Hytbe

Shkencore
Urtėsi

Ėndėrrat

Ligjėrata

Ilahi

Interesante

Faqja kryesore

Kuran

Hadith
Akide

Fikh

Tefsir

Tema

Pyetje

 

www.albislam.com
 
www.fjalaebukur.com
 
www.ankebut.com
 
www.krenaria.com
 
www.dritaebesimit.com
 
www.audionur.com
 

 
 
 
 
 
 
 
 
Kėshillė kėrkuesit tė diturisė

Falėnderimi i takon vetėm All-llahut [subhanehu ue teala], Atė e falėnderojmė dhe prej Tij ndihmė dhe falje kėrkojmė. Kė e udhėzon All-llahu nė rrugė tė drejtė nuk ka kush e largon nga ajo (rruga e drejtė) dhe kė e le nė humbje Ai, nuk ka kush e udhėzon nė rrugė tė drejtė. Paqja, mėshira dhe shpėtimi i All-llahut qoftė mbi krijesėn mė tė zgjedhur tė Tij, Muhammedin [sal-lAll-llahu 'alejhi ue sel-lem], mbi familjen e tij tė ndershme, mbi shokėt-as’habėt e tij besnikė dhe mbi tė gjithė pasuesit e Rrugės sė Drejtė. Dėshmoj se nuk meriton tė adhurohet askush tjetėr pos All-llahut dhe dėshmoj se Muhammedi [sal-lAll-llahu 'alejhi ue sel-lem] ėshtė rob dhe i dėrguar i All-llahut.

Duke parė sjelljen e njė pjese tė kosiderueshme tė nxėnėsve tė dijes (Talibul-ilm) tė cilėt mirren me nxėnien e diturisė pėr pėrfitimin e tė mirave materiale nė kėtė botė dhe duke mos i kushtuar kujdes kėnaqėsisė sė All-llahut tė Madhėruar, i zgjodha kėto fjalė qė do tė mund t’i lexoni nė vazhdim tė kėtij shkrimi ashtu qė duke shpresuar nė ndihmėn e All-llahut tė pėrfitoj unė dhe ju tė cilėt e lexoni. E lusim All-llahun e Madhėruar qė kėtė vepėr tė na pranoj si pjesė e veprave tona tė mira dhe gjithashtu e lusim All-llahun e Madhėruar qė edhe lexuesve tė kėtij shkrimi t’u bėj dobi leximi i tij.

Transmetohet nga Muadh ibn Xhebeli se Pejgamberi [sal-lAll-llahu 'alejhi ue sel-lem] ka thėnė:

“Biri i Ademit nuk mund tė hapėrojė Ditėn e Kijametit para se t’ju pėrgjigjet 4 (katėr) pyetjeve:

-          Jetėn e vet ku e kaloi;

-          Rininė e vet ku e ēoi;

-          Pasurinė e vet si e fitoi dhe ku e harxhoi dhe

-          Diturinė e vet ku e praktikoi”.

Vėllezėr tė nderuar! Ky hadith ėshtė barrė e rėndė pėr bartėsit e diturisė, sepse nesėr All-llahu i Madhėruar pa dyshim do t’i pyesė sa e praktikuan diturinė e vet dhe ē’vepruan me tė. Ashtu do tė pyetet edhe ēdo i moshėrritur pėr dhuntitė e All-llahut qė ia dhuroi, ē’veproi me to. Dhuntitė e jetės, tė rinisė, tė pasurisė dhe nė fund tė diturisė. Me diturinė All-llahu [subhanehu ue te'ala] e dalloi njeriun nga shtazėt. Dituria ėshtė dhunti shumė e ēmueshme, prandaj Allahu ia fal vetėm atij qė e do. Ndėrsa falėnderimi ndaj kėtij ni’met (dhuntie) ėshtė tė veprosh sipas saj dhe t’ua mėsosh tė tjerėve. Kush merr dituri dhe vepron sipas saj, vetėm ai ka marr dituri dhe meriton tė quhet Dijetar dhe Edukator. E kush mėson diēka e pastaj e fsheh nga njerėzit, kurse ata kanė nevojė pėr diturinė e tij, do tė gjuhet Ditėn e Kijametit me gaca tė zjarrit. Ndėrsa ai qė mėson dhe nuk vepron sipas asaj qė e ka pėrvehtėsuar, i pėrngjanė gomarit tė ngarkuar me libra tė ēmuar. Gjėja qė mė sė shumti e frikėsonte Muhammedin [sal-lAll-llahu 'alejhi ve sel-lem] pėr ummetin pas vdekjes sė tij ishte munafiku i dijshėm.

Munafiku i dijshėm! Parashtrohet pyetja si ėshtė e mundur qė njeriu tė jetė njėkohėsisht dijetar dhe munafik?!

Munafik i dijshėm ėshtė ai dijetar qė gjuhėn e ka tė mprehtė kurse zemrėn e zbrazėt nga frika ndaj All-llahut [subhanehu ue te'ala]. Nga Aliu r.a. transmetohet se Pejgamberi [sal-lAll-llahu 'alejhi ue sel-lem] ka thėnė:

“Vėrtet, unė nuk brengosem pėr ju nga ndonjė besimtarė apo mushrik. Besimtarin  e mbron imani i tij, kurse mushrikun e asgjėson kufri i tij. Por brengosem pėr ju nga ndonjė munafik qė diturinė e ka vetėm nė gjuhė. Flet pėr atė qė ju e doni, kurse punon pėr atė qė ju e urreni”.

Vėllezėr tė nderuar, ky pra ėshtė  ai qė kokėn e ka pėrplot dituri, kurse zemrėn e ka tė zbrazėt nga frika ndaj All-llahut [subhanehu ue te'ala]

Shtrohet pyetja se:

Cila ėshtė shenja e frikės ndaj All-llahut [subhanehu ue te'ala]?

Shenja e  frikės ndaj All-llahut [subhanehu ue te'ala] ėshtė tė vėndosh kufi mes vetes dhe mėkateve.

Por, ēka e ndihmon njeriun t’ia ketė frikė All-llahut [subhanehu ue te'ala]?

Nė kėtė aspekt njeriun e ndihmon pėrkujtimi i vdekjes dhe ahiretit. Kjo i pastron zemrat e damkosura dhe ia zvogėlon njeriut lakminė ndaj kėsaj bote. Pejgamberi [sal-lAll-llahu 'alejhi ve sel-lem] na ka lėnė dy kėshilltarė. Njėri flet e tjetri hesht. Ai qė flet ėshtė Kur’ani, ndėrsa ai qė hesht ėshtė vdekja. Kėta dy kėshilltarė mjaftojnė pėr besimtarin. Zemra e besimtarit fillon tė varfėrohet pikėrisht kur e kaplon harresa e vdekjes.

A nuk kuptohet nga kjo se besimtari e nėnēmon jetėn dhe e urren atė?

Jo, vėlla i dashur! Ēdo ditė pėr besimtarin ėshtė me vlerė. Gjatė jetės ai e adhuron All-llahun, ėshtė i dobishėm pėr krijesat e tij dhe i kontrollon veprimet e veta. Kjo ėshtė pėr njeriun arė e ahiretit. Sot mbjell nė kėtė botė, nesėr korr nė botėn tjetėr.

Vėllezėr tė nderuar! Kjo botė nė peshojėn e All-llahut nuk peshon as sa krahu i mushkonjės. Vetėm nė dunja i bėhet mėkat All-llahut, vetėm nė tė kundėrshtohen urdhėrat e Tij, prandaj edhe ėshtė e mjerė. Armiqtė e All-llahut nė kėtė botė argėtohen dhe sillen me arrogancė, ndėrsa dashamirėt e Tij shtypen dhe torturohen. Tė mjerėt ne, nė qoftė se na tėrheq kjo botė dhe e harrojmė botėn tjetėr (ahiretin). All-llahu dunjanė ia jep atij qė do, por edhe atij qė nuk e do, kurse fenė dhe ahiretin ia jep vetėm atij qė e do. Dine se nuk ka vlerė feja pa dituri, por edhe nuk ka vlerė edhe dituria pa vepėr. Po ashtu edhe vepra nuk ka vlerė pa sinqetitet nė tė. E lusim All-llahun e madhėrishėm qė tė na ndihmojė me kujdesin dhe suksesin e Tij, ashtu qė tė jemi prej atyre qė mėsojnė pėr tė vepruar, qė veprojnė pėr ta treguar sinqeritetin dhe janė tė sinqertė pėr ta fituar kėnaqėsinė e All-llahut dhe Xhennetin e Tij.

Pėrshtati: Sehad Kadiri

                                         www.klubikulturor.com