhjetė imamė, i fundit prej tyre Muhammed bin Hasan Askerij, Mehdiu. Pėr ata ai ishte imami i pagabuar, i cili u zhduk nė njė shpellė nėntokėsore para 1200 vjetėsh. E vėrteta ėshtė se babai i tij i supozuar vdiq pa i lindur asnjė fėmijė. Pėr kėtė arsye u shkruan vargjet vijuese:

Kurrė nuk ndodhi lindja e atij nė shpellė,

Pėr tė cilin folėt me injorancė.  Ajo nuk ndodhi!

Sa i pėrket Mehdiut abasit, babai i tij, kalifi Ebu Xhafer Mensur, ia kishte lėnė emrin Muhammed. Ai pastaj i dha titullin Mehdi, sepse ai po ndeshej me problemin e Mehdiut tė ashtuquajtur nga ehlu bejti. Ai ishte detyruar tė luftojė zjarrin me zjarr. Nė asambletė e tij private ai kishte zakon tė thoshte: "As Mehdiu i ehlu bejtit e as djali im nuk janė Mehdiu i vėrtetė. Ne vetėm po i luftojmė ata me tė njėjtėn gjė qė ata na luftojnė neve."  Nė kėtė mėnyrė djali i Ebu Xhafer Mensurit pretendonte se ėshtė Mehdiu nga rivaliteti i tij me njė pretendent tjetėr tė njohur si “zemra e pastėr”.

Gjatė historisė ka pasur shumė “Mehdia”. Ishte Mehdiu bin Tumart nė Marok, i cili e ndėrtoi kalifatin El-Mehd. Ishte Mehdiu i Sudanit, Muhammed ose Ahmed bin Abdullah, i cili themeloi lėvizjen mehdi’iste, e cila akoma ekziston si parti politike nė shtet. Ai thoshte se ishte nga familja e tė Dėrguarit (Lavdėrimi dhe shpėtimi i Allahut qoftė mbi tė!), dhe pretendonte se i zbriste shpallja. Ai gjithashtu thoshte se i Dėrguari (Lavdėrimi dhe shpėtimi i Allahut qoftė mbi tė!) i kishte folur dhe i kishte thėnė se ju jeni Mehdiu. Shumė njerėz e pasuan atė.

Duhet tė pranojmė se pati disa tė mira nga lėvizja, sepse ajo luajti rol nė ēlirimin e Sudanit nga kolonialistėt.

Kanė qenė njė numėr i Mehdive, tė cilėt kurrė nuk u bėnė tė njohur. Ibėn Tejmijje shkroi: "Unė njoh mė tepėr se njė shejh nė kohėn tonė, tė cilėt pretendojnė se janė Mehdiu. Disa nga ata ndoshta mund tė inspirohen me kėto ide derisa janė zgjuar, por ky ėshtė njė inspirim nga shejtanėt.”

Ibėn Haxher Askalani nė librin e tij qė pėrmbledh biografinė e njerėzve tė njohur tė shekullit tetė hixhrik, e pėrmend njė lloj tė kėtyre njerėzve: "Gjendja e tij mendore u keqėsua dhe ai filloi tė pretendonte se e shihte Allahun duke zbritur nė qiell dhe se Allahu i fliste atij dhe e lajmėronte se ai ishte Mehdiu."

Kapitulli i tretė

Disa komente tė pėrgjithshme

Tashmė ne e kemi paraqitur njė pėrzgjedhje tė haditheve qė gjenden lidhur me Mehdiun. Ne gjithashtu kemi diskutuar njė numėr tė ngjarjeve historike qė lidhen drejtpėrdrejt me kėtė ēėshtje. Tani, nė pėrfundim, ne do tė ofrojmė disa komente lidhur me atė qė kemi prezantuar.

Komenti i parė

Ne mund ta vėrejmė lehtė se dėshpėrimi i papėrmbajtur i bėn njerėzit tė kėrkojnė shpėtim. Bile edhe nėse zgjidhja ėshtė imagjinare, ajo u jep diēka pėr t’u kapur dhe pėrqendruar pėrballė dėshtimeve tė tyre tė mėdha dhe shpresave tė liga. Pėr kėtė arsye mehdi'izmi ėshtė aq mbizotėrues te shi’itėt. Ata gjithmonė kanė qenė minoritet, dhe nė pjesėn mė tė madhe forca politike ishte nė duar tė Ehlu Sunetit. Ata ndiheshin tė tjetėrsuar dhe tė lėnė anash. Udhėheqėsit e tyre ishin larg nga qendrat e ndikimit dhe vendimmarrjes, kėshtu qė ata i zėvendėsuan kėto tė meta duke u siguruar pasuesve tė tyre koncepte qė do tė mbronin shpirtin e tyre dhe do tė fortifikonin vendosmėrinė e tyre.

Kjo ndoshta ka qenė diēka thjesht psikologjike, sepse, ndonėse ishte dredhi e qėllimshme e disave, tė tjerėt mund tė jenė magjepsur me kėto ide sa qė ata aktualisht u besuan atyre dhe i pėrhapėn ato te tė tjerėt me bindje tė vėrtetė. Njerėzit tjerė do tė ishin tė gatshėm t’i pranonin idetė e tilla, pasi qė ata u prezantoheshin atyre me njė sinqeritet, seriozitet dhe ndershmėri tė dukshme. Ata gjithashtu do ta trashėgonin entuziazmin e kėtyre tė parėve.

Mehdi’izmi u siguronte shi’itėve, tė cilėt nuk kishin shans tė fitonin fuqi politike njė shfrim tė ndjenjave. Ata i nxitėn shumė revolta, por tė gjitha dėshtuan. Njė diskutim i kėtyre revoltave dhe rezultateve pėrfundimtare tė tyre mund tė gjenden nė librin e Asfehanit “Maktu Talibin”.

Nė tė njėjtėn mėnyrė, disa njerėz nga Ehlu Suneti, nė raste kur rrethanat u sollėn dėshpėrim, i marrin kėto ide si mjete shpėtimi. Kur spanjollėt i nxorėn muslimanėt nga Spanja, disa muslimanė filluan tė thonė se Mehdiu ėshtė paraqitur. Ata e prisnin atė, duke besuar se kur tė vjen, ai do t’u siguronte fitore kundėr spanjollėve.

E njėjta mund tė thuhet pėr disa vėllezėr nė Kavkaz, tė cilėt besonin se shejh Mensur, i cili e udhėhoqi njė nga lėvizjet ēlirimtare para kohės sė shejh Shamil, do tė kthehej pėrsėri dhe do ta udhėhiqte xhihadin.

Kurdėt janė njė popull, tė cilėt padyshim kanė pėrjetuar vuajtje tė hidhura nė shumė shtete dhe gjatė historisė sė tyre, me pėrjashtim historik tė kohės sė sundimit tė Salahudin Ejubit dhe pasardhėsve tė tij. Si pasojė, shumė kurdė kanė besuar se njėri prej udhėheqėsve tė tyre, Hasan bin Ali, do tė kthehej.

Ndjenjat e frustrimit mund tė vijnė pas njė dėshtimi nė ndonjė pėrpjekje kryesore ose nė thyerjen e shpresave qė lidhen mė tė. Kjo mund tė jetė njė pėrpjekje nė luftė ose ndonjė lėvizje tjetėr nė tė cilėn njerėzit i kanė varur shpresat dhe e drejtojnė shikimin si mėnyrė pėr tė dalė nga dėshpėrimi i tyre. Kur tė dėshtojnė pėrpjekjet e tilla dhe shpresat tė pėrplasen pėr tokė, ata bėhen tė demoralizuar dhe bien nė dėshpėrim. Ata mund tė gjejnė shpėtim nė pritje pėr dikė.

Mė sė miri pėr Umetin islam ėshtė qė tė mos i varin shpresat e tyre nė njė pėrpjeke specifike. Arena pėr punė islame ėshtė shumė mė e gjerė se sa tė kufizohemi nė njė nismė ose tjetėr. Nėse disa pėrpjekje dėshtojnė, tė tjerat do tė kenė sukses. Nė kėtė mėnyrė, zemrat e njerėzve mund tė jenė tė pastra nga frustrimi dhe dėshpėrimi shkatėrrues. Shpartallimi, dėshtimi dhe frustrimi sigurojnė ambient ideal qė idetė mehdi’iste tė pėrhapen sidomos nė mes tė atyre tė cilėt nuk posedojnė njė plan pozitiv tė veprimit, i cili mund t’i pėrmbush ato dhe t’i kanalizojė energjitė e tyre.

Dėshpėrimi shpesh e shpie njeriun tė besojė se puna ėshtė jo e frytshme dhe se zgjidhja e problemeve qė ata i pėrballojnė janė larg arritjes sė pėrpjekjeve njerėzore. Ata nuk shohin rrugė tjetėr pėr tė dalė nga kjo, pėrveē intervenimit hyjnor tė njė natyre tė mrekullueshme, intervenimit qė vjen nė formėn e Mehdiut, i dėrguar pėr ta si ndihmė hyjnore pėr t’i shkaktuar dėme tė rėnda dhe pėr ta shkatėrruar armikun e tyre. Ai do t’i bashkojė muslimanėt dhe do t’i shuajė pėrēarjet e tyre.

Kur ne i pėrqafojmė idetė e tilla, ne arsyetojmė veten pėr mosbėrjen e ndonjė pune serioze dhe tė frytshme. Ne bėhemi tė vetėkėnaqur derisa ne presim Mehdiun. Ndjenjat e tilla, sipas mendimit tim, dalin nga kombinimi i dy sėmundjeve shpirtėrore.

E para ėshtė qėndrimi disfatist qė mund tė ndikojė njė grup tė njerėzve bile edhe njė komb tė tėrin, kur shpresat tė cilat i kanė ushqyer nė diēka tė veēantė janė avulluar. Kjo ėshtė arsyeja qė kurdoherė qė vdes njė “Mehdi”, njerėzit i transferojnė shpresat e tyre nė njė tjetėr, ose pretendojnė se ai nuk ka vdekur, ose se ai do tė kthehet njė ditė.

Sėmundja e dytė ėshtė tė djegurit pėr ndryshim radikal dhe tė plotė dhe pakėnaqėsia me diēka qė ėshtė e ngadalshme. Kjo ėshtė njė dėshtim, i cili nuk merr parasysh rregullin hyjnor nė krijim. Gjithashtu ėshtė njė dėshtim nė tė kuptuarit e vlerės sė reformės graduale ose reformės sė pjesėrishme. Njerėz tė tillė ėndėrrojnė se e gjithė padrejtėsia qė mbizotėron rreth botės mund tė largohet me njė lėvizje tė syrit. Megjithatė, ne duhet tė besojmė se Allahu e ka fuqinė tė ndryshojė ēfarėdo qė dėshiron.

Me njė mbyllje syri, para se tė hapet pėrsėri,

Allahu e ndėrron njė situatė nė tjetrėn.

Mirėpo, Allahu ka vendosur njė rregull hyjnor pėr ndryshim dhe reformė, pėr tė cilėn na ka urdhėruar tė punojmė. Pėr kėtė arsye Allahu thotė:

“Allahu nuk e prish (ndryshon) gjendjen e njė populli (nuk ua largon tė mirat) pėrderisa ata ta ndryshojnė veten e tyre.” (Rra’d 11)

Ka disa qė ėndėrrojnė pėr njė zgjidhje universale pėr t’i dhėnė fund problemeve tė tyre. Problemi i tyre ėshtė se ata dėshirojnė e gjithė kjo tė ndodhė brenda jetės sė tyre. Ideja se mbjellja e njė fidani qė ata dhe fėmijėt e tyre, pastaj do ta rrisin, derisa ata mundohen dhe presin rezultatet, ėshtė diēka qė e shtrinė vendosmėrinė e tyre matanė kufijve. Ata nuk po presin pėr frytet e pėrpjekjeve dhe mundit tė tyre, por pėr diēka qė nuk kėrkon pėrpjeke nga ata me pėrjashtim tė pritjes dhe ėndėrrimit.

Mund tė vėrehet se njerėzit, tė cilėt angazhohen nė punė produktive si ndihma ndaj tė tjerėve, mėsimi i njerėzve, thirrja e tyre nė Islam dhe reforma e efektshme – njerėz tė cilėt kanė projekte, objektiva dhe aktivitete tė cilat fokusojnė vėmendjet, energjitė dhe shpresat e tyre – nuk ndikohen nga idetė mehdi’iste. Arsyeja ėshtė se puna produktive me tė cilėn janė angazhuar i mbush jetėt e tyre dhe u sjell kėnaqėsi. Vėrtet ata nuk kanė nevojė pėr mbėshtetje mendore pėr t’i pėrkrahur. Nėse njė ditė arrin njė njeri i tillė, ata me gatishmėri u bashkohen tė tjerėve nė pėrkrahjen e tij. Nė tė njėjtėn kohė, ata nuk varen me ardhjen njė ndodhie tė tillė, e as nuk i ndalin pėrpjekjet e tyre duke pritur qė kjo tė ndodhė.

Sa i pėrket atyre qė i varin shpresat e tyre nė objektiva tė largėta dhe tė paarritshme derisa nė tė njėjtėn kohė nuk bėjnė pėrpjekje ta sjellin atė mė afėr realizimit, por vetėm ulen dhe presin, njerėzit e tillė shpesh i shikojnė pėrpjekjet e tė tjerėve me pėrqeshje. Ata pyesin: “Ēfarė mendoni se mund tė bėni? A mund t’i ktheni prapa erėrat ose vėrshimet shkatėrruese me duart tuaja tė vogla?”

Njerėzit e tillė nuk shohin zgjidhje tjetėr pėrveē ndryshimit radikal dhe tė plotė dhe njė ndryshim i tillė mund tė vijė vetėm nė duart e njeriut tė pritur.

Pėr kėtė arsye pretendimet mehdi’iste janė bėrė nė atmosfera tė tensionit dhe krizave dhe nė kohėn e ndryshimeve tė mėdha shoqėrore e politike. Tė gjitha ato lėvizje mehdi’iste ndodhėn nė kohėn kur njerėzit, sidomos rinia ndihej e kurthuar, kur nuk gjetėn shpėtim tjetėr pos t’u kthehen kėtyre ideve.

Ne gjithashtu duhet ta vėrejmė se mehdi’izmi gjatė gjithė historisė ka qenė i lidhur me shi’itėt, ndėrkaq sot ne shohim njė kthim tė papritur tė kėtij trendi. Shi’itėt, historia e tė cilėve ka qenė histori e pritjes dhe jo e aktivitetit, vetė shi’itėt tė cilėt kishin prodhuar shumė “Mehdia” dhe kishin thėnė se xhumaja, xhihadi dhe shumė punė tjera nuk janė tė vlefshme derisa tė arrijė Mehdiu – tani kanė marrė mėsim dhe i kanė reformuar idetė e tyre lidhur me  pritjen e Mehdiut. Ata nuk e kanė hedhur poshtė idenė. Shumica e tyre ende besojnė nė imamin e pritur, por ata gjetėn alternativa ndaj pritjes. Ata kanė filluar tė punojnė, tė planifikojnė dhe tė arrijnė rezultate. Pėr shkak tė kėtij ndryshimi, ata kanė themeluar kombe. Ata kanė formuar parti dhe organizata politike. Mediet dhe aktivitetet e tyre janė ta pashoq sot. Nė tė njėjtėn kohė, Ehlu Suneti kanė filluar tė bisedojnė gjatė nė mėnyrė tė mėrzitshme pėr Mehdiun dhe se si e presin nė parapėrgatitje, duke spekuluar se kush ėshtė ai.

Ky ėshtė njė prapėsim shumė i ēuditshėm nė mendim. Rinia e Ehlu Sunetit duhet tė ndalet dhe tė shqyrtojė se janė duke e vėnė veten nė njė gjendje shumė tė vėshtirė. Ata po drejtohen nė gjendjen e njėjtė prej tė cilės tė tjerėve iu ėshtė dashur tė dalin. Asgjė e mirė nuk mund tė thuhet pėr kėtė trend, sidomos kur historia na tregon se sa i rrezikshėm dhe shkatėrrues ėshtė ai.

Komenti i dytė

Janė dy lloje tė personave, tė cilėt pretendojnė se janė Mehdiu. Lloji i parė ėshtė ai, i cili e di se po gėnjen. Ai ka dalė t’i mashtrojė njerėzit, pėr t’i kthyer ata nė pasues tė tij dhe pėr t’i shfrytėzuar ata. Nėse e shikojmė shtetin fatimit, ne shohim se ai ishte ndėrtuar mbi njė pretendim tė tillė. E njėjta mund tė thuhet pėr El Mehd, dinastia e themeluar nga “Mehdiu” Ibėn Tumart. Kėta njerėz e ngritėn flamurin e tyre pėr qėllime politike dhe fitime materiale dhe ata e arritėn atė qė e synuan. Pretendentėt tė tjerė, tė cilėt kishin qėllime tė ngjashme nuk ishin aq fatlum nė synimet e tyre.

Lloji tjetėr i personit qė vjen me kėtė pretendim ėshtė njeriu i hutuar dhe imagjinon se vėrtet ėshtė Mehdiu. Njerėz tė tillė janė tė sėmurė, siē thotė Ibėn Haxheri: "Ata kanė njė gjendje tė keqėsuar mendore". Kjo situatė mund tė kuptohet mirė nga psikologjia bashkėkohore. Ka njerėz qė janė tė ērregulluar mendėrisht ose kanė personalitet tė plasaritur.

Disa njerėz pretendojnė se janė Isau (Lavdėrimi dhe shpėtimi i Allahut qoftė mbi tė!) ose Mehdiu, ose dikush tjetėr mė i rėndėsishėm se kėta tė dy.

Komenti i tretė

Mbitheksimi i ēėshtjeve ėshtė formė e devijimit, bile edhe kur ėshtė fjala pėr njė ēėshtje legjitime. Ta marrim shembull caktimin e njė imami qė t’u prijė muslimanėve. Nuk ka asnjė mosmarrėveshje mbi kėtė ēėshtje, pėrveē mendimit tė pazakontė qė kanė el-Asamm. Sa i pėrket pjesės tjetėr tė muslimanėve – dhe tė gjithė Ehlu Sunetit pa pėrjashtim – caktimi i njė imami shihet si nevojė dhe domosdoshmėri fetare.

Megjithatė, shi’itėt e teprojnė nė kėtė ēėshtje, duke e bėrė atė vijė kufindarėse nė mes tyre dhe ēdokujt tjetėr. Ata kanė ndėrtuar mbi tė njė ndėrtesė ideologjike imponuese. Kur ju i lexoni librat e tyre dhe i konsideroni principet e tyre, duket sikur toka dhe krejt universi ėshtė krijuar pėr nder tė imamėve, sidomos imamatet e Ali bin Ebu Talibit dhe pasardhėsve tė tyre. Ata e bėjnė tė duket sikur kėta imamė janė ata, tė cilėt e mbajnė ekzistencėn dhe se jeta e ahiretit buron nga ta dhe ėshtė pėr ta. Ata pėrshkruhen si lidershipi i vėrtetė pėr popullin dhe burimi i vetėm i reformės pėr njerėzimin. Mbrojta e besimit arrihet vetėm pėrmes tyre. Ka edhe shumė lidhje shkakore qė ata ua atribuojnė imamėve tė tyre, pėrveē atyre tė cilat i pėrmendėm dhe tė gjitha kėto deklarata bėhen pa ofruar prova dhe dėshmi pėr t’i mbėshtetur ato.

Ehlu Suneti duhet ta kuptojė faktin se mbitheksimi i ndonjė ēėshtjeje  mund tė jetė formė e devijimit. Po, ju duhet tė besoni nė njė ēėshtje qė ėshtė legjitime, por nė tė njėjtėn mėnyrė ju duhet t'i jepni theksin legjitim, pėr tė mos e fryrė atė jashtė proporcionit e as pėr tė mos e anashkaluar. Ky parim vlen pėr ēėshtjen e Mehdiut. Disa njerėz shkojnė aq larg sa qė mohojnė hadithet pėr Mehdiun. Ata e bėjnė kėtė pėr shkak tė mėnyrave tė shumta qė ideja e Mehdiut ėshtė abuzuar gjatė historisė, duke menduar se mohimi i ekzistencės sė tij mund t'i jepte fund problemit. Ndonėse, nganjėherė arsyeja e mohimit tė tyre ėshtė pėr shkak tė mungesės sė njohjes sė Sunetit. Ky ėshtė njė ekstrem. Pastaj ka disa, tė cilėt e pėrqafojnė idenė e mehdi’izmit me njė forcė dhe zell tė tepėrt sa qė ajo i shkatėrron ata. Ata janė nė gabim tė njėjtė si tė tjerėt qė e mohojnė Mehdiun.

E njėjta mund tė thuhet pėr ndonjė ēėshtje tjetėr tė adhurimit. Nėse dikush shkon nė ekstrem nga frika prej Allahut, ai mund tė pėrfundojė nė gabim si havarixhėt. Nė anėn tjetėr, shpresa e tepruar pėr falje nga Allahu mund ta sjellė njeriun nė gabimet e murxhiave. Dashuria e tepėrt mund tė ēojė nė gabimet e sufinjve. Kjo ėshtė e vėrtetė pėr tė gjitha principet islame. Ne duhet t'u besojmė atyre dhe t'ua japim peshimin e duhur, duke mos zmadhuar rėndėsinė e tyre ose neglizhuar ato. Ky ėshtė njė koncept shumė i rėndėsishėm.

Kjo ėshtė pjesė e mesit tė zgjedhur qė pėrmendet nė Kur’an, Allahu thotė: Dhe ashtu (siē ju udhėzuam nė fenė islame) Ne u bėmė juve njė popull tė drejtė (njė mes tė zgjedhur).” (Bekare, 143)

Ky mes i zgjedhur ėshtė tė pasurit maturi, as tė mos shkohet nė ekstrem e as tė mos largohemi krejt. Kur i shqyrtojmė ēėshtjet pėr tė cilat pėrēahen muslimanėt, pa marrė parasysh se a ėshtė fjala pėr muslimanėt nė pėrgjithėsi ose pėr punonjėsit dhe organizatat islame nė veēanti, ne shohim se shkaku i mospajtimeve tė tilla ėshtė pėrvetėsimi i njė pozite ekstreme ose tjetėr.

Njė grup shkon nė ekstrem nė ēėshtjen e qeverisė islame, aq shumė sa qė ata i akuzojnė qeveritė islame pėr mosbesim, duke i futur nė njė thes edhe dijetarėt dhe qytetarėt tė cilėt janė tė kėnaqur me ta. Pastaj ka tė tjerė tė cilėt e lėnė anash kėtė ēėshtje tė njėjtė dhe e ulin rėndėsinė e saj, duke thėnė pa asnjė argument nga Allahu se njerėzit janė tė lirė ta udhėheqin veten me ēfarėdo ligji ose sistemi politik qė ata e shohin tė shėndoshė. Kėta njerėz janė aq tė tepėrt nė neglizhencėn e tyre pėr kėto ēėshtje sa edhe ata tė cilėt i ndihmojnė ata.

Pastaj janė ata tė mesmit, tė cilėt i japin ēdo ēėshtje vendin e vet legjitim dhe konsideratėn e duhur, duke iu shmangur tė gjitha ekstremeve. Allahu thotė: Allahu ēdo gjėje ia ka caktuar kohėn (afatin). (Talakė, 3)

Komenti i katėrt

Islami siguron njė alternativė tė fuqishme nė vend tė pritjes dhe ata qė janė tė zėnė me ēėshtjen e Mehdiut dhe pritjen e tij nė pėrgjithėsi nuk e vėrejnė kėtė. Ky ėshtė principi i ripėrtėritjes qė gjendet nė hadithin e transmetuar nga Ebu Hurejra: "Allahu i dėrgon kėtij Umeti nė fillim tė ēdo shekulli ata qė ripėrtėrijnė fenė".[11]

Ky ėshtė njė hadith autentik qė gėzon pranim tė gjerė nė mesin e muslimanėve. Ēėshtja e ripėrtėritjes ėshtė koncept legjitim islam dhe ėshtė pranuar nga dijetarėt mė eminent. Ebu Bekri u angazhua nė ripėrtėritje pas vdekjes sė tė Dėrguarit (Lavdėrimi dhe shpėtimi i Allahut qoftė mbi tė!), duke i kthyer njerėzit nė tė vėrtetėn dhe duke i luftuar felėshuesit. Umer bin Abdulaziz u angazhua nė ripėrtėritje me reformimin e tij tė emevitėve. Shafiu, Ahmedi dhe dijetarėt tjerė e kryen kėtė detyrė gjatė kohės sė tyre. Tė gjithė kėta njerėz bėn ripėrtėritje nė vendin e ndikimit tė tyre.

Kjo ėshtė ēėshtja qė vėrtet mund t'i reformojė rrethanat e popujve dhe bile t’i inspirojė ata tė marrin pjesė nė reformėn e tyre. Arsyeja pėr kėtė ėshtė se ripėrtėritja nuk ėshtė diēka qė pret ardhjen e ndonjė individi si Mehdiu., ajo ėshtė detyrė e ēdo muslimani. I Dėrguari i Allahut tha: "Atė tė cilėt e ripėrtėrijnė fenė." Kjo ėshtė njė deklaratė e pėrgjithshme, qė nuk i drejtohet ndonjė individi ose grupi tė veēantė. Ai pėrfshinė shumė njerėz qė punojnė nė sfera tė ndryshme tė jetės. Kush mundet qė vetė t'i ripėrtėrijė tė gjitha aspektet e Islamit qė kanė tė bėjnė me shumė fusha tė jetės, duke pėrfshirė arsimin, punėn, ekonominė dhe mediet? Kjo nuk mund tė arrihet nga ndonjė individ ose madje grup i individėve. Njė ripėrtėritje e tillė gjithėpėrfshirėse kėrkon njė numėr shumė tė madh tė njerėzve.

Madje edhe kur kjo tė ndodhė, Umeti islam gjithmonė do tė kėrkojė mė tepėr reforma dhe ripėrtėritje tė vazhdueshme. Pėr kėtė arsyeje i Dėrguari i Allahut e pėrmendi grupin e mbėshtetur nga Allahu, i cili do tė mbetet i qėndrueshėm me urdhrin e Allahut dhe as nuk do tė dėmtohet nga ata qė i braktisin e as nga ata qė janė kundėr tyre derisa tė vjen vendimi i Allahut. Brenga e kėtij grupi ėshtė reforma dhe ripėrtėritja. Disa nga ata angazhohen nė arsim, disa nė reformė ekonomike, disa nė punė tė da’vetit, disa nė pėrpjekje humanitare. Ne kemi nevojė ta nxjerrim Umetin islam, rininė e tij dhe popujt e tij tė ndryshėm, nga dėshpėrimi nė tė cilin kanė rėnė. Kjo ėshtė njė pėrgjegjėsi qė duhet ta ndajmė tė gjithė.           

Pėrfundimi

Unė dėshiroj tė pėrfundoj me katėr pika:

1. Ne duhet tė nxisim dialog pėr ēėshtjet kryesore me tė cilat ballafaqohen muslimanėt sot. Ne duhet tė zhvillojmė te njerėzit tanė dhe te rinia jonė aftėsinė pėr tė dėgjuar. Kjo vlen sidomos pėr udhėheqėsit tanė, qoftė intelektualėt ose politikanėt. Sepse, kur njerėzit e dinė se po u vihet veshi, ajo largon njė pjesė tė pakėnaqėsisė nga zemrat e tyre. Ajo u hap rrugė tė mirėkuptimit, negociatave dhe shkėmbimeve tė mendimeve. Kjo e mbron unitetin e muslimanėve dhe energjitė e rinisė. Ajo i drejton energjitė e tyre ndaj detyrės sė rėndėsishme tė konfrontimit tė rreziqeve qė i rrethojnė ata.

2. Ne duhet t'i inkurajojmė institucionet tona intelektuale pėr t'u angazhuar nė thirrje tė njerėzve nė Islam, arsim dhe punė humanitare. Ne duhet t'i inkurajojmė ata qė t'i shfrytėzojnė mediet. Duhet tė mbėshteten gjithashtu edhe organizatat tona bamirėse dhe pėrpjekjet tjera humanitare. Ne duhet ta largojmė dėshpėrimin dhe frustrimin qė po i mundon muslimanėt, sepse dėshpėrimi nuk sjellė asgjė tė mirė. Ajo mund tė sjellė vetėm dėm duke i vėnė njerėzit nė njė qėndrim disfatist.

3. Ne duhet tė sigurojmė mundėsi qė rinia jonė muslimane tė jetoj jetė tė denjė e tė respektueshme. Varfėria dhe papunėsia i shndėrron ata nė lėndė djegėse pėr ēfarėdo ideologjie devijuese qė vjen si pasojė e tyre.

4. Ne duhet tė ruajmė Umetin islam nga rreziqet e mendimeve devijuese dhe shthurjes morale. Nuk ka dyshim se kėta faktorė kanė fuqinė tė nxisin njė reagim me pasoja tė mėdha negative. Ne kemi filluar tė shohim ne mediet arabe dhe nė internet dhe faqet e bisedave, njerėz tė cilėt flasin keq pėr Allahun dhe e mohojnė madhėshtinė dhe madhėrinė e Tij. Nė tė njėjtėn mėnyrė ata shpifin pėr tė Dėrguarin e Allahut (Lavdėrimi dhe shpėtimi i Allahut qoftė mbi tė!), duke pėrēmuar atė qė muslimanėt e kanė tė shenjtė dhe duke i pėrdhosur simbolet e Islamit. Ne duhet tė lejojmė dialogun, por dialogu duhet tė qėndrojė brenda kufijve tė vet qė e lejon Islami. Ne nuk duhet t'u japim atyre, tė cilėt janė tė sėmurė dhe moralisht tė shthurur, rastin pėr tė abuzuar Islamin nė njė mėnyrė tė neveritshme dhe vulgare, sepse kjo nganjėherė mund tė shkaktojė reagime tė dhunshme dhe tė jashtėzakonshme. Ėshtė obligim pėr ne qė ta ruajmė Umetin islam nga idetė devijuese dhe tė fėlliqura dhe gjėrave qė mediet, pėrmes televizionit, internetit dhe mėnyrave tjera nė dispozicion tė tyre, po i qarkullojnė nė shoqėritė tona muslimane. Ne duhet ta bėjmė njė pėrpjeke tė madhe pėr ta arritur kėtė.

E lus Allahun qė t'i jap forcė Islamit dhe muslimanėve dhe tė mbjellė dobėsi tek ata qė e kundėrshtojnė Islamin. Allahu i ndihmoftė muslimanėt kudo qė janė dhe i mbrojt ata nga e keqja e shpirtligut dhe kurthet e tė devijuarve aq kohė sa ekziston dita dhe nata. Allahu na ndihmoftė qė tė flasim fjalė tė vėrteta dhe tė bėjmė punė tė mira. Vėrtet, Ai ka mundėsi pėr ēdo gjė. Paqja dhe shpėtimi i Allahut qoftė mbi tė Dėrguarin, Muhammedin (Lavdėrimi dhe shpėtimi i Allahut qoftė mbi tė!), mbi familjen dhe shokėt e Tij!

 

Pėrktheu nga anglishtja: Driton Maxhuni

Redaktor fetar: Bahri Curri

Redaktor gjuhėsor: Avni Avdiu

Titulli nė origjinal: Awaiting the Mahdi Covenant or Creed

Autor: Selman el Audeh

Marrė nga: www. islamtoday.com

Publikuar pėr herė tė parė nė shqip nga: www.klubikulturor.com


[1] Sahihu i Buhariut (7046), dhe Sahihu i Muslimit (2269).

[2] Shėnon Ahmedi nė Musnedin e tij (12981).

[3] Sahihu i Muslimit (2899).

[4] Musnedi i Ahmedit dhe Suneni i Ibėn Maxhes (4085).

[5] Mustedreku i Hakimit (8716).

[6] Suneni i Ebu Davudit (4285).

[7] Mustedreku i Hakimit (8572), dhe Musnedi i Ahmedit (22387).

[8] Suneni i Ebu Davudit (4086).

[9] Kur njė hadith e transmetojnė njė grup i transmetuesve autentik nė ēdo gjeneratė, atėherė kėtė hadith e quajmė transmetim mutevatir.

[10] Suneni i Tirmidhiut (2219), dhe suneni i Ebu Davudit (4252).

[11] Suneni i Ebu Davudit (4291).

     www.klubikulturor.com