|
Kur Ramazani e paralajmėron
shkuarjen e tij, ne jemi nė gjendje vetėm tė
themi, Subhanallah! Sa shpejt po shkon kjo jetė!
Sa shpejt po kalojnė ditėt dhe netėt! Sikur tė
ishin gjethe vjeshtake, tė cilat i valėviti era
e fatit! A thua nuk ėshtė e tėrė jeta asgjė
tjetėr pėrveē disa ēaste? Po, jeta ėshtė vėrtet
vetėm ėndėrr, ndėrsa amshimi dhe pėrhershmėria
i takojnė atij qė ėshtė i amshueshėm: “Ēdo
gjė qė gjendet nė tė ėshtė e kalueshme, dhe
mbetet vetėm Zoti yt, i Madhėrishmi dhe i
Nderuari!” (Rrahman: 26-27).
Ku po shkon muaji i Ramazanit?! A
nuk ishte vetėm para disa orėve me ne? A nuk na
i ka mbushur veshėt dhe sytė tanė? A nuk ishte
ai tė folurit e mimbereve tona, dekor i minareve
tona, mall i tregjeve tona, lėndė e bisedave,
shoqėri e natės nė adhurimet tona, jeta e
xhamive tona? E ku ėshtė tani?!
Ja atje tej, po e kėput perin e
fundit qė do ta nxjerrė nga horizonti ynė, ja
atje tej po lufton me frymėn e fundit dhe
dėshiron ta lėshojė para nesh. Pra, devotshmėria
jonė e jashtėzakonshme kaloi, u heshtėn zėrat e
bilbilave nėpėr degė…! Allahut ēdo gjė i kthehet.
O Ramazan…!
Sa i madh ėshtė ndryshimi
ndėrmjet dy ditėve tua, ditės sė ardhjes dhe
ditės sė shkuarjes tėnde.
Tė kemi pritur me sy dhe zemėr tė
hapur, tė kemi pritur me gėzim, hare dhe shpresė.
Kemi dėshiruar tė na vijė pastėrtia jote nė tė
cilėn do tė kėndellen shpirtrat tanė, pasi kanė
qenė tė ndryshkur e tė tharė. I jemi gėzuar
ēastit tė ardhjes tėnde, sepse ajo do tė thotė
pajtim me Krijuesin tonė, nga i Cili njė kohė tė
gjatė kemi qenė tė kthyer. Sa kemi dashur tė
jemi besnikė, sa kemi shpresuar tė jemi tė fortė
nė mirėbėrėsinė tėnde.
E sot kur po pėrshėndetemi me ty,
shpirtrat na janė plot frikė e turp, plot
keqardhje e pikėllim. Nuk e dimė sa tė kemi qenė
tė besueshėm, nuk e dimė sa e kemi realizuar
shpresėn tėnde. Sikur ta dije si na gjete? Nuk e
dimė se ē’ke marrė me vete nga kujtimet me ne? A
e ke pranuar arsyetimin e atyre tė cilėt kanė
kėrkuar falje? A je i kėnaqur me agjėrimin e
agjėruesve? A tė ka pėlqyer namazi i falėsve?
Sa i madh ėshtė numri i atyre tė
cilėt tė janė arsyetuar me punėt dhe obligimet e
tyre. Sa i madh ėshtė numri i atyre tė cilėt
janė arsyetuar me dobėsitė dhe sėmundjet e
tyre. Por, pėr Zotin, as trupin s’e kanė patur
tė sėmurė, as mundėsitė tė dobėta. Nė pyetje
ėshtė sėmundja e zemrės, poshtėrsia e shpirtit
dhe mungesa e vullnetit. I ka tradhtuar
konsekuenca e tyre, prandaj as qė kanė tentuar
ta ngadhėnjejnė pengesėn, por kanė ikur nga
fushėbeteja para epopesė lavdiplotė dhe
vetveten qė mė herėt e kanė gjykuar me
shkatėrrim.
Lėrini tani le ta ndiejnė
pikėllimin e dhembjes dhe le ta gėlltisin
zemėrimin e pendimit, kur tė shohin se shokėt
qė janė ballafaquar me sprovimin, nga i njėjti
kanė dalė si ngadhėnjimtarė dhe asgjė nuk u ka
munguar, nė tė vėrtetė vetėm ua ka pėrforcuar
fenė, fuqinė dhe ju ka treguar se frika e tyre
ka qenė vetėm iluzion i thjeshtė dhe mashtrim i
djallit.
O Ramazan…!
Thuaju atyre tė cilėt u mashtruan
kėsaj here, qė mos tė lejojnė tė mashtrohen edhe
herėn e dytė! Nė lamtumirėn tėnde thuaju: “Ai
i cili e ka lėshuar rastin nė ditėt e mia, le ta
kompensojė nė tė tjerat!”. Thuaju atyre se
dyert e pendimit janė tė hapura: “Ai, i cili
bėn ndonjė tė keqe ose bėn mėkat ndaj vetes e
pastaj lut Allahun qė t’ia falė, do tė bindet se
Allahu fal dhe ėshtė i mėshirshėm.” (Nisa,
110).
O muaj i agjėrimit, friksohem se
mos shumė namazfalėsve dhe agjėruesve nė
libėrthin tėnd u ke shėnuar gjėra mė tė rėnda se
qė u ke shėnuar shumicės tė cilėt nuk kanė
agjėruar e as nuk janė falė, sepse ėshtė thėnė:
“Shumė mėkate tė cilat sjellin pėrēmim dhe
pendim janė mė tė mira se respekti i cili shpie
nė mendjemadhėsi dhe krenari.” Pėr kėtė,
nėse joagjėruesit e pranojnė mėkatin e tyre dhe
vendosin tė jenė mė tė vendosur, kanė tė drejtė
qė me pendim t’i drejtohen Allahut tė Madhėruar.
E sa u pėrket atyre mendjemėdhenjve, tė cilėt
konsiderojnė se me largimin nga ushqimi dhe
pijet i kanė plotėsuar tė gjitha obligimet dhe
detyrat e tyre ndaj Teje, por gjatė kohės sė
agjėrimit nuk e kanė lėnė pėrgojimin, me tė
vėrtetė janė mėkatarė. Pendimi ėshtė larg tyre,
sepse ata bile as qė konsiderojnė se kanė bėrė
mėkat.
A nuk e dinė ata se Allahu, kur
fėmijėve ua ka ndaluar qė prindėrve tė tyre t’u
drejtojnė ēfarėdo fjalė shqetėsuese dhe
bezdisjeje, me kėtė ka dashur qė t’i largojė nga
llojet tjera tė ofendimit dhe dhunės tė cilat
vijnė pas tyre, dhe se, gjithashtu, kur
agjėruesve ua ka ndaluar pijet dhe ushqimet e
lejuara, ka dėshiruar qė kjo tė jetė shkalla
kulmore e pastėrtisė dhe ngritjes nga tė
ndaluarit dhe mėkatet tė cilat para kėsaj i ka
ndaluar si mėkate? A ėshtė e kuptueshme qė
agjėruesit t’i ndalohet tė pėrgjigjet nė
ofendimet dhe shqetėsimet, e t’i lejohet qė ai
tė fillojė tė ofendojė dhe shqetėsojė dikė?
A nuk ėshtė agjėrimi, siē kemi
dėgjuar, pastėrtia kulmore? E si do t’i
sendėrtojė synimet kulmore tė asaj pastėrtie,
ai i cili nuk i ka sendėrtuar tė parat?
Vėllezėr agjėrues…!
Uluni pak me mua qė tė
riprovohemi para se tė pyetemi! A mos kemi
harruar se kandari i veprave ėshtė i saktė dhe
se i Drejti Absolut i sheh tė gjithė? Si do tė
pėrgjigjeshim sikur tė na thuhej: “Keni
llomotitur dhe paturpshėm keni folur gjatė
agjėrimit. Keni qenė tė pakujdesshėm nė namaz”.
E kush nga ne nuk ka llomotitur gjatė agjėrimit
dhe kush ka qenė i pakujdesshėm nė namaz?
Shfrytėzoni kėto ēaste dhe
pastroni zemrat tuaja me pendim, ngritni duart
tuaja dhe pėrsėritni pas meje: “O Zoti ynė,
ne dėgjuam njė tė dėrguar i cili na thėrriste nė
besim 'Besoni Zotit tuaj!'- dhe ne besuam. O
Zoti ynė, na fal mėkatet tona, zbuti veprat tona
tė kėqija dhe na mundėso tė vdesim me ata tė
mirėt. O Zoti ynė, na jep atė qė na e ke
premtuar me anė tė pejgamberėvetė Tu dhe mos na
pikėllo nė Ditėn e Kiametit! Ti me siguri e
pėrmbush premtimin tėnd”. (Ali Imran,
193-194).
Pėrcilleni Ramazanin, atė musafir
fisnik ashtu si pėrcillet musafiri i vėrtetė. Ta
dini se musafiri i vėrtetė nuk pėrcillet vetėm
me selame, por me dhurata dhe gjėra tė vlefshme.
Por, a e dini se cilat janė dhuratat pėr kėtė
musafir tuajin? Zekatul fitri. Ai e pastron
agjėrimin tuaj, ai i pastron shpirtrat tuaj, ai
i pastron punėt tuaja...
Ta lusim Allahun e Madhėruar t’i
pranojė veprat tona tė mira dhe tė na shpėrblejė
me xhenetet e Tij !
Redaksia |