Poema e besimit

 
 

Fjala e autorit:

Peshorja e Zotit tim dhe ura janė realitet

Mė kot s'janė krijuar njė ferr dhe njė xhenet

 

     Pėrsa i pėrket peshores, ajo vėrtetohet me Kuran dhe Sunet, siē janė Fjalėt e Allahut tė Madhėruar:

“Atė ditė peshimi ėshtė i drejtė…” Araf  8.

 

“Nė Ditėn e Gjykimit ne do tė vendosim peshore tė drejta…” Enbija 47.

Transmetohet nga Selmani (Allahu e mėshiroftė!), se Profeti (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) ka thėnė:

“Nė Ditėn e Kiametit do tė vihet peshorja, e sikur tė peshoheshin Toka dhe qiejt, ajo do t’i mbante. Engjėjt do tė thonė: "Pėr kė do tė peshojė kjo?" I Madhėruari thotė: "Pėr ata qė dėshiroj nga krijesat e Mia." Atėherė engjėjt thonė: "I Lartėsuar qofsh o Zot, nuk tė paskemi adhuruar me adhurimin e duhur" Hakimi ka thėnė se sipas kushteve tė Muslimit, hadithi ėshtė i saktė.

      Ndėrsa Ura e Siratit ėshtė njė urė e shtrirė mbi xhehenem. Nė hadithin e Ebu Hurejres tė mbedhur nga Buhariu, tansmetohet se i Dėrguari i Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) ka thėnė:

“Do tė vendoset ura mbi xhehenem, e unė, do tė jemė i pari qė do tė kaloj. Atė ditė lutja e Profetėve do tė jetė: "O Allahu im, shpėto, shpėto!” mbi urė do tė ketė ganxha tė mėdha, si gjembat e sadanit15

Ura e siratit ėshtė mė e hollė se floku dhe mė e mprehtė se shpata. Nė hadithin qė e ka nxjerrė imam Muslimi nga Ebu Seidi (Allahu qoftė i kėnaqur prej tij!) thutet: "Na ėshtė thėnė se ura (Sirati) ėshtė mė e hollė se qimja e flokut dhe mė mprehtė se shpata.”

Njerėzit do tė kalojnė mbi tė, sipas veprave tė tyre. Nė hadithin e ndėrmjetėsimit (shefatit) qė e ka nxjerrė imam Muslimi nga Ebu Hurejra (Allahu qoftė i kėnaqur prej tij!) transmetohet se Profeti (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) ka thėnė: "…Ata do tė shkojnė te Muhamedi, e ky do tė ngrihet tė kėrkojė leje e do tė lejohet. Pastaj do tė dėrgohen amanetet dhe lidhjet familjare dhe do tė qėndrojnė nė dy anėt e urės, nė tė djathtė dhe nė tė majtė. I pari prej jush do tė kalojė si vetėtima."Ebu Hurejra tha: "Thashė: "sakrifikofsha babanė dhe nėnė time pėr ty, sikur vetėtima?" Profeti (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) tha: "A nuk e keni parė vetėtimėn si kalon dhe kthehet nė njė moment tė vetėm? Pastaj do tė kalojė si era, pastaj si shpendi dhe pastaj me vrapin e njerėzve, sipas veprave tė tyre, ndėrsa i Dėrguari juaj do tė qėndrojė nė urė dhe do tė thotė: “O Zot shpėto, shpėto! Kėshtu deri sa tė dobėsohen veprat e njerėzve, e tė vijė njeriu qė nuk do tė mund tė ecė duke u zvarritur." Tha: "Anės urės sė siratit do tė ketė ganxha tė mėdha e tė lidhura e tė urdhėruar qė t'i rrėmbejnė njerėzit sipas urdhrit. I rrėmbyeri i gėrvishtur shpėtoi, e ai qė kapet nga to ėshtė nė zjarr."

Mutezilėt kanė mohuar urėn e siratit, ndėrsa hadithet qė kanė ardhur pėr tė, i kanė interpretuar duke i shtrembėruar kuptimin.

 

 



Pėrgatitėn: Poema nga Taha Shejbani    Komenti nga Husein es Serraxh     Pėrkthimi nga Naim Karaj     Redaktimi, korrektimi dhe pėrshtatja e poemės nga Erion Sula dhe Agim Muēani     Radhitja nė kompjuter nga Shkėlzen Budani     Recensuar nga Dr. Abdulaziz Muhamed al Abdulatif dhe Ekrem Avdiu     Botimi i parė: janar, 2005    Botimi i dytė: tetor, 2005    Publikimi i parė elektronik nga www.klubikulturor.com     Copyright: Autori