|
HYRJE
Lavdėrimi i takon Allahut, Atė e falėnderojmė dhe
faljen e Tij e kėrkojmė, tek Ai pendohemi dhe
kėrkojmė strehim nga Ai prej tė kėqijave tė
shpirtėrave tanė dhe prej tė kėqijave tė veprave
tona. Kė e udhėzon Allahu s’ka kush e humb dhe kė e
humb Allahu nuk mund askush ta drejtojė. Dėshmoj se
nuk ka tė adhuruar tjetėr pos Allahut, i Cili ėshtė
pa rival dhe dėshmoj se Muhammedi ėshtė rob dhe i
Dėrguar i Allahut.
Allahu i krijoi qeniet njerėzore dhe i ngriti mbi tė
gjitha krijesat e tjera. Para sė gjithash, Ai ia dha
njeriut formėn e pėrsosur fizike. Allahu thotė nė
Kur’an: “Vėrtet, Ne e krijuam njeriun nė
formėn mė tė bukur”. [Tinė, 4]
Asgjė
nga ajo qė ėshtė krijuar nuk i afrohet qenies
njerėzore nė pėrsosmėrinė dhe harmoninė e formės sė
njeriut dhe nė shembėlltyrėn e pjesėve tė trupit.
Pastaj Allahu e nderoi qenien njerėzore me diēka
shumė mė tė madhe, diēka qė qartazi e dallon nga
gjėrat tjera nė ekzistencė. Ai e pajisi atė me
dhuntinė e tė menduarit dhe me nderin e tė qenurit
drejtėpėrdrejt pėrgjegjės i Zotit tė tij. Nė kėtė
mėnyrė Allahu na flet drejtėpėrdrejt nė Kur’an, duke
na thėnė: “O ju njerėz!” Allahu nuk u
drejtohet thjesht trupave tanė, por mendjeve dhe
shpirtrave tanė. Pėr kėtė arsye personi, i cili
ėshtė i ēmendur nuk bart kurrfarė pėrgjegjėsie sipas
ligjit islam. Muhammedi a.s. ka thėnė: “Lapsi
ėshtė ngritur pėr tre persona: Personi qė ėshtė
fjetur derisa tė zgjohet, fėmija derisa tė arrijė
moshėn e pjekurisė dhe personi i ēmendur derisa tė
shėrohet”.
Ėshtė
e qartė pėr tė gjithė njerėzit e menēur se dhuntia e
tė menduarit, e humanitetit tė vėrtetė njerėzor dhe
nderi pėr tė qenė pėrgjegjės tė drejtėpėrdrejt tė
Allahut janė prej begative mė tė mėdha dhėnė
njerėzimit. Allahu, mbi shtatė qiej na drejtohet dhe
na fton drejtėpėrdrejt. Ajo qė ua kalon tė gjitha
kėtyre nderimeve ėshtė fakti se Allahu i zgjodhi
pejgamberėt nga lloji ynė. Allahu thotė :
“Ėshtė e vėrtetė se Allahu u dha dhuratė tė madhe
besimtarėve, kur ndėr ta nga mesi i tyre dėrgoi tė
Dėrguar qė atyre t’u lexojė shpalljen e Tij, t’i
pastrojė ata, t’ua mėsojė Kur’anin dhe sheriatin,
edhe pse, mė parė ata ishin krejtėsisht tė humbur.”
[Ali Imran, 164]
Nderi
mė i madh qė Allahu ia bėri njerėzimit ėshtė
pėrgjegjėsia jonė e drejtėpėrdrejt ndaj Tij dhe
shprehja mė e lartė e kėsaj pėrgjegjėsie ėshtė
adhurimi i Allahut me sinqeritet dhe devotshmėri tė
vėrtetė. Si rrjedhim ne do tė diskutojmė nė kėtė
libėrth pėr rrezikun e madh qė i kanoset
sinqeritetit. Ky rrezik vie nga prirja njerėzore pėr
syefaqėsi. Diskutimi ynė do tė ndahet nė dy kapituj:
Kapitulli i parė do tė diskutojė aspektet e
brendshme dhe tė jashtme tė adhurimit.
Kapitulli i dytė do tė diskutojė problemin e
syefaqėsisė dhe do tė ilustrojė 20 rrugė qė kjo
cilėsi e keqe mund tė depėrtojė te njė person.
Lusim
Allahun tė na mundėsojė t’i shmangemi kėtij problemi
dhe tė na ruajė nga prirja pėr syefaqėsi, e lus Atė
ta bėjė kėtė libėrth tė dobishėm pėr njerėzit. Me tė
vėrtetė Allahu ėshtė Gjithėdėgjuesi, Gjithėshikuesi.
KAPITULLI I PARĖ
ASPEKTET E BRENDSHME DHE TĖ JASHTME TĖ ADHURIMIT
Allahu e krijoi qenien njerėzore, krijesėn e Tij mė
fisnike pėr ta adhuruar Atė. Allahu thotė nė Kur’an:
“Unė nuk i krijova xhinėt dhe njerėzit pėr
tjetėr pos qė tė mė adhurojnė.” [Dharijatė,
56]
Adhurimi ėshtė ēdo punė e mirė me tė cilėn personi
kėrkon kėnaqėsinė e Allahut. Ai mund tė jetė njė akt
formal adhurimi, i cili bėhet vetėm pėr hirė tė
Allahut dhe jo pėr ndonjė pėrfitim tė kėsaj bote siē
janė: namazet obligative, agjėrimi, zekati dhe
haxhi. Ai gjithashtu mund tė jetė njė vepėr e
ligjshme materiale si anagzhimi nė biznes,
prodhimtari, studime ose punėsimi, me kusht qė njė
vepėr e tillė tė kryhet nė mėnyrėn mė tė mirė me
shpresė pėr ta arritur kėnaqėsinė e Allahut. Nė kėtė
mėnyrė shumica e veprave materiale mund ta fitojnė
shpėrblimin e Allahut. Muhammedi a.s. ka thėnė:
“Keni shpėrblim edhe kur t’u afroheni grave
tuaja. Shokėt e tij tė befasuar nga kjo
thanė: O i Dėrguari i Allahut, edhe kur dikush nga
ne i kėnaq dėshirat (epshet) merr shpėrblim pėr tė.
Pejgamberi u pėrgjigj: A nuk e shihni se sikur
t’i afroheshit ndonjė gruaje qė e keni tė ndaluar do
tė ndėshkoheshit, nė tė njėjtėn mėnyrė, kur ju u
afroheni grave tuaja nė mėnyrė tė lejuar merrni
shpėrblim pėr tė”.
ASPEKTET E JASHTME TĖ ADHURIMIT
Ēdo
gjymtyrė e trupit duhet tė kryejė vepra adhurimi. Le
tė marrim sytė si shembull. Sytė e adhurojnė Allahun
duke shikuar nė atė qė janė urdhėruar pėr ta
shikuar. Allahu thotė: “A nuk vėshtruan ata me
vėmendje pushtetin e madh nė qiej e nė tokė dhe ēka
krijoi Allahu prej sendeve, e edhe nė atė se ndoshta
u ėshtė afruar afati i tyre i vdekjes. Atėherė,
cilės bisedė pos kėsaj (Kur’anit) do
t’i besojnė?” [A’rafė, 185]
“Thuaj: Ecni nėpėr tokė e mandej
shikoni se si qe pėrfundimi i gėnjeshtarėve.”
[En’amė, 11]
Shfrytėzimi i dhuntisė sė tė pamurit, mund tė jetė
vepėr adhurimi, pastaj ėshtė adhurim tė shikohet nė
krijimet dhe tė mahnitemi me pėrsosmėrinė e tyre.
Ėshtė adhurim tė shfrytėzohen sytė pėr tė lexuar e
pėr tė marrė dituri.
Veshėt gjithashtu kanė veprat e tyre tė caktuara tė
adhurimit. Ata duhet tė mėsohen me atė qė e kėnaq
Allahun si leximi i Kur’anit, pėrkujtimi i emrave tė
Tij dhe nxėnia e diturisė. Pėr kėtė arsye Allahu
thotė: “Mos iu qas asaj pėr tė cilėn nuk ke
njohuri, pse tė dėgjuarit, tė pamurit dhe zemra, pėr
tė gjitha kėto ka pėrgjegjėsi.” [Israė, 36]
Muhammedi a.s. na ka treguar se Allahu thotė:
“Robi im vazhdon tė mė afrohet Mua me vepra
vullnetare derisa ta dua dhe kur e dua Unė bėhem tė
dėgjuarit e tij me tė cilin dėgjon dhe bėhem tė
pamurit e tij me tė cilin sheh, domethėnė se ai
dėgjon dhe shikon vetėm atė qė e kėnaq Allahun”.
Duart
po ashtu kanė adhurimin e tyre. Ato japin sadaka dhe
angazhohen nė shumė punė tė mira. Ato pėrdoren pėr
ta ndaluar tė keqen. Muhammedi a.s. ka thėnė:
“Kush e sheh njė tė keqe ai duhet ta ndryshojė atė
me dorėn e tij, nėse nuk mundet, atėherė le ta
ndryshojė me gjuhėn e tij, nėse nuk mund as me kėtė
atėherė sė paku le ta urrejė me zemėr dhe ky ėshtė
besimi mė i dobėt”.
Pėrshėndetja e vėllezėrve muslimanė dhe shtrėngimi i
duarve me ta ėshtė adhurim, meqė kjo i fshinė
mėkatet dhe i pastron zemrat.
E
njėjta mund tė thuhet pėr pėrpjekjet tjera fizike tė
cilat bėhen pėr hirė tė Allahut si lufta pėr ta
mbrojtur fenė nga armiqtė e Islamit.
Gruaja besimtare nuk dallon nė kėtė aspekt nga
burri. Veprat e saj tė adhurimit janė nga duart e
saj. Pėr mė tepėr, kujdesi i saj pėr fėmijėt dhe tė
gjitha punėt qė i bėn nė shtėpi mund tė shtohen nė
listėn e punėve tė saj tė mira. Kėto aktivitete
hyjnė nė bindjen ndaj Allahut. Ato janė mjete pėr
t’u afruar tek Allahu si dhe mėnyrė pėr tė kėnaqur
bashkėshortin e saj.
Edhe
kėmbėt kanė hisen e vet nė adhurim. Falėsi duke i
pėrdorur kėmbėt ec pėr nė xhami pėr t’i falur
namazet e pėrditshme dhe namazin e xhumasė. Allahu
thotė: “Vėrtet, Ne i ngjallim tė vdekurit dhe
i shkruajmė veprat; gjurmėt e tyre dhe ēdo gjė kemi
regjistruar nė librin e ruajtur (Lehvi
Mahvudh).” [Jasinė, 12]
Kur
fisi Benu Selma dėshiroi tė zhvendosej me qėllim qė
tė ishte mė afėr xhamisė, Muhammedi a.s. u tha qė tė
qėndronin nė shtėpitė e tyre tė mėparshme dhe u tha
se ēdo hap qė bėnin kur shkonin nė xhami shėnohej
nga Allahu, duke ua sqaruar se shtėpitė e tyre i
regjistronin gjurmėt qė ata i linin prapa.
Allahu e pėrshkruan nė Kur’an mėnyrėn se si ndodh ky
regjistrim i gjurmėve: “(Musai)
Tha: Dija pėr ata ėshtė te Zoti im, e shėnuar nė njė
libėr. Zoti im nuk gabon e as nuk harron”.
[Ta Ha, 52]
Allahu gjithashtu thotė: “Ai ėshtė qė juve
tokėn ua bėri tė pėrshtatshme, andaj ecni nėpėr
pjesė tė saj dhe shfrytėzoni begatitė e Tij, meqė
vetėm te Ai ėshtė e ardhmja.” [Mulk, 15]
Shėtitja nėpėr tokė pėr tė menduar pėr mėsimet qė
mund tė nxirren ėshtė adhurim qė mund ta bėjnė
kėmbėt. Siē i pėrmendėm adhurimet e gjymtyrėve,
ashtu janė edhe mėkatet e tyre. Mėkati i syrit ėshtė
shikimi nė gjėrat e ndaluara. Mėkati i veshėve ėshtė
dėgjimi i pėrgojimit, shpifjes, mallkimeve, muzikės
dhe ēdo gjė tjetėr qė nuk e kėnaq Allahun. Mėkati i
gjuhės ėshtė tė gėnjyerit, tė pėrgojuarit, tė
shpifurit, tė mallkuarit dhe tė pėrqeshurit me
besimtarėt. Mėkati i kėmbėve ėshtė ecja drejt
haramėve e kjo mund tė bėhet nė shtėpi, nė treg ose
nė vend tė huaj. Tė gjitha kėto janė mėkatet e
gjymtyrėve. Shikoni se si Ma’n bin Evs krenohet nė
vargjet e mėposhtme se si i ka ruajtur gjymtyrėt nga
mėkati, as nuk i ka shtrirė duart drejt mėkatit, as
nuk i ka lejuar kėmbėt ta shpiejnė drejt mosbindjes
ndaj Allahut:
Gjatė jetės sime kurrė nuk i kam shtrirė duart kah
njė vepėr e dyshimtė
Dhe as nuk mė kanė shpier kėmbėt drejt shthurjes
As
dėgjimi dhe tė pamurit tim nuk mė kanė shpėnė atje
Dhe as mendimet ose idetė nuk mė sollėn atje
E
di se asnjė fatkeqėsi nuk mė ka ndodhur ndonjėherė
Qė
nuk e ka goditur njė tė ri nė kohėrat e shkuara.
Gjuha
ėshtė njėra nga organet mė tė mėdha qė i posedon
njeriu, pasi nė punėt e mira tė saj hyn vepra
fisnike si pėrmendja dhe lavdėrimi i Allahut, leximi
i Kur’anit, urdhėrimi nė tė mira dhe ndalimi nga tė
kėqijat.
Nga
krejt kjo mund tė shohim arsyen se namazet formale
janė format mė tė rėndėsishme tė adhurimit, meqė
kėto namaze kėrkojnė vepra tė mira nga secila
gjymtyrė e trupit.
Sytė
angazhohen nė adhurim, duke e pėrqėndruar shikimin
nė vendin ku vendoset balli gjatė sexhdes.
Veshėt angazhohen nė adhurim gjatė namazit duke
dėgjuar leximin e imamit me koncentrim nė qetėsi.
Allahu thotė: “Kur lexohet Kur’ani, ju
dėgjojeni atė (me vėmendje) dhe
heshtni, nė mėnyrė qė tė fitoni mėshirė.”
[A’rafė, 204]
Muhammedi a.s. ka thėnė: ”Kur imami lexon
Kur’an dėgjone atė nė qetėsi”.
Krahėt dhe kėmbėt angazhohen nė adhurim kur personi,
i cili kryen namazin qėndron nė kijam, bie nė ruku,
bie nė sexhde dhe rrinė ulur nė ettehijatė. Gjuha
angazhohet nė adhurim duke pėrmendur dhe lavdėruar
Allahun dhe duke lexuar Kur’an. Nė kėtė mėnyrė i
tėrė trupi e pėrul veten para Allahut dhe angazhohet
nė adhurimin e Tij, duke bėrė faljen prej formave mė
tė mėdha tė devotshmėrisė.
Si
rrjedhim ėshtė e dukshme se pėrkundėr virtyteve tė
mėdha tė faljes, Allahu i ka kėrcėnuar disa nga
njerėzit kur Ai thotė: “Pra shkatėrrim ėshtė
pėr ata qė falen, tė cilėt ndaj namazit tė tyre janė
tė pakujdesshėm. Ata qė vetėm shtiren (sa
pėr sy e faqe). Dhe nuk japin as sendin mė tė
vogėl (as hua).” [Maunė, 4-7]
Kjo
na bėn me dije se lėvizjet e jashtme nė namaz nuk
kanė peshė pasi qė njerėzit tė cilėve po u drejtohen
citatet kur’anore pėrshkruhen si falės tė namazit.
Edhe pse ata falen, ata kėrcėnohen me mjerim, qė do
tė thotė se do tė pėrballen me ndėshkim nė botėn e
pastajme. Kjo ėshtė pėr arsye se ata i kryejnė
namazet e tyre me trupa, pėrderisa nė zemrat e tyre
nuk kishte pėrulje dhe devotshmėri. Trupat e tyre
renditen nė xhamia nė radhėt e falėsve, fytyrat e
tyre kthehen kah Meka, megjithatė zemrat e tyre janė
drejtuar nė diēka tjetėr duke dėshiruar vetėm qė tė
arrijnė lavdėrimin e njerėzve, tė fitojnė besimin e
tyre ose ndonjė pėrfitim tjetėr material. Allahu i
pėrshkruan njerėzit e tillė me fjalėt vijuese:
“Munafikėt pėrpiqen tė mashtrojnė Allahun
(duke u paraqitur rrejshėm si besimtarė),
por Allahu mbizotėron dinakėritė e tyre. Ata edhe
kur falen, falen me pėrtaci dhe vetėm sa pėr t’u
dukur te njerėzit dhe fare pak e pėrmendin Allahun.”
[Nisaė 142]
ASPEKTET E BRENDSHME TĖ ADHURIMIT
Ne
tani kthejmė vėmendjen nė pjesėt mė tė mėdha dhe mė
tė rėndėsishme tė adhurimit, pjesėt e brendshme,
punėt e zemrės. Allahu thotė: “Pėrqėndro
vetveten tėnde sinqerisht nė fenė…” [Rrum,
30]
Drejtimi i vetes kah Allahu, mbėshtetja vetėm nė tė
dhe kėrkimi i kėnaqėsisė sė Tij me veprat tona tė
mira ėshtė forma mė e rėndėsishme e adhurimit. Ajo
ėshtė qė i pastron dhe i zbukuron zemrat. Kjo
arrihet duke kujtuar Allahun dhe me vazhdimėsinė e
tė qenurit nė dijeni pėr Atė. Kjo i dallon
besimtarėt nga mėkatarėt dhe hipokritėt. Ashtu qysh
kujdeset personi pėr pamjen e tij tė jashtme, vesh
rrobe tė mira dhe brengoset pėr shijen e tė tjerėve,
nė mėnyrėn e tij tė pedantėrisė, ai gjithashtu duhet
tė kujdeset ta zbukurojė anėn e tij tė brendshme.
Sikurse do ta urrente tė dilte para tė tjerėve nė
gjendje tė parregulluar, ai duhet tė dijė se prishja
e qenies sė brendshme tė tij ėshtė shumė mė e
neveritshme.
Njė
poet njėherė tha:
Njeriu nuk do t’i hyjė nė zemėr atij qė i ka bėrė
padrejtėsi
Ashtu si kufoma nuk mund tė ngjallė dashuri pėr
shkak tė stolisjes me rroba varrimi.
Njė
veshje e bukur funerale nuk i bėn dobi tė ndjerit.
Nė tė njėjtėn mėnyrė njė person qė ka natyrė tė lig,
ziliqare dhe tė urrejtur, nuk pėrfiton nga gjestet e
tij tė jashtme tė mira. Kjo ėshtė cilėsi e
hipokritit. Poeti shkruan:
O
rob i trupit sa i keq bėheni nga puna juaj
Sa
e keni lodhur vetveten nė punė tė pafrytshme
Ktheju shpirtit dhe puno pėr t’i pėrsosur virtytet e
tij
Sepse ju jeni nga virtyti i shpirtit dhe jo i
trupit, o njeri.
Njė
person nuk mund tė llogaritet qenie e vėrtetė dhe
fisnike njerėzore pėr shkak tė fuqisė fizike. Sikur
tė ishte rasti kėshtu, atėherė shumė bisha ngarkuese
dhe bisha gjahu, do ta arrinin fisnikėrinė mė tė
lartė dhe humanitetin mė madhėshtor. Pėr kėtė arsye
trupat e burrave dhe grave nuk janė matės tė vlerės
sė tyre. Poeti i inspiruar nga ky fakt shkruan:
Ju
e quani njė burrė tė dobėt dhe e pėrbuzni atė
Derisa nė veshjen e tij gjendet epiteti i luanit
Juve ju lė pėrshtypje njeriu pedant dhe e testoni
atė
Vetėm pėr tė qenė tė zhgėnjyer nga ky njeri me pamje
tė pėrkryer
Deveja ėshtė e madhe, por nuk ka arsye, kėshtu qė
madhėsia e saj mė nė fund nuk i ndihmon
Zogjėt mė tė vegjėl lindin numėr mė tė madh tė
zogthėve
Derisa sokoli i kuqėrremtė, pothuajse nuk lind asnjė
zogth fare.
Madhėsia e sasia ose pamja e jashtme nuk kanė
kurrfarė rėndėsie. Ajo qė ka rėndėsi tė madhe ėshtė
zemra. Nėse zemra ėshtė e pastėr, trupi poashtu
ėshtė i pastėr, por nėse zemra ėshtė e sėmurė, i
tėrė trupi prishet. Muslimani mė i sinqertė Ebu
Bekri ishte njeri i hollė dhe i dobėt nė trup, por
pėrkundėr kėsaj nėse besimi i tij do tė peshohej me
besimin e tė gjithė muslimanėve, ai do t’ia kalonte.
Pastaj ishte Abdullah bin Mes’udi, i cili ishte
njėri prej njerėzve mė tė dashur tek Allahu. Sahabiu
i ndershėm Hudhejfe bin Jeman ka thėnė:
“Dijetarėt nė mes tė sahabėve e dinin se Ibn Mes’udi
ishte njėri prej njerėzve mė tė afėrt dhe mė tė
dashur tek Allahu”.
Megjithatė Ibn Mes’udi ishte shumė i dobėt nė
ndėrtim, i vogėl me tė vėrtetė dhe kėrcinjt e tij
ishin shumė tė hollė. Ai ishte aq i vogėl saqė do ta
lėkundte era. Sahabiu Zur bin Hubejsh transmeton se
Ibn Mes’udi po mblidhte degė nga njė pemė, kur
papritmas fryu njė erė dhe ia bėri trupin t’i
kthehej i tėri mbrapsht. Njerėzit filluan tė qeshin
me tė dhe i Dėrguari i Allahut i pyeti: “Pėr
ēka po qeshni?” Ata u pėrgjigjėn se po
qeshnin me kėmbėt e tij tė holla. Muhammedi a.s. u
tha: “Betohem nė Atė nė dorėn e tė Cilit ėshtė
shpirti im! Ato dy kėmbė janė mė tė rėnda nė
peshoren e ahiretit sesa mali i Uhudit”.
Ashtu
siē ka njerėz, tė cilėt i kushtojnė vėmendje tė
madhe pamjeve tė tyre tė jashtme, por janė
indiferent tė pamjes sė brendshme, ka edhe njerėz,
tė cilėt mbajnė imazh tė mirė, duke vepruar punė tė
mira pėr t’u dukur dhe tė cilėt janė tė kujdesshėm
qė tė vazhdojnė kėshtu dhe tė mos rrėshqasin kurrrė
nga frika e qortimit publik. Ēfarėdo rrėshqitje do
tė rrėnonte reputacionin e tyre, sepse statusi i
tyre ėshtė i ndėrtuar nė konsiderimin e tyre si
imam, hoxhallarė dhe punonjės tė mirė islamik. Pėr
kėtė arsye ata janė tė pėrpikėt nė vazhdimin me
sjelljen e jashtme tė mirė, por jo nga dėshira e
vėrtetė, pėr ta pasuar Sunnetin ose pėr t’ju bindur
Allahut. Zemrat e tyre janė tė mbushura me dashuri
pėr kėtė botė dhe dashuri pėr famė. Ata janė shumė
tė brengosur pėr pozitėn dhe reputacionin e tyre,
saqė nuk kanė kohė pėr tė menduar dhe pėr t’u
pėrgatitur pėr ahiret. Ata poashtu nuk kanė kohė pėr
tė menduar pėr problemet qė i kanė goditur
muslimanėt dhe se si t’i zgjidhin ato. Ata nuk
mendojnė pėr t’i thirrur tė tjerėt nė Islam. Zemrat
e tyre nuk kanė dashuri pėr Allahun dhe pėr
adhuruesit e Tij tė sinqertė. Ata gjithashtu nuk i
frikėsohen Allahut dhe nuk shpresojnė nė shpėrblimin
e Tij. Zemrat e tyre qė janė mbajtėse tė dashurisė,
urrejtjes, zemėrimit, gėzimit dhe dhimbjeve, nuk
janė tė pėrqendruar fare nė adhurimin e Allahut.
Allahu i pėrshkruan jobesimtarėt nė kėtė mėnyrė:
“E atė (dėnim) pėr shkak se ata
ndoqėn rrugėn tė cilėn Allahu e urren, kurse e
urrejtėn atė qė Ai e pėlqen, prandaj Ai ua asgjėsoi
veprat e tyre.” [Muhammed, 28]
Ne
mund tė shohim se zemra ėshtė thelbi i tė gjitha
ēėshtjeve. Atėherė, ku qėndron vlera e veprave tė
mira tė jashtme, tė cilat urrehen nga zemra e atij i
cili i kryen ato? Ēfarė ėshtė gjendja e atij
personi, i cili pėrmbahet nga njė vepėr e ndaluar
derisa e don atė me zemėr dhe gėzohet kur dikush
tjetėr e kryen?
Njė
person i tillė pashmangshėm do tė bie nė mėkat herėt
a vonė.
Njė
person qė e don atė, tė cilin Allahu e urren dhe qė
e urren atė, tė cilin Allahu e don, do tė veprojė
sipas asaj qė ėshtė nė zemrėn e tij. Dashuria ose
frika qė ai ka nė zemėr pėr gjėrat e krijuara, frika
qė e ka nga njerėzit, nga sėmundja, nga varfėria,
nga vdekja ose nga sundimtarėt dhe dėshira qė ka pėr
pėrfitime materiale, pėr prestigj ose post, do t’ia
udhėheqin duart, ashtu sikurse mbreti i udhėheq
qytetarėt e tij. Veprimet e tij, do t’u binden
udhėzimeve tė zemrės. Pėr kėtė arsye Muhammedi a.s.
ka thėnė: “Nė trup gjendet njė copė mishi, qė
nėse ėshtė i shėndoshė, i tėrė trupi ėshtė i
shėndoshė dhe nėse ėshtė i sėmurė, i tėrė trupi
sėmuret. Ajo ėshtė zemra”.
Zemra
dikton dhe gjymtyrėt binden. Pėr kėtė arsye Allahu e
ka kushtėzuar shpėtimin nė botėn tjetėr me zemrėn e
pastėr. Allahu thotė: “Ditėn
kur nuk bėn dobi as malli, as fėmijėt.
(bėn dobi) Vetėm kush i
paraqitet Zotit me zemėr tė shėndoshė.”
[Shura, 88-89]
Nė
kėtė mėnyrė ai qė vie me zemėr tė pastėr do tė ketė
dobi nė pasurinė e tij, fėmijėt dhe veprat e tij,
sepse gjymtyrėt e tij tashmė e kanė ndihmuar atė. Sa
i pėrket atij qė vie tek Allahu me zemėr tė vdekur
ose tė sėmurė, ai nuk do tė pėrfitojė nga asgjė.
Njė
person nė zemrėn e tė cilit nuk ka dashuri dhe frikė
ndaj Allahut, njė zemėr e cila nuk ka dashamirėsi
pėr njerėzit e devotshėm dhe respekt pėr punė tė
mira, tek Allahu ėshtė njė person qė nuk ka zemėr
edhe kur gjendet copa e mishit nė gjoks. Allahu
thotė: “E
nuk janė tė njėjtė as tė gjallit e tė vdekurit,
Allahu bėn tė dėgjojė atė qė do, e ti nuk mund ta
bėsh tė dėgjojė ai qė ėshtė nė varr.”
[Fatir, 22]
Krahasimi kėtu bėhet nė mes tė njė besimtari dhe tė
njė jobesimtari, ose nė mes tė njė besimtari dhe njė
mėkatari. Allahu po ashtu thotė: “Vallė,
a ėshtė ai qė qe i vdekur kurse Ne e ngjallėm dhe i
dhamė dritė, me tė cilėn ecėn mes njerėzve, si ai qė
ka mbetur nė errėsirė
(i humbur) dhe nuk mund tė
shpėtojė nga ajo? Ja, kėshtu (si kėtij nė
errėsirė) iu duket mirė mohuesve ajo qė
veprojnė.” [En’amė,
122]
Muhammedi a.s. ka thėnė: “Ngjashmėria e dy
njerėzve, njėri qė e pėrmend Zotin e tij dhe njėri
qė nuk e pėrmend, ėshtė si ajo e tė gjallit me tė
vdekurin”.
Allahu thotė: “Nė tė
gjitha kėto, pėr atė qė ka mendje tė shėndoshė dhe
qė i ka vėnė veshin me vėmendje, ka argumente.”
[Kaf, 37]
E
gjithė kjo konfirmon njė tė vėrtetė tė madhe qė
duhet ta njohim: se pastrimi i zemrės dhe
sinqeriteti nė qėllim, janė baza mbi tė cilat duhet
tė peshojnė punėt e muslimanit. Nėse zemra prishet,
nuk i bėjnė dobi veprat e mira. Kur qėllimi i
njeriut nuk ėshtė i mirė, fisnikėria e qėllimit humb
dhe personi shmanget nga rruga e drejtė. Kur
Pejgamberi, Muhammedi a.s. tha: “Veprat janė
sipas qėllimit”, e kishte fjalėn pėr tė
gjitha veprat. Pranimi i ndonjė vepre tė jashtme
varet nga qėllimi prapa saj, si ka thėnė Muhammedi
a.s.: “Ēdo person do ta ketė atė qė ka pasur
pėr qėllim”.
Punėt
e zemrės megjithatė janė ēėshtje tė ndryshme. Punėt
e zemrės si frika, shpresa dhe dashuria, dallojnė
nga veprat e jashtme, nė atė se pasiqė nuk shihen
nga tė tjerėt, nuk kėrcėnohen nga rreziku pėr
syefaqėsi. Ato ose ndodhin pėr hirė tė Allahut ose
nuk ndodhin fare. Njė nga tiparet dalluese tė
veprave tė zemrės ėshtė se ato mund tė jenė shkak
pėr shpėrblim edhe nėse personi, i cili i zotėron
ato nuk kryen ndonjė vepėr tė jashtme.
Kur
Muhammedi a.s. po i afrohej Medinės gjatė kthimit
nga beteja e Tebukut u tha shokėve tė tij: “Nė
Medinė ka njerėz, tė cilėt nuk udhėtuan e as nuk
kaluan njė luginė, por ata ishin me ju”.
Shokėt e tij e pyetėn: O i Dėrguari i Allahut!
Derisa ata ishin nė Medinė? Ai u pėrgjigj: “Po,
derisa ishin nė Medinė por qė u penguan nga
rrethanat e mundėsitė”.
Kjo
ide u shpreh nga njė poet, i cili shkroi:
O
ju tė cilėt udhėtuat nė shtėpinė e shenjtė
Ju
udhėtuat me trupa derisa ne shkuam me shpirtėra
Ne
u penguam nga vėshtirėsitė tė cilat i pėrjetuam
Dhe nė kėtė mėnyrė, ne jemi si ata tė cilėt shkuan.
Muhammedi a.s. ka thėnė: “Do tė ketė njerėz tė
cilėt do tė hyjnė nė parajsė dhe qė nuk kanė bėrė
punė tė mira, ngase u penguan tė bėnin ashtu”.
Ebu
Hurejra i pyeste shokėt e tij qė t’i tregonin pėr
njė njeri, i cili e ka fituar xhenetin pa u falur as
njė ditė tė vetme nė jetėn e tij. Kur nuk dinin tė
pėrgjigjeshin ai u thoshte se ky njeri ėshtė
Usajrim, nga fisi Benu Abd Esh’hel”.
Usajrim ishte njė burrė, i cili e refuzonte Islamin
sikurse pjesa tjetėr e farefisit tė tij, por nė
ditėn e betejės sė Uhudit, ai e pranoi Islamin.
Atėherė, ai e mori shpatėn dhe doli pėr t’iu
bashkuar betejės bashkė me njerėzit e fisit tė tij.
Ai luftoi derisa u plagos pėr vdekje. Pas betejės
kur fisi Benu Abd Esh’hel filloi t’i kėrkojė tė
vdekurit e tij, ata e gjetėn Usajrim nė prag tė
vdekjes. Ata u befesuan, sepse atė e kishin lėnė
mbrapa. Ata e pyetėn: “Ēfarė tė solli kėtu,
dashuria pėr farefisin tėnd apo pėr Islamin”. Ai
u pėrgjigj: ”Dashuria ime pėr Islamin mė solli
kėtu. Unė e besova Allahun dhe tė Dėrguarin e Tij,
kėshtu qė e pranova Islamin. Pastaj e mora shpatėn
dhe shkova bashkė me tė Dėrguarin e Allahut pėr tė
luftuar derisa erdha nė kėtė gjendje”. Ai vdiq
shpejt pas kėsaj. Sahabėt ia cekėn Muhammedit a.s.
kėtė, kurse ai u tha: “Ai ėshtė prej banorėve
tė xhenetit”.
SYEFAQĖSIA ĖSHTĖ SHKAK I SHKATĖRRIMIT TĖ VEPRAVE TĖ
MIRA
Njeriu mund tė marrė shpėrblim tė madh nga Allahu
vetėm pėr shkak tė qėllimit tė tij tė mirė, madje
edhe nėse pengohet nga kryerja e punės sė synuar. Nė
anėn tjetėr veprat tė cilat i kryen, nuk shpėrblehen
nėse nuk shoqėrohen me qėllim tė mirė. Veprat e
tilla nė tė vėrtetė mund tė jenė mėkat.
Ka
shumė hadithe, qė na paralajmėrojnė pėr shkatėrrimin
e veprave tė mira. Syefaqėsia ėshtė njėra nga
shkaqet mė serioze qė i bėn veprat tona tė shkojnė
huq.
Muhammedi a.s. na rrėfen se Allahu do tė thotė:
“Shkoni tek ata qė bėnin syefaqėsi nė dunja dhe
shikoni se a e kanė gjetur shpėrblimin”.
Ai
gjithashtu rrėfen se Allahu ka thėnė: “Unė nuk
kam nevojė pėr ortak. Kushdo qė e bėn njė punė pėr
hirė tė dikujt tjetėr si dhe pėr hirė Timin, Unė e
lė veprėn e tij tė shpėrblehet nga ata tė tjerėt”.
Muhammedi a.s. ka thėnė: “Sillet njeriu nė
ditėn e ringjalljes dhe hidhet nė zjarr. Tė
brendshmet e tij do t’i dalin nga fyti dhe ai do tė
varet nga ato, duke u sjellur sikur gomari qė sillet
rreth njė mullari. Banorėt e zjarrit do tė tubohen
rreth tij dhe do ta pyesin: Ēfarė ka ngjarė me
ju.... A nuk urdhėronit nė tė mirė e ndalonit nga tė
kėqijat, ai do tė pėrgjigjet: “Po urdhėroja nė tė
mirė, por nuk i veproja ato gjėra vetė, dhe ndaloja
nga tė kėqijat, por veten nuk e pėrmbaja nga ato”.
Disa
njerėz mund tė kenė idenė se ky njeri po ndėshkohet,
sepse ai urdhėronte nė tė mirė dhe ndalonte nga tė
kėqijat, pėrderisa ai kishte shumė tė meta nė punėt
e tij. Ky ėshtė gabim i madh, sepse detyra e
urdhėrimit nė tė mirė dhe e ndalimit nga tė kėqijat,
ėshtė e denjė pėr shpėrblim pėr sa kohė personi
angazhohet nė to me sinqeritet dhe qėllim tė drejtė.
Ky njeri ndėshkohet, sepse ai vepronte punėt e liga,
tė cilat ua ndalonte tė tjerėve dhe i shkelmonte
veprat nė tė cilat i ftonte tė tjerėt. Ai thjesht
zbukuronte sjelljen e tij tė jashtme pėrderisa qenia
e tij e brendshme mbetej e prishur. Ndėshkimi i tij
ishte pėr shkak tė mėkatit tė tij dhe jo pse ai
urdhėronte nė tė mirė dhe ndalonte nga tė kėqijat.
Ndėrsa sa i pėrket ajetit kur’anor: “A
po i urdhėroni
(thirrni) njerėzit pėr punė tė mira, e veten tuaj
po e harroni? Ndėrsa ju e lexoni librin
(Tevratin). A nuk po mendoni?”
[Bekare, 44]
Do tė
thotė se Allahu i qorton dhe i ndėshkon ata, ngase u
larguan nga e vėrteta, edhe pse ata e njihnin atė
mirė. Kjo i bėn ata tė dallojnė nga injorantėt e tė
vėrtetės, tė cilėt nėse do tė arrinin ta njihnin atė
ndoshta do ta pasonin. Si rrjedhim duhet tė dimė se
urdhėrimi nė tė mirė ėshtė diēka tė cilėn ua kemi
borxh madje edhe njerėzve, edhe nė qoftė se nuk mund
tė bėjmė vetė vepra tė mira. E njėjta gjė vlen pėr
ndalimin nga e keqja. Njė poet njėherė tha:
Nėse asnjė mėkatarė nuk i nxit tė tjerėt nė mirėsi,
Atėherė kush do t’i nxisė mėkatarėt pas Muhammedit?
Askush pas tė Dėrguarit tė Allahut nuk ėshtė i
mbrojtur hyjnisht nga bėrja e mėkateve. Megjithatė
ėshtė detyrė e ēdo njeriu qė t’i pėrmbush katėr
gjėrat vijuese:
-Tė
bėjė vepra tė mira.
-Tė
urdhėrojė tė tjerėt nė tė mirė.
-Tė
pėrmbahet nga e keqja.
-Tė
ndalojė tė tjerėt nga e keqja.
Dėshtimi pėr tė kryer njėrėn nga kėto detyra nuk na
jep tė drejtėn pėr tė mospėrfillur ndonjėrėn nga
detyrat tjera. Si rrjedhim ai qė bėn mėkat, edhe ai
e ka pėr detyrė t’i ftojė tė tjerėt qė tė largohen
nga mėkati.
Syefaqėsia nė fjalė dhe vepra ėshtė njė sėmundje qė
mund ta shpie njeriun nė zjarr. Njė njeri i tillė
nga ana e jashtme duket i drejtė, ndėrsa brendia e
tij, pėr atė ēfarė tė tjerėt mendojnė pėr tė, sjell
si shpėrblim vlerėsimin e tyre tė lartė pėr tė, por
jo edhe kėnaqėsinė e Allahut. Atij i mjafton
lavdėrimi qė njerėzit i bėjnė.
Ky
ėshtė lloji i hipokrizisė tė cilit iu frikėsuan
muslimanėt e hershėm, duke u ruajtur qė tė mos
biejnė nė tė. Hasan Basriu duke folur pėr tendencėn
e syefaqėsisė tha: “Betohem nė Atė nė dorėn e tė
Cilit ėshtė shpirti im, askush nuk mendon se ėshtė i
siguruar nga syefaqėsia pėrveē hipokritit dhe askush
nuk frikėsohet nga ajo (syefaqėsia) pėrveē
besimtarit”.
Ata
frikėsoheshin se mos po hyn syefaqėsia fshehurazi nė
veprat e tyre, siē thotė Allahu:
“O ju qė keni besuar, mos ngreni
zėrin tuaj mbi zėrin e Pejgamberit dhe mos iu
ngėrmoni atij si i ngėrmoheni njėri-tjetrit, e tė
zhduken veprat tuaja duke mos ditur ju.”
[Huxhuratė, 2]
Buhariu e titulloi njė kapitull nė Sahihun e tij:
“Njeriu, i cili frikėsohet se mos po i shkojnė huq
punėt e tij pa e vėrejtur”. Nė kėtė kapitull ai
pėrmendi njė hadith tė transmetuar nga Enes bin
Malik se i Dėrguari i Allahut a.s. pyeti se ku ishte
Thabit bin Kajs. Njė njeri tha se do tė dalė dhe do
ta gjejė atė. Njeriu e gjeti Thabitin tė ulur nė
shtėpi kokėvarur. Ai e pyeti: Ēfarė ka ngjarė me ju?
Thabiti u pėrgjigj: “Diēka shumė e keqe”.
Njėri e kishte zakon tė ngrisė zėrin e tij mbi zėrin
e Muhammedit a.s. kėshtu qė veprat e tij kanė shkuar
huq dhe tani ai ėshtė nga banorėt e zjarrit. Njeriu
u kthye te Muhammedi a.s. dhe e informoi pėr atė
ēfarė tha Thabiti. Pejgamberi a.s. i tha njeriut,
kthehu tek ai dhe thuaj: “Ju nuk jeni nga
banorėt e zjarrit, por nga banorėt e xhenetit”.
KAPITULLI I DYTĖ
NJĖZET MĖNYRA PĖR TĖ BĖRĖ SYEFAQĖSI
Pasi
qė tendenca pėr syefaqėsi ėshtė e rrezikshme, ne
duhet tė jemi syēelė dhe t’i njohim shkaqet e rrugėt
nėpėrmjet tė cilave ajo mund tė depėrtojė. Duke e
pasur nė mendje kėtė, ne do t’i diskutojmė njėzet
mėnyra pėrmes tė cilave mund ta manifestohet
tendenca pėr syefaqėsi:
1.
Publikimi i veprave tona
Disa
njerėz me qėllim sorollaten, duke biseduar pėr
gjėrat tė cilat i kanė bėrė dhe duke u lavdėruar pėr
virtytet e tyre. Ata nuk mund tė rrinė me tė tjerėt
pa pėrmendur “unė e bėra atė, unė e bėra kėtė...unė
harxhova shumė nė bamirėsi” etj. Nganjėherė ata mund
tė jenė pak mė dinak, duke thėnė gjėra si: “...nė tė
vėrtetė s’po mundem me falė namaz ma shumė se dy
orė..., ose fatkeqėsisht nuk po mund tė agjėroj ēdo
ditė, kėshtu qė duhet tė mjaftohem me agjėrimin tė
hėnėn dhe tė enjten”. Nė kėtė mėnyrė ata dėshirojnė
t’u tregojnė tė tjerėve vetėm se sa falen dhe
agjėrojnė.
Ata
vetėm i publikojnė punėt e tyre tė mira dhe
sigurohen t’i kryejnė ato para tė tjerėve, me qėllim
qė tė fitojnė konsideratėn e njerėzve. Pėr kėtė
arsye ėshtė e preferueshme qė shumica e formave tė
adhurimit tė kryhen fshehurazi. Pejgamberi a.s. ka
thėnė: “O njerėz, faluni nė shtėpitė tuaja, se
namazi mė i mirė ėshtė ai qė njeriu e kryen nė
shtėpi, pėrveē namazeve obligative”.
Si
rezultat ėshtė e preferueshme qė namazet vullnetare
tė kryhen fshehurazi nė shtėpinė tuaj. Kjo e ruan
adhuruesin nga pėshpėritjet e shejtanit dhe e
siguron se namazet nuk po kryhen pėr syefaqėsi. Kjo
gjithashtu parandalon qė shtėpia tė bėhet si
varrezė, ku nuk falet asnjė namaz. Njė pėrfitim
tjetėr nga kryerja e namazit nė shtėpi ėshtė se i
impresionon fėmijėt e shtėpisė pėr rėndėsinė e
namazit.
Megjithatė, namazet vullnetare qė duhet tė kryhen me
xhematė janė pėrjashtim pėr kėtė rregull, siē janė
namazi gjatė eklipsit, namazi pėr shi, namazi i
taravive dhe namazi i dy bajramave.
E
njėjta vlen pėr bamirėsinė. Allahu thotė: “Nėse
lėmoshat i jepni haptazi, ajo ėshtė mirė, por nėse
ato ua jepni tė varfėrve fshehurazi, ajo ėshtė edhe
mė e mirė pėr ju dhe Ai ua largon
(me punė tė mira) tė kėqijat.
Allahu ėshtė i njohur hollėsisht pėr veprat tuaja.”
[Bekare, 271]
Njeriu duhet gjithmonė tė jap sadaka fshehurazi dhe
tė mos jap atė publikisht, pėrderisa tė sigurohet se
nuk bie nė syefaqėsi dhe e di se dhėnia e saj haptas
do tė sjell mė shumė tė mira. Pėr shembull
nganjėherė sadakaja qė jepet haptas mund t’i
inkurajojė tė tjerėt. Nė rastin e harxhimit pėr
pėrgatitjet e luftės, mund ta frikėsojė armikun.
Disa
njerėz bėjnė punė bamirėsie publikisht me qėllim qė
t’u dalin emrat e tyre nė shtyp, nė gazeta ose tė
marrin mirėnjohje zyrtare pėr punėt e tyre.
Nėse
qėllimi i individėve tė tillė ėshtė qė tė fitojnė mė
shumė pėrkrahje publike nga qytetarėt pėr pėrpjekjet
e tyre bėmirėse, atėherė kjo ėshtė nė rregull.
Ndryshe kjo thjesht ėshtė syefaqėsi. Muhammedi a.s.
ka thėnė : “Tė gjitha veprat vlerėsohen sipas
qėllimi, andaj dhe ēdo person shpėrblehet sipas
qėllimit tė tij”.
Allahu xh.sh. thotė: “E
ju, fshiheni ose thuajeni fjalėn tuaj haptas; s’ka
dyshim se Ai e di ēka fshihni nė zemrat tuaja. A nuk
e di Ai qė ka krijuar, kur dihet se Ai depėrton nė
thellėsi tė sekreteve, i njeh hollėsitė.”
[Mulk 13-14]
2.
Deklarimi i rrejshėm
Ekziston njė lloj i njerėzve tė cilėve u pėlqen tė
lavdėrohen pėr gjėrat qė nuk i kanė bėrė kurrė. Ai
mund tė thotė se ka luftuar pėr Islamin me durim dhe
burrėri. Ai madje mund tė thotė se ka pėsuar
persekutime dhe vėshtirėsi nė rrugėn e Allahut. Nėse
e takon dikėnd qė nuk di pėr tė kaluarėn e tij, ai
fillon t’i tregojė: “unė bėja kėtė dhe unė bėja
atė....”, duke folur pėr njė tė kaluar qė ėshtė mė
shumė e pavėrtetė sesa e vėrtetė.
Ky
njeri vazhdon kėshtu para tė tjerėve me qėllim qė tė
fitojė reputacion pėr vete. Kjo sjellje ėshtė mė e
keqe sesa ajo qė posa e diskutuam, meqė ajo i
bashkon dy tė kėqija: syefaqėsinė dhe rrenėn.
Muhammedi a.s. ka thėnė: “Njeriu qė thotė se
janė dhėnė gjėra tė cilat kurrė nuk i janė dhėnė
ėshtė rrenacak i dyfishtė”.
Njė
tjetėr mashtrim ėshtė qė njeriu tė shpėrngulet nga
vendi i tij nė njė vend tjetėr, kėshtu qė tė mund ta
paraqes veten si martir i madh, duke shpikur tregime
pėr vetveten.
Njė
poet shkroi:
Deklaratat qė nuk mbėshteten nė provat e forta
E
kthejnė deklaruesin nė mburravec.
Pastaj gjendet personi qė dėshiron ta paraqes veten
si dijetar. Ai deklaron se ka kaluar vite, me njė
dijetar tė caktuar dhe se ai ėshtė njėri nga
nxėnėsit mė tė afėrt dhe mė tė dashur tė tij.
Unė e
njoh njė njeri, i cili thotė se e ka memorizuar
Kur’anin me shtatė lloje tė ndryshme tė leximeve. Ai
u thotė njerėzve unė kam mėsuar nga njė numėr
dijetarėsh, pastaj vazhdon t’i pėrmend emrat e
dijetarėve mė tė mėdhenj tė kohės sonė. Unė e njoh
kėtė person dhe e di se ai madje nuk di as tė lexojė
Kur’an si duhet e lėre mė ta recitojė atė pėrmendėsh
ose t’i dijė llojet e ndryshme tė recitimit.
Disa
njerėz janė mė djallėzor se ky. E gjejmė njė njeri,
i cili flet pėr dijetarėt e kohės sonė – sidomos pėr
ata, tė cilėt kanė vdekur nga mesi i tyre – sikur tė
ishin kolegėt e tij, e jo mėsuesit. Ky njeri do t’ju
tregojė anekdota pėr kėta dijetarė sikur t’i kishte
pėrjetuar drejtpėrdrejtė. Nė kėtė mėnyrė, ai provon
ta fabrikojė njė lidhje, e cila nuk ekziston. Kjo
ėshtė njė sėmundje e zemrės e cila bėhet edhe mė e
tmerrshme, kur i godet njerėzit, tė cilėt mendohet
tė jenė njerėz tė dijes.
3.
Veprimi me syefaqėsi pasi kemi qenė tė sinqertė
Njeriu fillon tė bėjė diēka vetėm pėr hirė tė
Allahut si falja e namazit, harxhimi nė bėmirėsi ose
pėrmendja e Allahut me zė tė dėgjueshėm. Atėherė, ai
e kupton se njerėzit e shohin atė. Kjo e bėn atė tė
veprojė edhe mė tepėr. Ai falet pak mė gjatė,
harxhon pak mė shumė dhe e pėrmend Allahun me
elokuencė mė tė madhe. Kur njeriu ta gjejė veten nė
kėtė gjendje, ai duhet tė luftojė kundėr dėshirės
pėr syefaqėsi. Ai duhet ta thotė atė qė Muhammedi
a.s. e mėsoi Ebu Bekrin tė thotė: “O Allah,
kėrkoj mbrojtjen Tėnde prej shirkut qė bėhet me dije
dhe kėrkoj falje pėr atė qė e bėj pa dije”.
Nėse
qėllimi pėr tė punuar me syefaqėsi zė vend nė zemrėn
e tij dhe ai vazhdon t’i shtojė pėrpjekjet pėr t’u
lėnė pėrshtypje njerėzve, atėherė punėt e tij do tė
kenė njėrėn nga pasojat vijuese. Nėse veprat e tij
ishin tė njė natyre qė mund tė ndahen, atėherė ai do
tė shpėrblehet pėr atė qė ka bėrė pėr hirė tė
Allahut dhe do tė jetė mėkatar pėr atė qė e ka bėrė
pėr sy e faqe ose pėr t’u lavdėruar te njerėzit. Pėr
shembull, njė person i jep 200 euro sadaka, 100 euro
i ka dhėnė sinqerisht pėr hirė tė Allahut, 100 eurot
tjera i ka dhėnė pėr t’u lėnė pėrshtypje njerėzve.
Ai do tė shpėrblehet pėr rastin e parė dhe do tė
jetė mėkatar pėr rastin e dytė.
Nėse
vepra e tij ėshtė e atij lloji qė s’mund tė ndahet,
sikur njė namaz, atėherė syefaqėsia e bėn punėn e
tij tė pavlefshme tėrėsisht. Disa njerėz biejnė
viktimė e tė kundėrtės sė kėsaj. Ata frikėsohen aq
shumė nga syefaqėsia, saqė nuk bėjnė vepra tė mira
pėr shkak tė saj. Thėnė ndryshe, ata kanė ikur nga
tigani dhe janė hedhur nė zjarr.
Sinqeritet i vėrtetė ėshtė preokupimi me Allahun dhe
shpėrfillja e plotė e njerėzve, as kryerja e veprave
pėr shkak tė njerėzve dhe as largimi nga veprat pėr
shkak tė tyre. Kjo na sjell nė rrugėn e katėrt tė
syefaqėsisė.
4.
Braktisja e punėve pėr shkak tė njerėzve
Fudajl bin Ijadi ka folur fjalė tė ashpėra pėr ata
qė i braktisin punėt e mira pėr shkak tė njerėzve.
Ai tha: “Braktisja e veprave pėr shkak tė
njerėzve ėshtė syefaqėsi. Kryerja e veprave pėr hirė
tė tyre ėshtė politeizėm. Sinqeriteti gjendet aty ku
Allahu ju mbron nga tė dyja.”
Disa
njerėz shkojnė nė xhami. Pastaj kur tė arrijnė atje
dhe i shohin njerėzit, ata frikėsohen nga
syefaqėsia. Fillojnė tė vijnė nė xhami vonė dhe
nganjėherė u ikė namazi krejt. Kjo bėhet shprehi e
tyre. Ardhja nė xhami herėt bėhet njėra nga gjėrat
mė tė vėshira pėr ta. Disa njerėz, tė cilėt e
lexojnė ose e memorizojnė Kur’anin kur e vėrejnė se
tė tjerėt po i dėgjojnė fillojnė tė friksohen nga
syefaqėsia. Ata ndalen sė lexuari tė Kur’anit. Kjo
ėshtė tragjike, sidomos kur njerėzit qė veprojnė
kėshtu janė ata qė e kanė memorizuar Kur’anin dhe ua
mėsojnė tė tjerėve.
Braktisja e punėve tė mira ėshtė gabim i madh. Ajo
qė adhuruesi duhet tė bėjė ėshtė tė mos brengoset
fare pėr qeniet e krijuara, as tė mos kryejė diēka
pėr hirė tė tyre dhe as tė mos ndalet nga diēka pėr
shkak tė tyre. Njėra nga arsyet pėr kėtė sjellje
ėshtė se personi prej tė cilit pritet tė kryejė njė
punė tė dhėnė, ka njė pamje tė zmadhuar tė rėndėsisė
sė tij dhe asaj qė do ta bėjė. Ai ndoshta duhet ta
mbajė njė hytbe, ose ta mbajė njė ligjeratė tė
shkurtėr pas namazit, ku ai mund tė nxitė nė tė mirė
dhe tė ndalojė nga e keqja. Ai fillon tė imagjinojė
se ai ėshtė duke bėrė njė vepėr tė madhe dhe se
njerėzit do tė fillojnė t’i citojnė fjalėt e tij.
Ndoshta ai mendon se ajo qė thotė do tė bėhet bisedė
nė qytet. Ai ndoshta do tė impresionohet pak me
vetveten nė kėtė pikė dhe kėtu fillon tė frikėsohet
nga syefaqėsia. Ai ndien se mėnyra pėr t’u siguruar
nga kjo ėshtė tė mos jap ligjėrata fare.
Kjo
ėshtė njėra nga mashtrimet e shejtanit. Rruga e
vetme qė personi tė qėndrojė i paprekur ėshtė ta
mėsojė veten me kryerjen e veprave tė mira dhe t’i
shohė si punė tė vogla e tė parėndėsishme kur ato i
kryen. Ai gjithashtu duhet ta mėsojė veten tė mos i
kushtojė rėndėsi asaj qė thonė njerėzit. Ai duhet tė
jetė nė gjendje t’i njohė gabimet dhe tė metat nė
punėt e tij. Atėherė, kur dikush i ofron lavdėrim jo
tė mirėseardhur, ajo nuk do ta dėmtojė nė asnjė
mėnyrė. Njė lavdėrim i tillė do tė jetė siē e ka
pėrshkruar Muhammedi a.s. lajme tė mira pėr
besimtarėt”.
5.
Shfaqja e adhurimit nė mėnyrė dinake
Njė
person mund ta fsheh adhurimin e tij ose sė paku
duket se bėn ashtu pėrderisa sigurohet se njerėzit e
marrin vesh pėr atė nė mėnyrė tė tėrthortė. Pėr
shembull njė njeri mund tė angazhdohet nė pėrmendjen
e Allahut ose kėrkimin e faljes nga ai. Ai pėrmend
Allahun nė heshtje, por i lėvizė buzėt nė mėnyrė tė
dukshme, kėshtu qė kush e sheh atė do ta dijė se
ėshtė me pėrmendjen e Zotit. Ai madje gjatė kėsaj
mund ta ngrisė nganjėherė zėrin pėr tė tėrhequr
vėmendjen e njerėzve kah vetja. Ai dėshiron ėshtė qė
njerėzit ta lavdėrojnė pėr atė qė bėn. Veprat janė
sipas qėllimit, andaj ēdo person shpėrblehet sipas
qėllimit tė tij. Si rrjedhim nėse njė person pa
qėllim tėrheq vėmendjen e njerėzve kah vetja, duke
mos synuar tė bėjė syefaqėsi, atėherė nuk do tė ketė
dėm. Megjithatė nėse ai bėn diēka tinėzare, me
qėllim qė tė tėrheq vėmendjen e njerėzve tek ai,
atėherė ai jo vetėm qė ka bėrė syefaqėsi, por edhe
ėshtė shtirur si i sinqertė kur ka vepruar ashtu.
Ndėrkaq Allahu thotė:
“E ju, fshiheni ose thuajeni fjalėn tuaj haptas;
s’ka dyshim se Ai e di ēka fshihni nė zemrat tuaja.
A nuk e di Ai qė ka krijuar, kur dihet se Ai
depėrton nė thellėsi tė sekreteve, i njeh
hollėsitė.” [Mulk,
13-14]
Njė
personi kur i prezentohet ushqimi abstenon nga ai
dhe thotė: Sot ėshtė e enjte, sikur tė implikojė se
ai gjithmonė agjėron tė enjteve. Muhammedi a.s. na
ka mėsuar se kur tė na prezentohet ushqimi ne duhet
tė hamė nėse nuk jemi agjėrueshėm dhe kur jemi
agjėrueshėm, ne duhet tė bėjmė dua pėr atė qė na ka
ofruar ushqimin. Njė dua e mirė mund tė bėhet
kėshtu: Allahu ju bekoftė nė ushqimin dhe pijen tuaj
dhe nė atė qė Allahu ju furnizon!
6.
Pėrulja e dukshme
Njė
person mund ta paraqet njė pamje tė nėnvlerėsimit tė
vetvetes, duke thėnė gjithė kohėn se sa i mangėt qė
ėshtė. Ai thotė se nuk bėn punė tė mira dhe se
veprat e tij nuk janė tė mjaftueshme. Ajo qė synon
me kėtė ėshtė shfaqja e pėruljes sė tij.
Se a
beson me tė vėrtetė se ėshtė i mangėt, ai vazhdon nė
kėtė mėnyrė derisa shejtani e bėn atė tė besojė se
ai ėshtė i lirė nga syefaqėsia, kur nė tė vėrtetė
shejtani ka qenė duke e shoqėruar nė simulimin e tij
absurd gjatė gjithė kohės. Ajo qė i duhet njeriut
pėr tė qenė i balansuar, nuk ėshtė nėnvlerėsimi i
vetvetes pėr sy e faqe dhe as lavdėrimi i vetes.
7.
Tėrheqja e vėmendjes pėr gabimet e tė tjerėve
Shejtani mund t’i afrohet njeriut pėrmes gabimeve tė
tė tjerėve. Duke e kritikuar gabimin e dikujt tjetėr
personi implikon se ai ėshtė i lirė nga gabimi i
njėjtė. Njė njeri mund tė thotė: A e dini, Zoti na
ruajt, filani kurrė nuk zgjohet natėn pėr tė bėrė
namaz”. Nėnkupton: “Unė falem natėn”, “Unė kurrė nuk
e kam parė filanin tė agjėrojė nė jetėn e tij”.
Nėnkupton: “Unė agjėroj shumė”, “Filani kurrė nuk
jep sadaka, edhe pse ai ka mė shumė para se unė”.
Nėnkupton: “Unė nuk jam si ai, unė jap sadaka”.
Nėse
ky njeri do tė kishte ndjenja ai do tė thoshte siē
ka thėnė njė poet:
Qaj pėr shkak tė vetes e jo pėr shkak tė tė tjerėve
Pėr vetveten, nga vetvetja. Shqetėsoj njerėzit.
Ose
ai do tė duhej tė thoshte siē ka thėnė Shafiu:
Mos e lėrė gjuhėn tė pėrmend turpin e tjetrit
Sepse ju vetė jeni mbuluar nga turpi dhe tė gjithė
njerėzit kanė gjuhė
Nėse sytė tuaj bijnė nė mėkatet e vėllait tėnd
Mbuloji ata dhe thuaj: O syri im tė gjithė njerėzit
kanė sy.
Ata
tė cilėt e angazhojnė veten me gabimet e tė tjerėve,
kanė shumė mėnyra tė specializuara tė pėrgojimit nė
dispozicion pėr t’i ndihmuar ta ngrisin veten mbi
ata qė i pėrgojojnė. Ibn Tejmie nė librin e tij
“Fetava” pėrmend njė numėr tė kėtyre mėnyrave: Njė
strategji ėshtė ta kornizojė pėrgojimin e tij nė
formėn e brengės pėr fenė dhe reformat. Deklaratat e
llojit vijues pasojnė: Tani nuk ėshtė zakon i imi tė
flas ndonjė gjė pėrveē mirė pėr njerėzit e tjerė.
Unė e urrej pėrgojimin dhe rrenėn. Unė vetėm
dėshiroj t’ju informojė pėr kėtė person. Betohem nė
Allahun se ai ėshtė njeri i mirė, por ai e bėn kėtė
dhe atė. Ne duhet tė bėjmė dua pėr tė: O Allah,
falna ne dhe atė. Me kėto thėnie njė person mund tė
pėrqesh njė tjetėr, derisa nė tė njėjtėn kohė
mundohet ta mashtrojė Allahun pėr atė qė e bėn,
sikur tė ishte e mundur. Pastaj, ka njerėz qė i
nėnēmojnė tė tjerėt vetėm e vetėm qė tė duken vetė
tė mirė. Njė person i tillė mund tė thotė: “Vetėm
sikur tė lutesha pėr tė dje, nuk do tė kisha dėgjuar
kėtė gjė tė tmerrshme sot”. Dikush duke u munduar tė
paraqitet si i menēur mund tė thotė: Filani, ju
duhet ta kuptoni, ka intelekt tė dobėt. Njė person
tjetėr bėn qė pėrgojimi i tij pėr tė tjerėt tė duket
nė formėn e shakasė, sikur qė ai e ka pėr qėllim t’i
bėjė tė tjerėt tė qeshen. Megjithatė, ajo qė bėn pėr
t’i bėrė shokėt tė qeshin, ėshtė pėrqeshja e njė
personi, pėrēmim i tij dhe tallje me tė. Njė tjetėr
pėrdorė habinė dhe befasinė si arsyetim pėr tė thėnė
gjėra tė kėqija pėr dikė tjetėr. Ai mund tė thotė:
“Nuk besoj se filani mund ta bėjė atė”, ose “Si mund
tė bėjė ai njė gjė tė tillė!”. Nė kėtė mėnyrė
pėrgojuesi flet keq pėr emrin e tjetrit me arsyetim
se ai u mposht nga habia. Dikush tjetėr shtiret se
brengoset ose i dhimbset filani, si rrugė pėr tė
bėrė vėrejtjet e kėqija. Ai mund tė thotė: I shkreti
filani, sa mė vjen keq pėr atė qė i ka ndodhur.
Ėshtė pėr tė ardhur keq pėr punėn qė po bėn. Ndokush
qė e dėgjon kėtė mund tė mendojė se folėsi nė tė
vėrtetė ėshtė i mėrzitur pėr atė ēfarė i ka ndodhur
atij personi. Realisht ai ndoshta do tė dėshironte
t’ia shtonte mjerimet kėtij personi sikur tė kishte
mundėsi. Ai madje mund t’i thotė kėto fjalė nė
prezencė tė armiqve tė kėtij personi me qėllim qė
t’iu jap shansėn t’i hakmerren. Kjo ėshtė njė
sėmundje shumė e rėndė e zemrės dhe njė formė e
tmerrshme e mashtrimit. Pastaj gjendet personi, i
cili shtiret se ėshtė zemėruar dhe indinjuar me tė
drejtė me qėllim tė pėrgojimit tė dikujt tjetėr. Ai
mund tė pėrdorė fjalė mė elokuente tė mundshme me
njetin e duhur tė qortimit tė njė veprimi tė keq,
por qėllimet e tij tė vėrteta nė realitet janė
keqdashėse.
8.
Ruajtja e statusit dhe reputacionit
Kur
njė person bėhet i njohur pėr korrektėsi dhe
devotshmėri, ai edhe mė tutje ka tendencė ta
ndėrtojė reputacionin e tij nė tė njėjtėn mėnyrė. Ai
fillon tė frikėsohet se mos e humb autoritetin qė e
gėzon te njerėzit e tjerė. Ai e ruan veten nga
ndonjė mangėsi e dukshme nė sjelljen e tij. Ai
sigurohet tė mbajė hapin me tė tjerėt, ose t’i
kalojė ata nė punė tė mira, tė paktėn publikisht. Ai
nuk e bėn kėtė nga devotshmėria fetare, por me
qėllim qė tė fitojė respekt. Ai mund t’u flet
njerėzve, t’u predikojė atyre dhe t’i kėshillojė ata
tė bėjnė vepra tė mira, jo pse ai e ndien se ata
kanė nevojė pėr kėtė, por sepse ai e ndien se ata e
presin kėtė nga ai. Atij nuk i intereson domethėnia
e asaj qė thotė. Pėr tė ka rėndėsi vetėm statusi dhe
reputacioni. Kjo ėshtė njė kurth dinake nė tė cilėn
mund tė biejmė lehtė. Mirėpo, veprat janė sipas
qėllimit. Personi ose ėshtė duke i bėrė kėto gjėra
pėr hir tė Allahut, pėr tė cilat ai do tė
shpėrblehet ose thjesht pėr tė ruajtur reputacionin
e tij.
9.
Tė folurit pėr ēėshtjet nė njė mėnyrė qė aludon nė
idenė se personi ėshtė i angazhuar me to
Njė
person mund tė thotė fjalinė vijuese: “Nėse
adhuruesi e reciton Kur’anin shumė, leximi bėhet i
lehtė pėr gjuhėn e tij dhe ai lexon me rrjedhshmėri,
sidomos kur ai falet vonė natėn”, nėnkupton unė e
bėra kėtė vepėr dhe pata kėtė pėrvojė. Nė tė njėjtėn
mėnyrė njė person mund tė thotė: “Disa njerėz
mendojnė se agjėrimi ėshtė i lodhshėm dhe i
vėshtirė”, nėnkupton “Unė kam zakon tė agjėroj”.
Devotshmėria sekrete e personit mund tė publikohet
nė kėtė mėnyrė: Njė njeri thotė a e dini se filani e
thirr ezanin e sabahit gjysmė ore para kohės sė tij.
Nė kėtė mėnyrė ai zbulon pėr ēdonjėrin se ai ka
shprehi tė zgjohet herėt pėr namaz. Le tė shikojmė
se si janė marrė dijetarėt e vjetėr me njė situatė
tė ngjashme. Sa’d bin Xhubejr, i pyeti pasuesit e
tij: “Cili prej jush e ka parė meteorin qė e
pėrshkoi qiellin mbrėmė? Husejn bin Abdurrahman
shtoi: “Unė e kam parė”. Pastaj ai shpejt tha: “Unė
nuk kam qenė duke u falur, kam qenė i kafshuar nga
njė akrep”. Arsyeja qė ai e pėrmendi se ai ėshtė
kafshuar nga njė akrep ishte pėr tė parandaluar
pėrfundimin e dukshėm qė shokėt e tij mund tė
thonin: Ai ka qenė duke u falur gjatė tėrė natės.
Muslimanėt e hershėm ishin tė kujdeshėm pėr t’iu
shmangur lavdėrimit tė vetes dhe nuk u pėlqente
pėrmendja e virtyteve tė veta. Ata, tė cilat i
pėrmendin gjėrat e tilla me qėllim pėr t’u lavdėruar
mund ta fitojnė lavdatėn e njerėzve, por veprat e
tyre humbin tė gjitha bekimet. Nėse dikush bėn
deklarata tė tilla, pa pasur qėllim qė tė
lavdėrohet, pėrsėri ai i publikon punėt e tij tė
mira. Ai do tė shpėrblehet pėr ato, por bekimet pėr
kėto vepra do tė jenė mė pak.
10. Vendosja e vetes nė piedestal
Njė
person i qaset mėsimit pėr njė temė tė caktuar
fetare. Ai zhytet thellė nė tė, duke hulumtuar ēdo
ēėshtje tė vogėl nė hollėsi. Ai i memorizon tė
gjitha tekstet dhe i mėson mendimet e shumė
autoriteteve. Pastaj kur ulet nė mes tė njė turme tė
madhe njerėzish ai fillon tė flasė. Natyrisht ai
ligjėron nė atė temė qė e ka hulumtuar thellėsisht,
duke thėnė emrat e dijetarėve tė ndryshėm dhe duke
cituar nga memorja deri nė faqen e fundit. Ai ua
pėrcjell atyre ēdo gjė qė e ka memorizuar. Cila
ėshtė arsyeja pėr krejt kėtė? E bėn kėtė me qėllim
qė ta quajnė atė dijetar. Ai mund tė pretendojė tė
pėrdorė fraza qė janė tė rezervuara vetėm pėr
njerėzit e ditur. Ai mund tė thotė kėshtu: “Unė e
shoh se ēėshtja qėndron kėshtu dhe ashtu..., ēfarė
ėshtė mjaft evidente pėr mua se..., qėndrimin qė e
mbajmė pėr kėtė ēėshtje ėshtė... etj.” Ai fol nė
mėnyrėn e njė autoriteti nė kėtė fushė derisa ai
ėshtė thjesht fillestar. Poeti shkruan:
Kjo sipas mendimit tonė ėshtė e palejuar
Po
kush jeni ju pėr tė pasur mendim?
11. Hedhja poshtė e dijetarėve (predikuesve)
Njė
person mund tė nxitet nga shejtani tė flasė keq pėr
dijetarėt ose tė pėrpiqet t’i hedhė poshtė ose t’i
kundėrshtojė ata. Qėllimi i tij pėr tė vepruar
kėshtu ėshtė qė ta bėjė veten tė dukshėm, duke
qėndruar mbi supet e tyre. Ai dėshiron qė njerėzit
tė thonė se ai e ka mposhtur njė dijetar tė caktuar.
Ai po ashtu dėshrion qė tė pėrhapet lajmi se ka
debatuar me njė dijetar tė njohur dhe se e ka
mposhtur me argumentet e tij. Ai mund t’ia del t’i
poshtėrojė dijetarėt vetėm qė ta bėjė veten mė tė
famshėm. Derisa ai vepron kėshtu, ai madje mund tė
bėjė dua pėr ta pėr tė shfaqur dhembshurinė dhe
brengėn e vet. Ai mund tė thotė: “Filani, Allahu e
mėshiroftė, ka thėnė kėtė dhe atė”. Ai gjithashtu
mund tė shtiret se i vjen keq dhe i dhimbset duke
thėnė: “I shkreti filani qė ėshtė sprovuar me njė
qėndrim dhe mendim tė tillė”. Njė qasje tjetėr qė ai
mund ta pėrdorė ėshtė tė shtiret se nuk ka dėshirė
tė bisedojė pėr tė. Nėse dikush pėrmend emrin e njė
dijetari tė caktuar, ai mund tė thotė: “Nuk dėshiroj
tė involvohem nė diskutimin pėr tė ose ta lėmė
rehat. Allahu na i mbuloftė gabimet e tij dhe tonat.
Ose le tė mos flasim pėr tė, Allahu na ruajt nga tė
folurit keq pėr dikėnd”. Kjo ėshtė njė mėnyrė shumė
dinake pėr ta poshtėruar kėtė dijetar. Vetėm
mendjemprehti aktualisht e kupton se ēfarė po ndodh.
12. Kėrkimi i diturisė pėr tė arritur famė
Njė
person mund tė nxitet nga shejtani tė kėrkojė dituri
dhe tė studiojė gjėrė me qėllimin e vetėm pėr t’u
bėrė myfti, i cili do t’u pėrgjigjej pyetjeve tė
njerėzve ose njė dijetar, emri i tė cilit do tė
pėrmendet gjatė historisė ose ndoshta njė aktivist
islam, i cili do tė ketė pasues. Muhammedi a.s. na
tregon pėr tre njerėz, tė cilėt nė ditėn e
ringjalljes do tė jenė tė parėt qė do tė digjen.
Njėri nga kėta tre njerėz ėshtė: Njeriu, i cili ka
marrė dituri dhe i ka mėsuar tė tjerėt dhe i cili
lexonte Kur’anin. Ai do tė thirret dhe do tė pyetet
pėr atė qė ka bėrė gjatė jetės sė tij. Ai do tė
thotė: “Unė mora dituri dhe i mėsova njerėzit nga
kjo dije si dhe lexova Kur’an pėr hir Tėndin. Allahu
i thotė atij: “Gėnjen, ti ke marrė dituri qė
njerėzit tė tė quajnė dijetar dhe lexuat Kur’an qė
tė njiheni si recitues i Kur’anit. Kėto gjėra me tė
vėrtetė u thanė pėr ju. Nė kėtė ēast njė urdhėr do
tė jepet dhe ky njeri do tė zvarritet me fytyrė dhe
do tė hedhet nė zjarr”.
Personat e tjerė tė pėrmendur nė hadith janė:
Njeriu, i cili luftoi nė xhihad dhe njė person qė ka
dhėnė sadaka, tė dytė e kanė bėrė me syefaqėsi. Njė
person i kėtillė si ta arrijė famėn dhe postin qė e
dėshiron njerėzit do t’i vijnė me pyetje. Do tė ketė
momente kur nuk do ta dijė pėrgjigjen. Nė kėto
momente kur ai duhet tė pranojė se nuk e di, ai do
tė frikėsohet nga njerėzit dhe brengoset pėr
mendimet e tyre pėr tė. Ai nuk do tė dėshirojė qė
ata tė thonė: Si nuk e dini pėrgjigjen kur ju
konsideroheni si person i ditur? Pėr kėtė arsye ai
do tė shpik diēka dhe do tė pėrgjigjet me padituri.
Ai nė kėtė mėnyrė ēorienton veten dhe tė tjerėt.
Njėherė njė hoxhė u ngrit nė hutbe dhe i bėjnė njė
pyetje, ai u pėrgjigj nuk e di. Njė nga
pjesėmarrėsit nė xhemat ngriti zėrin dhe tha:
“Hutbja nuk ėshtė vend pėr “nuk e di”. Hoxha u
pėrgjigj ndaj kėsaj: “Unė jam ngritur nė kėtė pozitė
ku jam me diturinė qė posedoj. Nėse do tė ngritesha
nė shkallė me injorancėn, unė do ta arrija qiellin”.
Imam Maliku njėherė tha: ”Kurdoherė qė njė hoxhė ta
braktisė thėnien ‘nuk e di’, atėherė ai ėshtė
shkatėrruar”.
13. Shtirja e pėruljes
Shejtani mund tė nxitė personin tė shtiret si modest
dhe i pėrulur. Ai do t’i bashkojė duart, do t’i
ngritė supet dhe do ta ulė kokėn nė njė paraqitje jo
tė sinqertė dhe tė pazakonshme tė pėruljes. Shpesh
sjelljet qė paraqiten nė kėto veprime janė kundėr
Sunnetit tė tė Dėrguarit tė Allahut, Muhammedit a.s.
Abdullah Kureshi ka thėnė se Omer bin Hatabi njėherė
e pa njė tė ri qė mbante kokėn ulur nė namaz. Omeri
i tha: “Ngrite kokėn! Ulja nuk e ngrit atė qė tashmė
gjendet nė zemėr”. Kurdoherė qė njerėzit bėjnė qė
pėrulėsia e tyre tė duket, ata vetėm bėjnė paraqitje
tė dukshme tė hipokrizisė. Ne e dimė shumė mirė
Sunnetin e mėnyrės sė sjelljes sė adhuruesit nė
namaz. Puna e saktė qė falėsi duhet ta bėjė ėshtė tė
pėrqėndrojė shikimin e tij nė vendin ku do t’i bie
balli gjatė tė bėrit sexhde. Duart duhet t’i vendos
nė gjoks, dora e djathtė mbi tė majtėn. Ky ėshtė
qėndrimi i shumicės sė dijetarėve dhe pėrmendet nė
hadithin e transmetuar nga Nail bin Haxher, i cili
ėshtė hadithi mė i saktė sa i pėrket kėsaj ēėshtje.
Falėsi duhet tė jetė i balansuar dhe modest nė
qėndrimin nė kėmbė, ulje, ruku dhe sexhde ashtu siē
na ka udhėzuar Muhammedi a.s. Shejtani nganjėherė
mund t’i vijė recituesit tė Kur’anit dhe ta
inkurajojė atė tė qajė gjatė leximit me qėllim qė
t’i bėjė dėgjuesit tė ndihen tė pėrulur para
recitimit tė tij dhe t’i inspirojė ata tė qajnė. Por
sa mė i madh ėshtė xhemati aq mė tepėr qanė derisa
tė vie nė njė gjendje ku pothuajse nuk mund tė
recitojė fare. Pastaj kemi duanė e njohur si duaja e
kunutit e cila bėhet nga imami nė Ramazan nė fund tė
namazit. Ne po dėgjojmė gjėra tė mahnitshme qė po
ndodhin gjatė kėsaj duaje. Lotėt mbledhen dhe
shkojnė rrėke nga njė person, i cili ndoshta vetėm
sa ka mbaruar leximin e disa faqeve tė fuqishme, tė
frikshme dhe inspiruese tė Kur’anit pa qenė aspak i
prekur prej tyre. Kėshtu ndodh qė kur ai tė vie te
duaja e kunutit ne fillojmė tė dėgjojmė tė qajtur me
zė dhe dėnesje. Ibn Xhevzi ia kushton njė kapitull
njė lloji tė tillė tė syefaqėsisė nė librin “Teblis
Iblis” – “Mashtrimet e shejtanit”. Ai shkruan:
”Kapitulli: Mashtrimi i shejtanit pėrmes pėruljes sė
shtirur, uljes sė kokės dhe pėrmbajtjes sė ligjit.
Nėse frika rrėnjos veten nė zemėr, trupi do ta
shfaqė atė. Njė person i tillė madje nuk do tė jetė
nė gjendje t’i fshehė ndjenjat e veta. Ajo qė
urrehet te personi ėshtė pėrpjekja pėr tė shfaqur
pėrulje, tė nxitė tė qajturit dhe nė njė mėnyrė tė
dukshme tė ulė kokėn me qėllim qė tė paraqitet si
asket dhe t’i vijnė njerėzit t’ia marrin dorėn, ose
ta puthin atė, ose tė kėrkojnė nga ai qė tė bėjė dua
pėr ta. Ai e pėrgatit veten pėr duanė sikur ta ketė
mundėsinė ta sjellė pėrgjigjen nga qielli. Disa
njerėz shfaqin aq shumė frikė sa qė i bėn ata tė
turpshėm dhe tė pėrulur, tė cilėt nuk mund t’i
ngrisin fytyrat nė drejtim tė qiellit. Ky nuk ėshtė
virtyt, sepse nuk ka pėrulje mė tė madhe se ajo qė e
shfaqi i Dėrguari i Allahut a.s. Nė Sahihu Muslim
gjendet hadithi i Ebu Musa Esh’ariut, ku thotė se i
Dėrguari i Allahut shpesh e ngritte kokėn nė drejtim
tė qiellit. Ky hadith tregon se kthimi i fytyrės nė
drejtim tė qiellit ėshtė praktikė e rekomanduar, pėr
hir tė nxjerrjes sė mėsimeve nga shenjat nė krijimin
e tyre. Allahu thotė: “A
nuk shikojnė ata me vėmendje kah qielli se si mbi ta
kemi ndėrtuar atė, e kemi zbukuruar atė duke mos
pasur nė tė ndonjė zbrazėti.”
[Kaf, 6]
Ai
gjithashtu thotė: “Thuaj:
Vėshtroni me vėmendje ēka ka (nga argumentet) nė
qiej e nė tokė. Po argumentet dhe qortimet nuk bėjnė
dobi ndaj njė populli qė nuk beson.”
[Junus, 101]
Kjo
tregon jovėrtetėsinė e atyre sofistėve qė me vite
nuk shikojnė nė qiell pėr shkak tė pėrulėsisė, siē
deklartojnė ata. Ebu Selma bin Abdurrahman ka thėnė:
“Shokėt e tė Dėrguarit tė Allahut, as nuk ishin
devijant e as nuk ishin si njerėz tė vdekur. Ata
kishin zakon tė recitonin poezi nė tubimet e tyre
dhe tė bisedonin pėr kohėn e injorancės. Megjithatė
nėse do t’i sulmoje nė ēėshtje tė fesė, sytė e tyre
do tė bėheshin si tė njė tė ēmenduri. Kahmas bin
Husejn transmeton se njė person qė e shoqėronte
Omerin lėshoi pshėrėtima sikur tė pėrpiqej tė
shfaqte brengė, kėshtu qė Omeri e goditi atė. Asim
bin Kulaib Xhermi rrėfen: “Babai im e takoi
Abdurrahman bin Esved, i cili kishte shprehi tė ecte
skaj murit pėr shkak tė pėruljes sė rreme. Babai im
i tha atij: “Ēfarė ka ndodhur me ju qė ecni skaj
murit kėsisoj? Betohem nė Allahun se kur Omeri ecte
ai lėshonte kėmbėt fort nė tokė. Ai bėnte qė zėri i
tij tė dėgjohej kur fliste. Ebu Hajthemeh rrėfen se
kur Shifa bint Abdullah i pa disa njerėz duke ecur
me pėrulje dhe duke folur ngadalė i pyeti, ēfarė
ėshtė kjo? Ata u pėrgjigjėn: “Ne jemi asketė”.
Lidhur me kėtė ajo tha: “Betohem nė Allahun se kur
Omeri fliste dėgjohej, kur ecte ai ecte vrullshėm,
dhe kur godiste dikė i shkaktonte dhimbje. Dhe ai
ishte njė asket i vėrtetė.”
14. Mbitheksimi i punėve tė caktuara tė dukshme
madje deri nė atė masė sa qė bie nė kundėrshtim me
Sunnetin
Disa
njerėz i fiksohen njė lloji tė caktuar tė veprave
deri nė atė masė sa qė shejtani i nxitė ata, pėr
shkak tė kėsaj, tė veprojnė kundėr Sunnetit dhe tė
shkelin ligjin islam. Tė marrim pėr shembull
xhihadin, me qė disa tė rinj tanė po bėhen shumė tė
interesuar pėr tė. S’ka dyshim se ėshtė njė vepėr e
madhe e devotshmėrisė. Muhammedi a.s. ka thėnė: “Ka
njėqind shkallė nė xhenet, tė cilat i ka pėrgatitur
Allahu xh.sh pėr ata qė angazhohen nė xhihad pėr hir
tė Allahut. Largėsia nė mes tė njėra tjetrės ėshtė
sa largėsia nė mes qiellit dhe tokės.” Ai gjithashtu
ka thėnė se xhihadi nė rrugėn e Allahut ėshtė kulmi
i Islamit. Allahu a.xh. e bėn xhihadin prej punėve
mė tė mėdha kur thotė: “A
mos e konsideruat dhėnien e ujit haxhinjve dhe
kujdestarinė ndaj xhamisė sė shenjtė, si besimin e
atij qė i besoi Allahut dhe ditės sė fundit dhe qė
luftoi nė rrugėn e Allahut? Jo, ato nuk janė tė
barabarta te Allahu. Popullin mizor Allahu nuk e vė
nė rrugė tė drejtė. Ata tė cilėt besuan, migruan dhe
luftuan me pasurinė dhe veten e tyre nė rrugėn e
Allahut, ata kanė pozitė mė tė lartė te Allahu dhe
vetėm ata janė fatlumė. Zoti i tyre i pėrgėzon ata
me mėshirė nga Ai, me disponim ndaj tyre, me xhenete
ku ata do tė kenė nimet
(hirėsi-mirėsi) tė pandėrprerė.
Ata aty do tė jenė pėrjetė tė pasosur e te Allahu
ėshtė shpėrblimi i madh.”
[Tevbe, 19-22]
Dera
e xhihadit ėshtė njėra nga dyert mė tė mėdha tė
xhenetit, por xhihadi ka shkaqet, rregullat dhe
kushtet e veta. Njė person, i cili dėshiron tė marrė
pjesė nė xhihad duhet t’i mėsojė ligjet e tij. Ai
duhet tė mėsojė si, ku dhe kur tė merr pjesė. Ai
duhet tė dijė se nėn flamurin e kujt duhet tė
luftojė. Pėr mė tepėr njė person i tillė sė pari
duhet tė angazhohet nė njė xhihad personal pėr ta
pastruar nijetin. Sa njerėz mbyten nė rangun e
besimtarėve dhe vetėm Allahu i di qėllimet e tyre.
Muhammedi a.s. ka thėnė: “Kush lufton qė fjala
e Allahut me qenė mė e larta ai ėshtė njeriu qė ka
luftuar pėr hirė tė Allahut”.
Njė
njeri kishte luftuar nė radhėt e Muhammedit a.s.
derisa u plagos pėr vdekje. Muhammedi a.s. tha:
“E kam parė nė xhehenem”.
Mė vonė Muhammedi a.s. pėrmendi se e ka parė njeriun
duke u ndėshkuar nė njė mantel qė e kishte vjedhur.
Pastaj kemi rastin kur njė njeri luftoi bashkė me
Muhammedin a.s., ai u plagos rėndė dhe ishte nė
agoni, kėshtu qė e vendosi bazėn e shpatės nė tokė
dhe majėn e saj drejt gjoksit tė vet. Mė pas ai e
mbyti veten duke rėnė mbi tė derisa ajo i doli nga
shpina. Muhammedi a.s. i informoi shokėt se njeriu
ėshtė nė xhehenem. Si rrjedhim ėshtė shumė e
rėndėsishme qė tė pastrojmė nijetin dhe tė marrim
diturinė e duhur para se tė angazhohemi nė njė vepėr
tė tillė. Ne kemi parė fėmijėt e ringjalljes islame,
duke shkuar me radhė nė luftėrat mė tė ashpėra. Ata
kanė demonstruar heroizmin, trimėrinė dhe zotėsinė
mbi botėn. Ne i pamė tė rinjt, tė cilėn bėnin jetė
rekreative dhe tė rehatshme, qė shkėputėn veten nga
kjo papritmas, duke u larguar nga jeta e kohės sė
lirė dhe luksit dhe vendet e argėtimit e lojrave dhe
tė kėrkojnė vdekjen nė luftė pėr Allahun nė malet
dhe luginat e vendeve si Afganistani, Palestina,
Ēeēenia dhe Bosnja. Ne kemi libra dhe kaseta tė
mbushura me shumė tregime tė tyre heroike. Kjo
tregon tė vėrtetėn qė ia tregoi Muhammedi a.s. kur
na ka informuar se xhihadi do tė vazhdojė deri nė
kijamet pa marrė parasysh rrethanat dhe pa marrė
parasysh se sa kanė mbetur muslimanėt mbrapa nė
botė. Ai tha: ”Nuk ka emigrim pas ēlirimit tė
Mekės, por ka xhihad. Nėse thirreni tė luftoni,
atėherė shkoni”.
Nė tė
njėjtėn kohė duhet tė dihet se xhihadi kėrkon lejen
e prindėrve. Fatkeqėsisht disa nga tė rinjt tanė
shkojnė nė xhihad pa marrė lejen e tyre. Kur
Muhammedi a.s. u pyet se cila ėshtė vepra mė e
dashur tek Allahu, ai u pėrgjigj: “Namazi nė
kohėn e vet”, pastaj kur u pyet se ēfarė vie
mė pas, ai tha: ”Nderimi i prindėrve”.
Pastaj kur u pyet se ēfarė tjetėr, ai tha:
“Xhihadi nė rrugėn e Allahut”.
Muhammedi a.s. e vendosi nderimin e prindėrve para
xhihadit. Njėherė erdhi njė njeri te Muhammedi a.s.
dhe kėrkoi leje tė merrte pjesė nė xhihad. Muhammedi
a.s. e pyeti se a i kishte gjallė prindėrit. Kur
njeriu u pėrgjigj: Po. Atėherė, Muhammedi a.s. tha:
”Xhihadi yt ėshtė kujdesi pėr ta”.
Nė
njė rast tjetėr njė njeri iu afrua Muhammedit a.s.
dhe i tha: “O i Dėrguari i Allahut, unė kam
ardhur, sepse dėshiroj tė shkoj me ju nė xhenet dhe
tė kėrkoj kėnaqėsinė e Allahut dhe vendbanimin e
xhenetit. Unė kam ardhur dhe i kam lėnė prindėrit
duke qajtur”. Muhammedi a.s. i tha:
“Kthehu tek ata dhe bėri tė qeshin ashtu siē i ke
bėrė tė qajnė”.
Shejtani i nxitė njerėzit tė veprojnė nė kundėrshtim
me ligjin e Allahut nė kėtė mėnyrė. Pėr shembull, ai
i mashtron disa njerėz duke ua zbukuruar njė detyrė
islame edhe pse detyrat tjera islame mund tė jenė mė
tė rėndėsishme, duke e preokupuar atė me tė, derisa
t’i lė ato vepra qė janė mė tė rėndėsishme. Ai mund
ta mashtrojė njė person duke e bėrė tė mendojė se
njė vepėr ėshtė detyrė individuale pėr ēdo
musliaman, kur me tė vėrtetė vendimi pėr t’u
angazhuar nė detyra tė tilla ėshtė njėra nga ato
ēėshtje tė vėshtira qė kėrkon maturinė e njerėzve tė
kualifikuar tė dijes. Ky person madje mund tė
mashtrohet nė kritikimin e atyre qė nuk marrin pjesė
nė veprat e njėjta. Ėshtė e mundur pėr njėrin nga
kėta njerėz tė fillojė tė bisedojė me tė tjerėt
lidhur me eksperiencat e tij gjatė luftės, duke
pėrmendur gjėrat qė ai i ka parė dhe i ka bėrė dhe
duke biseduar pėr mrekullitė qė i ka pėrjetuar edhe
pse ngjarjet e tilla mund tė mos kenė ndodhur kurrė.
Unė e pashė dikė qė e kishte pasur dorėn e
mbėshtjellur me fashė dhe i cili thoshte se ishte
goditur me plumb nė dorė gjatė njė beteje. Kur u
hulumtua ēėshtja e tij pėr sė afėrmi, doli se ishte
krejt njė trill. Dijetarėt e gjeneratave tė hershme,
ishin njerėzit mė strikt nė ruajtjen nga tendenca
pėr t’u shtirur, sidomos kur ishte fjala pėr xhihad.
Abda bin Sulejman Mevezi rrėfen: “Ne shkuam nė njė
ekspeditė kundėr romakėve. Na doli pėrpara njė
romak, i cili ishte shumė i fortė dhe i ashpėr.
Asnjė musliman nuk kishte mundėsi t’i afrohej pa u
goditur nga ai me shpatė. Muslimanėt filluan tė
friksoheshin nga ky. Atėherė, njė njeri i mbuluar
shkoi ta sulmojė romakun duke e goditur atė derisa e
mbyti me shpatė. Ai pastaj nxitoi prapa nė kampin
ushtarak. Unė e pėrcolla atė dhe e hapa mburojėn e
tij. Pėr tė parė se kush ishte, doli se nuk ishte
askush tjetėr pėrpos dijetarit mė tė madh tė
hadithit dhe sheriatit Abdullah bin Mubarekut. Ai u
zemėrua shumė pėr atė qė e bėra dhe tha: “A edhe ju
po mė pėrflitni“ (Abdullah bin Mubareku dėshironte
tė thoshte me kėtė se njeriu e bėri identitetin dhe
veprėn e tij tė njohur pėr publikun). Shikoni se si
u mundua ta fsheh veprėn e tij tė mirė. Abdullah bin
Mubareku ishte i aftė tė angazhohej nė shumė lloje
tė veprave tė mira, si kėrkimi i diturisė, lufta nė
rrugė tė Allahut dhe dhėnia e sadakasė.
15. Syefaqėsia nė zellin fetar
Njė
njeri i devotshėm fillon tė flasė pėr mėkatarėt, ai
flet gjėrėsisht duke i pėrshkruar nė hollėsi mėkatet
mė tė imta dhe ankohet. Ai madje mund tė shkojė edhe
aq larg sa t’i mallkojė njerėzit dhe t’i kėrcėnojė
ata. Ai i sygjeron gjėrat deri nė ekstrem, sikur
pėrpiqet tė thotė: “Unė jam shumė i zellshėm pėr
shenjtėrinė e fesė, unė jam i rreptė kur ėshtė fjala
pėr Zotin tim, Pejgamberin dhe besimtarėt”. Ajo ēka
nuk e kupton ai ėshtė se mėnyra se si bėn syefaqėsi
ėshtė mėkat mė i madh se shumė nga mėkatet qė ai i
diskuton dhe i qorton aq ashpėr.
16. Neglizhimi i pamjes sė jashtme
Kjo
ėshtė njė nga rrugėt mė dinake pėr tė rėnė nė
mėkatin e syefaqėsisė. Shejtani mund ta inspirojė
njė individ tė shkojė me flokė tė pakrehura dhe
rroba tė vjetra me qėllim qė tė bėjė njė ekspozim tė
asketizmit dhe pėruljes. Sunneti nė anėn tjetėr e
inkurajon njeriun tė kujdeset pėr pamjen e tij.
Muhammedi a.s. i kushtonte kujdes tė mirė flokėve.
Ai i krehte ato dhe i parfumoste. Megjithatė
rrėfehet se Muhammedi a.s. e ka ndaluar lyerjen e
tepėrt tė flokėve me vaj.
Gjithashtu transmetohet se Muhammedi a.s. ka thėnė:
“Kushdo qė ka flokė duhet t’i mirėmbajė ato”.
Ėshtė
e pėlqyeshme pėr njė punonjės islamik tė vishet
mirė, tė jetė i pastėr, tė kujdeset pėr flokėt e tij
dhe tė ketė erė tė mirė. Ai duhet tė kujdeset pėr
pamjen e tij pa e kaluar kufirin dhe pa e ēuar kohėn
kot nė tė.
17. Ulja e shikimit
Njė
person mund tė largojė fytyrėn nga shikimi i diēkaje
nė njė mėnyrė tė dukshme. Kur njė burr e sheh njė
grua tė bukur ose ndonjė pamje prej sė cilės
muslimani duhet ta largojė shikimin, ai jo vetėm se
e largon shikimin, por edhe e kthen kokėn. Tani kjo
nuk ėshtė e domosdoshme. E tėra qė kėrkohet ėshtė ta
largojė shikimin. Ai nuk ka nevojė ta bėjė kėtė
veprim shumė tė dukshėm. Njė sjellje e tillė ėshtė
shtirje e syefaqėsi. Ndoshta shejtani e bėn kėtė
individ tė njėjtė tė vazhdojė shikime tė pėrvjedhura
tė matura. Allahu thotė: “Ai
di pėr shikimin me cep tė syve, e edhe pėr atė qė e
fshehin nė zemra.”
[Gafir, 19]
18. Braktisja e adhurimit nga frika e rėnies nė
hipokrizi
Nė
mes tė problemeve mė serioze ėshtė kur shejtani e
mashtron dikė tė braktisė adhurimin e tij ndaj
Allahut pėr t’iu shmangur tė qenurit hipokrit ose
konsiderimit tė tij si hipokrit nga tė tjerėt. Tė
marrim pėr shembull njė recitues tė Kur’anit, njė
mėsues ose njė punonjės islamik, i cili bie nė disa
vepra mėkatare qė nuk i sheh nė disa raste, si
shikimi i dikujt qė ėshtė e ndalueshme ta shikojė.
Njė person i tillė duhet tė pendohet tek Allahu dhe
tė pėrpiqet tė mos bie nė atė mėkat pėrsėri.
Shejtani nuk heq dorė nga kjo lehtė. Ai i sugjeron
atij personi se ai ėshtė hipokrit meqė e paraqet
imazhin e devotshmėrisė te njerėzit, por kryen
mėkate fshehtas. Tani shejtani nuk i sugjeron si
zgjidhje qė personi duhet tė pėrpiqet tė mposht
mėkatet e tij dhe ta rregullojė veten. Nė vend tė
kėsaj shejtani e inkurajon atė tė heq dorė nga punėt
e mira qė ai i bėn dhe ta braktisė shoqėrinė e
njerėzve tė drejtė. Ai e inkurajon tė heq dorė nga
mėsimdhėnia dhe udhėheqja nė namaz. Argumenti i tij
ėshtė se nuk ėshtė e pėrshtatshme pėr atė individ tė
bėjė vepra tė mira tė dukshme, pėrderisa bėn mėkate
fshehurazi. Shejtani mund t’i thotė atij kėshtu:
“Nėse njerėzit e dinė se ēfarė bėni ju kur jeni
vetėm, ata do tė pėshtynin nė fytyrėn tuaj dhe do tė
shmangeshin nga ju si nga murtaja”. Shejtani vazhdon
ta ngacmojė atė nė kėtė mėnyrė derisa ai tė heq dorė
nga veprat e mira. Allahu thotė: “Dhe
fale namazin nė dy skajet e ditės, e edhe nė orėt e
afėrta (me ditėn)
tė natės. S’ka dyshim se veprat e mira i shlyejnė
ato tė kėqijat. Kjo ėshtė njė kėshillė pėr ata qė
pranojnė kėshillat.”
[Hudė, 114]
19. Largimi nga shoqėrimi i tė tjerėve dhe izolimi i
vetvetes
Njė
person mund tė largohet nga shoqėrimi i
bashkėqytetarėve dhe t’u shmanget atyre, sepse ai
mendon se ai ėshtė mė i mirė se ata. Nė anėn tjetėr,
nėse ai ka vendosur t’i shmanget shoqėrimit tė tė
tjerėve me qėllim qė ata tė jenė tė sigurt nga dėmi
dhe abuzimi i tij, ai mund tė ketė arsye. Kjo ėshtė
ajo qė e bėri imam Ahmedi kur i kufizoi
bashkėveprimet me tė tjerėt nė fund tė jetės sė tij.
Njerėzit i thanė atij: “O imam, po thonė se e keni
braktisur shoqėrimin me tė tjerėt”. Imam Ahmedi u
pėrgjigj: “Kush jam unė qė tė braktisė shoqėrimin me
tė tjerėt. Ėshtė plotėsisht e kundėrta, njerėzit po
braktisin shoqėrimin me mua”. Ėshtė gabim tė
braktiset shoqėrimi me njerėzit e tjerė nga ndjenja
e superioritetit ndaj tyre. Kjo s’ėshtė asgjė tjetėr
pėrpos mendjemadhėsi dhe arrogancė. Ėshtė njė mėnyrė
pėr ta lavdėruar veten. Nė njė hadith rrėfehet:
“Kush thotė se njerėzit janė nė shkatėrrim, ai
ėshtė mė i shkatėrruari prej tyre”.
20. Mashtrimi me veprat e mira
Shejtani mund ta mashtrojė njė person duke e bėrė tė
mendojė se njė vepėr e vetme e mirė, si derdhja e
lotėve, do t’i mjaftonte atij. Disa njerėz qajnė nė
namaz gjatė netėve tė Ramazanit dhe ndoshta vetėm
njė natė nė vit ose ata ndjekin namazin e taravive,
pastaj shejtani i bind ata se kjo do t’ua kompenzojė
ēdo punė tė keqe qė e kanė bėrė deri tani. Nė kėtė
mėnyrė ai i inkurajon ata tė vazhdojnė nė rrugėn e
mėkateve.
Ne
lusim Allahun tė na mbrojė nga mashtrimet e
shejtanit dhe nga ky lloj i veēantė i politeizmit qė
ai dėshiron ta kultivojė nė zemrat tona. Ne kėrkojmė
mbrojtje tek Allahu prej tė kėqijave tė vetes dhe
veprave tona.
PĖRFUNDIM
Ne
shpresojmė se i kemi thjeshtėzuar disa nga rrugėt qė
mėkati i syefaqėsisė mund tė pėrvidhet te njė person
dhe tė bėjė qė veprat e tij tė mos shpėrblehen. Ne
shpresojmė qė Allahu tė na dhurojė sinqeritet dhe tė
na ruajė nga politeizmi e syefaqėsia, pa marrė
parasysh se a e bėjmė me apo pa vetėdije. Allahu
ėshtė i vetmi ndihmėtar. Ne pėrfundojmė duke thėnė
falėnderimi i takon Allahut, Zotit tė botrave, paqja
dhe bekimi i Allahut qoftė mbi Muhammedin a.s., mbi
familjen dhe shokėt e tij dhe mbi ata, tė cilėt e
pėrcjellin rrugėn e tij deri nė Ditėn e Gjykimit!
Shkruar nga: Selman
el Audeh
Pėrktheu nga
anglishtja: Driton Maxhuni
Redaktor fetar: Bahri Curri
Redaktor gjuhėsor: Avni Avdiu
Publikimi i parė
elektronik nga: www.klubikulturor.com
|