|
Pyetja:
Kam dėshirė tė mė
jepni njė pėrgjigje nė lidhje me fillimin e
Ramazanit. Kėtu disa nga vėllezėrit kanė
filluar me agjėrimin njė ditė para Ramazanit nė
30 shaban dhe thonė se kanė filluar tė agjėrojnė
sipas rregullit qė fillon agjėrimi, kurse ne
filluam tė agjėrojnė me takvim nė 1 Ramazan. Ne
na bie tė bėjmė Bajram nė 2 sheval sipas
hixhrit, dita e xhuma, kurse kėtyre qė filluan
agjėrimin nė 30 shaban ju bie te bejnė Bajram
nė1sheval, sipas hėnės sė re, kurse ne atė ditė
e agjėrojmė. Pra, mė tregoni se nėse hėna e re
ka dalur nė 30 shaban dhe unė kam filluar tė
agjėroj nė 1 Ramazan kur duhet tė bėj Bajram.
Nėse bėj nė 1 sheval, mė bie Ramazani 29 ditė.
Nėse bėj nė 2 sheval kam frikė se ajo ditė mund
tė jetė dita e Bajramit dhe ajo ditė ėshtė haram
tė agjėrohet. Pra, mė tregoni se kur ka filluar
agjėrimi dhe kur ėshtė Dita e Bajramit?
Pėrgjigja:
Ēėshtja e fillimit tė agjėrimit apo pėrfundimit
tė tij ėshtė njė nga problematikat mė tė
theksuara nė kohėn tonė, ku disa nga muslimanėt
qė janė tė ndikuar nga shpifjet dhe sulmet qė i
drejtohen Islamit kėtė mospajtim tė muslimanėve
menjėherė e rradhisin nė njė nga argumentet mė
tė forta pėr tė dėshmuar mosefikasitetin e
Islamit pėr kohėn bashkohore. Kėtė ata e thonė
duke mos patur asnjė shkėndijė tė dijes rreth
esencės sė problemit. Pėrse ndodh kjo dhe a
qėndron problemi te Islami si sistem apo tek ata
muslimanė bashkohorė qė marrin nga Islami ēfarė
u pėlqen dhe lėnė ēfarė nuk u pėrshtatet. Pėr ta
sqaruar kėtė kėrkohet njė studim mė i thellė
duke e diagnostifikuar problemin nga tė gjitha
pikpamjet, posaēėrisht pasiqė ky problem tani
ėshtė bėrė vegėl e shteteve me banorė muslimanė
ku manipulojnė me popujt e tyre pėr t’i arritur
aspiratat e tyre politike dhe dominuese.
Prandaj, ne do tė mundohemi t’i pėrgjigjemi
vetėm thelbit tė pyetjes dhe atė se ēfarė duhet
tė veprojė muslimani nė kėto raste, kurse sa i
pėrket qartėsimin tė ēėshtjes mė detalisht lusim
Allahun e Lartėsuar tė na jap sukses dhe tė na
mundėsojė njė studim tė tillė tė hollėsishėm nė
tė ardhmen.
Do
tė mundohemi t`i pėrgjigjemi pyetjes duke i
sqarar disa ēėshtje, por duke mos u thelluar nė
to:
Ēėshtja
e parė: Atė qė duhet ta kemi parasysh ėshtė se
hyrja e muajve hėnor (lunarė) dhe dalja e tyre
te muslmianėt duhet tė caktohet mė tė shikuarit
tė hėnės, e jo sipas kalendarėve qė pėrcaktohėn
me llogaritje tė parakohshme astronomike, e kjo
nuk duhet tė bėhet pėr dy arsye:
1.
Profeti (Bekimi dhe paqja qofshin me tė!) na ka
porositur se hyrjen e muajit duhet ta
pėrcaktojmė me shikimin e hėnės, siē vėrtetohet
nė hadithe tė shumta tė sakta.
2.
Praktika e tė bazuarit me kalendar dhe llogari
astronomike ka dėshmuar se kjo nuk ėshtė efikase
dhe e saktė. Pėr kėtė mosefikasitet deklarohen
edhe vetė ata qė bazohėn nė tė.
Ēėshtja e dytė:
Ekziston njė polemikė te juristėt (fukahatė) se
a mjafton qė njė vend i muslimanėve ta shohė
hėnėn dhe kjo tė vlejė pėr tė gjithė muslimanėt
e botės nė ēdo vend dhe tė gjithė tė fillojnė
agjėrimin, apo secili rajon duhet ta shohė hėnėn
dhe tė agjėrojnė nė bazė tė kėsaj, duke mos u
bazuar nė rajonet e tjera. P.sh.: rajoni i
vendeve tė Ballkanit duhet ta shikojnė hėnėn dhe
mos tė bazohen me daljen e hėnės apo mosdaljėn e
tij nė ndonjė vend tjetėr, qoftė ky vend
siujdhesa e Arabisė apo ndonjė vend tjetėr. Pra,
kėto dy mendime janė evidente te dijetarėt dhe
nė kėtė pėrgjigje ėshtė e pamundur qartėsimi i
mendimit tė saktė, pasiqė ėshtė njė polemikė e
gjerė dhe secili sjell argumente pėr mendimin e
tij. Por, ajo qė duhet tė kemi parasysh ėshtė
fakti se tė dy mendimet i pėrmbajnė dijetarė tė
njohur.
Ēėshtja e tretė:
I Dėrguari i Allahut (salallahu alejhi ue selem)
nė njė hadith qė e transmeton Buhariu thotė:
“Ditė e agjėrimit konsiderohet ajo ditė tė cilėn
e agjėrojnė njerėzit, kurse ditė e Bajramit
konsiderohet ajo ditė qė bėjnė bajram njerėzit…”.
Nga ky hadith kuptojmė se muslimanit nuk i
lejohet ta kundėrshtojė praktikėn e shoqėrisė
muslimane qė e bashkjeton dhe nuk duhet tė
ndahet nga ajo me fillimin e agjėrimit apo
pėrfundimin e tij.
Sqarim.
Nga
kėto tri ēėshtje qė u cekėn kuptuam se si duhet
tė jetė praktika e muslimanit nė shoqėrinė
islame qė e bashkjeton, por kėtu ėshtė njė
problem tjetėr, pėr arsye se Profeti kėtu flet
qė tė mos kundėrshtohet ajo shoqėri, qė hyrjen
dhe daljen e muajit e pėrcakton me tė shikuarit
e hėnės e jo me llogaritje astronomike, qė tani
ėshtė praktikė e shumė vendeve qė janė islame e
jo arabe si: Turqia, Shqipėria, Bosnja, Kosova,
Maqedonia etj.
Prandaj, kėtu lind pyetja tjetėr se nėse njė
shoqėri islame nė njė vend e fillon muajin e
Ramazanit, respektivisht e pėrfundon atė me
llogari astronomike, pa marrė parasysh se a
ėshtė parė hėna apo jo nė atė vend, ēfarė jemi
tė obliguar tė bėjmė.
Ne
themi se esencė te ne ėshtė hėna, nėse vendi
bazohet nė tė shikuarit e hėnės dhe nėse njėri
vend dallohet nga tjetri. P.sh.: muslimanėt e
Kosovės nuk e kanė parė hėnėn, kurse muslimanėt
e Arabisė Saudite e kanė parė, atėherė mund tė
themi se kjo ka tė bėjė me ēėshtjėn e dytė tė
sqaruar mė sipėr dhe se ndryshimi i tė shikuarit
tė hėnės ėshtė evident nė kėtė rast dhe secili
vend agjėron sipas asaj qė ėshtė vėrtetuar tek
ata. Nė kėtė rast nuk lejohet qė ndokush nga
muslimanėt tė bazohet nė atė qė e kanė parė
muslimanėt e vendit tjetėr dhe kėshtu ta
kundėrshtojė shoqėrinė muslimane me tė cilėn
bashkjeton. Pėr kėtė flet edhe hadithi i
lartėpėrmendur te ēėshtja e tretė: “Agjėrim
konsiderohet ajo ditė tė cilėn e agjėrojnė
njerėzit, Bajram konsiderohet ajo ditė qė bėjnė
bajram njerėzit…”. (Buhariu)
Nėse
vendi nuk bazohet nė tė shikuarit e hėnės apo
mosshikimin e saj, por bazohet nė kalendar dhe
llogari astronomike, siē ėshtė rasti i Kosovės
dhe vendeve pėrreth, atėherė mė saktė pėr ne
ėshtė qė tė bazohemi nė caktimin e hyrjes apo
daljes sė Ramazanit qė e ka bėrė ndonjė vend
tjetėr qė ėshtė bazuar nė shikimin e hėnės, qė
nė kėtė rast mund tė jetė Arabia Saudite, apo
Egjipti edhe nė qoftėse kjo e kundėrshton
vendimin e muslimanėve qė i bashkjetojmė, pėr
shkak se caktimi i cili ėshtė bėrė nga
muslimanėt e vendit tonė ėshtė bėrė jo nė formėn
ligjore islame me tė cilėn duhet tė bėhet. Pra
duke u bazuar nė hėnė.
Ndoshta
dikush do tė thoshte se kjo ėshtė nė kundėrshtim
me hadithin e Buhariut, pėr shkak se Profeti (salallahu
alejhi ue selem) urdhėron tė pasohen muslimanėt
e vendit e jo t’i kundėrshtojmė ata, themi se
kjo ėshtė e saktė, mirėpo njė nga objektivat mė
tė fuqishme dhe rregulli i pėrgjithshėm i
sheriatit mbi tė cilėn ndėrtohen shumė dispozita
ėshtė edhe ēėshtja se nuk pasohet krijesa
duke e kundėrshtuar Krijuesin. Ligji i
pėrgjithshėm nė kėtė ėshtė se muslimanėt janė tė
obliguar tė bazohen nė hėnėn pėr hyrjen dhe
daljen e muajit, e asesi tė lihet anash kjo dhe
tė themi esencė te ne ėshtė llogaria astronomike,
ashtu siē veprohet tani nė shumė vende ku nuk
pėrfillin tė shikuarit e hėnės dhe kėtė e
konsiderojnė si prapambeturi. E ne nuk lejohet
t’i pasojmė ata qė e zėvendėsojnė tė shikuarit
e hėnės me kalendar astronomik duke e bėrė atė
esencė.
Kėsaj mund t’ia shtojmė edhe atė se disa
muslimanė me tė cilėt kemi kontakt nė Shqipėri
vėrtetojnė se ata vetė e kanė parė hėnėn njė
ditė mė herėt se qė ėshtė nė kalendarin e vitit
2005.
Prandaj, si pėrfundim, pėrgjigja ime do tė ishte
qė ti tė bazohesh nė thėnien e atyre vendeve qė
bazohen nė hėnėn, nėse vendi yt ėshtė nga ata,
atėherė mos i kundėrshto, nėse jo paso ata qė
bazohen nė hėnėn dhe vepro siē veprojnė ata.
Mirėpo, kėtu duhet tė kesh parasysh njė gjė e
cila ėshtė shumė me rėndėsi. Nė kėtė praktikė
duhet tė kesh urtėsi dhe mendjemprehtėsi dhe tė
mos nxitosh qė kėtė ēėshtje ta diskutosh me
ēdonjėrin qė e hap kėtė temė, pasiqė shumica e
muslimanėve nuk posedojnė dijen e duhur pėr kėtė
dhe nuk i kuptojnė gjėrat menjėherė ashtu siē
duhet. Ti duke menduar se bėn mirė krijon
pėrēarje dhe e fut veten nė disa pozita jo tė
mira. Prandaj, kjo dispozitė vlen pėr ty
personalisht ta praktikosh, duke mos thirrur
muslimanėt e thjeshtė nė tė, pasiqė pėr ty ėshtė
e obliguar ta pastrosh veten, kurse pėr tė
tjerėt, do t’i marrin pėrsipėr ata qė i kanė nė
pėrgjegjėsi. Pėr kėtė edhe tė gjithė fukahatė
thonė se nėse njė person e sheh hėnėn dhe
lajmėron udhėheqėsin e vendit, apo pėrgjegjėsin
pėr kėtė, por nuk merret pėr bazė thėnia e tij,
pėr shkaqe tė ndryshme dhe muslimanėt nuk
fillojnė agjėrimin, ai obligohet personalisht tė
agjėrojė duke mos i thirrur tė tjerėt tė
agjėrojnė.
Alaudin Abazi
25.10.2005 |