Poema e besimit

 
 

Fjala e autorit:

Llogaria e krijesave ėshtė e pėrgatitur, e vėrtetė

Ashtu siē ka njoftuar pėr tė nė Kuran Zoti Vetė

 

     Llogaria ėshtė qėndrimi i njerėzve pėrpara Allahut pėr t'u njoftuar pėr tė gjitha punėt e bėra nė kėtė botė, tė mira apo tė kėqia qofshin dhe ēdo gjė qė lidhet me to, si kthimi i tė drejtave, shpėrblimi apo dėnimi. Nė librin e saktė tė Muslimit nga Ebu Hurejra transmetohet se Profeti (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) ka thėnė:

“Do tė hakmerren krijesat ndaj njėra-tjetrės saqė do tė hakmerret edhe delja shytė ndaj asaj me brirė.”

Aishja (Allahu qoftė i kėnaqur prej saj!) transmeton se i Dėrguari i Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) ka thėnė: “Ballafaqimi me llogarinė ėshtė ndėshkim”. Aishja tha: “A nuk ka thėnė Allahu i Madhėruar se: “Pėrsa i pėrket atij, tė cilit do t'i jepet libri i tij nga e djathta, ai do tė gjykohet me njė gjykim tė lehtė dhe do tė kthehet te familja e tij i gėzuar.” Ai tha: “Ky ėshtė vetėm prezantimi, ndėrsa ēdokush qė do tė japė llogari Ditėn e Kiametit, ai do tė jetė i ndėshkuar.”

Trasmeton Buhariu dhe Muslimi.

     Hadithi tregon se llogaria ndryshon nga njė person te tjetri. Kjo vėrtetohet edhe nė hadithin e transmetuar nga Buhariu dhe Muslimi se Ibnu Umeri (Allahu qoftė i kėnaqur prej tė dyve!), ka thėnė se ka dėgjuar tė Dėrguarin e Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) duke thėnė:

“Besimtari do t’i afrohet Allahut derisa Ai tė vendosė Dorėn e Tij mbi tė, e t'i thotė: “A e njeh kėtė? (A e ke bėrė kėtė dhe kėtė?)” Ai do tė pėrgjigjet: “Po, e kam bėrė.” Atėherė do t’i thotė: “A e ke bėrė kėtė dhe kėtė?” Ai do tė pėrgjigjet: “Po, e kam bėrė.” Pėrsėri do t'i thotė: “A e ke bėrė kėtė dhe kėtė?” Ai do tė pėrgjigjet: “Po, e kam bėrė.” Do tė vazhdojė kjo (pyetje nga Allahu dhe pėrgjigjet nga robi) sa tė dėshirojė Allahu, e pastaj Allahu i Madhėruar do t'i thotė: “Unė t'i kam fshehur ato nė atė botė, e sot po t'i fal.” Pastaj tha: “E pėrsa i pėrket jobesimtarit dhe hipokritit, ata do tė thirren para tė gjithėve me kėto fjalė: “Kėta janė ata qė kanė pėrgėnjeshtruar ndaj Zotit tė tyre. A nuk e meritojnė mallkimin e Allahut  mizorėt?”

     Gjithashtu, Profeti (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) ka thėnė: “Gjėja e parė pėr tė cilėn do tė japė llogari njeriu nė Ditėn e Gjykimit ėshtė namazi.” E ka nxjerrė Muslimi nga ibnu Mesudi (Allahu qoftė i kėnaqur prej tij!).

Mė pas do tė pyetet pėr gjėrat e tjera qė i kanė mbetur. Nė hadithin e mbedhur nga Tirmidhiu e tė transmetuar nga Burejdeh (Allahu qoftė i kėnaqur prej tij!), thuhet se i Dėrguari i Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) ka thėnė:

“Njeriu nuk do tė lėvizė, derisa t'i pėrgjigjet katėr pyetjeve: ku e ke kaluar jetėn? ēfarė ke punuar me dijen tėnde? Si e ke fituar pasurinė dhe ku e ke shpenzuar? Ku e ke lodhur trupin tėnd?”

Hadithi ėshtė i mirė, i saktė.

 

 



Pėrgatitėn: Poema nga Taha Shejbani    Komenti nga Husein es Serraxh     Pėrkthimi nga Naim Karaj     Redaktimi, korrektimi dhe pėrshtatja e poemės nga Erion Sula dhe Agim Muēani     Radhitja nė kompjuter nga Shkėlzen Budani     Recensuar nga Dr. Abdulaziz Muhamed al Abdulatif dhe Ekrem Avdiu     Botimi i parė: janar, 2005    Botimi i dytė: tetor, 2005    Publikimi i parė elektronik nga www.klubikulturor.com     Copyright: Autori