Poema e besimit

 
 

               

Fjala e autorit :

Dėshirues, nė kohėn e tyre krijesat i deshi

I Plotfiqishėm, me themel vendosi ēka deshi   

 

     Nė tė pohohet Cilėsia e Vullnetit (Dėshirės sė Allahut). Vullneti  ndahet nė dy lloje:

Lloji i parė: Vullneti universal, me tė cilin Allahu krijoi ēdo gjė qė dėshiroi.

Lloji i dytė: Vullneti ligjėrimor, me tė cilin Allahu i ligjėroi robėrve tė Tij ēdo gjė qė Allahu e do dhe kėnaqet me tė. Jo ēdo gjė qė dėshiroi Allahu ekzistencėn e saj e deshi atė, por e dėshiroi atė pėr urtėsi tė cilėn e di vetėm Ai. Allahu nuk krijon asgjė kot dhe pa funksion, ashtu siē thotė Allahu i Madhėruar:

 

“Ne nuk i krijuam qiejt e Tokėn dhe gjithēka qė ėshtė mes tyre pėr tė luajtur.” Enbija 16.

 

Kėshtu, jo ēdo gjė qė e deshi e krijoi. Vėrtetė qė Allahu i Madhėruar e ka krijuar tė keqen, por nuk e do atė, dhe as qė urdhėron ta veprojmė; po ashtu e ka krijuar imanin (tė besuarit) dhe nuk ka dėshiruar qė tė besojnė tė gjithė krijesat e Tij, por dėshiroi t’i sprovojė ata. Allahu i Madhėruar thotė:

 

“…Allahu ka argumentin mė tė plotė dhe sikur tė donte Ai do t’ju vinte nė rrugė tė drejtė tė gjithėve.” En Am 149.

 

      Ndėrsa kuptimi i “Dėshirues, nė kohėn e tyre krijesat i deshi” do tė thotė se Allahu i Madhėruar, ka pėrcaktuar pėr krijimin dhe pėrfundimin e tyre njė kohė tė caktuar, e gjithė kjo nė pėrputhje me Urtėsinė dhe Diturinė e Tij. Allahu i Madhėruar thotė:

 

“Ēdo popull ka afatin e vet, e kur t’u vijė afati i tyre, ai nuk mund tė shtyhet pėr asnjė moment, e as tė shpejtohet.” Araf  34.

 

Fjala e tij: “I Plotfiqishėm, me themel vendosi ēka deshi” do tė thotė se me  Fuqinė e Tij absolute, krijoi ēdo gjė, nė atė mėnyrė qė e dėshiroi. Pėr Allahun asgjė s'ėshtė e pamundur.

 



Pėrgatitėn: Poema nga Taha Shejbani    Komenti nga Husein es Serraxh     Pėrkthimi nga Naim Karaj     Redaktimi, korrektimi dhe pėrshtatja e poemės nga Erion Sula dhe Agim Muēani     Radhitja nė kompjuter nga Shkėlzen Budani     Recensuar nga Dr. Abdulaziz Muhamed al Abdulatif dhe Ekrem Avdiu     Botimi i parė: janar, 2005    Botimi i dytė: tetor, 2005    Publikimi i parė elektronik nga www.klubikulturor.com     Copyright: Autori