|
Fjala e autorit:
Besojmė se vdekja ėshtė e
vėrtetė
Dhe se pas ringjalljes ka
njė tjetėr jetė
Vdekja ėshtė ndėrprerja e lidhjes sė shpirtit me
trupin apo ndarja e shpirtit nga trupi. Ajo nuk
ėshtė pėrfundimi i gjithēkaje, siē e mendojnė
shumica e njerėzve, por ėshtė kalimi nga jeta e
kėsaj bote nė jetėn e ngushtė tė varrit (Berzah).
Vdekja ėshtė e krijuar. Pėr tė Allahu i
Madhėruar ka thėnė:
Ai ėshtė qė
krijoi vdekjen dhe jetėn, pėr tju sprovuar
Mulk 2.
Transmetohet nga Ebu Seidi (Allahu qoftė i
kėnaqur prej tij!) i cili tregon se i
Dėrguari i Allahut (Paqja dhe bekimi i
Allahut qofshin mbi tė!) ka thėnė:
Ditėn e
Kiametit, vdekja e cila i ngjan dashit me ngjyrė
hiri, vendoset nė mes tė xhenetit dhe
xhehenemit, pastaj thuhet: O banorė tė
xhenetit, a e njihni kėtė? Ata zgjaten,
shikojnė dhe thonė: Po, ajo ėshtė vdekja! pasi
tė gjithė e kanė parė, thuhet: O banorė tė
xhehenemit, a e njihni kėtė? Ata zgjaten,
shikojnė e thonė: Po, ajo ėshtė vdekja! pasi
tė gjithė e kanė parė, urdhėrohet qė ajo tė
theret ndėrmjet xhenetit dhe xhehenemit
Muslimi
Tė gjitha krijesat me shpirt do tė vdesin.
Allahu i Madhėruar thotė:
Ēdo krijesė do
ta shijojė vdekjen
Enbija 35.
Ky ėshtė edhe kuptimi i fjalės sė autorit
"vdekja ėshtė e vėrtetė" siē thotė
dhe Allahu i Madhėruar:
Agonia e vdekjes
do tė vijė, vėrtet.
Kaf 19.
Nė fjalėn e autorit: "Dhe se pas
ringjalljes ka njė tjetėr jetė", flitet
pėr ringjalljen, e
cila ėshtė kthimi i shpirtrave nė trupat e tyre
ku kanė qenė mė parė. Argument pėr ringjalljen
ėshtė hadithi tė cilin e ka nxjerrė Buhariu dhe
Muslimi tė transmetuar nga Ebu Hurejre (Allahu
qoftė i kėnaqur prej tij!) se i dėrguari i
Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin
mbi tė!) ka thėnė:
"Nga qielli do tė
bjerė njė shi dhe njerėzit do tė mbijnė nga toka
ashtu siē mbijnė perimet. Ēdo gjė te njeriu do
tė zhduket
(tretet),
pėrveē njė eshtre, e cila quhet "axhbu dhenb"13.
Nė Ditėn e Kiametit prej saj do tė krijohen
krijesat."
Ndėr ata qė kanė mohuar ringjalljen ishin
idhujtarėt, tė cilėve Kurani iu ėshtė
kundėrpėrgjigjur duke iu thėnė:
Ata qė nuk
besuan, menduan se kurrsesi nuk do tė
ringjallen. Thuaj: Po, pasha Zotin tim, do tė
ringjalleni patjetėr
Tegabun 7.
Gjithashtu Allahu i Madhėruar ka thėnė:
Ata thonė: Pasi
tė bėhemi eshtra e pluhur, a vėrtetė do tė
ringjallemi dhe do tė bėhemi njė krijin i ri?!
Isra 49.
Edhe disa tė tjerė tė cilėt pretendojnė se janė
tė ditur dhe fetarė, kanė mohuar kthimin e
trupave tė njėjtė, duke pretenduar se kėnaqėsia
dhe vuajtja do tė bjerė mbi trupa tė rinj, tė
cilėt do t'i krijojė Allahu i Madhėruar. Thėnia
e tyre ėshtė e ngjashme me thėnien e
paraardhėsve tė tyre. Ibnul Kajimi (Allahu e
mėshiroftė!) ka thėnė:
"Kjo nuk i pėrshtatet mendimit
mbi tė cilin janė pajtuar tė dėrguarit, e as nė
atė qė ka lajmėruar Kurani, Suneti dhe tė gjitha
shpalljet e Allahut tė Madhėruar. Nė realitet,
ky ėshtė mohim i botės sė pėrtejme (ahiretit)
dhe i pėrshtatet vetėm pėrgėnjeshtruesve qė e
mohojnė atė (botėn tjetėr). Ata nuk kanė mohuar
Fuqinė e Allahut pėr krijimin e trupave tė
tjerė, ndryshe nga kėta trupa, qė i kėnaq ata
apo i lė nė vuajtje...Ata dėshmojnė se gjinia
njerėzore krijohet herė pas here dhe se nė ēdo
kohė Allahu i Madhėruar krijon trupa dhe shpirta
ndryshe nga trupat qė janė zhdukur, ndėrkohė qė
habiten prej njė gjėje tė cilėn e dėshmojnė me
sytė e tyre. Ata habiten pėr rikthimin e tyre nė
tė njejtėn mėnyrė, pasi tė jenė dekompozuar e tė
jenė bėrė eshtra tė kalbur dhe pluhur. Ata
ēuditen se do tė jenė po tė njejtėt ata qė do tė
ringjallen pėr tu shpėrblyer apo ndėshkuar, dhe
pėr kėtė thanė: "Pasi tė vdesim e tė bėhemi
eshtra tė kalbur dhe pluhur, a mos do tė
ringjallemi?! Ata vazhduan tė thonė: "Ai
kthim ėshtė larg (mendjes dhe mundėsisė)."
Sikur shpėrblimi apo ndėshkimi tė ishte mbi
trupa tė tjerė, jo mbi kėta trupa, ky nuk do tė
ishte as kthim, as ringjallje, por do tė ishte
zanafillė. Ndėrsa, Fjala e Tij: "Ne e dimė se
ēpakėson (ētret) toka prej tyre
", nuk do
tė kishte ndonjė kuptim tė madh. Allahu i
Madhėruar e bėri kėtė si pėrgjigje tė pyetjeve
tė nėnkuptuara. Ai i dallon ato pjesė tė cilat
janė pėrzier me tokėn dhe janė prishur, pjesė ku
nuk dallohen as gjinia, as rraca. Allahu i
Madhėruar ka treguar se Ai e di se ētret toka
prej mishrave, kockave dhe flokėve tė tyre.
Ashtu siē ėshtė i Ditur pėr ato pjesė (qė janė
tretur), Ai ėshtė i Fuqishėm qė ti mbledhė, ti
grumbullojė ato edhe pas ndarjes sė tyre dhe t'i
formojė nė njė krijim tė ri.
"El
Feuaid" f. 6.
|