Hytbe

Shkencore
Urtėsi

Ėndėrrat

Ligjėrata

Ilahi

Interesante

Faqja kryesore

Kuran

Hadith
Akide

Fikh

Tefsir

Tema

Pyetje

 

www.albislam.com
 
www.fjalaebukur.com
 
www.ankebut.com
 
www.krenaria.com
 
www.dritaebesimit.com
 
www.audionur.com
 
www.elitaislame.com
 

 
 
 
 
 
 
 

Kėshilla pėr studentėt gjatė provimeve

Falenderimet i takojnė Allahut tė Lartėsuar. Paqja dhe shpėtimi i Zotit qofshin mbi tė dėrguarin e Tij, familjen e tij, shokėt e tij dhe mbi tė gjithė ata tė cilėt e ndjekin deri nė Ditėn e Fundit. (Allahu na bėftė prej tyre!)

Studenti musliman mbėshtetet nė Allahun e Lartėsuar kur pėrballet me provimet e dynjasė dhe tek Ai kėrkon ndihmė, duke u nisur nga shkaqet e fesė, duke u nisur nga thėnia e Muhamedit (Paqja dhe shpėtimi i Zotit qofshin mbi tė!) ku thotė: “Muslimani i fortė ėshtė mė i mirė dhe mė i dashur tek Allahu se muslimani i dobėt dhe nė ēdo mirėsi ruaju prej asaj qė s’ke dobi dhe kėrko ndihmė nga Allahu, si dhe ji i kujdesshėm nė ēdo punė tė hajrit, nga e cila ke dobi, duke u mbėshtetur nė Allahun e Lartėsuar.”

Kėshillojmė ēdo student dhe studente qė gjatė provimeve tė ketė parasysh qė:

1. T’i drejtohet Allahut me dua nė ēfarėdo mėnyre tė lejuar si: “Rabbi ‘shrah li sadrij ue jessir li emrij” (O Zot! Ma zgjero gjoksin tim dhe ma lehtėso ēėshtjen time!)

2. Tė flejė herėt dhe tė shkojė nė provim nė kohė tė caktuar.

3. T’i marrė tė gjitha mjetet e duhura si: stilolapsat, vizoren, ...etj.

4. Tė thojė lutjen e daljes nga shtėpia: “Bismilah. Teuekkeltu al Allah ue la haule ue la kuuete ila bilah. Allahume inni eudhu bike en edile eu udale eu ezile eu uzele eu edhlime eu udhleme eu exhhele eu juxhhele alejj.”  (Me emrin e Allahut. Allahut i jam mbėshtetur dhe nuk ka ndryshim e as fuqi pėrveē Allahut. O Allahu im! Kėrkoj mbrojtje te ti qė tė mos devijoj apo tė mos mė devijojnė tė tjerėt, tė zhytem apo tė mė zhysin tė tjerėt, tė futem nė padrejtėsi apo tė mė fusin tė tjerėt, tė bėhem injorant apo tė mė bėjnė injorant tė tjerėt.) Mos harro qė tė jesh i kujdesshėm ndaj prindėrve qė t’i kėnaqėsh ata, sepse duaja e prindėrve ėshtė e pranuar.

5. Tė bėjė bismilah (me emrin e Allahut Mėshiruesit, Mėshirėbėrėsit) para se tė fillojė provimin, sepse thėnia e besmeles ėshtė e pėlqyer tė thuhet nė fillim tė ēdo pune tė mirė, pasi ka bereqet nė thėnien e saj dhe kėrkimi i ndihmės tek Allahu ėshtė nga shkaqet e udhėzimit apo suksesit.

6. T’i frikėsohet Allahut dhe mos t’i merakos shokėt e mos t’i frikėsojė, pasi merakosja, shqetėsimi ėshtė sėmundje ngjitėse, pra jepi shpresa, kurajo me fjalė tė mira duke iu thėnė: “Inshallah do tė kaloni me sukses …”

7. Mos harroni pėrmendjen e Allahut, sepse kjo e largon shqetėsimin dhe nėse tė mbyllet ndonjė ēėshtje, pra nuk tė kujtohet, lute Allahun qė ta lehtėsoj kujtimin e saj. Shejhul islami Ibn Tejmije (Allahu e mėshiroftė!) kur nuk arrinte tė kujtonte diēka thoshte: “Ja Mualimu Ibrahijme alimni ue ja Mufehimu Sulejmane fehimni.” (O Mėsues i Ibrahimit mė mėso mua! O Shpjegues i Sulejmanit mė bėj qė ta kuptoj!)

8. Zgjidhe vendin e pėrshtatshėm kur tė ulesh dhe kujdesu qė trupin (shpinėn) ta mbash drejt kur tė ulesh nė karrige.

9. Kur tė marrėsh fletėn, sė pari, hidhi njė sy pyetjeve, pasi nga studimet qė janė bėrė thuhet se 10% tė kohės sė caktuar pėr provim duhet t’ia kushtosh leximit tė pyetjeve me imtėsi dhe ti nėnvizosh ato fjalė tė cilat janė tė vėshtira dhe tė rėndėsishme, qė kur t’i mbarosh tė lehtat t’iu kthehesh pėrsėri dhe kohėn e caktuar pėr provim ta ndash pėr tė gjitha pyetjet.

10. Planifiko qė sė pari tė zgjedhėsh pyetjet e lehta dhe pastaj tė vėshtirat dhe gjatė leximit tė pyetjeve shėno vėrejtjet dhe mendimet qė tė vijnė pėr momentin qė t’i pėrdorėsh mė pas nė pyetjet e mbetura.

11. Pėrgjigjju pyetjeve sipas rėndėsisė.

12. Fillo me pyetjet e lehta tė cilat i di, pastaj fillo dhe kushtoi rėndėsi pyetjeve tė cilat kanė pikė mė shumė dhe lėri ato pyetje tė cilat nuk tė kujtohen pėr momentin ose ta marrin kohėn tepėr, ose kanė pikė pak. Lėri dhe kalo tek pyetjet qė kanė pikė mė shumė.

13. Puno ngadalė dhe mos u shpejteso, pasi Muhamedi (Paqja dhe shpėtimi i Zotit qofshin mbi tė!) ka thėnė: “Ngadalėsia ėshtė nga Allahu, ndėrsa shpejtėsia ėshtė nga shejtani.”

14. Mendohu mirė nė zgjidhjen e pėrgjigjjes sė saktė nė provim. Nė rast se pyetja ėshtė me disa alternativa dhe ti duhet tė zgjedhesh njerėn prej tyre vepro si vijon: nėse je i sigurtė nė pėrgjigjje largohu vesveseve dhe nėse nuk je i sigurtė fillo duke hequr ato pėr tė cilat nuk ta merr mendja se janė dhe pėrgjigjju asaj qė ta merr  mendja mė sė shumti dhe mos e ndrysho vetėm nėse je i sigurtė se ėshtė gabim, sepse sipas studimeve qė janė bėrė thuhet se pėrgjigjja e vėrtetė ėshtė ajo qė vjen sė pari nė mendjen e studentit.

15. Nė provimet tė cilat janė me shkrim koncentrohu mirė para se tė pėrgjigjesh. 

16. Pėrgjigjen kryesore shkruaje nė fillim tė rreshtit, sepse kėtė e kėrkon ai qė kontrollon provimin dhe nėse e shkruan brenda mundet qė kontrolluesi nuk e shikon, si shkak i shpejtėsisė sė tij.

17. Veēo 10% tė kohės pėr korrigjimin e pyetjeve duke mos u ngutur e sidomos nė matematikė, nė shkruarjen e numrave dhe mė pas dorėzoje fletėn e provimit me dėshirė  dhe mos tė tė brengosė pse tė tjerėt kanė pėrfunduar dhe kanė dalur para teje se ndoshta janė dorėzuar e nuk i kanė pėrfunduar tė gjitha pyetjet.

18. Nėse pas provimit shikon se ke gabuar nė disa pyetje kjo tė jetė si mėsim dhe tė pėrgatitesh mė shumė nė tė ardhmen dhe tė mos tė shpejtohesh nė pėrgjigjet tuaja dhe ji i kėnaqur me ēaktimin e Allahut dhe mos u shqetėso, por kujtoje thėnien e pejgamberit (Paqja dhe shpėtimi i Zotit qofshin mbi tė!) ku thotė: “Nėse tė godet diēka mos thuaj sikur tė kisha bėrė kėshtu ose ashtu, por thuaj ēfarė dėshiron Allahu vepron, sepse fjala sikur hap derėn e shejtanit.” (Muslimi)

19. Dije se kopjimi ėshtė haram, si do qė tė jetė, qoftė nė lėndėn e gjuhės arabe ose nė lėndė tė tjera. Muhamedi (Paqja dhe shpėtimet e Zotit qofshin mbi tė!) ka thėnė: “Kush bėn hile nuk ėshtė prej nesh.” Kjo ėshtė padrejtėsi  dhe marrja e notės sė mirė dhe diplomės nė kėtė mėnyre ėshtė e ndaluar (haram) dhe rėnia dakord me shokun tėnd ose me mėsuesin tėnd ėshtė bashkėpunim pėr mėkate, prandaj largohu haramit se Allahu tė begaton me mirėsitė e tij dhe refuzo ēdo rrugė, ēdo mėnyrė tė haramit qė tė vjen nga dikush tjetėr. Kush e lė diēka pėr hir tė Allahut ia kompeson Allahu me diēka me tė mirė se kjo dhe nėse e shikon dikė duke kopjuar lajmėroje pėrgjegjėsin se kjo nuk konsiderohet thashetheme dhe as pėrgojim, por pėrkundrazi ti po ndalon njė tė ndaluar qė ėshtė detyrė pėr ēdokėnd qė ta ndalojė njė gjė tė tillė. Kėshilloj ata tė cilėt i shesin ose ua shpėrndajnė pyetjet nėpėrmjet internetit ose nė ēfarėdo mėnyre tjetėr, e cila konsiderohet hile (kopjim) t’i frikėsohen Allahut dhe kėtė kohė tė cilėn e kanė shfrytėzuar nė haram do kishte qenė mė e dobishme, sikur ta kishin shfrytėzuar nė diēka tjetėr qė iu bėn dobi, qoftė nė ketė dynja dhe ahiret.

20. Mendo ēfarė ke pėrgatitur pėr ahiret dhe pyetjet e provimit nė varr dhe qė tė shpėtosh nė Ditėn e Premtuar (Ditėn e Kiametit). Kush i shmanget zjarrit dhe futet nė xhenet ai ka arritur njė fitore tė madhe.

Sė fundi, e lus Allahun e Lartėsuar qė tė na bėjė prej tė suksesshmėve nė kėtė dynja dhe tė  na bėje prej tė shpėtuarve nė ahiret! Amin!

 

Pėrktheu: Umu Xhabir

             
www.klubikulturor.com