Hytbe

Shkencore
Urtėsi

Ėndėrrat

Ligjėrata

Ilahi

Interesante

Faqja kryesore

Kuran

Hadith
Akide

Fikh

Tefsir

Tema

Pyetje

 

www.albislam.com
 
www.fjalaebukur.com
 
www.ankebut.com
 
www.krenaria.com
 
www.dritaebesimit.com
 
www.audionur.com
 
www.elitaislame.com
 

 
 
 
 
 
 
 

Nuk kam nevojė pėr mė shumė se sa njė kilogram

     Ky burrė e njihte mirė Zotin e tij, ishte nga Egjipti, doktor nė njė nga universitetet e kėtij vendi. Njė ditė ai u vizitua dhe shkoi mė pas nė njė nga vendet europiane, pikėrisht nė Britaninė e Madhe. Pasi u vizitua atje, mjekėt e lajmėruan se sėmundja e tij ishte e rrezikshme, ndėrsa  zemra e  tij ishte e dobėt. Kėshtu, ata i thanė se duhej qė patjetėr t’i nėnshtrohej njė operacioni tė vėshtirė dhe nuk dihej nė mund tė rronte apo tė vdiste. Pas kėtij lajmi, personi i sėmurė u tha mjekėve qė ta lejonin pėr tu kthyer nė vendin e tij pėr tu takuar me familjen e tė afėrmit si dhe pėr tė lėnė amanetet dhe mė pas do tė kthehej sėrish tek mjekėt. Mjekėt e lejuan tė shkonte duke e porositur qė tė mos vonohej shumė, pasi gjendja e tij ishte shumė e rėnduar. Kėshtu, u kthye nė vendin e tij nė Egjipt pranė familjes, shokėve dhe tė afėrmėve dhe filloi t’i kėshillojė ata dhe tu lėrė porosi dhe amanete, pasi ndoshta nuk do tė shiheshin mė kurrė. Mė pas shkoi pėr tė takuar njė shokun e tij, u pėrshėndet dhe qėndroi pak me tė. Duke qėndruar ulur, shikon njė grua tė moshuar qė po mblidhte kocka mishi tė hedhura dhe po e i fuste nė njė qese. I tregoi shokut tė tij tė dashur tė shikonte se si kjo grua plakė po mblidhte dhe i merrte erė disa kokcave mishi, tė cilat kishin rėnė nė tokė. Duke ndjerė keqardhje pėr gjendjen e saj, shkoi tek ajo dhe i tha:

-Ēfarė bėn kėshtu?

-O vėlla i dashur, - iu pėrgjigj, kam pesė vajza tė vogla, tė cilat nuk ka kush tė m’i ushqejė dhe qė prej njė viti tė plotė nuk kanė futur copė mishi nė gojė, prandaj desha qė vetem tė ndiejnė erėn e kėtyre kockave dhe tė mjaftohen me kaq, inshallah.

Bisedoi me shitėsin qė shiste mish dhe i tha duke i pėrmendur gjendjen e saj se hanim mish ēdo javė, ndėrsa ajo e mjerė po kėrkon vetėm t’i marrė erė. Pėr Zotin, sikur t’i japėsh tė gjithė kėtė mish dhe unė paguaj pėr tė, inshallah, - vijoi  bisedėn me shitėsin. Ndėrkohė, gruaja dėgjoi fjalėt e tij dhe tha:

-Jo, jo, nuk dua asgjė.

-Kėtė javė merr vetėm njė pjesė nga ky mish! - u dėgjua zėri i tij.

- Nuk  mė nevojitet mė shumė se sa njė kilogram, - ia ktheu gruaja e mjerė.

Iu lut asaj qė tė pranonte tė merrte dy kilogram dhe pastaj shkoi e pagoi pėr tė pėr tė gjithė vitin. Kur pagova dhe gruaja e mjerė mori mishin, filloi tė lutej duke qarė e duke thėnė: “Ma gėzove tė gjithė shpėpinė. Vėrtet, ke bėrė njė punė tė madhe qė na ndihmove.” Mė pas erdhi vajza e kėtij personi tė sėmurė dhe e gėzuar shumė pėr veprėn e tij bamirėse i tha tė atit duke qarė: “O babai im! Fytyra jote sikur u ndryshua dhe mė dukesh i gėzuar!!” Kur e lajmėroi pėr ngjarjen qė kishte ndodhur, vajza e tij e zgjuar i tha: “ E lus Allahun e Madhėruar qė tė tė shėrojė ty nga sėmundja jote, ashtu sikurse gėzove ti kėtė grua tė mjerė dhe fėmijėt e saj.” Kur u kthye tek mjekėt pėr tė kryer operacionin e rėndė qė mund t’i kushtonte jetėn, mjekėt tė mėrzitur pėr vonesėn, por tė habitur pas vizitės qė i bėnė i thanė:

-Ēfarė ke bėrė??!! Nė cilin spital ke shkuar?!

-Nė asnjėrin. U pėrshėndeta me familjen dhe tė afėrmit e mi dhe u ktheva.

-Ka ndryshuar gjithēka, - tha mjeku.

-Ēfarė po thua, o doktor?! Pėr Zotin, nuk kam shkuar nė asnjė vend pėr tu mjekuar!

-Unė!!!- ia ktheu doktori….Vėrtet, tani nuk ke asnjė lloj sėmundje. Zemra jote ėshtė e shėndoshė dhe ēdo gjė nė trupin tėnd ėshtė nė rregull. E ēuditshme!!!

-Pėr Zotin, e gjithė kjo ėshtė pėr shkak tė duasė sė njė gruaje plakė dhe vajzės time tė devotshme.

“Dhe ēfarėdo tė mire qė ju dėrgoni pėrpara jush pėr veten tuaj, padyshim qė do ta gjeni atė tek Allahu mė tė mirė dhe mė tė madhe nė shpėrblim.” (Muzemil,20)

 

Pėrktheu: Erion Sula

             
www.klubikulturor.com