Hytbe

Shkencore
Urtėsi

Ėndėrrat

Ligjėrata

Ilahi

Interesante

Faqja kryesore

Kuran

Hadith
Akide

Fikh

Tefsir

Tema

Pyetje

 

www.albislam.com
 
www.fjalaebukur.com
 
www.ankebut.com
 
www.krenaria.com
 
www.dritaebesimit.com
 
www.audionur.com
 

 
 
 
 
 
 
 
 

Emri i tij ėshtė Muhamed

(Paqja dhe mėshira e Allahut qofshin mbi tė!)

     Lindi nė Mekė tė Arabisė Saudite nė vitin 570 tė erės sonė. Filloi misionin e shpalljes sė fesė sė vėrtetė, fesė islame (e cila ėshtė bindja ndaj Zotit), kur ishte dyzet vjeē dhe u nda nga kjo botė nė moshėn gjashtėdhjetėetrevjeēare. Gjatė kėsaj periudhe tė shkurtėr njėzetetrevjeēare tė profetėsisė sė tij, ai e ndryshoi tėrėsisht Gadishullin Arabik nga paganizmi dhe idhujtaria tek adhurimi i njė Zoti, nga grindjet dhe luftėrat fisnore te solidariteti dhe pajtimi kombėtar, nga vesi i pijes dhe shthurja te pėrkushtimi dhe devocioni, nga paligjshmėria dhe anarkia te jeta e disiplinuar, nga kalbėzimi i plotė te normat mė tė larta tė pėrsosmėrisė morale. Kurrė mė parė, a mė pas, nuk e ka njohur shoqėria njerėzore njė shndėrrim tė tillė tėrėsor tė njė populli ose tė njė vendi dhe pėrfytyrojeni, tė gjitha kėto mrekulli tė pabesueshme, vetėm nė dy dhjetėvjeēarė.

     Historiani i famshėm, Lamartini, duke folur pėr thelbin e madhėshtisė njerėzore, ka thėnė:

     "Nėse madhėshtia e qėllimit, mjetet e pakta dhe rezultatet mahnitėse janė tri kriteret e gjenisė njerėzore, atėherė, kush do tė guxonte ta krahasonte ndonjė njeri tė madh tė historisė sė sotme me Muhamedin? Njerėzit mė tė dėgjuar krijuan vetėm armė, ligje dhe perandori. Nėse krijuan diēka, jo mė shumė se fuqi materiale, tė cilat shpesh u bėnė pluhur e hi pėrpara syve tė tyre, ky njeri lėvizi jo vetėm armata, legjislacione, perandori, popuj e dinasti, por edhe miliona njerėz nė njė tė tretėn e popullsisė sė atėhershme tė botės dhe mė shumė se kaq, ai lėvizi altarėt, perėnditė, fetė, idetė, besimet e shpirtėrat. Vetėpėrmbajtja e tij nė fitore, ambicja e tij, e cila iu kushtua tėrėsisht njė ideje e kurrsesi pėrpjekjes pėr krijimin e njė perandorie, lutjet e tij tė pambarim, bisedat e tij me Zotin, vdekja e tij dhe fitorja e tij pas vdekjes, tė gjitha kėto dėshmojnė jo pėr mashtrim, por pėr njė bindje tė patundur, e cila i dha fuqi pėr tė ringjallur njė besim. Ky besim qe i dyfishtė: njėshmėria dhe jolėndorėsia e Zotit; e para, pėr tė treguar ēfarė ėshtė Zoti; e dyta, pėr tė treguar ēfarė nuk ėshtė Zoti; njėra flak tej zotat e rremė; tjetra shpall njė ide me fjalė.

     Filozof, orator, ligjėvėnės, luftėtar, ngadhėnjimtar i ideve, rigjallėrues i besime racionale e i njė kulti pa imazhe, themelues i njėzet perandorive tokėsore dhe i njė perandorie shpirtėrore - ky ėshtė MUHAMEDI. Tani, po tė kemi parasysh tė gjitha standardet, me tė cilat mund tė matet madhėshtia njerėzore, mundet fare mire tė pyesim: A ka ndonjė njeri mė tė madh se Muhamedi?"

Lamartine, "Historie de la Turqie", Paris, 1854, vėll.ΙI, f.276-277.

     Bota ka pasur personalitete tė mėdha. Por, ata qenė figura tė njėanshme, tė cilėt janė dalluar vetėm nė njė a dy fusha tė veprimtarisė, tė tilla si, mendimi fetar ose drejtimi ushtarak. Jeta dhe mėsimet e personaliteteve tė mėdha tė botės janė mbėshtjellė nga mjegulla e kohės. Ka kaq shumė hamendje, ka kaq shumė spekullim pėr kohėn dhe pėr vendin e lindjes sė tyre, pėr natyrėn e hollėsi tėmėsimeve tė tyre dhe pėr shkallėn dhe masėn e suksesit ose tė dėshtimit tė tyre, saqė ėshtė e pamundur pėr njerėzimin t'i ndėrtojė sakt historinė e jetės sė atyre njerėzve dhe tė mėsimeve tė tyre.

     Por, nuk ndodh kėshtu me Muhamedin. Muhamedi (Paqja dhe mėshira e Allahut qofshin mbi tė!) bėri aq shumė nė fusha tė tilla, krejt tė ndryshme tė mendimit njerėzor dhe tė sjelljes njerėzore gjatė shkėlqimit mė tė plotė tė historisė njerėzore. Ēdo hollėsi e jetės sė tij vetjake dhe e kumtimeve tė tij publike ėshtė dokumentuar sakt dhe ėshtė ruajtur besnikėrisht deri nė ditėt tona. Autenciteti i dokumentimeve, tė ruajtura kaq sakt dhe kaq besnikėrisht, garantohet jo vetėm nga pasuesit e tij besėtarė, por edhe nga kritikėt e tij paragjykues.

     Muhamedi (Paqja dhe mėshira e Allahut qofshin mbi tė!), ishte mėsues i fesė, reformator i shoqėrisė, udhėheqės i moralit, kolos i qeverisjeve tė vendit, mik besnik, shok i mrekullueshėm, bashkėshort i pėrkushtuar, baba i dashur - tė gjitha tė trupėzuara nė njė. Askush tjetėr nė histori nuk ėshtė shquar mė shumė se ai e as nuk i ėshtė afruar atij asnjė nė kėto anė tė ndryshme tė jetės. Dhe, tė tilla pėrsosuri tė pabesueshme mund t'i arrinte vetėm njė personalitet i tillė siē qe Muhamedi (Paqja dhe mėshira e Allahut qofshin mbi tė!)

Mahatma Gandi, duke folur pėr Muhamedin (Paqja dhe mėshira e Allahut qofshin mbi tė!) thotė:

     "Doja tė njihja mė tė mirin e atyre, tė cilėt kanė sot pushtet tė padiskutueshėm mbi zemrat e miliona njerėzve... Unė  u binda mė shumė se kurrė, se nuk qe shpata nė ato ditė qė i hapi truall fesė islame nė skenėn e jetės. Qe thjeshtėsia e paepur e Profetit, mosvlerėsimi i vetes nė mėnyrė absolute, pėrkujdesja pėr zotimet e veta, pėrkushtimi i tij i zjarrtė ndaj shokėve dhe ithtarėve, trimėria e tij, guximi i tij, besimi i tij absolut nė Zotin dhe nė misionin e vet, kėto dhe jo shpata bėnin qė tė kalohej ēdo vėshtirėsi.

     Kur mbarova vėllimin e dytė (tė jetėshkrimit tė Profetit), mė erdhi keq qė nuk kisha mė pėr tė lexuar pėr jetėn e madhe."

"Young India", 1924.

Tomas Karlili (Thomas Carlyle) nė veprėn e tij "Heronjtė dhe adhurimi i heronjėve", mahnitet kur shkruan:

     "Si mundi njė njeri i vetėm t'i bashkonte fiset armiqėsore dhe beduinėt endacakė nė kombin mė tė fuqishėm dhe mė tė qytetėruar, nė mė pak se dy dhjetėvjeēarė!"

Divan Cand Sharma ka shkruar:

     "Muhamedi ishte shpirti i mirėsisė. Ai la gjurmė tek ata qė kishte pranė dhe kurrė nuk u harrua nga ata."

D.C. Sharma, "The Prophets of the East", Calcuta, 1935, f. 12.

Eduart Xhibėn dhe Simon Oukli (Edwart Gibbon dhe Simon Ockley) duke folur pėr Islamin, shkruajnė:

     "Ne besojme nė njė Zot dhe nė Muhamedin si tė Dėrguar tė Zotit, ėshtė dėshmia e thjeshtė dhe e pandryshueshme e Islamit.

     Imazhi mendor i Zotit nuk ėshtė poshtėruar kurrė nga ndonjė idhull i dukshėm; nderimi pėr profetin asnjėherė nuk e ka tejkaluar masėn e vitytit njerėzor, kurse porositė e tij morale pėr jetesėn e kanė kufizuar mirėnjohjen e dishepujve tė tij brenda caqeve tė arsyes dhe tė fesė."

"Histori of Saracen Empire", London, 1870, f.54.

     Muhamedi (Paqja dhe mėshira e Allahut qofshin mbi tė!) nuk qe as mė shumė e as mė pak se njė njeri. Por, ai ishte njė njeri me mision fisnik. Ishte pėr tė bashkuar njerėzimin pėr tė adhuruar Njė dhe vetėm Njė Zot dhe pėr t'u mėsuar atyre rrugėn pėr njė jetė tė ndershme dhe tė pastėr, sipas urdhėrave tė Allahut. Ai gjithmonė e quante veten njė "shėrbėtor dhe tė Dėrguar tė Allahut" dhe vėrtet, ēdo veprim i tij tregonte pikėrisht kėtė.

      Duke folur pėr barazinė para Allahut sipas fesė islame, poetesha e famshme e Indisė, Saroxhini Naidu thotė:

     "Qe feja e parė, qė shpalli dhe zbatoi demokracinė. Ajo mishėrohet pesė herė nė ditė, kur thėrritet ezani pėr t'u falur e mblidhen besimtarėt nė xhami, kur fshatari dhe mbreti gjunjėzohen krahė pėr krahė dhe thonė: "Allahu ėshtė mė i Madhi." Mua gjithnjė mė ka lėnė mbresė uniteti i pathyeshėm i Islamit, qė i bėn njerėzit vetvetiu vėllezėr."

S.Naidu, "Ideal of Islam", Speecher and Writings, Madras, 1918, f.169.

     Kurse fjalėt e Prof. Hurgronxhit (Hurgronje) janė:

     "Lidhja e Kombeve, e krijuar nga Profeti i Islamit, e vuri parimin e unitetit ndėrkombėtar dhe tė vllazėrisė njerėzore mbi tė tilla themele universale, qė u tregoi dritėn e kombeve tė tjera." Mė tej ai vijon: "Ėshtė fakt, qė asnjė komb i botės nuk mund tė paralelizohet me atė qė ka bėrė Islami pėr tė vėnė nė jetė idenė e Lidhjes sė Kombeve."

     E gjithė pėrpjekja e Muhamedit (Paqja dhe mėshira e Allahut qofshin mbi tė!) qe pėr njė qėllim: pėr ta bashkuar njerėzimin pėr tė adhuruar sipas kodeve tė pėrsosmėrisė morale, Njė Zot. Muhamedi (Paqja dhe mėshira e Allahut qofshin mbi tė!) e as ithtarėt e tij kurrė, nė asnjė kohė nuk kanė pretenduar se ai ishte bir i Zotit, se ishte mėshirim i Zotit, se ishte njeri hyjnor. Pėrkundrazi, ai gjithnjė ėshtė konsideruar dhe konsiderohet edhe sot vetėm i Dėrguar, i zgjedhur nga Allahu.

Maikėll H. Haat (Michael H. Hart), nė librin e tij, tė botuar para pak kohėsh, nė tė cilin bėn vlerėsimin e njerėzve, qė kanė kontribuar pėr tė mirėn dhe lartėsimin e njerėzimit, shkruan:

     "Alternativa ime e vėnies sė Muhamedit nė krye tė listės sė njerėzve mė me influencė nė botė, mund tė habisė ndonjė lexues e mund tė diskutohet nga tė tjerė, por ai qe i vetmi njeri nė histori, i cili pati suksesin mė tė madh, si nė aspektin fetar, ashtu dhe nė atė shekullar."

M.H.Hart, "The 100 a Ranking of the Most Influential persons in History" Neė York, 1978, f.73.

     Sot pas katėrmbėdhjetė shekujsh, jeta dhe mėsimet e Muhamedit (Paqja dhe mėshira e Allahut qofshin mbi tė!) kanė mbijetuar pa as mė tė voglin humbje, pa as mė tė voglin ndryshim. Ato japin tė njėjtėn shpresė tė pavdekshme pėr tė shėruar shumė tė kėqija tė njerėzimit, siē i shėruan tė kėqijat kur ai ishte gjallė. Ky nuk ėshtė mėtim i ithtarėve tė Muhamedit (Paqja dhe mėshira e Allahut qofshin mbi tė!), por edhje pėrfundim i pashmangshėm qė imponohet nga njė histori kritike dhe e paanėshme.

     Gjėja mė e vogėl qė ju mund tė bėnit, si njeri, qė mendoni dhe shqetėsoheni, ėshtė tė ndaloni pėr njė ēast dhe t'i bėni pyetjen vetes: a mund tė ishin vėrtet tė vėrteta kėto thėnie, qė tingėllojnė kaq tė jashtėzakonshme dhe kaq revolucionare? Dhe duke menduar se ato janė vėrtet tė vėrteta, por ju nuk e njihnit kėtė njeri, nuk e njihnit Muhamedin (Paqja dhe mėshira e Allahut qofshin mbi tė!) ose nuk kishit dėgjuar pėr tė, a nuk ėshtė koha qė t'i pėrgjigjeni kėsaj sfide tė fuqishme dhe tė pėrpiqeni ta njihni atė? Kjo nuk do t'ju kushtojė asgjė dhe do t'ju sjellė fillimin e njė kthese krejtėsisht tė re nė jetėn tuaj. Ne ju ftojmė ta zbuloni kėtė njeri tė mrekullueshėm, MUHAMEDIN (Paqja dhe mėshira e Allahut qofshin mbi tė!), i cili me shembullin e tij kurrė nuk ka pasur tė dytė nė faqen e kėsaj Toke.

Shkėputur nga "Islam in Concept", Rijad, 1992.

Pėrgatiti: Erion Sula

                                         www.klubikulturor.com